[You must be registered and logged in to see this image.]
NË ASTRONOMI:
Neptuni është planeti i tetë i sistemit tonë diellor. Kryen një rrotullim rreth Diellit në rreth 165 vjet. Një tjetër planet “modern”, Neptuni u zbulua në 23 shtator 1846. U llogarit nga matematicieni francez Urban le Veries dhe u zbulua nga astronomi Hallei. Mori emrin Neptun për nder të zotit të detrave tek romakët e lashtë, për të respektuar planetët e tjerë, të rrjedhur nga mitologjia klasike. Neptuni është katër herë më i madh se Toka, në diametër, pra 31 200 milje (50 000 km.). Ai është maksimalisht 4,54 miliard km larg Diellit dhe temperatura në sipërfaqen e tij arrin në minus 200oC deri në -220oC. Nën membranën e tij të gaztë mendohet se ka ujë. Neptuni merr ngrohtësi dhe dritë nga Dielli 900 herë më pak se Toka dhe koha e rrotullimit rreth vetes është rreth 16 orë. Neptuni ka 8 satelitë ku dy më të mëdhenjtë janë: Tritoni dhe Nereida.
NË MITOLOGJI:
Sipas mitologjisë greke ai njihej me emrin Poseidon, ndërsa te romakët quhej Neptun dhe konsiderohej si zoti i detit. Poseidoni (Neptuni), ishte djali më i madh i Kronosit dhe Reas, vëllai i Zeusit dhe Hadesit. Poseidoni, ashtu si vëllezrit e motrat e tjera, ishte gëlltitur nga babai i tij, Kronusi, por Zeusi kur mori pushtetin, e nxori atë nga barku i babait. Tre vëllezërit ndanë Universin duke hedhur short. Poseidoni mori ujrat (detet, oqeanet, lumenjtë). Ai sundonte stuhitë, ujrat e qeta, kuajt e kalorësit. Kishte fuqi të ngrinte valët e detit, të trondiste Tokën dhe të çante malet, të formonte burime dhe ishuj. Thuhet se Atlantida, një ishull i mrekullueshëm i përket atij. Poseidoni banonte në një pallat prej ari në fund të detit me gruan e tij Amfitritën, vajzën e vogël të Oqeanit Titan. Megjithëse zot i detit, ishte ai që i dhuroi njerëzve kalin e tij të parë. Ai paraqitet me një sfurk në dorë që ka tre dhëmbë.
NË ASTROLOGJI:
Në astrologji Neptuni përfaqëson pavetëdijen, jetën e ëndrrave, të pavetëdijshmen, mistiçizmin, atributet medianike, fantazinë, intuitën, artin. Është një planet gjeneracional dhe ndikon në fushën artistike, poetike, muzikore dhe fetare. Nga ai varen forcat shpirtërore dhe idealet e mëdha. Ai lidhet me frymëzimin, lidhjen me universin dhe Hyjin. Të padukshmen, eterin, paqartësinë, iluzionet, arratisjen, shmangien nga realiteti, impresionalizmin, ëndërrimet, imagjinatën e lartë, ndjeshmërinë e mprehtë, vizionet, ëndrrat ditore, depërtueshmërinë, imtësinë, shpërbërjen, shkrirjen, globalizimin, ekstazën, mahninë, simbolizimin, pafundësinë, paprekshmërinë, idealizmin, magjinë, rafinesën, mëshirën, sakrificën, subkoshiencën, oqeanet, mjegullën, gjërat e dyshimta, fotografinë, internimin, vegullitë. Por ka dhe anë negative, si: mashtrimi, pandershmëria, telepatia, shqetësimi, nostalgjia, varësia, delikatesa, gjërat e paligjshme, alkooli, droga, ilaçet, sëmundjet mendore, çmenduria, marrëzia, pasiviteti, konfuzioni, zhgënjimi, gënjeshtrat, gjërat e pakapshme, pakujdesia, tradhëtia, pabesia, irealiteti. Në raportet e favorshme me planetet ai sjell situata të paparashikuara dhe me fat. Ka lidhje me ujrat, marinarët, detarët, peshkatarët, shkrimtarët, poetët, punonjësit e spitalit, spitalet, burgjet, shtëpitë e azilit (të pleqve), organizimin vullnetar, mediumet, magjistarët, të magjishmen, iluzionistët, të droguarit, farmacistët, muzikantët, kompozitorët, kërcimtarët, punët që lidhen me lëngjet (ujin), mikrobiologjinë, metafizikën, prodhimet kimike, helmet, sintetikën, lirinë trashendente dhe altruiste, të panjohurën, të kaluarën e largët, origjinën e njerëzimit. Neptuni frymëzon njerëzit për udhëtime të largëta, ideale të larta dhe mistikën.