Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Historia Moderne e UFO-ve

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Historia Moderne e UFO-ve Empty Historia Moderne e UFO-ve Tue Feb 28, 2012 11:09 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Dokumentet dhe deshmite si ato te hedhura ne leter po ashtu edhe ne forme artistike neper piktura, dru dhe metal nuk mbarojne ketu. Numri i tyre eshte shume i madh dhe do te duheshin faqe te tera per ti pershkruar te gjitha. Por besoj se ideja jepet mjaftueshem me ato qe kam shkruar me siper dhe mendoj se eshte me e udhes qe te flasim per UFO-t ne kohet moderne dhe njohjen e tyre si fenomen ne menyre zyrtare. Qe ne fillimet e shekullit te 20-te kemi disa raste te pamjeve te UFO-ve ne menyre masive nga nje grup njerezish ne vende te ndryshme te Europes, Gjermani, France, Zvicer etj. Pamja e tyre pershkruhet si nje formen e nje cigare puro qe shpesh qendronte pezull ne ajer pa levizur, pa leshuar asnje zhurme dhe duke ndricuar ne menyre te shpeshte me drita te disa ngjyrave. Per kohen qe behet fjale natyrisht keto nuk mund te ngjallnin ndonje cudi sidomos po te kihet parasysh qe ishin vitet perpara Luftes se Pare Boterore ku dhe gara e armatimit sidmos midis Anglise dhe Gjermanise ishte kthyer ne nje mani dhe shpesh njerezit mendonin se mjete te tilla do ishin ndonje shpikje e re ushtarake. Po ashtu sduhet harruar qe edhe aviacioni ishte ne hapat e para dhe pamja e mjeteve te tilla fluturuese ngjallte vetem kersheri dhe interes por jo ne masen qe e kemi sot. Vetem me mbrapa kur jane lexuar deshmite, jane pare pershkrimet dhe pikturat e mjeteve te tilla, eshte bere lidhja me ato qe shihen sot. Disa zera te turbullta flasin per disa pamje masive UFO-sh rreth viteve 30 mbi Gjermani dhe Angli apo Amerike. Deshmi me te forta na vijne gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore ku shpesh avionet luftarake gjermane, anglez dhe amerikan jane shoqeruar nga mjete fluturuese diskoidale apo i kane hasur ato gjate fluturimeve te tyre luftarake. Ne kohen qe ndodhnin keto vezhgime sejcila pale mendonte se do ishin mjete konvencionale te pales kundershtare pra cdo gje mbulohej nga ky lloj konfuzioni.
Do te duheshin vetem 2 vjet mbas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore qe bota te mesonte per ekzistencen dhe termin zyrtar te mjeteve fluturuese te paidentifikuara. Per fat te mire cdo gje qe ka ndodhur qe mbas asaj dite eshte e dokumentuar, fotografuar filmuar dhe deshmuar nga miliona njerez ne tere globin. Keshtuqe faktet jane te shumta dhe tema do arrije te paraqesi ate qe ka per qellim, shperndarjen e informacionit mbi UFO. Por le te kthehemi tek momenti kur zyrtarisht u pranua dhe u emerua faktori UFO.

24 Qershor 1947...
Kenneth Arnold, nje biznesmen dhe pilot privat po fluturonte me aeroplanin e tij mbi vargmalet Kaskade kur ne radio degjon lajmerimin per humbjen e nje aeroplani qe mund te kishte rene ne toke. Arnold vendosi te japi ndihmen e tij si pilot dhe u perfshi ne kerkim por pak caste me pas vemendjen e tij e terhoqi nje drite e fuqishme dhe e shkelqyeshme. Ndricimi vinte nga 9 objekte fluturuese qe fluturonin ne forme V. Sipas pershkrimit te Arnold mjetet leviznin me nje shpejtesi prej 1500 miljesh ne ore. Kur zbriti ne toke, ai raportoi ate qe pa tek ushtaraket. NJe gazetar anonim i emertoi objektet "disqe fluturuese" duke ju referuar pershkrimit te Arnold qe i quajti si forme diskoidale qe rreshkasin njesoj si disqet kur i hedh ne uje dhe pershkojne distancen duke prekur siperfaqen e ujit. Raportimi i ketij vezhgimi sot njihet si fillesa e Periudhes se Arte ose e Eres se Arte. Kjo periudhe u quajt e tille sepse ka qene periudha me me shume pamje ufosh dhe perfshin vitet 1947-1969. Perpara se te bej komentet e mija dua te paraqes ketu nje interviste te plote te Kenneth Arnold, interviste qe eshte bashkuar ne dosjen e te ashtuquajturit Projekti 1947. Mbase eshte pak e gjate si interviste por nese pretendohet te arrihet nje ide e qarte mbi UFO-t vertetesine apo jo te ekzistences se tyre, duhet ti referohemi te gjitha evenimenteve sic kane ndodhur duke perfshire sa me shume materiale.
Historia e meposhtme qe perjetova ne Vargmalin e Kaskadeve ndonese mund te duket e pamundur, eshte e verteta dhe ajo qe kam pare. Nuk kam kerkuar dhe sdo kerkoj kurre ndonje shperblim per ate qe po them dhe tregoj sepse e quaj te drejte te informoj nje dicka qe besoj cdo pilot do e konsideronte mese te arsyeshme te informonte Forcat Ajrore dhe ato Ushtarake. Jam shume i bindur ne keto qe them dhe per asnje moment nuk mendoj qe ajo qe pash mund te ishte rezultat i ndonje efekti natyror apo dicka e ngjashme. Syri im, si nje pilot i stervitur dhe me nje numer te konsiderueshem oresh fluturimi eshte i afte te kapi dhe kuptoje fenomene atmosferike dhe ajo qe pashe nuk ishte aspak i tille.
Ne daten 24 Qershor 1947, dite e Marte mbarova punen ne Chehalis, Washington dhe rreth ores 2 nisa fluturimin nga aeroporti i Washingtonit me idene per te vajtur ne Yakima (Shteti i Washingtonit). Fluturimi im po vonohej rreth nje ore per shkak se u perfshiva ne kerkimet e nje avioni qe mendohej se kishte rene ne krahun jugperendinor te Malit Rainier dhe nuk ishte gjetur (dhe nuk u gjet me kurre). Po fluturoja ne drejtim te Malit Rinier ne lartesine 9500 kembe. mbasi kerkova per pak kohe ne ate pjese te malit madje edhe disa rrafshe te tija dhe kanionet u ktheva duke bere nje rrotullim prej 360 gradesh dhe perseri i dola perballe malit. Fillova ngjitjen ne lartesi deri sa arrita 9200 kembe. Ne krahun e djathte dhe mbrapa meje ne distance prej pothuajse 15 miljesh ishin dy avione te tipit DC-4 ne nje lartesi jo me shume se 14 mije kembe.
Qielli dhe ajri ishin te paster si kristal dhe shikimi shume i qarte dhe qe shkonte shume larg nga pika ku isha. Nuk ishin bere me shume se 2-3 minuta qe nga momenti qe caktova kursin e ri te fluturimit kur ne avionin qe po pilotoja u reflektua nje drite e forte. U shtanga per nje moment sepse mendova qe mund te isha afruar shume me ndonje aeroplan tjeter. U perpoqa te shikoja rrotull meje po nuk isha ne gjendje te dalloja asnje aeroplan. Derisa ne nje moment ne krahun tim te majte, ne veri te Malit Ranieri duke ju drejtuar jugut me zure syri nje si zinxhir me 9 objekte, ne pamje fluturuese, ne nje lartesi jo me shume se 9500 kembe dhe me nje pjerresi prej 170 gradesh. Ato po i afroheshin malit me shpejtesi te madhe dhe per nje moment mendova se mund te ishin avione luftarake. Ne ate moment e kuptova qe drita qe me ndricoi vinte nga keta objekte, me sakte nga dy ose tre prej tyre te cilet ne cdo disa sekonda benin zbritje lartesie te vogel dhe ndryshonin kursin e tyre duke bere qe dielli te reflektonte ne avionin tim. Mu duk shume e habitshme qe spo arrija te dalloja bishtin e tyre po perseri mendova qe mund te ishin aviona ushtarake te nje tipi te ri. Vendosa te percaktoja shpejtesine e tyre dhe duke qene qe pamja ishte jashtezakonisht shume e qarte deri ne 50 milje, kjo gje do ishte e lehte per mua. Mbasi e llogarita shpejtesine nuk me beri shume pershtypje sepse aeroplanet tane luftarake fluturojne edhe me shpejt. Menyra e tyre e fluturimit ne forme trekendeshe si patat e egra qe formojne nje trekendesh dhe fluturojne paska si pjerret me habiti. Por ajo qe po me bezdiste me shume ishte fakti qe nuk arrija ti dalloja dot asnje bisht sic kane normalisht avionet. Llogarita distancen qe kisha nga ato objekte dhe rezultoi rreth 20-25 milje. Pra ndonese shikimi ishte shume i paster fakti qe i dalloja aq qarte ne nje largesi te tille do te thote qe ato kishin permasa shume te medha si objekte. Sa me shume i vezhgoja aq me shume me rritej shqetesimi. I njoh shume mire te gjithe llojet e avioneve dhe me eksperiencen qe kam mund ti dalloja ne distanca te tilla edhe llojit qe i perkisnin. Ne nje moment ato ju afruan kreshtes se malit qe lidhej direkt me malin tjeter Adams dhe ne ate moment i dallova akoma dhe me mire. Mund te them qe gjatesia e "zinxhirit" qe krijonin keto objekte ishte rreth 5 milje. Ajo qe pashe me turbulloi akoma edhe me shume sepse kur i shikoja ne vije te drejte ato dukeshin thjesht si nje vize e zeze dhe ne momentin qe krijonin nje perkulje te vogel dallohej nje tjeter forme si rrethore po me nje prerje te cuditshme nga mbrapa. Po ju paraqis nje vizatim te formes se ketyre objekteve ne te dyja pozicionet. (Fotoja e meposhtme). Me pas menyra e tyre e fluturimit u be stabel. Ato as nuk uleshin as nuk ngriheshin me dhe dukej sikur pluskonin ne ajer. Pra nese mund te mendohej qe ishin raketa ose predha kjo do ishte e pamundur sepse flurudha e tyre eshte harkore. Kjo me sjell ne mendje edhe raportime te tjera te bera ne USA per te pakten 5-6 objekte te tilla, me te njejten forme dhe madhesi. Mbasi kam raportuar tek ushtaraket ate qe pashe dhe lajmi u be publik, kam marre letra te shumta nga njerez te ndryshem te cilet me shkruanini per pamje te njejte qe ata kishin hasur dhe po ashtu vizatime qe i perputheshin shume atij qe une bera per ju. Do te kisha dhene cdo gje qe kam vetem e vetem qe ate dite te kisha patur nje aparat fotografik. Kur zbrita ne toke e raportova ate qe kisha pare po shpjegimi qe mu dha ishte qesharak, here si fenomen natyral, here si ndonje prove me rekete luftarake apo predhe e leshuar nga ndonje poligon aty afer ose disa shpjegime te tjera qe do te benin te qeshte edhe nje femije. Kerkova nje hetim zyrtar nga ana e FBI-se po ashtu dhe nje analize te plote fizike dhe mendore per veten ne menyre qe te provoja gjendjen time te shendetshem nga te gjitha anet. Ajo qe me habit eshte fakti qe kam marre letra dhe kerkesa per intervista nga shume njerez ne Amerike dhe ne bote, shkenctare, studiues, te apasionuar mbas fenomeneve te ndryshme po asnjehere nuk me vizituan ushtaraket qe duhet te kishin qene te paret qe duhet te kerkonin kontakt me mua. Ata e lane ne harrese nje dicka qe eshte shokuese dhe kjo per mua eshte e qellimshme. Numri i patentes sime te fluturimit eshte 333487. Pilotoj nje avion te tipit Callair, me tre vende dhe me nje motor i prodhuar ne Afton, Wyoming dhe i perkryer per fluturime ne lartesi. Cerifikata kombetare per avionin tim eshte 33355.
/s/ Kenneth Arnold
Box 587
Boise, Idaho

Kjo eshte historia e treguar vete nga Kenneth Arnold. E shkurtova pak intervisten per te kursyer kohe dhe eleminuar detajet qe mund te dukeshin te merzitshme. Sic e thashe me siper ajo qe pa ai shenon fillimin e kohes moderne per Ufologjine dhe i dha shtysa nje levizjeje qe sa me shume kalon koha aq me permasa vigane po merr ne mbare globin. Ushtaraket kur i referohen Kenneth Arnold, pranojne deshmine e tij, pranojne faktin e pershkrimeve qe ai ka bere por kur vjen puna per ti etiketuar aty goja mbyllet, fjalet mbarojne dhe komentet shterin sikur te behet fjale per nje sakrilegj. Megjithate ndonese kjo ngjarje shenoi fillimin e studimit modern te ufo-ve, shenoi gjithashtu edhe fillimin e nje fshehjeje te se vertetes nga organizma te caktuara qeveritare amerikane. Sdo kalonin shume dite nga pamja e Kenneth Arnold kur dicka do te ndodhte, dicka qe edhe sot e kesaj dite eshte e mbuluar me mister por qe ka tronditur boten mbare dhe qe vazhdon e merret si pike referimi. E kam fjalen per ngjarjen e Roswell qe eshte objekti i ardhshem ne kete teme.
Ketu poshte po postoj disa foto qe i perkasin, e para vizatimit te bere ne Keneth Arnold, e dyta nje foto e tij me nje pamje te hartuar nga specialistet te objekteve fluturuese qe ai pa dhe e treta eshte nje realizim artistik i 9 UFO-ve ne forme kendore sipas pershkrimit te Arnold.
P.S Ne fillim te temes ne shkrimin e pare kam postuar dy foto te Kenneth Arnold dhe UFO-ve qe ai pa keshtuqe se quaj te arsyeshme ti postoj ato perseri.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

2Historia Moderne e UFO-ve Empty Re: Historia Moderne e UFO-ve Tue Feb 28, 2012 11:10 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

ROSWELL

Kjo ishte pak a shume situata ne mesin e viteve 40, te pakten per aq sa njohim ne dhe pa marre ne konsiderate fakte dhe histori te tjera qe dolen me vone, gjera qe une do i trajtoj me pas ne kete shkrim. Vetem disa dite mbas deklarates se Kenneth Arnold, Amerika dhe mbare bota do te perfshihej ne nje bum mediatik lajmesh, informacioni, disinformacioni, genjeshtrash, mbulime dhe fshjehje faktesh qe edhe sot e kesaj dite perbejne piken kyce ne historine e ufologjise. E kam fjalen per ngjarjen me te famshme te shekullit te 20, ate te Roswell. Ky shkrim do jete nga me te gjatet per temen e Ufologjise sepse ndonese kane kaluar mbi 50 vjet, vazhdon te jete ne qender te vemendjes. Do paraqes cdo gje te mundur, duke filluar nga ngjarja vete, deshmite e personave, te femijeve te tyre, kundershtimet e ushtarakeve dhe te qeverise amerikane, konkluzione te shkenctareve dhe studiuesve, pika kundershtimi te skeptikeve, analiza dixhitale te filmimeve, analiza shkencore te fotografive dhe te vete fenomenit. Pra teresine e misterit Roswell...
Mbremja e dates 2 Korrik te vitit 1947 ne qytetin e vogel te Roswell ne New Mexico nuk do te ishte e zakonte. Nje stuhi e forte e shoqeruar me erera dhe shi te rrembyeshem do ti mbyllte te gjithe neper shtepi por disa fatlume do ndodheshin ne rruge ne momentin qe pane nje objekt ne forme diskoidale te pershkonte qytetin ne anen veri-perendimore te tij dhe te humbiste mbas kodrave te vogla. Nje tjeter objekt i ngjashe me te parin u pa te kalonte disa milje me larg duke u drejtuar nga Lugina e San Agustin prape Magdalena, New Mexico. Ket e deshmojne nder te tjere dy persona zoti dhe zonja Dan Wilmot (deshmite dhe analizmi i fakteve do te behet pergjate gjithe shkrimit dhe me sesione te vecanta).
Te nesermen ne daten 3 Korrik 1947, fermeri Mac Brazel duke shetitur bashke me djalin e fqinjit te tij Dee Proctor ne ferme has disa mbeturina te shperndara ne nje rreze te madhe. Zona ishte pikerisht ajo ku fermeri kulloste bagetite e tij por keto te fundit cuditerisht nuk afroheshin fare ne pjesen ku ndodhin mbeturinat. Mbeturinat ishin si te nje lloji metali por shume elastik, te holle dhe pothuajse pa peshe fare. Ato i perkulje, i palosje dhe ktheheshin perseri ne vend. Kur Brazel shoqeroi djalin e fqinjit te tij ne shtepi, e ema e tij, Loretta Proctor mbasi pa copat e metalit e keshilloi qe te shkonte tek sherifi i zones dhe te raportonte per ate qe kishte gjetur. Duke qene se ferma e Brazelit skishte as energji elektrike dhe as telefon do te kalonin disa dite deri sa sherifi i zones te vihej ne dijeni per ngjarjen. Pra vetem ne daten 6 Korrik 1947 Mac Brazel do te vizitonte zyren e sherifit George Wilcox dhe do i tregonte atij per ate qe kishte pare si dhe nje cope nga mbeturinat e gjetura ne fermen e tij. Sherifi nga ana e tij duke e gjetur materialin shume itneresant njofton bazen ushtarake ajrore te Roswell dhe i kerkon atyre qe te ekzaminonin mbeturinat. Ne te njejten kohe qe radiostacion lokal realizon nje interviste me Mac Brazel i cili shprehet per mbeturinat qe mund ti perkasin ndonje disku fluturues. Ne bazen ushtarake ata qe rane ne kontakt me materialin ishin Major Jesse Marcel dhe agent Sheridan Cavitt te cilet mbeten komplet te hutuar nga ajo qe pane. Materiali nuk permbante asnje element te njohur me pare prej tyre. Ngjyra, forma, pesha perkulshmeria etj ishte tejet e vecante. Te dy vendosen qe te inspektonin fermen e Brazel dhe kur arriten aty ishte pothuajse mbremje keshtuqe vendosen te kontrollonin diten e neserme. Diten e neserme mbasi inspektuan me imtesi zonen qe ishte rreth 230 metra katrore mblodhen materialet e gjetura (te njejtet me ate qe Brazel dorezoi ne zyren e sherifit) dhe u larguan, Cavitt per ne baze ndersa Marcel me kaminonin e mbushur plot me mbeturinat per ne shtepine e tij. Aty ai i tregon copat e cuditshme te materialit gruas dhe djalit te tij Jesse Marcel Jr.
Mbas kthimit te Marcel ne baze, koloneli William Blanchard vendosi te jepte nje deklarate per shtypin. Deklara qe u pergatit nga Walter Haut , toger ne baze qe merrej me anen informative, me pak fjale thoshte qe: Baza ushtarake e Roswell kishte nen kontrollin e saj pjese nga nje disk fluturues me origjine jashtetokesore...
Nderkohe media lokale pershi edhe disa stacione te fuqishme KGFL po tregonin interesim te madh. Frank Joyce i KGFL i thote pronarit te stacionit, Walt Whitmore Sr. per ngjarjen e ndodhur ne fermen e Brazelit dhe te dy shkuan ne fermen e tij duke i ofruar nje qendrim ne qytet dhe nje interviste qe do te ishte interesante per degjuesit.
Por me te arritur ne stacionin e radios, lajmerohet baza ushtarake dhe ne 8 Korrik 1947 Mac Brazel shoqerohet per ne bazen e Roswellit ku mbahet nen mbikqyrjen e rojeve te armatosura. Kur ai doli nga baza mbas disa ditesh, refuzoi te fliste per ate qe kishte ndodhur dhe u shpreh se gjetja e tij ishte thjesht mbeturina e nje ballone atmosferike...
Sidoqofte mbas deklarimit te kolonelit William Blanchard per gjetjen e diskut, zona rrethohet menjehere nga ushtarak te shumte, ndersa lajmi per gjetjen e diskut nuk po merrte me komente. Supriza vjen mbas kerkimit te imet te zones nga ana e ushtarakeve. Ne pjesen perendimore te vendit ku u gjeten mbeturinat nga Mac Brazel, fragmentet ishin me te plota dhe derisa u gjet edhe vete disku... dhe jo vetem aq por edhe disa trupa qe nuk i perkisnin rraces njerezore....
KGFL u pergatit te jepte lajmin dhe nje reportazh te shkurter per ndodhine kur nje telefonate nga dikush qe e identifikoi veten e tiji si nje agjent e FBI (Federal Byro Of Investigation) e kercenoi qe nese emisioni do transmetohej, perfshi edhe intervisten me Brazel, stacioni KGFL do te humbiste licencen dhe sdo te transmetonte me kurre.
Pak ore mbas deklarates se bazes ushtarake per gjetjen e UFO-s, majori Marcell kerkohet te niset urgjent per ne bazen ushtarake ne Fort Worth me gjithe mbeturinat e gjetura dhe nje tjeter deklarate del kete rradhe nga zyra e gjeneralit Roger Ramey komandanti i bazes ushtarake te forcave ajrore ne Fort Worth Texas. Deklarata e dyte, pergenjeshtron te paren duke thene se gjetja ne fermen e Brazel eshte thjesht mbeturina e nje balone klimatike (nga ato qe perdoreshin rendom nga metereologet per parashikimet e kohes).
Kjo deklarate e dyte do te shenonte fillimin e nje "betje" informative dhe perjekje per te zbuluar te verteten ashtu sic ishte nga njera ane dhe perpjekja per te fshehur faktet dhe paraqitur si sajese nga ana tjeter.
Personat kyc ne kete histori jane
Mac Brazel dhe familja e tij (personi qe kishte fermen nen pronesi ku u gjet disku)
Familja Proctor (fqinjet e Mac Brazel)
Majori Jesse Marcel dhe familja e tij
Sheridan Cavitt (personi qe shoqeroi Marcel ne vendin e rrezimit)
Walter Haut (togeri i bazes qe merrej me problemin e shtypit dhe qe pergatiti deklaraten)
Sherifi George Wilcox etj.
Te gjithe keta persona do te analizohen me detaje, deshmite e tyre, te familjareve te tyre dhe cdo hollesi tjeter qe do i japi mundesi lexuesit te nxjerri konkluzionin e tij persa ka ndodhur ne Roswell.
Per te mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua ti referohem nje fjalie te thene nga Gesse Marcel gruas dhe djalit te tij kur u kthye nga Fort Worth ku coi pjeset e diskut.
" Kur arrita atje ata i moren pjeset ne dorezim menjehere dhe me izoluan ne nje dhome. Me pas vete gjeneral Ramey me thirri dhe me tregoi disa mbeturina qe nuk ishin ato qe kisha cuar une dhe duke me pare ne sy me ngulmim me tha, keto jane mbeturinat qe ti ke sjelle. Kete mos e harro dhe keto mbaturina sjane gje tjeter vecse ato te nje balone klimaterike.... Po nuk ishin ato qe kisha cuar une. Fare, nuk ishin te njejtat dhe as qe i afroheshin sado pak...Me pas keto mbeturina ju lejuan medias ti fotografonte...
Me poshte disa foto qe perfshijne fermen e Brazel ku ka ndodhur ngjarja, bazen ushtarake ne ate kohe ne Roswell, foto te majorit Marcel dhe te shoqeruesit te tij Sheridan Cavitt (foto e koheve te fundit, me sakte e viteve 80-90), koloneli Blanchard dhe e gazetave qe kane botuar lajmin per ngjarjen. Po ashtu edhe dhe nje foto e realizuar ne bazen e Forth Worth me gjoja mbeturinat e balones.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

3Historia Moderne e UFO-ve Empty Re: Historia Moderne e UFO-ve Tue Feb 28, 2012 11:10 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Por disku i rene ne Fermen e Brazel nuk ishte i vetmi. Nje deshmi shume e fuqishme qe rrezoi cdo mundesi per fshehje te metejshme te rastit te Roswell nga ana e organizmave te vecanta te qeverise amerikane vjen nga ish koloneli i sherbimeve sekrete ushtarake amerikane Philip J. Corso i cili eshte marre ne menyre specifike me rastin e Roswell, ka pare me syte e tij trupat e vdekur te alieneve dhe pjese nga disku i tyre fluturues dhe ka ruajtur sekretin e Roswell per dekada te tera derisa erdhi momenti qe e beri publik. Me rastin e Philip Corso dhe me deshmite apo argumentat qe ai jep do merrem me vone. Ajo qe ka rendesi per momentin dhe me ceshtjen ne fjale eshte menyra sesi jane nderthurur ngjarjet ne Roswell dhe pse ka disa variante per rrezimin e diskut.
Sa per paranteze (i referohem Philip Corso ne librin e tij The Day After Roswell) rrezimi i diskut apo i disqeve ne Roswell eshte paraprire nga nje pamje masive ufosh ne javet e fundit te qershorit te vitit 1947. Ka nje gje qe te terheq vemendjen. Shume afer Roswell ishte White Sands nje baze tjeter ushtarake qe merrej me raketat e telekomanduara dhe qe kohet e fundit kishin instaluar nje radar te nje tipi komplet te ri dhe me nje rreze shume me madhe. Radari operonte me nje lloj mikriovale dhe impulsi elektromagnetik i cili (sipas deshmise se Robert Lazar qe ka punuar ne Area 51) shkaktoi nderhyrje ne sistemin e komandimit te UFO-ve dhe qe solli si shkak rrezimin e tyre. Po ashtu prania e ufo-ve ne bazen ku testoheshin armet nukleare dhe pikerisht ne bazen nga ku u nis e famshja Enola Gay, avioni qe mbajti ne bordin e tij predhat berthamore qe u leshuan ne Hiroshima dhe Nagasaki, ishte shume shqetesuese per sigurine kombetare amerikane. Prania e ufo-ve ne nje menyre aq masive kishte kohe qe ndiqej nga radaret dhe dokumentohej nga stafi operativ dhe Pentagoni ishte ne dijeni te plote.
Pra kjo ishte situata ne ditet qe ndodhi rrezimi i diskut. Po mjaftohem me njejesin e kesaj fjale sepse po shqyrtoj rastin e paraqitur nga Corso ne menyre specifike. Naten e 4 korrikut te vitit 1947 ne pjesen veriore te qytetit te Roswell ne drejtim te nje qyteze tjeter qe quhet Corona ndodhi renia e diskut qe u ndoq nga ushtaraket ne ekranet e radareve. Menjehere u nis nje trup speciale me aparatura kerkim shpetimi, gjeneratore per te furnizuar projektoret e ndricimit dhe stafi mjeksor i bazez se Roswellit. Kur u arrit ne vendngjarje dallohej qarte menyra sesi disku kishte rene. Ai ishte pothuajse i pademtuar me nje pjese te ngulur ne rere dhe disa mbeturina te perhapura rreth e rrotull. Ne momentin qe ushtaraket u afruan pjesa e siperme e diskut u hap dhe nje ndricim i papare mbuloi komplet zonen duke e bere te panevojshme driten e projektoreve apo edhe te vete diellit. Megjithate ushtaraket instaluan aparaturat e tyre dhe nje kordon sigurie bllokoi komplet zonen. Mbas hapjes se kapakut dhe ndricimit qe vendit nga drita ushtaraket pane qarte disa trupa te vegjel te shtrire pertoke dhe dy prej tyre qe leviznin me mundim duke u zvarritur. Njeri nga trupat qe nuk ishin me te gjate se rreth 120-130 cm dhe qe ngjanin me ato te nje femije te vogel u perpoq te levizte ne drejtim te nje kodrine dhe mbasi ju be disa here thirrje te ndalonte, pa asnje komande superiore u qellua nga nje ushtar fillimisht dhe me pas nga shume te tjere. Stiv Arnold, pergjegjes per sigurine dhe inteligjencen ne baze u perpoq te ndalonte zjarrin e ushtareve por ishte vone. Trupi i vogel nuk jepte me shenja jete. Nderkohe figura tjeter nuk levizi me dhe u mbeshtet ne trungun e rrezuar te nje peme dhe shikonte ne drejtim te ushtarakeve. Ndonese trupi i tij ishte i vogel ne dimension, koka ishte tejet e madhe me dy sy ne forme elipsoide qe shkonin ne drejtim te kokes dhe me majat qe tregonin hunden. Goja pothuajse nuk ekzistonte, hunda shume e vogel, vetem nje zgjatim ne fytyre dhe veshet po ashtu inekzistent e benin figuren e alienit shume te cuditshme. Pervec pranise se tij te pazakonte, ajo qe shtangu ushtaraket ishte pamja e vete diskut. Mjeti fluturues dukej si nje organizem i gjalle. Me drita te shumta qe buronin nga pjese te ndryshem, ne nje lloj fluksi te lenget qe pershkonte komplet panelet e brendeshme, nje lloj ravijezimi ngjyrash qe kalonin sa here prekje pjese te ndryshme te diskut dhe vete materiali qe skishte asgje te perbashket me ato qe njiheshin ne toke. Ajo qe i cuditi me shume ushtaraket ishte drita e forte qe emetohej nga brenda diskut por qe nuk kishte asnje burim te caktuar dhe nuk kuptohej sesi krijohej.
Nuk dua te zgjatem me kete pike ne kete teme sepse do i perkasi nje momenti tjeter te ngjarjes se Roswell. Ne perfundim te te gjitha procedurave cdo gje u paketua nga ushtaraket dhe trupat e alieneve u futen ne disa thase dhe u nisin me nxitim per ne baze. Brenda disa oreve (nderkohe kishte gdhire) cdo gje u sistemua dhe u nis per ne nje baze sekrete ne Kanzas (aty ku vete Philip Corso ishte ne detyre si shef i inteligjences) Me pas trupat, vete disku dhe mbeturinat e tij u zhvendosen per ne Fort Worth, Texas dhe me pas ne Wrighte Patterson, Ohio. Ne Fort Worth, ishte vete gjenerali Ramey ai qe u kujdes per sistemimin e pjeseve te diskut dhe ato qe permbante ai. ( I njejti ushtarak qe dha deklaraten per shtyp per renien e nje balone metereologjike dhe jo te nje disku).
Pra renia e diskut te dyte ndodhi vetem dy dite mbas atij te parit dhe mbeturinave qe u gjeten nga Mac Brazel.
Per disa kohe shtypi u mor me ngarjen deri sa ajo u la ne harrese, pervec nga ata persona qe e perjetuan, u kercenuan qe te mbyllnin gojen dhe qe priten me shume se 45 vjet qe te deshmonin ate qe ruanin te fshehte ne mendjet e tyre. Nuk u zgjata me ato qe shkruhen ne librin e Corsos per te vetmen arsye qe nuk dua te perqendrohem vetem ne nje deshmi. Dua te jap nje pasqyre te plote te gjithe aktoreve te kesaj ngjarje dhe me pas konkluzionet bejini vete.
Gjate ketyre viteve te fundit, sidmos me shkelmin derrmues qe doktor Steven Geer me te famshmin Disclosure Project i dha skepticizmit persa i perket ufologjise dhe sidomos fshehjes djallezore te se vertetes nga organizma te caktuara te qeverise amerikane per arsye qe do i shpjegoj me vone, shume deshmitare kane thyer heshtjen prej dekadash dhe kane sjelle ne drite jo vetem te verteten mbi Roswell por edhe shume me teper se kaq. E vertete qe na perket te gjitheve dhe qe duhet ta pranojme si pjese te jetes sone sepse heret a vone do na perfshije te gjitheve ne permasa qe pa imagjinueshme.
Ne mungese te fotos se Kolonel Philip J. Corso po paraqis kopertinen e librit te tij The Day After Roswell per ata qe jane te interesuar ta lexojne.
P.S. Po shtoj dicka. Gjeta disa foto, njera qe paraqet vendin ekzakt te rrezimit te diskut dhe tjetra nje pershkrim grafik i vendit te rrezimit ne momentet qe arriten ushtaraket.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi