VARGU MAGJI Nga: Lebit Murtishi
I-
- Dua ta shkruaj vargun magjik - tha!
- Më duhet një varg fjalësh magjike
për të zbërthyer vargun e pafund të enigmave çoroditëse të jetës...
- Kur e ktheu kokën pas dhe pa se
askush nuk ishte në dhomë, u shkund
për të ardhur në vete. Ku janë këta? - ku
paskan ikur pa i diktuar unë?..
- Hodhi sytë në mur dhe e kuptoi që
kishte kohë që ishin larguar për të fjetur
bashkëbanuesit e tij...
- Hajt, mendoi nën vete, do rri edhe
pak se, mbase heshtja e kësaj nate dhe
vetmia ime, gjejnë ndonjë zgjidhje... - Dhe ashtu bëri; shtriu këmbët sa
gjatë e gjërë mbi dy karrike dhe iu dorë-
zua i tëri mendimeve...
- Afronte e largonte epizode ngjarjesh nga më të ndryshmet, dhe prapë asgjë, vargun që kërkonte nuk e thurte dot
sipas perceptimeve që kishte...
- Kishte menduar kushedi saherë ta
gjejë një varg të tillë, që do ta linte si
gjurmë, ose si shenjëdaljeje nga udhëkryqet e jetës... Prandaj kërkonte të gjejë
vargun enigmë, që me pak fjalë do të
ndriçonte terret e jetës...
...teret e jetës...
- Nganjëherë tërhiqej nga ky mendim, mendonte se vargje të tilla mund të
shkruajnë vetëm njerëz me emër...
- Por, si për inat të tij, një zë i heshtur i thoshte: vazhdo, kërko dhe gjeje vargun, mos fli...
- Mes këtij zëri pa adresë, dhe mes
lodhjes që ndjente duke kërkuar vargun
magjik, s`kishte udhë të mesme; duhej
patjetër të heshtte, ose të vazhdojë të fl-asë me zërin e çuditshëm që nuk e linte
të qetë...
- Sa e ndërpriste punën për të marrë
pak frymë lirshëm, zëri fillonte ta besdisë: ngrehu i thoshte, mos fli, kërko ate
që më ke premtuar.
- Në fakt, ata kurrë s`kishin bërë ndonjë marëveshje për bashkëpunim, mirë-
po, zërit të çuditshëm i mjaftoi bindja e tij
për të gjetur ate që kërkonte ai prej tij, të
tjerat pastaj i shtynte vet përpara... Nuk
ishte kjo natë e para, as e fundit që ai rri
mbi dy karrike gjysëm i fjetur, gjysëm i
zgjuar, ka kohë e kohë që ate e mundon
ky zë e nuk e le të qetë...
- Ka netë madje, që e gdhin i ulur në
këto dy karrike si urë e gallatës që lidh
dy kontinentet e ndarë.. Trupi i tij nuk lidh kontinente, se duket i vogël në pamje
por edhe ai lidh diçka; diçka më shumë
se ura me emër, lidh botët e misterta,
botët e largëta, të largëta... Dhe, që të lidhësh dy botë të ndryshme, nuk mjafton
shtrirja e këmbëve në dy karrike, duhet
shtrirë mëndja tuttje; tutje nga errësirë e largët, për të gjetur vargun magjik të deshifruar, të njëkuptimshëm, që do të fliste dhe me shekujt, për të zbardhur qiellin
e errët...
- Në fillim iu duk e lehtë kur i hyri kë-
saj pune. Mendoi veç të provojë, por zëri
që e futi në lojë, nuk e le më prapë të
kthehet. Kështu qe, deshti s`deshti, duhet të shkojë tutje...
- Në dhomën e gjumit dëgjoheshin
gërhitjet e tre shokëve... Njëri gërhiste
gati përnatë dhe gjer në mëngjes, ndërsa dy të tjerët kishin edhe kohë pushimi.
- Kjo zhurmë sikur ia largonte fillin e
mendimit, por s`kishte ç`bënte, duhej të
luftojë edhe mes asaj zhurme të besdisshme që s`kishte as ritëm as takt; ishte
“si të thuash” si një buçimë tuneli që rëndon në gjoks.
- Kur netët kishin hënë, pavarësisht
stinëve të ftohta apo të nxehta, dilte në
verandën e shtëpisë dhe u ipej mendimeve pa e penguar njeri... E shihte me orë
të zgjatura hënën e zjarrtë, dhe priste ndihmën e saj për të gjetur vargun magjik...
...Njëherë, duke ndenjur si i ngrirë me
sytë nga qielli, kishte ndodhur një çudi
që ai nuk mundet t`i përgjigjet as sot as
mot, siç thuhet... Sa kishte hapur gojën
të lutet për vargun magjik, Hëna ishte
shndërruar në qënje njerëzore dhe kishte zbritur poshtë...
...Po, po, poshtë në verandë kishte zbritur, ishte ulur në prehër të tij, dhe i kishte
këputur një të puthur...
- Që nga ajo natë, edhepse i pëlqeu
puthja e hënës, sikur s`i dilet më në verandë... Jo që s`i dilet pranë hënës, por
ka njëfarë turpi brenda tij, njëfarë frike se
mos e shohin shokët, dhe ec e fol për
moral e për nder pastaj...
- Se... në këtë botë mund të jesh edhe pushti më i madh, mund të jesh dhe
hajdut me damkë, edhe vrasës, edhe spiun i djajve, dhe prapë të quajnë të ndershëm, mjafton një kollare me ngjyra të
kesh në qafë dhe pakëz pushtet, vetëm
aq!.. Por... po u puthe me hënën, ose... po fole me yjtë, atëherë, pa një pa dy shpallesh i pafe, i pa nder, i pa erz, i pa asgjë njerëzore. Dhe ky opus fjalësh, shoq-
ërohet pastaj me një varg thashethëniesh, që të bëjnë të mos jesh ai që je, por
të jesh dikush tjetër; dikush që u pëlqen
njerëzve. Domethënë, të jesh një qënie
pa formë, e ambientuar sipas dirigjentit
Ambient!...
- Heroi i këtyre reshtave, që nuk pranon të ket as emër as mbiemër, me të
cilët do ta njihnin të tjerët, dëshiron të jet
ai që është, ose ai që mendon që duhet
të jet, pavarësisht ambientit që e rrethon.
... Sa i përket daljes jashtë për të kërkuar vargun magjik, he për he nuk do të
dalë, do të presë kohët tjera, do të presë
çastin e duhur...
- Kikikiiii... u paraqit lajmësi i parë i
mëngjesit... Phu...dreq i dreqit!.. jo, jo, jo,
më fal o Zot!.. Nuk desha të shajë gjelin,
se me atë shaj mëngjesin, shaj shpresën
por se si më erdhi kur m`u këput sërish
fill`i i mendimit... - Shikoi edhe njëherë hënën në horizontin e larë dhe sikur u deh, sikur u
gjend sërish me te ...U mat të dalë në
verandë, por ishte shumë vonë, vonë...
- Hëna po largohej për kushedi se
ku, ndërsa atij iu duk se ik prej tij, dhe iu
duk vetja e tepërt... u ndje fajtor përpara
saj... Gjer kur, tha, do udhëhiqem nga
sytë e huaj; nga sytë që shohin të tjerët
dhe kurrë s`kthehen për të parë veten...
Mbase dhe nuk munden!
Nuk kanë faj...
- U bë si u bë, hëna i iku... Ajo futej
mes yjve të rallë, që duket se kishin dalë
ta presin për ta dërguar në vendin e destinuar. Ai e shihte me mall, dhe humbte
mendimeve për të gjetur vargun magjik...
- Trrak - trrak, dëgjoi hapat e shokut
në korridor... E dijti nga trokitja e nallaneve kush ishte. Vetëm njëri mbante mbathje të tilla të drunjta. I kishte prurë nga
fshati dhe tërë ditën e gjatë, kur s’kishte
ligjerata, s’i hiqte për kiamet nga këmb-
ët. Më tepër pengonte natën kur shkonte në tualet; ajo ishte torturë e vërtetë për
kërkuesin e vargut magjik...
- Pa e parë orën sa kishte vajtur, iu
afrua dritares sërish për të parë hënën
në dukej diku apo jo... Si për inat, edhe
nga jashtë i erdhi një zë pengues. Aty
pranë rrugës kryesore të lagjes, në mesin e një ferre të madhe, u ndien kuisje...
E zgjati kokën jashtë dritares për të parë
më mirë, dhe ç`të shihte! - një buce e
shtrirë mes ferrës, rrethuar nga një tufë
qensh, ca të gërvishtur e të përgjakur turinjëve, ca me veshët këputur, ca të përgjakur gjer tek bishti, e kishin rrethuar
bucen dhe sikur prisnin fjalën e saj të fundit, se cilin do ta pranonte më parë për
burrë...
- Sipas rregullit, të gjithë kanë të
drejta të njejta, por renditjen e bënte përherë e zonja e punës. Dhe s`kishte si të
mos respektohet... Ku i vajtën sytë të shkretit... Jo për gjë tjetër, por tash e tutje,
gjersa të mbarojë dasma e qenve, nuk
do të mundet as të dalë në verandë dhe
as të përqendrohet siç duhet brenda dh-omës... Haj medet, medet tha, edhe kjo
më mungonte!...
- Deshti s`deshti, duhej të mirret pak
me qentë sa për të shmangur bezdinë e
zgjatur...
- Duke i parë skenat e përsëritura, i
shkuan mendtë tek njeriu, tek vargu që
kërkonte. Dhe ja pse iu duk më i menç-
ëm njeriu: ai, mendoi, për të bërë qejfet
tamam si kjo punë e qenve, ka ngritur
institucione moderne, apo siç i thonë me
atë gjuhën e thjeshtë “Shtëpi Publike”.
Në ato shtëpi, buca, ose ajo që loz këtë
rrol, nuk cakton rend si kjo e ferrës, atje
ku punon ajo, rend apo rregull caktojnë
paratë. Për shembull: nëse vjen një njeri
me peshë shoqërore, e kalon rendin pa
pyetur për vartësit e tij që mund të kenë
pritur edhe orë të tëra... Jo, jo, u pendua.
Në këtë pikë, qentë janë më të rregullt;
ata respektojnë rendin e jo pozitën...
- Ja, në moment është një kone e
vogël mbi bucen, të tjerët presin, askush
nuk ia prish terezinë... Dreq o punë tha, - nuk dijti në çast të vendosë, se janë qentë apo njerëzit më të mençëm...
- Sipas një përllogaritjeje të atypëratyshme nuk bënte ndonjë dallim.
- Problem i vetëm do të jet - mendoi,
përcaktimi i atësisë. Si do t`ua zgjedhë
buca këlyshëve të vet baballarët.
- Në sojin e qenve akoma s`ka arritur
shkenca gjer në atë shkallë zhvillimi, që
të zbulojë atësinë e të vegjëlve, ndërsa
njerëzit këtë problem e kanë zgjidhur me
kohë; u bëhen analizat të gjithë myshterinjve të një gruaje, dhe zgjidhet edhe babai. Këto metoda shkencore, që janë
njëkohësisht edhe ndër arritjet e shekullit të shkuar, po ndihmojnë e do vazhdojnë të ndihmojnë, në formimin e familjeve
super - supermoderne...
-II-
- Nuk e ndjeu derën kur u hap, as
rrafjen e nallave të drunjta të shokut, që
u fut në dhomë për të shuar etjen me ndonjë gllënjkë ujë... - Qenke ngritur herët sot; - i tha dhe
u drejtua nga frigoriferi duke mos pritur
përgjigje për pyetjen e kotë që bëri...
...Edhe ai, duke parë mosinteresimin e
shokut për të marrë përgjigje, heshti, nuk
foli.
- Shoku me nalla u nis të dalë nga
kuzhina me një gotë me ujë në dorë, por
kur pa se kolegu i tij s`lëviz nga dritarja,
u afrua të shohë ç`po ngjet.
- Të pyeta më duket, pse s`përgjigjesh!...
- Po, tha, jam ngritur herët... Nuk i tregoi që s`kishte fjetur fare...
- Kur iu afrua mirë dritares, dhe i pa
qentë si festonin, iu kthye sërish: a s`të
vjen turp që i sheh këto skena? - i foli si
t`ishte kujdestar i tij, e jo se ishin shokë
dhome e asgjë më tepër...
- Po... nuk e di përse duhet të turpë-
rohem unë për ate që bëjnë qentë rreth
ferrës!..
- Sigurisht që duhet! A nuk sheh sa
njerëz kalojnë rrugës dhe mund të të shohin si bën sehir!.. - Mos u mërzit për njerëzit, - ia ktheu
ata s`kanë kohë për mua, të gjithë sytë
andej nga ferra i mbajnë...
- Ndërkohë, po afrohej një grua me
dy çanta mbushur plot e përplot me gjëra
ushqimore... Ja i tha shokut me nalla, lidhemi me bast po nuk u ndal të çlodhet
edhe kjo zonjë mu aty te ferra...
- Mos bë shakara pa krypë, nuk të
ka hije...
- Prit pra, ki durim vetëm pak sekonda e do të shohësh... U ndalën të dy me
kokat pas perdes dhe prisnin si në filma
zonjën me dy çanta...
- Ajo sikur shpejtonte, sikur deshte
të arrijë diku e që ishte vonuar...
U ipte këmbëve dhe vërente sa prapa -
përpara. Si u sigurua që nuk kishte njeri
në rrugë, lëshoi çantat nga dora si për
t`u çlodhur pak, dhe nguli sytë nga ferra..
Atje ç`të shihje!..
- A e sheh? - a të thashë se... Kur e
ktheu kokën, shoku me nalla kishte ikur
nga kjo botë, dhe nuk dihej në ishte përzier në ahengun e qenve, apo ishte futur nën rrobat e zonjës me çanta, dhe fare
nuk e ndjeu zërin e shokut, edhepse i foli
te veshi...
- Ja kush më foli pak më parë për
turp, tha me vete. Ja edhe një dëshmi
dyfytyrësie që më vret më shumë se çdo
turp i bërë haptazi... Ja!..
- Nuk i foli më, e la të ngopet me sk-
enat erotike të qenve, duke menduar se
si dhe ku mund ta gjejë vargun e tij...
- Ja tha, -dy botë brenda një qënieje;
njëra e vdekur, tjetra e gjallë, ose njëra e
fjetur, tjetra e zgjuar... Të dyja janë të
paqena për njëra - tjetrën, janë iluzion.
Madje janë pengesë e neveritshme për
njëra - tjetrën. Për shembull: kur njërës i
vjen nakati nga veprimet animale të njer-
ëzve, tjetrës i vjen për të qeshur me pik-
ëpamjet e konkurentes së vet...
- Megjithate, një lidhje egziston mes
tyre, dhe ate duhet gjetur...
- Në rrugë u ndie buçima e një makine, dhe zonja me dy çanta, grabiti çantat
të dyjy në njërën dorë dhe u nis... - Edhe shokut me nalla, të ngrirë në
dritare, iu prish ëndrra e paparë më parë.
- Hë, a s`të erdhi turp të mbesësh si
i pashpirt kaq gjatë me kokën jashtë dritares?.. Hë, fol tashti!..
- Ai u skuq në fytyrë dhe bëri të dalë
jashtë dhomës që ia zinte frymën, dhe
me këtë, të çlirohej edhe nga pyetjet e
shokut që e shau pak më parë.
- Ai e kapi për krahu dhe nuk e la të
largohet... Dëgjo i tha: mos u turpëro nga
vetvetja, asgjë të keqe nuk bëre, vetëm
se more një mësim sot...
- Për çfarë mësimi e ke fjalën?.. bëri
sikur s`e kuptoi...
- Besoj se e mësove dyzimin e qënies tënde... Kjo është plotësisht normale,
plotësisht e natyrshme, por për të qenë
të turpshëm a të ndershëm siç më the ti
më parë, duhet vënë nën kontrollë botën
tonë të dytë; botën që rri fshehur brenda
nesh dhe; na duket si e vdekur, dhe kur
mendojmë se e kemi mposhtur, ajo zgjohet; zgjohet dhe na merr përpara, ashtu siç të mori ty sot dhe të lidhi pas hekurave të dritares...
- A e sheh që nuk mjaftuaka vetëm
të flasim e të mendojmë ndryshe nga të
tjerët, dhe me këtë edhe të bindemi se
jemi të ndryshëm... Jo, i dashur shok, fjalët nuk mjaftojnë, duhet punë, duhet luftë
e pakompromis kundër të shëmtuarës që
ka zënë vend e po lëshon rrënjë anembanë botës...
- Po mirë, meqë ra fjala, a nuk paska ndonjë pikë të bardhë në shoqërinë
njerëzore?.. apo çdo gjë është e zezë,
sipas mendjes tënde...
- Po, sigurisht që ka edhe pika të bardha, pavarësisht sa janë ato...
- Tregomë pra vetëm një, një, - foli
me plot kureshtje shoku me nalla...
- Atëherë, po të flas shumë thjeshtë:
e bardha është e kundërta e asaj që kam
zënë në gojë për të zezë, kaq!..
- Si the? - sikur nuk të mora vesh...
- Ai, pak me përtesë, në vend që ta
sqarojë atë që tha, e futi edhe më thellë.. - Dëgjomë me kujdes tha kësaj here:
çdo fenomen, qoft natyror, qoft shoqëror,
është në çift i krijuar: domethënë, ate që
e cilësojmë për të zezë, patjetër në anën
e saj të kundërt e gjejmë dhe pikën e bardhë...
- Pra duhet ta gërryejmë këtë vruk të
ndotur që ka mbuluar shoqërinë, për të
gjetur anën e saj të kundërt, dritën,
diellin...
Ate po e kërkoj unë, shoku yt i pagjumë..
... Kërkoj një varg të shkurtë, magjik, që
ta ngërthejë brenda tërë dilemën e këtyre botëve që përmendëm... Kot po vuan,
- tha shoku me nalla, kot e ke... megjithate, mua më kënaqe me këtë që the...
- E sheh pra se ia vlen të vuash...
Kur ti thua se u kënaqe, atëherë s`ka si
të mos kënaqem edhe unë me vuajtjen
time... Vet ti me kënaqësinë tënde, më
the të vuaj; të vuaj që të gjejë kënaqësinë e humbur. A i kupton tash të kundërtat që burojnë nga e njëjta qënie. Pra,
për të qenë të lumtur, duhet së pari të
vuajmë, dhe përmes vuajtjes të kërkojmë lumturi, tjetër formulë nuk ekziston. E kundërta e vuajtjes është indiferenca karshi
fenomeneve të këqia, dhe kjo indiferencë
mund të na japë ndonjëfarë paqeje të
përkohshme, por vuajtjet që do të vërshojnë më pas do të jenë katastrofike...
- Prandaj gabojmë kur themi se
vuajmë për të tjerët. Ne, në radhë të parë, vuajmë për të qenë vet të lumtur, pa
ua marrë të drejtën edhe të tjerëve për të
shijuar lumturinë e vuajtjeve tona...
- Më duket se po më çmend!..
- Vetëm të duket, përndryshe, pak
më parë the se ndjehesh i kënaqur, dhe
mua më ndihmove shumë, aq sa as ti vet
nuk e kupton në këtë rast...
- Tash shko... shko fli edhe pak se
është e dielle sot, dhe kjo ditë vjen një-
herë në javë... U largua i buzëqeshur
shoku me nalla, ndërsa ai mbeti vetëm
në dhomën e ditës...
- U shtri në një kënd të dremisë pak.
- Kapakët e syve, edhepse të këputur nga lodhja, nuk i mbyllte dot. Mbase edhe këta janë të kundërt tha, dhe i mbylli me zor sytë...
- Vargu i sillej si xhandar nëpër ëndrra dhe ia prishte gjumin, ia prishte
paqen e shtirur...
-III-
- S`kishte fjetur as një orë të plotë
kur dëgjoi një zhurmë alarmi. Ishte një
zhurmë e pazakontë që erdhi jashtë nga
rruga, dhe brofi më këmbë... Te ferra ishin mbledhur thuaja të gjithë fëmijët e lagjes, dhe tashmë, nga dritarja e tij nuk dukeshin qentë në festë, por vetëm grumbulli i fëmijëve dhe një zë çjerrës që vinte
drejt tij.
- Deshte ta hapë dritaren, të pyesë
ç`kishte ndodhur, por ndali si i ngrirë në
vend, kur pa në mesin e turmës shokun
me nallana... Ai mezi ecte...
- Hapi dritaren dhe briti me sa zë pati: ç`ke?; ç`ke?; ç`të ka ndodhur?
- Asgjë, asgjë - tha, jam gërvishtur
pak. - Gjersa doli ky te shkallët, ai po ngjitej përpjetë duke çaluar...
- Fol ore, ç`u bë?..
- Nuk kam asgjë tha...
- Siç e pa edhe vet, qenve të rrugë-
ve ua pamë sherrin...
- Për ç`farë sherri e ke fjalën? - e pyeti si me frikë. Nuk e dinte ç`kishte ndodhur jashtë, dhe mezi priste që shoku ta
marrë veten dhe të tregojë si ishte puna..
- Ndëgjova një klithmë fëmije, tha,
dhe dola me vrap jashtë. Kur e pashë një
fëmijë nën kthetrat e qenit nuk pata kohë
të mendoj më tepër, iu hodha qenit në
shpinë dhe e shpëtova fëmijën. Për fat,
përveç ca grrithjeve të vogla nëpër trup,
tjetër gjë nuk kishte pasur...
- Po ti?
Unë duhet të pastroj këmbët me pak
dezinfektues dhe pikë. Nuk kam asgjë
serioze, serioze është sorollatja e qenve
nëpër qytet pa i penguar askush, thuase
janë qytetarë nderi... - Ashtu është, ke të drejtë. Në shoq-
ërinë tonë.. Bjeri më shkurtë, mos e zgjat
shumë, ndërhyri shoku me nallana.
- Ai, pa u lodhur në ndërhyrjen e shokut, madje bëri sikur s`e vërejti fare, vazhdoi... Në shoqërinë tonë, nuk zgjidhet
problemi kështu siç mendon ti...
- Në këtë shoqëri, ku nuk dihet i pari
e i fundit, ku mund të vrasësh në mes të
ditës e mos të të shohë njeri, ku mund të
vjedhësh e të grabitësh kur të duash e kur të mundesh e mos të të ndjekë njeri,
ku mund të çnderojshë kë të duash e mos të të prekë njeri, problemi i qenve që
thua ti, zor se mund të vij në radhë për
t`u zgjidhur...
- Po ti, vazhdoi më tej, të jesh i lumtur, që me vuajtjen tënde, bëre të lumtur
një tjetër, shpëtove një fëmijë...
- Ore lere fëmijën ti, foli si i krekosur
shoku me nalla, po fol, a ke ndonjë ide
se ç`duhet të bëjmë, së paku me këta
qentë e lagjes...
Problemi nuk zgjidhet në lagjen tonë - Paramendo sa lagje ka i tërë qyteti,
paramendo sa qytete e lagje ka i tërë vendi ynë, llogariti atëherë me numrin e qenve të lagjes sonë të gjithë qentë e lagjeve në shkallë vendi, dhe vetëm atëherë
do të marrësh përgjigje në pyetjen që bë-
re...
- Sipas teje u dashka t`i lëmë të qetë
qentë të na hanë, saherë t`u teket e saherë të munden.. Jo, jo, nuk thashë ashtu,
patjetër që duhet ndërmarrë diçka të përkohshme...
- Të thashë pra, problemi nuk zgjidhet me lagjen tonë. Këtë tufë qensh mund
edhe ta zhdukim, por a ke menduar se
ç`duhet të bëjmë nesër kur të shohim tek
ferra një tufë edhe më të madhe se kjo e
tashmja. Qen ka gjithandej vendit, dhe
atyre nuk u nevojitet pashaportizimi për
të ndërruar vendbanimin, u duhet vetëm
një buce të kenë përpara si orientim dhe
një ferrë si kjo e lagjes sonë, për aheng..
- Qenve nuk u intereson në kanë rë-
në apo jo në këtë ferrë heronj të tjerë, at-yre u mjafton ferra e lirë për të bërë qejf,
ti plas po deshe...
- Po... sa do të presim kështu sipas
teje...
- Jo sipas meje, po sipas rregullit...
- Cilit rregull!..
- A e ke dëgjuar tregimin e Nastradin
Hoxhës; kur i ra zjarri në shtëpi, dhe iu
lut Zotit t`ia shpëtojë bythën e vet...
Po, pohoi bindshëm shoku me nalla...
- E pra, ky është rregulli. Pa i djegur
bytha secilit, nuk të dëgjon askush...
- Prandaj, duhet të mendojmë si t`i
shtojmë qentë, jo t`i zhdukim. Pa ndihm-
ën e çmueshme të dhëmbëve të tyre nuk
fillon dot asnjë ndryshim, asnjë revolucion...
- Tash të mora vesh. Më në fund e
kuptova përse rri pa gjumë me netë të
tëra për të gjetur vargun e ideve të tua;
vargun e poezisë së jetës, dhe me të të
shpjegoj jetën time, tënden, të këtij, të atij, të të gjithëve... - Fliste dhe ecte nëpër dhomë shoku
me nalla, sikur të kishte bërë ndonjë zbulim epokal...
- Ai e shihte nga këndi ku ishte ulur,
dhe i dukej se gjeti germën e parë të vargut magjik. Sot gjeta një germë i tha vetes, tash e tutje do të jet më lehtë...
- Tregomë tash ç`duhet të bëj i tha
shoku me nallana...
- Tash, punën e parë që duhet të bë-
jshë, duhet të bëjshë ate që bëra unë me
ty...
- Prapë s`të kuptoj i tha, bjeri më drejt...
- Ashtu pra... ashtu si të gjeta unë ty
e të bëra shok, tashti ti kërko, kërko vend
më vend të gjesh një shok si vetja, dhe
do ta porositësh që, të njejtën gjë ta bëjë
edhe ai me një tjetër... Po nëse nuk e
gjej shokun që kërkoj? - pyeti edhe një-
herë për t`u siguruar...
- Po nuk e gjete, duhet ta bëjshë një
vet, qoftë edhe nga balta, ndryshe, kërko
llogari nga vetja, futu dhe njëherë nga e
para në kthetrat e qenve. - Eh, mor vëlla... Kur i tha vëlla, shoku hapi sytë dhe deshte t`i hidhet për qafe... Ai bëri sikur s`e vërejti ngazëllimin e
shokut, dhe vazhdoi... njeriu lind i çiltër,
si engjëll, si dritë, tha...
... Dhe, posa hap sytë, sheh qiellin e murrmë, me rrufetë, me vetimat... Dhe... një
ditë nëse lodhet, shembet dhe e shkelin
dhe e përdhosin si të munden. Në këtë
botë s`ka mëshirë, ka veç të fortë dhe të
ligë...
- Po kush është i ligë do thuash ti!..
- I ligë është ai që lodhet, që përulet
dhe që pret mëshirën e djajve...
Domethënë, ia preu fjalën shoku me
nalla, mjafton që të mos lodhemi, a?..
- Kjo nuk mjafton, por është hapi i
parë dhe vendimtar. Gjatë rrugës pastaj,
duhet të mësojmë; të mësojmë gjithçka
dijnë të tjerët. Këto janë hapat e parë që
duhet t`i mësojmë, pa këto hapa mbetemi në rrugë, na mbyt errësira...
- Nuk qenka aq e vështirë, tha përs-
ëri shoku me nallane... - Jo edhe aq, por përpara se të nisemi asaj rruge, duhet të plotësojmë edhe
një parakusht, pa të cilin s`e bëjmë dot
asnjërin hap nga ato që përmenda...
- Po... po të dëgjoj...
- Bindja... bindja duhet të na prijë; bindja në të drejtën tonë, në forcën tonë të
pashtershme...
- Po mirë, ç`lidhje ka ai varg që kërkon ti me këtë që dëgjova...
- Ka lidhje, si s`ka... Jeta është më e
bukur se çdo poezi, dhe çdo varg që i
kushtohet jetës, është lule e saj, aromë e
saj... Unë dua të shkruaj vargun e jetës;
vargun që do të shërbejë si hajmali për
të mos rënë dy herë në të njejtin hendek.
Pra, dua një varg që të qëndrojë mes jet-
ës dhe poezisë, një varg që do t`i hapë
rrugët e mbyllura të mendjes sonë; një
varg i stisur me brumin e mendjeve të
ndritura, që do ta kuptojë edhe i gjalli edhe i vdekuri...
- Po kush do ta dëgjojë zërin e atij
vargu në këto kohë të bëra lëmsh!.. - I pari do të jesh ti, i tha shokut, pastaj ai që vjen pas teje...
- I buzëqeshi shpirtërisht dhe iu hodh në përqafim...
Lejomë i tha të të dua më shumë se shok; të të dua e të të kem vëlla përjetë...
- Ne, edhe ashtu kemi qenë vëllezër,
por tash e tutje jemi dhe shok, jemi bashkëudhëtarë të një bote tjetër, pa re të murrme, të një bote të çiltër si vargu që kë-
rkoj...
-IV-
- Në ekran, pas shumë reklamave të
mërzitshme, u paraqit një fytyrë e njohur
për të dy...
- Në këndin e djathtë të epërm të ekranit shquhej germa R e madhe e dorës,
që nënkuptonte përsëritjen e një emisioni
të shfaqur më parë...
- Nën foton e njeriut që bëhej gati t`u
përgjigjet pyetjeve të gazetares, u paraqitën titujt dhe emri e mbiemri i asaj fytyre
të njohur për ta... - Afruan kokat më pranë ekranit, sikur ndjenë frikë se do t`u ikte fotografia e
njeriut të njohur...
- Për habinë e tyre të dyfishtë; njëherë për fytyrën që shihnin në ekran, dhe
e dyta për titujt e renditur përpara emrit,
njeriu kishte edhe një titull tjetër të fituar
apo të dhuruar nga dikush pas luftës së
përgjakshme që ndodhi në vendin e shqipeve vitet e fundit...
... Të dy lexuan me zë, si të dirigjuar nga
mllefi që sapo s`kishte shpërthyer:
- Ministër i Drejtësisë ... tmerr; thanë
të dy njëherësh, tmerr, përsëritën rishtas
të dy!..
- E, a e sheh këtë surrat... në vend
që të struket në ate birën e miut që ua
servonte demonstruesve paqësorë dikur,
ky del edhe të na mbajë orë edukate sot.
... Eh, ditë, ditë, të tillë nuk të kemi pritur.
- Jo që s`e kemi pritur, ndërhyri për
të qetësuar shokun me nallane, por as
që do ta pranojmë ndonjëherë. Prandaj
na duhet dija, që të dallojmë dritën nga
errësira. Dita që kemi pritur, siç the edhe ti, nuk vjen me këta krushqë të panjohur
që kanë mbushur udhët tona, dhe që sillen si zot shtëpie, edhepse nuk ia dijnë,
as gjuhën as dhembjen kësaj toke...
- Ja, ky surrat që kemi përpara është
një dëshmi e mjaftë për të parë faqen e
vërtetë të kësaj lirie që na trumpetohet
nga tellallet e mjerë, të etur për një cop
pusht - shtet, çfaredoqoftë ai...
- Mos e shkyç, mos, le të dëgjojmë...
- Si or ke nerva për ta dëgjuar këtë
maskara?.. foli tërë mllef shoku me nallane...
- Nuk është ky maskarai fajtor për
këtë shfaqje tragjike që po na shfaq sot,
fajtor dhe kryemaskarenj janë ata që e
kanë prurë në këtë pozitë...
- Pa dale, dale të lutem... dhe nxorri
fletoren e xhepit për të shënuar fjalët e
ministrit të sapoemëruar...
- “Të dashur qytetarë”...
...Më mirë thuaj të dashur qyqarë,
briti edhe më me mllef shoku me nallane... - Po prit o i bekuar, i foli edhe një-
herë shokut që dukej se kishte dalë nga
binarët. Ta dëgjojmë, pastaj kemi kohë
edhe për të sharë po deshe...
- Fjalët e para nuk i morën vesh...
- Ne, tha ministri, si qytetarë të këtij
vendi, kemi qenë të shtypur e të shkelur
me dekada të tëra nga pushtuesit barbarë, që nuk kursyen as fëmijët e djepit, në
tendencat e tyre për ta zhbërë dhe për ta
shkretuar këtë vend... Të gjithëve, qytetarë të nderuar, na binte koka era hallvë,
të gjithë kemi pritur në rend për t`u martirizuar për vendin tonë të shenjtë... E ngriti gotën me ujë për të shtyrë fjalët teposhtë, që, siç duket po ia zinin frymën...
- Ky i pafytyrë, më kujtohet se këto
fjalët e hallvës i ka përdorur kundër rinisë
sonë në ato kohë të trazirave të mëdha.
U bie koka era hallvë thoshte, atyre që
luajnë me shtetin, ndërsa kokës së tij, gjithnjë era parfum i binte; parfum që u hidhte 1) UDB-ja njerëzve të dalluar të saj...
- Po... ky nuk është i vetëm, tha si
me zor shoku me nallane... - Këta kokëparfumet, sado që të derdhin derivate lulesh në kokë, erën e qelbët të tradhëtisë e kanë e nuk ua mbulon
asgjë dhe asnjëherë... Ti mos e merr kë-
të paraqitje të kësaj fytyre si fundin e botës. Vërtet është e dhimbshme kjo që po
shohim, por ka edhe anën tjetër kjo skenë; demaskimin e profiterëve të luftës,
dhe lehtësimin e rrugës sonë kah drita e
vërtetë...
- Ja dëgjoe, a ke fyerje më të madhe
për popullin kur pështyhet përmes ekranit që ne e paguajmë; a ka dëshmi më të
madhe, se koha në të cilën jetojmë, ose
bëjmë sikur jetojmë, është gënjeshtër, ë-
shtë kopile...
- Ai fliste, ndërsa shoku me nallane
kishte marrë njërën nalle në dorë, dhe
dukej se po bëhej gati të godasë dike...
- Pale, pale, paska qenë edhe në luftë maskarai...
- Edhe mund të ketë qenë! Ai nuk thotë se në cilën anë ka qenë, vetëm se ka
qenë diku në luftë... Këtë pjesëmarrje të
tij në luftë, duhet ta sqarojnë ata që thirren si ish udhëheqës të luftës... Në
këtë kohë duhet të jemi të përgatitur për
të dëgjuar edhe tragjikomedi të tilla...
- Edhe njëherë po të them, mos e
merr për Shpirti këtë që po dëgjon, se
mbase e bëjnë me qëllim këta të jashtmit
për të na dëshpëruar, për të na thyer ashtu siç po na fyejnë. Por, Diellin e lirisë
nuk e thyjnë dot, ai do të vijë një Dite,
qoftë edhe mbi kaskat e huaja që po ia
zënë frymën këtij vendi...
- U qetsua paksa shoku me nallane,
dhe si me të qeshur i tha: kërkoje vargun
magjik, mbase e ke afër...
-V-
- Në tavolinën e vogël, rreth së cilës
flinin si të vrarë dy shokët e lodhur, ishte
ulur flokëkuqi i shkurtër dhe po trazonte
sheqerin në gotën e mbushur spicë me
çaj...
- Me tingullin e krijuar nga përplasja
e lugës në gotën e xhamtë, ua prishi gjumin shokëve që kushedi në ç`ëndrra fluturonin në atë çast... - Pa i prishur vetes terezinë, vazhdoi
vazhdoi të trazojë sheqerin, gjersa reagoi shoku me nallane...Po, a me qëllim erdhe të na e prishësh gjumin o i marrë, a?
- Po, tha flokëkuqi me gjakftohtësi...
...Sikur s`më shkonte çaji vetëm ta
pi, dhe hajt thashë t`i zgjojë këta gjumashë që nuk u paska mjaftuar nata për gjumë...
- Ç`natë mor, unë edhe kam fjetur
pak, po ky tjetri ama, gjithë natën këtu e
ka gdhirë...
- Mirë de, edhe këtu bëhet gjumë, k-
ëtu i ka pëlqyer, këtu ka fjetur, punë e tij..
- Jo, jo, nuk thashë që ka fjetur, por
thashë se këtu e ka gdhirë natën...
- Por ti sikur the që ke fjetur, nga e
pe këtë tjetrin, apo t`u shfaq në ëndërr?
- Me shakanë e flokëkuqit qeshën të
tre...
- Unë, tha kërkuesi i vargut magjik,
kam bërë punën time, ndërsa ky tjetri erdhi pak përpara mëngjesit dhe pastaj na
doli mjaft punë për të ndejtur bashkë,
dhe ashtu bëmë... - Ata flisnin me radhë për të shpjeguar në hollësi historikun e qenve, ndërsa
flokëkuqi qeshte dhe e mbante barkun
me dorë se mos i pëlcasë nga të qeshurat e tepërta... Ama film paskeni parë!..
Po mirë, nuk u vajti mendja të më zgjoni
edhe mua pak më herët?
- Dëgjo kuqo, nëqoftëse qentë kthehen nga azili sonte, do dalim të tre në
verandë, dhe me këtë rast i ndihmojmë
edhe kërkuesit që ta gjejë atë të bekuar
vargu!..
- Edhe ti ia nise të bëjshë shaka me
mua o, i moralshëm! o nazeli! o hipokrit,
që më qortove sot në mëngjes e pastaj
vajte e u fute në valle me qentë!..
- Qeshën e qeshën sa u lodhën...
Kur panë se u bë koha e drekës, u ngrit-
ën për të përgatitur ushqimin...
- E dini çka?.. iu drejtua të dyve flok-
ëkuqi; meqenëse juve qenkëni lodhur
duke përcjellë ahengun e qenve, uluni ju
lutem pushoni, se sot do ta përgatis unë
drekën. Dhe keni për të parë se do t`i lë-
pini gishtat me gatesën time. - Propozimin nuk e komentuan. Sikur
kishin pritur prej kohësh që dikush t`i urdhërojë të ulen, dhe ranë si të këputur nj-
ëri pranë tjetrit...
- Keni edhe një kusht për të plotësuar, tha flokëkuqi: gjersa ta shtroj ushqimin, asnjëri mos e kthej kokën këtej për të
parë se ç`po gatuaj...
- U pajtuan pa kushte... madje edhe
gurë po na shtrove në tryezë sot, ne do
të hamë, vetëm na ler pak të pushojmë!..
Kjo qe fjala e fundit e atij dialogu gazmor.
Dhe heshti kërkuesi i vargut, heshti dhe
shoku me nallane...
- Teksa po flinin me kokat varur, njëri
këtej, tjetri andej kuzhinës, flokëkuqi përgatiti ushqimin. Por, tash nuk deshte t`i
zgjojë, iu dhimbsën. Le të flejnë edhe
pak tha me vete, është e dielë, ditë që
mezi e presim...
- Si e shtroi ushqimin, priti edhe një
copë here sa të ftohet, dhe u thirri të zgjohen: gati dreka, urdhëroni myshterinj, urdhëroni!. Të dy të përgjumurit i kapi gazi
dhe deshën s`deshën u zgjuan. Pa vënë re se ç`ka mbi tryezë, dolën jashtë të lajnë sytë. Kur u kthyen e panë specialitetin
e flokëkuqit, dhe ia dhanë gazit sërish...
- Mirë bre burrë, po, për këto patate
na vure në gjumë ti a? - pyeti me të qeshur kërkuesi i vargut magjik...
- Pse, ti ndryshe nga unë do t`i kishe
zier a? - ia ktheu po me të qeshur flokë-
kuqi... Ju e dini se unë s`di të gatuaj,
vetëm desha t`u vë në gjumë, ngaqë u
pashë si ishit katandisur me atë dreq ahengu... Na ler të hamë të lutem, - i tha
shoku me nalla... Mirëpo, sa heshte njëri,
ia priste tjetri, dhe gjersa mbaruan së ngrëni nuk i ndalën të qeshurat...