Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Njeriu ujk në Mitologji

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Njeriu ujk në Mitologji Empty Njeriu ujk në Mitologji Tue Feb 28, 2012 10:16 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Njeriu ujk është ndoshta legjenda popullore më e famshme në të gjithë botën. Të gjithë jemi mahnitur nga historitë me njeriun gjysmë ujk, për të cilin janë shkruar dhjetëra histori dhe janë realizuar po aq filma magjepës.

Gjysma-njeri, gjysma-ujk, likenet kanë qenë pjesë e mitologjisë njerëzore që prej kohëve të hershme, madje edhe vizatimet në piramidat e Egjiptit paraqesin njerëzit me kokë ujku.

Por në historinë prej Mesjetës janë vetëm disa njerëz-ujq, që mund të shënohen si më të rëndësishmit. Ata gjithmonë shfaqen kur hëna është e plotë dhe në pjesën më të madhe të historive menjëherë pas kësaj shndërrohen në qenie të etura për gjak.

Një tjetër pikë e fortë që qëndron në të gjitha legjendat për njeriun-ujk është se ai shumohet përmes kafshimit dhe vetëm në rastet kur viktima mbetet e gjallë. Nëse të bie rasti të takosh një njeri ujk, është mirë që të kesh me vete një armë të mbushur me plumba argjendi. Por, për një vetëmbrojtje të tillë kundër njerëzve ujq, duhet të shpenzosh jashtëzakonisht shumë.

Në fakt shumë thonë se kjo formë e të luftuarit kundër njeriut ujk është e re dhe më pak e efektshme sesa format e tjera. Druri misterioz apo lëngje lulesh të rritura në mal shërbejnë më së miri për t’u mbrojtur nga njeriu ujk.

Disa prej jush do të duan të dinë se si shndërrohesh në njeri ujk. Dy nga teoritë më të vjetra dhe që qëndrojnë më fort, janë ato të mallkimit dhe ato të magjisë, mirëpo shumë besojnë se mund të shndërrohesh në ujk edhe duke veshur lëkurën e një ujku apo duke pirë ujë shiu në gjurmën e lënë nga kafsha.

Origjina e mitit të njeriut ujk është pak e mjegullt, pasi ai ka ardhur në versione të ndryshme nga kultura të ndryshme dhe pamja që ai merrte e mënyrat se si shfaqej ndryshonin në bazë të këtyre kulturave dhe vendeve.

Madje, në vende ku ujku nuk është një kafshë e zakonshme, vendin e tij e kanë zënë specie të tjera që kthehen në gjakpirës të rrezikshëm gjatë netëve me hënë të plotë.

Një sërë akademikësh thonë se kjo mitologji ka lindur si formë e vetme e shpjegimit të vrasjeve seri në kohë kur shpjegimi i tyre ishte kryesisht i varur nga supersticioni dhe besimi.

Të tjerë argumentojnë se njeriu ujk ashtu si vampiri është diçka e lidhur me të dhëna më konkrete dhe shkencore që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e njerëzve të caktuar ndaj ndriçimit dhe shfaqjes së dhëmbëve më të mëdhenj apo edhe psikozave të çuditshme.

Kjo teori u hodh për herë të parë nga dr. Lee Illis më 1963, por ajo nuk mjafton për të shpjeguar gjithçka që ndodh kur një njeri kthehet në ujk.

Të tjerë janë munduar të hedhin dritë shkencore mbi këtë legjendë duke studiuar sëmundje të trupit që rrisin në mënyrë të menjëhershme flokët dhe qimet e një njeriu, por as këto nuk kanë qenë shpjegime të mjaftueshme.

Në fakt, ka apo nuk ka shpjegime normale historitë e njeriut ujk, duket se do të vazhdojnë të shoqërojnë jetën e njeriut mbi tokë dhe të provokojnë fantazinë e tij.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi