Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Historia e Çamërisë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Historia e Çamërisë Empty Historia e Çamërisë Wed Feb 29, 2012 6:40 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi". Në këtë mënyrë, palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte "dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekëtt. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.
Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë.
Përpara se palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia". KeL - kjo arkivë është vjedhur nga KeL - Kosova e lirë
Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje er përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme".
Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.
Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe.Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave
për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protestFuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi.
Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi