Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

TIRANA DHE HISTORIA E SAJ..

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Wed Feb 29, 2012 6:10 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur "Tirkan". Sidoqoftë qyteti i sotëm u themelua në vitin 1614 kur Sulejman Pasha Bargjini (Mulleti) ndërtoi një xhami pikërisht në vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit të Panjohur. Xhamia u shkatërrua nga Lufta e dytë Botërore. Trazirat e pas vdekjes së Kapllan Pashës (1816) e shkatërruan një pjesë të qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani.

Lagjia e parë e Tiranës është Bami dhe më vonë lagjia e Mujos. Xhamia e Ethem Beut ndërtuar në vitin 1789 është edhe sot në qëndër të Tiranës pranë Kullës së sahatit 35 metra e lartë, ndërtuar në vitin 1830. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë një nga familjet më të mëdha e autoktone të Tiranës ka qënë ajo e Toptanasve. Gjatë Rilindjes, Tirana ka qenë qendër e rëndësishme patriotike. Këtu përqëndroi punën e saj shoqëria "Bashkimi".
Më 26 Nëntor 1912, Tiranasit së bashku me Ismail Qemalin ngritën flamurin Shqiptar.
Gjatë Luftës së parë Ballkanike, kur Dibra u pushtua nga ushtria Serbe, një numër i madh i popullsisë që u larguan me forcë nga ushtria Serbe në vitet 1913-1915 dhe 1918-1920 gjetën strehë në Tiranë.

Më 8 Shkurt 1920 Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërise, në vend të Durrësit. Në atë kohë Tirana numëronte vetëm 10.000 banore ndërkohe që Shkodra dhe Korça numëronin dyfishin e Tiranës. Vetëm pas 1938 Tirana mund të renditej në një radhë me këto dy qytete.

Në vitin 1919 Esat Pashë Toptani u shpall tradhëtar i interesave nacionale të Shqipërisë. Në vitin 1922 Ahmet Zogu organizoi dhe udhëhoqi krahinën e Dibrës kundër qeverisë. Në vitet 1920-1924 qytetarët e Tiranës luftuan kundër sulmit të ushtrisë Serbe tek Shkalla e Tujanit. Qytetarët e Tiranës bënë një demonstratë ku ne 20 Mars 1924, agjentët e Zogut vranë Avni Rustmin, një patriot i madh Shqiptar, udhëheqës i shoqatës demokratikë "Bashkimi".

Në Janar 1924 qeveria e Ahmet Zogut u zëvendësua me atë të Fan S. Nolit pas Revolucionit Demokratik. Jeta e qeverisë së Nolit ishte e shkurtër. Pas disa muajsh Zogu mori përsëri qeverisjen e vendit. Tirana vazhdonte të ishte qëndra e opozitës të drejtimit të Ahmet Zogut. Megjithëse ishte kryeqyteti i Shqipërisë Tirana deri në vitin 1838 kishte vetëm 25.000 banorë. Në vitet 1930 u ndërtuan ministritë në sheshin "Skënderbe" dhe Banka e shtetit shqiptar në vitin 1937 si edhe spitali dhe disa dyqane në rrugën e Barrikadave. Qyteti filloi të shtrihet me ndërtime të reja në perëndim e jug-perëndim që u quajt Tirana e Re. Qyteti nuk kishte ujë, sistem kanalizimesh, elektricitet etj. Rrugët ishin të ngushta, shtëpi të ulta me përjashtim të disa shtëpive 3-4 katëshe ku banonin tregtarë të pasur.

Gjatë pushtimit Italian më 1939 në Tiranë u bënë disa ndryshime në administratë dhe u ndërtuan shtëpi të reja banimi.
Tirana u çlirua nga pushtimi fashist në 17 Nëntor 1944. Ne atë kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.

Përpara Luftës së Dytë Botërore, Tirana kishte vetëm disa punishte e një fabrikë sapuni me teknologji të prapambetur. Sot Tirana është qëndra më e madhe industriale në Shqipëri. Gjatë vitit 1980 Tirana prodhonte 1/5 e produktit total industrial, 1/3 e produktit industrial mekanik, 30% të prodhimit total të qymyrgurit dhe gjysmën e prodhimeve tekstile të Shqipërisë. Disa industri si materiale ndërtimi, tekstili, ushqimi, produkte mekanike, dhe elektrike e kanë bazën në Tiranë.

Në Tiranë janë të gjitha ministritë, kryeministritë, presidenca, Gjykata e Lartë, Parlamenti etj. Qyteti ka 45 shkolla 8 - vjeçare (krahasuar me 13 përpara luftës) dhe të njejtin numër me gjimnaze (në krahasim me 6 përpara luftës). Më 1957 u themelua Universiteti i Tiranës si dhe disa insitute te tjera mësimore si Akademia e Arteve, Universiteti i Agrikulturës, Akademia Luftarake, Insituti Fizik "Vojo Kushi", Insituti i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Disa nga Insitutet kulturore dhe artistike në Tiranë janë:
Teatri Kombëtar,
Teatri i Operas dhe Baletit 1966,
Teatri i Estradës,
Hotel Tirana, 1979
Muzeu Historik Kombetar, 1981
Monumenti i Skëndërbeut, 1968
Ansambli i Kengëve dhe Valleve Popullore, dhe të tjera.
Biblioteka Kombëtare së bashku me tre biblioteka të tjera kryesore, përfshinë shtatë biblioteka të specializuara.


Pellgu i Tiranës

Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

2TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Wed Feb 29, 2012 6:10 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës
Stacion paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg.


Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.


Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.


Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.



Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.



Kalaja e Prezës
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.


Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

Të dhëna arkeologjike
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi