Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Njeriu ne Hënë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Njeriu ne Hënë Empty Njeriu ne Hënë Mon Feb 27, 2012 10:51 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Pse u ndaluan fluturimet ne Hënë?

Duke qene brenda nje teme te tille po shtoj dhe dicka tjeter por qe ka lidhje me nje trup qiellor shume me afer se planeti Mars dhe eshte pikerisht sateliti jone Hena.

Duke lexuar nje material per Ufologjine hasa ne disa deklarata dhe dokumenta qe kane te bene me Henen dhe ate qe mund te kete te fshehte ky trup qiellor dhe qe mbahet e fshehte per masen e gjere te njerezve ne toke.

Sic dihet fluturimi per ne Hene ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike.

Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967.

Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha ben fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene.

Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e planetit.

Por hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes.

QE mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene.

Cfare ndodhi, pse u nderprene fluturimet dhe sidomos cfare ndodhi me Apollo 13 qe ka hyre ne histori madje eshte bere edhe nje film per deshtimin e uljes ne Hene?

Po ti referohemi informacioneve te brendeshme te "rrjedhura" nga NASA qe ne fluturimet e para astronautet kane bere deklarata, madje shume prej tyre jane edhe audio per objekte fluturuese te paidentifikuara qe afroheshin ne anijet komzike tokesore dhe largoheshin me intervale te shkurtra kohe sikur te donin te eksploronin anijen.

Nje gje e tille eshte deklaruar ne nje transmetim direkt te nje fluturimi te Apollos dhe qe ishte transmetik publik por qe u nderpre menjehere nga NASA.

Te gjithe pjesetaret e ekuipazheve te te gjithe Apollove pa perjashtim kane dhene deklarata per objekte te tilla qe uleshin dhe ngriheshin nga siperfaqja e henes dhe qe afroheshin me shpejtesi te madhe drejt tyre.

Edhe Apollo 11 qe nga momenti qe ju afrua Henes deri ne zbritjen e tij eshte shoqeruar nda 6 objekte te tilla ne forme diskoidale.

Por misterin me te madh e ka fluturimi i Apollo 13 qe mbas fakteve te dala kohet e fundit nga burime te NASA, nuk ka patur problem te thjesht ne motor apo pajisjet elektrike, por eshte goditur nga nje rreze, nga nje prej objekteve fluturuese te paidentifikuara qe e shoqeronte gjithe kohes.

Kjo ndodhi ne momentin kur apollo po merrte nje drejtim tjeter nga ai i pararendesve te tij dhe po perpiqej te ulej ne pjesen tjeter te Henes. Sic dihet ulja deshtoi dhe ekuipazhi mezi arriti te zbriste ne toke.

Mbas Apollo 13, fluturimet vazhduan edhe me kater apollo te tjere deri te Apollo 17 dhe me pas u nderprene. Por ulja e tyre eshte bere vetem ne zonen e njohur dhe te eksploruar me pare. Jo ne pjesen tjeter te Henes. Pse? Cfare ka ne anen tjeter te Henes qe nuk duhet te shikohet nga syte e tokesoreve?

Pse teleskopi Hubble qe ka nje rreze shikimi prej miliona miljesh dhe qe shqyrton deri kufijte me te larget te sistemit tone diellor apo galaktikes sone dhe me tej, nuk pozicionohet asnjehere ne Hene dhe pse ka deshtuar marrja e fotova nga nje pjese e caktuar e Henes.

Mbase nuk keni degjuar per termin ANA e Erret e Henes, por eshte nje pjese e satelitit tone natyral qe nuk mund te kontrollohet nga asnje mjet optik.

Pamjet gjithmone bllokohn, imazhi turbullohet dhe kur perpiqet te zhvillohet me teknologji digitale nuk arrihet asnje perfundim. Pikerisht aty u perpoq Apollo 13 te ulej dhe ulja deshtoi. Pse u godit anija jone kozmike?

3 vitet e fundit mbas berjes me publike te problemit te ufo-ve dhe mbas rritjes se ndergjegjes kolektive per kete problem, numri i deshmive dhe deklaratave nga njerez te perfshire direkt ne fluturime dhe ne organizimin e tyre jane shtuar shume.

Dokumenti me i fundit i dale nga nje grup studiuesish amerikan i quajtur Disclosure Project (Projekti zbulimit te se vertetes) sic do e quaja personalisht,qe ka studiuar me detaje komplet fenomenin e ufo ne token amerikane dhe qe eshte bazuar ne deshmite e njerezve me kompetente te forcave ajrore, sherbimeve sekrete, shkenctareve, ushtarakeve, studiuesve qe kane patur lidhje direkt me fenomenin, tregon qarte dhe deshmon me foto pamje te strukturave ne hene te ndertuara nga qenie inteligjente.

Ndertesa te larta, rruge qe i lidhin, forma te cuditshme catish, disa here sferike, disa here te sheshta, mini pista fluturimi dhe objekte shencore te natyres se sateliteve, teleskopve ose gjera te ngjashme. Keto informacione kane qene gjithe kohes ne dispozicion edhe te NASA por qe jane refuzuar te behen publike.

Kush i ka ndertuar dhe pse nuk arrihet dot te fotografohen nga toka me qartesi, apo nga teleskopet e fuqishem qe pluskojne ne hapesire? Pse nga ajo pjese e Henes dalin gjithmone objektet fluturuese qe duken shume qarte ne pothuajse cdo filmim te bere nga Apollot.

Pse astronautet Michael Collins, Buzz Aldrin, Alan L. Bean, Frank Borman, Vance D. Brand, Ronald B. Evans etj u kercenuan nese flisnin per pamjet qe kane pare.

Deklaraten me bombe e ka dhene vete Michael Collins pak dite perpara se te vdiste ne tetor te vitit 2004 duke thene se: Me vjen keq per njerezit e ketij planeti qe nuk e dine se cpo ndodh.

Me vjen keq qe mbahen te fshehta gjera qe gjithe njerezimi do i mirepriste dhe qe do sillnin begatine. Nuk kemi nevoje te shkojme deri ne Mars, skemi nevoje te kalojme sistemin tone diellor, te verteten e kemi ne Toke dhe shume afer saj, ne Hene.

Faktet jane aty, ndertesat, strukturat e ndertuara nga qeniet inteligjente jane aty. Dhe vete mjetet e tyre fluturuese levizn ore e cast.... I bej thirrje qeverise amerikane ti japi fund heshtjes dhe te shpalosi te verteten sic e dine ata prej me shume se gjysem shekulli.....

Nder te tjera fjala qe Collins thote eshte: Mjaftoni te mendoni, pse nuk po shkojme me ne Hene dhe ca na ndalon te eksplorojme ate komplet sic eshte.

Ca ka ne pjesen e erret te Henes qe nuk duhet ta shohim ne. Une e kam pare, kam qene me fat ose jo kete se di, po uroj te gjithe njerzimin nje dite te shohi ate qe kemi kaq afer..



“Apollo”, asnjëherë nuk ka zbritur në Hënë !

Ka patur që më herët dilema dhe diskutime rreth vërtetësisë së paraqitjeve vizuale, ku tregohet zbritja e njeriut në Hënë, në kuadër të projektit “Apollo”.

Flitej e spekulohej se një inçizim i tillë është bërë nga regjisori i ndjerë shumë i talentuar, Stanley Kubrick, i cili si për çudi pati edhe një jetë shumë të mistershme (disa vite me radhë, nuk i është lejuar të udhëtojë jashtë Anglisë, derisa sa vdiq në vitin 1997) dhe u deshën të kalojnë 40 vjet, që edhe mbrojtësit e idesë, se një zbritje e tillë ka ndodhur, ta pranojnë se diçka e tillë, megjithatë, asnjëherë nuk ka ndodhur.

Për ta argumentuar këtë, ne do të paraqesim 10 fakte, që e vërtetojnë se projekti “Apollo”, ishte gënjeshtër e qeverisë së presidentit të atëhershëm amerikan, Nixon.

1 - Në fotografinë ku tregohen dy astronaut në momentin duke e vendosur flamurin amerikan, si shenjë e “përvetësimit” të Hënës… flamuri valon! Kurse neve të gjithëve na është e njohur tani më, se në Hënë nuk frynë era;

2 - Në asnjërën fotografi të shkrepur nga astronautët amerikan në Hënë, nuk shihen yje!

3 - Fotografitë ku tregohet momenti i uljes së flururakes në Hënë, nuk vërehet krater! Që do të duhej të krijohet nga shtypja e zbritjes;

4 - Fluturakja që paraqitet në sipërfaqen e Hënës, peshon 17 tonelata, kurse zbritja e saj, nuk lenë asnjëfarë gjurme në rërë! Ndërkohë, gjurmët e astronautëve që ecin nëpër sipërfaqe të Hënës, merren si prova të dokumentuara;

5 - Mbetje nga gjurmët e ecjes së astronautëve nëpër rërën e lehtë të Hënës, çuditësisht janë të konstruktuara mirë, dhe duken sikur janë krijuar me një rërë pak sa të lagur. Përndryshe, në Hënë nuk ka as lagështi, as atmosferë, as gravitet;

6 - Në momentin kur fluturakja largohet nga Hëna, pas saj nuk duket asnjë djegëje ose reaksion raketor;

7 - Video inçizimi ku tregohet lëvizja ose shëtitja e astronautëve nëpër sipërfaqe të Hënës, duket si një levizje e ngadalësuar kompjuterike, që mundsohet në ambientin tokësor;

8 - Astronautët nuk do të mundeshin ti mbijetojnë udhëtimit në Hënë, për shkak rezatimit radioaktiv nga rrethi me elektricitet të lartë, i ashtuquajtur si rrethi i “Van Allenovit”;

9 - Gurët që janë sjellë nga Hëna, kanë të njëjtën përbërje me gurët e Antartikut;

10 - Të gjitha gjashtë eskpeditat e zbritjes së njeriut në Hënë, janë realizuar gjatë kohës së qeverisjes të administratës së presidentit Nixon. Më pas edhe përkundër zhvillimit të madh teknologjik, gjatë këtyre 40 viteve, nuk është konfirmuar asnjë zbritje tjetër në Hënë.


HËNA DHE GËNJESHTRA

Këto ditë SHBA, por edhe mbarë bota, përkujtojnë 40-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të shënuara të shekullit XX e ndoshta të krejt historisë: zbritjes së njeriut të parë në Hënë.

Fitore e mrekullueshme e teknologjisë dhe e qasjes racionale-shkencore ndaj realitetit, “pushtimi” i Hënës prej njeriut pati fatin e mirë, ndryshe nga arritje të ngjashme, të përcillej drejtpërdrejt nga televizioni.

Misioni Apollo 11 u ndoq pastaj nga disa misione të njëpasnjëshme, nga të cilët i fundit, Apollo 17, u krye në dhjetor të vitit 1972. Që nga ajo kohë, njeriu nuk e ka shkelur më truallin e Hënës, për arsye të ndryshme – kryesisht financiare, por edhe ngaqë publiku amerikan e humbi interesin ndaj eksplorimit të një trupi qiellor aq të vdekur sa sateliti ynë i vetëm.

Vizita e palajmëruar e Neil Armstrong dhe Edwin Eldrin Jr. në Mare Tranquilitatis ndodhi pikërisht në fund të viteve 1960, një dekadë e cila, në retrospektivë, meriton të quhet si më e zjarrta, në mos më e rëndësishmja e shekullit që shkoi: në politikë, në shoqëri, në kulturë, në shkencë dhe në teknologji. Bota ku jetojmë sot është, në çdo pikëpamje dhe me të mirat e të këqiat e veta, produkt i atyre viteve – i idealeve, ëndrrave, megalomanive, frikërave, gabimeve dhe dështimeve të atyre viteve.

Për fat të keq, sot shkenca dhe teknologjia nuk ka ç’t’i ofrojë publikut asgjë që, për nga impakti spektakolar, por edhe nga heroizmi shkencor, t’i afrohet arritjeve të eksplorimit të hapësirës në vitet 1960. Si emblemë të këtij mjerimi mund të përmend të shumëpërfolurin iPhone, i cili arrin të mbledhë rreth vetes po aq turma gazetarësh dhe komentuesish të teknologjisë, si edhe misioni Apollo dikur.

E sjell këtë shembull vetëm e vetëm për të kujtuar se iPhone nuk është veçse një lodër me xixa për fëmijë të rritur.

Nga ana tjetër e çuditërisht, mjedise horizontale si Interneti i kanë dhënë zë një pakice të zhurmshme analistësh dhe skeptikësh, të cilët e vënë në dyshim vërtetësinë e misioneve amerikane në Hënë, madje duke pretenduar se njeriu nuk e ka shkelur kurrë satelitin tonë natyral, dhe pamjet televizive, fotografitë dhe provat e tjera që ekzistojnë janë, në thelb, të falsifikuara.

E vërteta është se publiku, anembanë botës madje edhe unë ende fëmijë në Tiranë, e ndoqi aventurën e misioneve Apollo nëpërmjet ekranit televiziv; por në një kohë kur mass mediave u besohej shumë më tepër se sot. Gjatë dyzet vjetëve që kanë kaluar që nga ajo ditë, media të tilla si televizioni e kanë treguar veten instrumente nga më të rafinuarat në mbrojtje të manipulimit dhe të mashtrimit – dhe tani kjo po shndërrohet në një të vërtetë të pakëndshme, madje edhe për shtresat më mirëbesuese të publikut.

Armet e shkaterrimit ne maseVallë nuk ishin mediat e mëdha amerikane mainstream, që morën pjesë aq zellshëm në operacionin për të bindur publikun se Iraku i Saddam Hussein-it kishte armë të shkatërrimit në masë? A nuk na kujtohet ende të gjithëve fjalimi i sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell në OKB, i shoqëruar me fotografitë satelitare të zonave ku gjendeshin këto armë të shkatërrimit në masë?

(Më pas, vetë Powell do ta quante atë fjalim “pikën më të ulët të jetës së vet.”)

Humbja e besimit të publikut në mediat është, siç mund të merret me mend, prapavajtëse (retroaktive); sepse fiaskot e viteve të fundit, duke përfshirë edhe shumë aspekte që lidhen me zbardhjen e atentateve të 11 shtatorit 2001 dhe të sulmit postar me antraks, i kanë bindur njerëzit se ekrani i televizionit nuk ofron ndonjë garanci për të vërtetën; dhe se në epokën e Photoshop-it, imazhi mund të manipulohet po aq lehtë sa fjala.

Raportin e mirëbesimit midis publikut dhe mediave, ose publikut dhe autoriteteve, nuk mund ta zëvendësojë asnjë provë e tërthortë; fakti që astronautët kanë sjellë gurë e pluhur nga Hëna, ose që kanë lënë atje pajisje të cilat funksionojnë sot e kësaj dite mund të vihet në dyshim po aq lehtë sa edhe filmi i televizuar i shëtitjes së Armstrong-ut në Hënë, ose shpalosja e flamurit amerikan në vakuum.

Çdo argument pro e sjell me vete argumentin kundër.

Ndoshta për këtë arsye, NASA ka refuzuar deri më sot që t’i përgënjeshtrojë zyrtarisht teoritë konspirative të të gjithë atyre që nuk besojnë se zbarkimi hënor ka ndodhur vërtet. Është e vështirë të mos u japësh të drejtë autorëve që thonë se, në rrethanat e skepticizmit të shtuar nga ana e publikut, asnjë argument nuk mund të konsiderohet më si përmbyllës.

Qëndrimi i mediave mainstream, nga ana e vet, anon nga hipokrizia. Deri dje këto media mund t’i shpërfillnin krejt konspiracistët, me shpresë se këta të fundit nuk do të arrinin dot ta shpërndanin mesazhin e tyre në publik e do të mbeteshin të veçuar; por Interneti i ka rithemeluar tashmë raportet midis burimeve të informacionit dhe publikut dhe shpërfillja si armë shurdhuese nuk funksionon dot më.

Që këtej, këto media e kanë zëvendësuar heshtjen me qesëndisje; duke u orvatur që t’i diskreditojnë pyetjet e shumta, dyshimet dhe përgënjeshtrimet e konspiracistëve si produkte mendjesh të sëmura, të edukuara keq, të manipuluara prej ekstremizmit politik ose të kapura rob nga obskurantizmi fetar.

Por ka edhe më – mediat mainstream po rreken tani që t’i mbledhin teoritë e komplotit nën një ombrellë, t’u gjejnë një emërues të përbashkët dhe t’ia kundërvënë, në tërësi, bon sens-it, arsyes dhe të vërtetës historike.

Kështu, nëpërmjet një kapërcimi logjik të papranueshëm, skeptikët e zbarkimit hënor futen si pa të keq në të njëjtin grup me besimtarët e UFO-ve, studiuesit e vrasjes së John Kennedy-t, kreacionistët, dyshuesit ndaj evolucionit të specieve, dyshuesit ndaj metodës datuese me radiokarbon, skeptikët e efektit serrë dhe të ngrohjes globale dhe – horribile dictu – dyshuesit ndaj holokaustit nazist kundër hebrenjve.

Natyrisht, asnjë mendje normale nuk do t’i pranonte këto grupime absurde. Fare mirë mund të dyshosh se Kennedy-n e ka vrarë Mafia, ose që ndërtesa WTC 7 u shemb ngaqë ishte e minuar nga brenda, ose edhe që filmat e zbarkimit lunar janë xhiruar në Nevada ose në Islandë; por gjithë duke mbetur përndryshe i bindur se njerëzimi po e precipiton krizën globale të klimës, ose të jesh ithtar i Darwin-it, madje edhe pasardhës hebrenjsh që e kanë përjetuar holokaustin drejtpërdrejt.

Sido që ta tjerrin llafin mediat mainstream, publiku tanimë është infektuar me virusin e dyshimit – jo në këtë apo në atë ngjarje, arritje shkencore ose shpikje teknologjike – por në besueshmërinë e mediave vetë. Sistemi i komunikimit global hierarkik ka marrë një të çarë të pashërueshme.

Sa për zbritjen e amerikanëve në Hënë, historia e këtyre 30 vjetëve të fundit ka rrjedhur në mënyrë të tillë, që e ka bërë pothuajse të vështirë ta besosh që misionet Apollo nuk u ndoqën më nga misione të tjera, të cilat tashmë duhej të kishin evoluar në ndërtimin e një baze të përhershme në truallin e Hënës, madje edhe të një stacioni prej nga të lëshoheshin sonda dhe misione drejt Marsit, Jupiterit dhe planeteve të tjera të sistemit diellor.

Nuk ka nevojë të jesh shkencëtar ose administrator i NASA-s, për të kuptuar se, falë zhvillimeve teknologjike në motorët e raketave, në kiminë e materialeve dhe të karburanteve dhe në miniaturizim, kostoja e misioneve të tilla sot do të ishte veç një fraksion i kostos së atëhershme.

Sikur sot njeriu të kishte shkelur në Mars, në satelitët e Jupiterit e të Saturnit ose në ndonjë prej asteroidëve të mëdhenj të sistemit; sikur të ishte ndërtuar baza në Hënë e sikur të bëheshin plane për të dërguar atje turistë nga Toka, askush nuk do të kishte arsye të formulonte teori komploti, për falsifikimin e zbritjes në Hënë dhe të dokumentimit të misioneve Apollo.

Prandaj, krahas humbjes së besueshmërisë të mass mediave, një tjetër faktor që ka ndikuar drejtpërdrejt në skepticizmin e publikut është pikërisht ky pellgëzim i kërkimit shkencor dhe teknologjik gjatë dekadave të fundit dhe veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë; kjo zbythje e heroizmit teknologjik dhe eksplorator; kjo zhvendosje e aventurës nga hapësira kozmike në laboratorët sekretë të korporatave.




A ka zbarkuar njeriu në Hënë?
Njeriu ne Hënë Restau10
Moto: Teoritë e konspiracionit e kanë fascinuar gjithmonë njerëzimin. A ka zbarkuar vërtet njeriu në Hënë? Çfarë po fsheh ushtria amerikane në Zonën 51 në Nevadë? Cilat janë shoqëritë e fshehta, të cilat po e kontrollojnë botën? Janë këto vetëm disa prej teorive të shumta të konspiracionit, të cilat ka tashmë disa dekada që po e preokupojnë njerëzimin.

Teoricienët konspirativë vënë në dyshim edhe uljen e Neil Armstrongut në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ua kaluar rusëve në garën hapësinore, e ka falsifikuar uljen në Hënë.

Sipas teorisë së famshme konspirative, thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim të fshehtë, në kodrat e Hollivudit, apo në Zonën 51. Ulja e parë në Hënë, në vitin 1969, ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Ndërkohë që kjo ngjarje shënoi një hap gjigant për njeriun në hapësirë, edhe zhvillimet në tokë dhe shoqëri po ndryshonin me shpejtësi të madhe.

Një hap i vogël për astronautët, por një hap gjigant për njerëzimin. 41 vjet më parë, më 20 korrik 1969, njeriu zbriti në hënë duke lënë gjurmët e para njerëzore në sipërfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollën në realitet një ëndërr të shumëpritur të njerëzimit.

Armstrong ishte i pari që shkeli në sipërfaqen e Hënës, i ndjekur nga Buzz Aldrin, 18 minuta më vonë. Ulja në Hënë shënoi fitoren amerikane në garën për në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë. Gara filloi në vitin 1957, kur Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen Sputnik One.

Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy për dërgimin e njeriut në Hënë deri në fund të viteve 1960. Dhe kjo u bë. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjodhën për udhëtimin në hapësirë. Udhëtimi i rrezikshëm, që mund t’i fuste ata në histori, mund t’u kushtonte atyre edhe me jetë. Në krye të Saturn Five, anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, astronautët u nisën drejt hapësirës. Pas katër ditësh udhëtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins iu soll Hënës përqark.

Aldrin dhe Armstrong zbritën në sipërfaqen e Hënës me një sondë të quajtur “Eagle”. Sa po mbërritën në hënë, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e satelitit duke ecur në sipërfaqe. E gjithë kjo u ndoq nga një milion njerëz në ekranet bardhezi të televizionit. Dough Millard është zyrtar në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore.
“Njerëzit ishin tejet të entuziazmuar, ngase kishte vite që flitej për këtë. Ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”, thotë ai.

Por, ekziston një kundërteori që kjo ulje mund të mos ketë ndodhur kurrë. Kanë kaluar dekada që kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij të madh për njerëzimit”, nëse kjo ka ndodhur. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore, e ka falsifikuar uljen në Hënë.

Ithtarët e teorive konspirative kanë vënë në dyshim këtë zbarkim, duke theksuar se fotografitë e bëra nga sipërfaqja e Hënës shfaqin një qiell të zi, por hapësira është plot yje dhe kanë shtruar pyetjen se pse nuk shihen yjet.

Kundërteoria është se yjet janë aty, por thjeshtë janë tejet të zbehtë.
Konspiratorët gjithashtu shtrojnë pyetjen se pse shfaqet flamuri amerikan duke u valëvitur, ndërkohë që astronautët janë në vakuum.

Kundërteoria është se flamuri kishte një shkop deri në fund, në mënyrë që të dukej në formën e duhur në fotografi. Astronautët nuk e tendosën atë deri në fund dhe e lanë me pala.

Ithtarët e teorive konspirative gjithashtu theksojnë se gjurmët e këmbëve të astronautëve, të bëra në Hënë, kërkojnë lagështi në mënyrë që të dukën, e ata gjithashtu theksojnë se hapësira është e mbushur me meteorë të vegjël, të cilët do të ishin përplasur me anijen kozmike dhe do ta kishin shkatërruar atë.
Një nga teoritë e tjera konspirative është ajo e Zonës 51, bazë ushtarake e forcave ajrore të SHBA-së në Nevada, ku sipas ithtarëve të teorive konspirative, gjenden mbeturinat e një anijeje të rrëzuar të jashtëtokësorëve. Sipas teorisë konspirative, shkencëtarët e qeverisë aty riprodhojnë teknologjinë e përparuara të jashtëtokësorëve.

Kjo teori është ushqyer më shumë nga deklaratat e shumta të njerëzve në këtë zonë që pretendojnë të kenë parë UFO, apo dëshmia e një koloneli në pension të ushtrisë, i cili thotë se ka pasur qasje në materiale jashtëtokësore. Të tjerë besojnë se qeveria studion udhëtimin në kohë në Zonën 51.
Teori tjetër e konspiracionit është ajo e shoqërive të fshehta, të cilat e kontrollojnë botën.

Nëse do të ishit anëtar i elitës globale do e dinit tashmë këtë: Bota udhëhiqet nga një grup i vogël i fuqishëm dhe i fshehtë. Shumë prej njerëzve të thjeshtë kanë dëgjuar se në vitin 2004, të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë ishin anëtarë të shoqërisë së fshehtë, “Skull and Bontes”, shumë prej anëtarëve të së cilës janë ngjitur në nivele të larta. Por kjo shoqëri është diçka e vogël, krahasuar me shoqëritë e fshehta misterioze, që thuhet se kontrollojnë gjithë botën. Sipas teorive konspirative, më e fuqishmja nga këto shoqëri është “Illuminati”, një sekt që thuhet se e kontrollon botën.


Teorite pro dhe kunder uljes ne hene

Teoricienet konspirative vene ne dyshim dhe uljen e Neil Armstrong ne Hene. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene. Sipas teorise se famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kane kryer misionin e tyre henor ne nje vendxhirim sekret, ose ne kodrat e Hollivudit, ose ne zonen 51.

Ulja e pare ne Hene me vitin 1969 ishte nje prej ngjarjeve me te medha te shekullit te kaluar. Nderkohe qe kjo ngjarje shenoi nje hap gjigand per njeriun ne hapesire edhe zhvillimet ne toke dhe shoqeri po ndryshonin me shpejtesi te madhe. Nje hap i shkurter per astronautet por nje kapercim gjigand per njeriun.

Ketu e 40 vjet me pare, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti ne hene duke lene gjurmet e para njerezore ne siperfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollen ne realitet nje enderr te shumpritur njerezore. Armstrong ishte i pari qe shkeli ne siperfaqen e henes i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta me vone. Ulja ne hene shenoi fitoren amerikane ne garen per ne hapsire gjate Luftes se Ftohte.

Gara filloi ne vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik leshoi anijen Sputnik One.Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy per dergimin e njeriut ne hene deri ne fund te viteve 1960-te. Dhe kjo u be. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjohen per udhetimin ne hapsire. Nje udhetim i rrezikshem qe mund t’i fuste ata ne histori mund tu kushtonte atyre edhe jetet.

Ne krye te Saturn Five, anija me e madhe e ndertuar ndonjehere, astronautet u nisen drejt hapsires. Pas kater ditesh udhetimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll henes perqark. Aldrin dhe Armstrong zbriten ne siperfaqen e henes me nje sonde te quajtur “Eagle” shqiponja.Sapo mberriten ne hene, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur ne siperfaqe.

E gjithe kjo u ndoq nga nje milion njerez ne ekranet bardh e zi te televizionit. Dough Millard eshte me Muzeumin e Shkences dhe Teknologjise Hapsinore. “Njerezia ishte tejet e entuziasmuar sepse kishte vite qe flitej per kete. Ishte nje arritje e jashtezakonshme dhe e pabesueshme”. Por, ekziston njw kunder-teori qw kjo ulje mund tw mos kete ndodhur kurre.

Kane kaluar dekada qe kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij te madh per njerezimit”, nese kjo ka ndodhur. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene.


Yjet

Teoria konspirative: Fotot e bera nga siperfaqja e henes shfaqin nje qiell te zi, por hapesira eshte plot yje. Ku jane ata?
Kunderteoria: Yjet jane aty, thjesht jane shume te zbehte. Panorama henore ndriçohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronauteve me kostume te bardha. Ndaj eshte normale qe yjet te mos duken.

Flamuri

Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valevitur ne ere nderkohe qe astronautet jane ne vakum?
Kunderteoria: Flamuri kishte nje shkop deri ne fund ne menyre qe te dukej ne formen e duhur ne fotografi. Astronautet nuk e tendosen ate deri ne fund dhe e lane me pala.

Rripi Van Allen

Teoria konspirative: Pse nuk vdiqen astronautet nga fushat magnetike perreth tokes?
Kunderteoria: Rrezatimi ne rripat Van Allen eshte aq i forte sa te te vrase vetem po te sorollatesh per nje kohe te gjate atje. Astronautet u verdallosen aty vetem per nje ore.

Hijet

Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk eshte planeti yne dhe gjerat duhet te jene ndryshe. Duket sikur hija aty tregon per nje burim drite qe eshte dielli.
Kunderteoria: Hijet nuk jane paralele. Kjo tregon per nje burim drite me shume.

Nxehtesia

Teoria konspirative: Temperatura e siperfaqes se henes arrin ne 280 grade fahrenheit. Asgje nuk funksionon ne ate temperature dhe filmi do ishte shkrire.
Kunderteoria: Filmi ishte ne shporta mbrojtese dhe astronautet ishin veshur me rroba qe i rezistonin temperaturave te larta.

Gjurmet e kembeve

Teoria konspirative: Gjurmet qe jane bere ne hene kerkojne lageshtire qe te duken.
Kunderteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevoje per lageshtire qe te ruaje gjurmet dhe madje i ngjan shume dheut ne hene.

Meteoret

Teoria konspirative: Hapesira eshte e mbushur me meteore te vegjel qe do ishin perplasur me anijen dhe do e kishin bere copa copa.
Kunderteoria: Ka miliona meteore, por hapesira eshte nje vend i madh ndaj dendesia eshte e ulur dhe mundesia per te kaluar prane tyre pa shqetesim eshte shume e madhe.

Krateri

Teoria konspirative: Kur moduli henor u ul do kishte nje krater.
Kunderteoria: Shume ngadalesohen kur frenojne makinen – keshtu beri dhe moduli henor. Ai u ul shume lehte dhe goditja e raketes u shperbe ne nje vakum.

Kameramani

Teoria konspirative: Si ka mundesi qe ka filmim te astronauteve qe largohen nga hena? Kush i ka filmuar?
Kunderteoria: Ishte nje kamera e vendosur ne te majte mbi siperfaqen e henes dhe e kontrolluar nga toka.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi