16
Ditë e ftohtë e dimrit të vitit 2001. Zilja e
shkollës nuk pushonte së rrahuri, por jo edhe
kërshëria e nxënësve për të mësuar. Vështirë e
kishin të koncentroheshin në lexim, ndonëse nuk
ishin të verbër që mos ta shihnin horizontin e
mbushur përplot pikëllim. Askujt nuk i interesonte lënda e biologjisë, mbase prej saj mund të
mësonin se si kuvendojnë rrënja dhe trungu, se si
në mungesë të këtij kuvendimi mund të binin
gjethet pingul, gjethe që do ta begatonin tokën,
por vetëm pasi të kalben. Sikur një mësim i tillë,
tentohej të bëhej përmes përditshmërisë së pësimit. Dëshmi se në atë kohë, rrënja shumë rrallë
ujitej dhe trungu për çdo ditë bërtiste, këtë si
askush tjetër e kumbonte ligështimi dhe shuarja e
gjetheve, mbase ato me të madhe filluan të binin,
pandehnin t’i bëheshin shtrat i ngrohtë dëshmorit
të parë, të nderuarit të përjetshëm Muzafer Xhaferit. Edhe më tej filluan të bien një nga një gjethet,
filloi të dëgjohej piskama e trungut, filluan të
zbulohen hipokrizitë e furnitorëve të ujit, hipokritë që e kishin marrë për sipër që denjësisht t’i
ujisin rrënjët e pemës së quajtur - Shqiptari.
Në Tanushën e pamposhtur kishin filluar
luftimet guerile, mes forcave të armatosura maqedonase dhe kryengritësve të UÇK-së. As acari
dhe ngricat e akullta nuk mund t’ia ndalnin hovin
kryengritësve shqiptar. Madje, ky ftohtë i madh,
që për dikë ishte tejet i rëndë dhe i papërballueshëm edhe përballë shporetit në shtëpi, vetëm sa i
skaliti ata djem trima e bujarë, mbase betejën do
ta zbrisnin poshtë, duke gravituar kështu edhe
vullnetarë të tjerë, ndonëse për ata më vonë pushteti maqedonas do të pandehte se: - i kanë pushtuar dhe okupuar tokat tona. Jo, jo, e vërtetë ishte
e kundërta, - përmes mjetit të komunikimit të
quajtur tytë e pushkës, djalëria e shëndoshë
shqiptare i thanë pushtetit sllavo-ortodoksemaqedonase, se kjo tokë është e jona.
Gjendja nuk kishte të përmirësuar, vetëm
sa vinte e rëndohej, aq më shumë të gjithë u mpinë kur e panë se si u ekzekutuan dy civilë shqiptar (babë e birë) nga policia zyrtare e Tetovës,
mbase kjo njëherazi edhe pasqyronte më së miri
se cila nga palët ndërluftuese nuk i respektonte
rrugët e paqes dhe rregullat e luftës. Nuk kishte
zemër dhe sy shqiptar e njerëzor, që nuk e ndjeu
atë dhembje deri në asht, atë krim, si dhe atë
poshtërim të indit shqiptar. Ata ishin babë e birë,
mbase i pari kishte lindur shumë më herët se i
dyti, por Zoti deshi që së bashku t’i përcjellë për
në botën e vërtet të amshueshme.
Betimi ashtu i habitur dhe i mbërthyer prej
emocioneve e dhimbjes, i fërkoi sytë, ndonëse
nuk i besonte as syve të tij, nëpër kujtesën e tij, që
për fatin e tij të keq, ajo kujtesë kishte pas qenë e
stërmbushur me fotografi të brishta, të torturës
dhe të ankthit, filloi t’i fanitej rasti paraprak, të
humb prore në mendime, mbase s’mund të dallonte në trupin e tij se cila ishte djersë e cila lot.
Kjo ngjarje rrëqethëse e terrorizuese, përfundimisht ishte kapaku i gotës së thyer, thërrmimet e saj që vezullonin poshtërimin shqiptar.
Vërtet ishte venduar në sprovë dinjiteti shqiptar,
mbase ky ishte edhe një pretekst shtesë për
zbritjen e trimave në rajonin ku jetonte Betimi.
Betimi me shokët e tij shkonin në shkollë
vetëm sa për t’ia bërë qejfin prindërve, ndërsa ato
realisht merreshin krejt me diçka tjetër. Ku
s’vonoi shumë, kur trimat e UÇK-së u vendosën
edhe në fshatin e tij.
Në mbrëmjen e fillimit të muajit maj,
Betimi ashtu krenar që do të bëhet ushtar i kësaj
ushtria të lavdishme, pa ia bërë me dije paraprakisht as shokëve të tij, sepse i frikohej përgjegjë-
sisë, mbase përskaj shumë atyre derteve e ndjente
vetën të pafuqishëm që të përballet edhe me
përgjegjësitë e të tjerëve, sepse ende në opinion
nuk kishte një qartësi mbi rrjedhat e mëtejshme,
po ecte me hapa të sigurt e me betim në zemër,
drejtë shtabit improvizues të UÇK-së.
Asnjëherë ai nuk mund ta përshkruante atë
kënaqësi e vullnet, që kurrë në jetën e tij atë ndjenjë nuk e kishte përjetuar, ndjenjë që vetëm një
herë në jetë kishte pasur mundësi ta shijon, mbase
duke qëndruar edhe mbi gjitha shqisat tjera.
- Ndal!- jep urdhër një ushtar, i cili kishte
qenë i maskuar në fytyre, ngase në rajonin ku
jetonte Betimi, ende zyrtarisht nuk kishte filluar
lufta.
- Kush jeni, dhe kë e kërkoni? - pyeti ushtari me një uniformë që vezullonte ngadhënjim dhe
krenari.
Pavarësisht zërit të ngritur, e që nuk reflektonte mikpritje dhe mirësjellje të ngrohtë, ai zë
për Betimin qe zëri më i ëmbël dhe më mbresë-
lënës që kishte dëgjuar ndonjëherë në jetë.
- Unë jam Betim ..., kam ardhur t’i përgjigjem thirrjes për mbrojtje të atdheut dhe të anëtarësohem në UÇK, ndaj dua të më dërgoni te komandanti përgjegjës për mobilizim të ushtarëve.
Pa u vonuar shumë, fillimisht e kontrolluan, pastaj e përcjellën deri te komandanti
përgjegjës për mobilizim të ushtarëve. Kjo ishte
një përvojë e paharruar e Betimit, më në fund
thoshte, - ja u bëra ushtar i ushtrisë shqiptare,
falënderuar qoftë Zoti i cili ma bëri të mundur ta
shijoj këtë begati, - falënderohej dhe lutej në vete
për këtë përjetim të mbushur përplot mbresa,
edhe pse ende sigurt nuk e dinte sa a do ta pranojnë apo do ta refuzojnë, edhe ai vetë nuk ishte i
sigurt, sepse posa i kishte mbushur të
shtatëmbëdhjetat.
- Tungjatjeta o trim, - e përshëndeti
komandanti përgjegjës.
Betimi, pothuajse i tëri ishte shtangur prej
këtij ngazëllimi, mbase harroi edhe t’ia kthejë
përshëndetjen komandantit.
- Unë kam ardhur të anëtarësohem në
ushtrinë tonë, - i emocionuar dhe ngutshëm foli
Betimi.
- Mirë se të pretë populli o trim, por sa vjeç
të kemi? - e pyeti komandanti.
Betimi prej kësaj pyetje, edhe më parë ngushtohej, s’kishte dëshirë që ta pyesin për vjetët, jo
pse kjo ishte një shprehi që i përkiste evropianëve, por ai nuk pajtohej me ligjin universal të
botës, ku thuhej se prej moshës tetëmbëdhjetë
vjeçare njeriu fillon të pjekët, ku prej kësaj moshe
njerëzit ftoheshin për në ushtri, si dhe futeshin në
regjistrin e të drejtës për votë. Ai sikur dëshironte
të thoshte se të gjitha ligjet universale nuk mund
të vlejnë njësoj në botë, ngase përgjegjësitë e këtij
ligji qëndronin tejet indiferent kur bëhej fjalë për
shkeljen e të drejtave të të miturve, ndonëse
dëshironte që ligjet universale për të drejt njerë-
zore t’i pyeste, - vallë ju duket ligjore juve fëmija
katërmbëdhjetë vjeçar të rrihet e torturohet, ju
duket ligjore që të vriten babë e birë përpara syve
të botës, ju duket ligjore që në shkollën e mesme
teknike moshatarët e Betimit të palës tjetër të
mësojnë në makina të sofistikuara, ndërsa Betimi
me shokët e tij ta mbajë mësimin praktik vetëm
me një gdhendëse për metale - limë, mbase limë
që i shoqëronte me vite, e një varg të pafund
pyetjesh, të cilat e shtynin të dyshoj dukshëm në
drejtësinë e këtyre ligjeve universale.
- Unë i kam shtatëmbëdhjetë vjet e gjysmë
(në fakt posa i kishte mbushur të shtatëmbë-
dhjetat), por s’ka kjo rëndësi, sepse në vendin ku
ne jetojmë këto vite që i kam, patjetër duhet të
shumëzohen me dy, - u përgjigj Betimi, i cili mundohej të gjej lloj-lloj shprehje bindëse, me të vetmin qëllim që të mos kthehet mbrapa, dëshironte
që me çdo kusht të bëhej pjesë e këtij vargani të
burrërisë shqiptare.
- Pavarësisht se nuk mund t’i plotësoni
kushtet për ushtri, unë ju përgëzoj për këtë entuziazëm të pashoq, për këtë merak që të jeni edhe
ju pjesë e këtij mozaiku të ndritshëm, por pjesë-
marrje në luftë për ju do të thotë, edhe të kujdeseni për familjen dhe të mësoni denjësisht në
shkollë, - përmes kësaj përgjigje ledhatuese dhe
inkurajuese, komandanti e refuzoi kërkesën e tij.
Betimi fare mirë e kuptoi këtë përgjigje,
ndaj edhe përkundër insistimit me ngulm të tij, u
detyrua të kthehej prej nga kishte ardhur dhe
ashtu siç kishte ardhur, por kësaj radhe u kthye
tejet i dëshpëruar, hapat e tij për në shtëpi
shoqëroheshin me kërcëllim të dhëmbëve, e me
ofshama të pakuptueshme. Nuk mund ta kuptonte dot faktin që ai, edhe përkundër vullnetit dhe
vrullit të madh që të kontribuon diçka për këtë
komb, prapë çdo tentativë e tij, pamëshirshëm
binte në ujë, dukej sikur edhe krakëllimat e korbit
të zi po ndjellin kob në atë, por jo, jo, - ai aspak
nuk i besonte besëtytnive, madje qysh në fëmijëri
ishte kundërshtar më i madh i tyre. S’kishte ç’të
bëj i gjori, ishte në një dyzim të vërtet, edhe
syprinën e tokës dukej se kishte filluar ta urrejë,
mbase toka e tillë ishte vetëm përpara këmbëve të
tij, ndërsa tutje assesi nuk ishte e tillë, simbol që
tregonte se edhe veprimet dhe fati i mëtutjeshëm
i tij, vetëm përpara këmbëve ishte i mbërthyer me
pesimizëm, ndërsa tutje, - që mjerisht Betimi nuk
mund ta kuptonte, e priste krejtësisht një fat
tjetër, fat i shumëpritur prej tij, mbase edhe i
vështirë, i përcjellë me vuajtje të shumta, por kjo
s’kishte rëndësi shumë për atë, - me rëndësi ishte
që ai t’i bashkëngjitej atij varganit të begatshëm
që aq shumë e admironte, sa që çdo tentim për
krahasim me atë admirim do të ishte i kotë,
mbase peshoja përherë do të qëndronte në krah të
asaj dashurie, dashuri që sfidonte gjithçka, madje
edhe dashurinë që natyrshëm i përkiste njeriut,
gjegjësisht gjinisë shoqëruese të njerëzimit.
* * *
Në mëngjesin e ditës së tretë të muajit maj,
dielli sikur lindi i pikëlluar, mbase i shoqëruar
edhe me lot. Ndonëse për mos t’i mallëngjyer
edhe krijesat në tokë, vetëtimthi pamjen e diellit e
mbuluan disa re, për të treguar se sot, po fillon të
mbushet një shirit i filmit me ngjarje të reja,
megjithatë të njohura, por ndryshe prej filmit të
djeshëm, film i cili qe mbështetur vetëm me
përjetim dhe durim të torturave dhe sarkazmave
nga më çnjerëzore. Edhe itinerari i nxënësve
tashmë kishte ndryshuar, ashtu të pikëlluar ata u
kthyen për në shtëpi, të shkretit që nuk e dinin se
ç’po ngjet për qark të tanishmes dhe të ardhmes
së tyre, por ata ishin të sigurt se patjetër duhej të
ktheheshin mbrapa, ku në vend të haresë dhe
mësimit në shkollë, tanimë pa dijeninë dhe dëshirën e tyre, do të duhej të mësoheshin me kërcëllimin e topave e të mitralozave, të cilët pamëshirshëm do ta pllakosnin përditshmërinë në ditë të
zeza.
- Sot, qenka shpallur luftë, - fjali që e
pushtoi çdo skaj të rrugës. Ky lajm gjithandej me
shpejtësinë e dritës u përhapë, i cili u pranua me
emocione dhe lot në sy. Çdo familje kishte rënë
në hidhërim, por sikur shihej një hidhërim i
arsyeshëm, ngase edhe ata ishin lodhur prej
katrahurës dhe hidhërimit në paqe, mbase nuk e
dëshironin luftën, por ishin edhe kundër asaj
paqeje të brishtë. Frontet e luftës u ndritën me
nxitim, ngase nga çasti në çast pritej që topat të
gjëmojnë, e toka të dridhej prej rënkimit.
Pas atij zhgënjimi, që rrodhi me mospranimin e Betimit në UÇK, mbase për shkak të
moshës së re, si duket më në fund e kuptoi se për
të qenë luftëtar, nuk qenka kusht që edhe të jesh i
regjistruar si ushtar, ndonëse mirë kishte qenë të
ishe në regjistrin e atyre trimave, por ja që të tjerët
nuk mund ta kuptonin dot vullnetin dhe vrullin e
Betimit.
Me të marrë vesh se në fshatin Vaksincë
është sulmuar autoblinda e forcave të sigurisë
maqedonase, pa u menduar shumë niset prapë
drejtë shtabit të UÇK-së.
Mirë e kishte menduar Betimi, sepse në
këtë ditë askush nuk pyetej se a jeni të regjistruar
si ushtar, por kush ka mundësi ta ndihmojë këtë
luftë, le të urdhërojë, të gjithë dyert ishin të
hapura.
Sakaq, pas mesditës, aty kah ora 14:40,
befasisht manifestohen disa helikopter, helikopter
të cilët ishin blerë me të hollat e të parëve tanë, të
forcave maqedonase mbi fshatin Vaksincë, ku
përnjëherë fillojnë të sulmojnë, duke lënë kështu
një të vdekur dhe një të plagosur. Ç’të shohësh,
përpos tmerrit që mbretëronte në atë shtab, ngase
shumica prej të pranishmëve ishin pa përvojë
ushtarake dhe luftarake, mbase edhe ata që kishin
ardhur për t’i kërkuar djemtë e nipat e tyre,
kishin krijuar një panik e rrëmujë të vërtet, porse
që nuk e kishin kuptuar se liria nuk mund të
arrihet ndryshe, pos me shkëmbim të gjakut dhe
djersës.
Menjëherë pas sulmit me helikopter, filluan
të shtënat drejtë fshatrave të rajonit ku jetonte
Betimi. Shumica që qëndronin në shtab, ishin
tërësisht të hutuar, s’kishte ndonjë organizim të
mirëfilltë, ndonëse ishte sulm i papritur, që u
kryente prej forcave të rregullta shtetërore. Në
brendinë e kësaj rrëmuje, si duket Betimi e sfidoi
moshën e tij, edhe atë pikërisht në momentin kur
komandanti i urdhëroi disa të rritur që ca predha
dhe ca pako fishekë t’ia dërgojnë ushtarëve nëpër
istikame. Në fakt, ata shiheshin si të pjekur, që
ishin urdhëruar prej komandantit që t’i dërgojnë
në vend ato predha dhe pako municionesh, por
dukshëm i ngjanin fëmijëve të rritur. Ata refuzuan që ato predha t’i dërgojnë nëpër istikame,
kinse me arsyen e mosnjohjes së terrenit sa duhet,
por arsyeja e vërtet kishte qenë se ata ende nuk
kishin arritur të dalin prej kthetrave të frikës,
mendonin se vetëm ata kishin fëmijë e gra. Kur
vërejti Betimi se nuk e kanë ndërmend t’i dërgojnë mjetet në vendin ku urdhëroheshin, atëherë pa
bërë asnjë fjalë, ai i mori dhe u nisë për te vendi
ku ishin pozicionuar ushtarët e UÇK-së. Prej atij
rasti, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë e
pranoi në sfondin që ai shumë e admironte.
Familja e tij, atë ditë ishte brengosur shumë
për Betimin, mbase edhe vetë ato ishin pjesë e atij
rrebeshi të granatave. Porse, dertin e kishin tek ai,
aq më shumë kishin filluar të merakoseshin dhe
në të njëjtën kohë të ndjeheshin krenar, kur një i
afërmi i tyre i kishte thënë se Betimi është në front
të luftës. Të gjithë ishin mërzitur e mallëngjyer,
sepse përskaj gjithë atij rrebeshi vështirë ishte që
dikush të mund të mbetej gjallë, - kështu ata mendonin, kur kihej parasysh fakti se një gjë të tillë,
asnjëherë nuk e kishin përjetuar, madje s’mund të
besonin se si mund të jetë e munduar që përskaj
gjithë atyre të shtënave të mbetej dikush gjallë!!!
Për Betimin më së shumti ishte mërzitur djali i
xhaxhait të tij, - Buja, i cili tërë ditën kishte qarë,
thuajse ende si fëmijë trumbetonte që përmes
lotëve pamëshirshëm do ta hedhë jashtë mllefin
dhe mërzinë. Ato pranvera të pakta që i kishin
kaluar së bashku, kishin ndikuar aq shumë, sa
njëri për tjetrin ishin bërë sikur ashti për mishin,
mbase në përsiatje të kësaj, Buja kujtonte fjalët
dhe porositë e Betimit, i cili në kohën kur Buja
ishte bërë edhe me një vëlla të vogël, Betimi kishte shprehur dëshirë që emrin e tij t’ia trashëgoi
vëllait të vogël të Bujës, ngase sikur e shihte se po
vinte në një kohë kur, emri Betim vlente më
shumë se çdo gjë.
Familja e Betimit, për hir të një familje të
kushërive të tyre, nuk artikulonin edhe aq rënkim
mallëngjyes, sepse ata e kishin një djalë të vetëm i
cili dergjej në Vaksincë prej granatave dhe plumbave, mbase kështu edhe ata u mishëronin me
këta, duke ndjerë gjithsecili për gjithkënd dhimbje, madje duke mos ndjerë askush epërsi kundrejt
tjerëve. Betimi u bë ushtar i vërtet, ndonëse nuk
kishte dhënë betim diku për ta plotësuar kështu
një rregull ushtarak, por ai para se gjithash i ishte
betuar në heshtje vetës, dhe Perëndisë për një
kauzë të atillë.
Ditët kalonin sikur me vrap, madje vrap i
llojit kur dikush dikën e ndjekë. Shumë rrallë
shihej dhe takohej me shokët e tij, porse edhe ata
po e jepnin kontributin e tyre në shumë mënyra.
Forcat e sigurisë maqedonase e sulmonin për çdo
ditë fshatin e tij dhe fshatrat për rreth, ndonjë ditë
më shumë e ndonjë ditë më pakë, por asnjë ditë aspak.
Dita e enjte, sikur prej mëngjesit filloi të
shihej si ditë e zezë për të gjithë, ditë që edhe
shpendët po e urrenin, ngase në kundërshtim me
vullnetin e tyre natyral do të jenë të detyruar t’i
lëshojnë foletë, që me vite të tëra ishin munduar
t’i rregullonin. Herët në mëngjes, forcat e sigurisë
maqedonase, kishin ndërmarrë një sulm të llahtarshëm kundrejt ushtarëve të UÇK-së dhe civilë-
ve të pafajshëm. Vija e depërtimit ishte menduar
mirë, ku të mos mendohej, kur më tepër se gjysmën e mjeteve dhe ushtarëve e përbënin serbet,
bisha këto që kishin përvoja të mëdha gjakatare
në Kosovë dhe Bosnje, ku kishin planifikuar që
ndërmjet fshatit Llojan dhe Vaksincë, të mund më
lehtë të depërtonin fillimisht në Vaksincë, ngase
ato dita ushtarët e UÇK-së, e kishin liruar një
ushtar të forcave maqedonase, që e kishin zënë
peng në fillim të atij shpërthimit vullkanik.
Betimi, posa ishte kthyer prej rojës së natës
për të pushuar pak, kështu sa për t’i kumtuar
eshtrave pak respekt, ndonëse as rënkimi i tyre
prej brenda nuk ia tërhiqnin më vërejtjen. Edhe
pse, çdo gjymtyrë e organ prej brenda protestonte, Betimi nuk kishte mundur ta vërente se agimi i
sotëm si dukej do ta kishte një muzg të mërrolur e
të pikëlluar. Posa bëhet gati për gjumë, befas i
dëgjon disa krisma dhe gjëmime të tmerrshme.
Menjëherë merr pushkën dhe municionin që e
posedonte, vetëtimthi i bashkëngjitet shokëve të
tij, si dhe pa humbur kohë marshoi drejtë istikameve, për t’u reshtur kështu sa më fortë kundër
armikut.
Ishte ditë e rëndë, që toka buçiste prej
dhimbjeve, ndonëse e ndjente se komandant Tigri
(Fadil Nimani) të nesërmen do të bëhej banor i
saj. Betimi ashtu i lodhur e i rraskapitur, tërë
ditën qëndroi me ushtarët tjerë në pozicion, në
çdo çast dhe skaj duke e parë vdekjen me sy.
- Ja ky qenka fundi im, sa lehtë qenka të
vdesësh, ehee shumë të rëndë na paskan treguar
vdekjen, kjo qenka e lehtë, mbase edhe ëmbël, ... -
fliste sikur nëpër mjegulla Betimi, monolog ky që
u krijonte me rastin e fluturimit të plumbave mbi
kokën e tij, si dhe futja e atyre plumbave që kalonin përskaj syve të tij në dhe, s’kishte mundësi që
mos ta frymëzoj drejtë mendimeve që në spontanitet ligjëronin për vdekjen si fenomen i pashmangshëm natyror. Kësi lloj mendimesh në ato
momente të rënda bluante koka e Betimit, ndonë-
se nuk mendonte me vetëdije të plotë, porse i
vinin prej brenda.
Vrulli që për këtë komb ta jepte më të
shtrenjtën, që për vite të tëra e kishte rrjepur këtë
dëshirë, si duket atë ditë fliste prej brenda vetë,
duke ia dhënë mendjes funksionin e zëdhënëses.
Shpeshherë, bunkerin ku vëzhgonte Betimi dhe
ushtarët tjerë, makineria maqedonase e godiste
rëndë, gjersa një moment rëra i mbuloi, ku ia bëri
me dije se ky pozicion tashmë është i zbuluar prej
armikut, ndaj urgjentisht duhej ndërruar.
Gjëmonte edhe mitralozi, gulinovi, mina-hedhësi
e snajperi i kryengritësve shqiptar. Përkundër që
armiku ishte në epërsi në armatim, lufta dhe
rezistenca për pragun e shtëpisë do të vazhdonte,
por për aq kohë sa të marrët dhe horrat e kombit
e kishin marrë fjalën.
Përleshjet vazhduan deri në muzg, ku
mjerisht armiku tanimë ishte futur në territoret
shqiptare. Dita ishte bërë natë prej fjollave të
dendura të tymit, ndërsa nata ishte ditë prej
zjarrit. Deri në ato momente morali i kryengritësve shqiptar qëndronte i patrembur përballë gjithë
këtyre vështirësive, mbase nëse humbet beteja
nuk do të thotë se është humbur edhe lufta, -
shpesh këtë sintagmë e përsërisnin trimat e lirisë.
Pasi muzgu i mbulon fshatrat me pikëllimin e thellë, që edhe ai nuk e dëshironte një gjë të
tillë, disa njerëz që rronin rastësisht në këtë rreth,
që prej kohësh e kishin luajtur rolin e rojtarëve që
së bashku me hajdutët vidhnin, filluan të përhapnin panik dhe të futnin frikë ndër fshatarët. Fshatarët, ashtu të hutuar dhe të gatshëm t’i jepnin
fund kësaj skëterre, pa u hamendur shumë ia
mësyn ikjes, lamtumirës së atdheut e vatrës stërgjyshore, pandehen që t’i japin fund durimit, por
nuk e hetuan dot se e hapën dritaren e dëshpërimit, të dergjjes dhe të pikëllimit.
Çdo lagje u përshkua me civilë dhe ushtarë,
- tashmë dezertor, por jo prej frikës, por nga
keqkuptimi dhe mos informimi i duhur prej
ushtarakëve përgjegjës. Tmerri u bë edhe me i
dhembshëm, atëherë kur gra, pleq, fëmijë e të
rritur sikur prisnin që me padurim t’i japin fund
këtyre vuajtjeve, duke e braktisur pragun e shtë-
pisë. Ishin lodhur, mbase jo aq shumë, por e
panjohura për të nesërmen e kishte bërë të vetën.
Për të nesërmen lajmërohej se radhën e pushtimit
e kishte fshati Llojan, kështu që disa fshatar ishin
informuar se banorët e fshatit të tyre fqinjë i
kishin nxjerrë të gjithë prej shtëpive me dhunë,
duke i dëbuar kështu për në stacionin e Kumanovës, ku vargani i civilëve për në stacionin e
vdekjes ishte shoqëruar me rrahje dhe maltretime
nga më të rëndat, sa s’beson njeriu, ku pas përfundimit të kësaj beteje, si rrjedhojë e atyre rrahjeve gjatë rrugës dhe në stacion, pas disa muajve do
të ndërronte jetë hoxha i fshatit Vaksincë, i cili
pak para se të shpallej rajoni i Likovës zonë e lirë,
në ligjëratat që i bënte ditën e premte në xhami,
kishte dhënë kushtrimin për mbrojtje të atdheut,
mbase e kishin farz një gjë të tillë të gjithë.
Askush nuk mund ta parashikonte se kjo ligjëratë
e thesarit tonë kombëtar dhe fetar, do të bëhej
mjet që hoxha i nderuar të mund të ndjehej i
privilegjuar dhe kokë ngritur përpara Krijuesit në
Ditën e Gjykimit.
Betimi i dërmuar dhe i pa ngrënë ishte
kthyer prej istikameve, për të parë më afër se ç’po
ngjan me familjen dhe bashkëfshatarët e tij. E
kishin kapluar rrëqethjet e thella, kur përgjatë
rrugës shihte gra, burra, fëmijë e pleq seç i lëshonin pragjet e shtëpisë. Këto psherëtima dhe klithje
të qarash, Betimin e kishin lënduar thellë, aq
thellë sa që me dekada nuk do të mund ta
harronte atë katrahurë.
Kur u afrua në lagje tij, s’dëshironte t’i
besojë veshëve dhe syve të tij, ku befas në atë
vend filloi t’i shfaqej koha e fëmijërisë, lojërat që i
bënte me shokë, sikur për një moment fare të
shkurtër dëshironte të buzëqeshë, por më kotë
ishte fanitur në atë botë përrallore, sepse sikur
buzët prej pamjes tmerruese kishin filluar ta marrin formën e petullave, por s’vonoi dhe menjë-
herë erdhi në veti, filloi luftën me emocionet që
me çdo kusht tentonin ta tradhtonin me shfaqje të
një uji të kripur e të çmueshëm. Atë lagje të
ëndrrave fëmijërore të Betimit e kishte mbuluar
vaji, piskamat ishin nga më të ndryshmet, dikush
i vajtonte prindërit e tyre të shtyrë në moshë që
do të mbesnin në shtëpi dhe dikush djalin e tyre
të vetëm që fati dhe gjurma i tij ende nuk dihej.
Kur e pa familja e tij Betimin, disi filloi të lirohen,
menduan se edhe ai do t’i bashkëngjitej këtij
eksodi të dhembshëm. Familja e tij ashtu mendonte, sepse edhe disa komandant të tij, që mjerisht edhe përkundër insistimit të tyre disa javorë,
që ta largonin frikën dhe ta duan atdheun më
ëmbël, prapë nuk kishin arritur dot që ta hedhin
ndonjë hap drejtë daljes prej atyre kthetrave të
frikës.
Betimi deri në fund u mundua të mos
përlotej, të paktën të mos i bashkëngjitej atyre
lumenjve që po e braktisnin shtratin, ngaqë pushka që e mbante në krahë dhe emblema e UÇK-së
një gjë të tillë nuk ia lejonin dot. Nëna dhe babai i
tij, si dhe e tërë lagja e tij me përgjërim e lutën që
edhe ai t’i bashkëngjitej atij karvani, mbase nëna e
tij duke e kërcënuar se poqë se ai nuk do të vjen
me ata, atëherë edhe ajo do të qëndronte përkrahë
Betimit, ata u munduan që t’i tregojnë se këtij
karvani nuk iu kishin bashkangjitur vetëm civilët,
por edhe disa ushtarë e komandantë, ndaj e lusnin që edhe ai ta lëshojë pragun e shtëpisë, sepse
fare mirë e dinin se të nesërmen çka do të ngjante
me ata që do të rrinin në atë fshat. Por, Betimi i
vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e
braktisjes së atdheut në rastin kur atdheu si asnjë-
herë më parë kishte nevojë për atë, me bindje dhe
i vendosur e kundërshtoi çdo përgjërim dhe
përpjekje që edhe ai t’i bashkëngjitej atyre.
Koha nuk priste, kështu që sa më parë
duhej braktisur vendlindjen, “kryeneçësia” e Betimit s’kishte të ndryshuar, ndaj nëna e tij që për dy
vjet e kishte ushqyer me gji, që gjithçka kishte
flijuar për atë, më në fund ashtu e pushtuar e tëra
prej lotëve dhe dhimbjeve, por me një vendosmëri burrërore i tha: - të qoftë hallall tamli, t’u
bëftë mburojë prej njollave dhe zhgënjimit. E
përqafoi ngrohtësisht, ashtu siç e përqafon nëna
djalin e saj, thuajse po ndaheshin përjetësisht.
Edhe Betimi e përqafoi ngrohtë, ia nuhati edhe
njëherë erën e këndshme të saj, ndonëse edhe ai
ishte informuar se shumica e ushtarëve dhe
komandantëve e kishin braktisur frontin, për t’iu
bashkangjitur kështu këtij eksodi të tmerrshëm.
E përqafojë ngrohtësisht edhe e prindin,
anëtarët e ngushtë të familjes së tij, mbase edhe
nuk kishin kohë të mjaftueshme sa për t’u
përshëndetur me secilin.
Të nesërmen pritej që armiku me epërsinë e
forcës së tyre ushtarake ta pushtojë edhe fshatin e
tij, duke asgjësuar gjithçka që do t’i dilte përpara.
Përskaj kësaj ndarjeje tejet të dhembshme, Betimi
nuk derdhi fare lot, edhe pse zemra i gufonte prej
dhimbjes së asaj ndarje, ndarje që kanalizohej
nëpër dy drejtime të kundërta, - drejtë shpëtimit
me vdekje të ndershme dhe drejtë vdekjes me
shpëtim të përkohshëm. Gjatë nisjes për te vendi
prej nga kishte ardhur, Betimi e dëgjoi nënën e tij,
duke i thënë gjyshit, - nëse ma vrasin të nesërmen
apo ndonjë ditë tjetër djalin, ju lutem ta varrosni
në oborrin e shtëpisë! Betimi pas i dëgjoi këto fjalë, nuk mundi më të përmbahej prej ngashërimit
të lotëve, por nuk gjeti dot forcë që edhe njëherë
ta kthejë kokën mbrapa që ta shikojë familjen.
Dikur në mesnatë, Betimi kthehej prapë te
shtëpia e tij. Sheh se lagjet e fshatit ishin boshatisur prej njerëzve, që në vend të njerëzve kishin
filluar ta vërshojnë kafshët dhe shpendët e gjitha
llojeve. Fshehurazi futej në dhomën ku gjyshja
dhe gjyshi i tij po flinin, i ngjanin shumë fëmijëve,
sikur nuk dinin asgjë, mbase prisnin që nga çasti
në çast t’i japin fund kësaj jete, por gjithherë duke
marrë parasysh kënaqësinë e Krijuesit. Lehtas i
ledhatoi dhe i puthi, duke pasur kujdes që mos
t’ia prishë gjumin, menjëherë doli prej shtëpisë së
tij, ku pas pak takohet me xhaxhain e Nolit,
ndonëse takimi me atë ishte një rilindje e vërtet.
Nuk vonoi shumë dhe mëngjesi trokiti në
sytë e Betimit, që as një orë të plotë gjumë nuk e
kishte bërë, sikur i thuhej, - zgjohu se sot mund të
ballafaqoheni me lloj-lloj të papriture. Pak para se
të ngrihej prej divanit, u mundua që ëndërrtat e
shumta që ia kishin pushtuar trurin në atë
interval të shkurtër kohorë, të gjithë t’i përsëriste,
mbase me ato ëndrra dëshironte ta mposhtë, të
paktën për një çast të djeshmen dhe të sotmen e
paralajmëruar si skëterrë të vuajtjeve të tyre. E
kishte parë në ëndërr familjen e tij, jo në kohën e
atëditshme, por në kohërat e fëmijërisë, atëherë
kur nëna e tij për çdo ditë zgjohej herët në mëngjes, për t’ia bërë kështu gati kafjallin, pastaj duke
e përcjellë me uratën e saj të ëmbël, që përkonte
me suksesin në mësime. Edhe shokët e tij ia
kishin ndrydhur trurin i cili prodhonte aq ëndrra
të shumta, sa që çdo teknologji e sofistikuar do të
dorëzohej përballë atij avancimi njerëzor. S’dinte
gjë për fatin shokëve, mbase në atë natë shumë të
shkurtër e përplot ëndrra, iu kishin paraqitur si
refren i këndshëm edhe fjalët e dikurshme të
arsimtarëve, që e kishin sugjeruar që të merren
më shumë me libra, sesa me patriotizëm, mbase
ata aludonin se arsenali dhe arma më e fortë e
moshës së tyre ishte lapsi dhe libri..., dukej se
humbi në vegimin e përsëritjes së atyre ëndrrave
në heshtje, sikur filloi me të madhe të ndjejë
nostalgji dhe mërzi për ato kohëra të arta. Sakaq, i
shkrepi mendja në retrospektivë, ku në ato
kohëra, që në atë mëngjes i quante si kohëra të
arta, me ngulm i kërkonte ato kohëra, ngaqë
dikur për atë mëngjes, thoshte se do të jetë ditë e
artë, mbase do t’i mundësohej urrejtja e armikut
në mënyrë praktike.
Dremitja sikur po i thotë lamtumirë për atë
ditë, ku papritmas prej në dritare sheh se dielli
me rrezet e tij, edhe njëherë e kishte alarmuar për
ngritje, sepse nuk ishte kohë e përshtatshme për
asi lloj romancash dhe nostalgjish, por mjerisht
nuk varej prej tij ai kolorit fotografish, ndaj me
shpejtësi zgjohet, sepse edhe më parë ishte i
shquar për “gjumë të lehtë”. Nuk humbi dot
kohë, - i thirri edhe ata që ishin me atë, duke u
bërë kështu gati për një betejë jo të lehtë, madje të
paparashikueshme në rrjedhat e mëtejme.
Në atë mëngjes, afro pesëmbëdhjetë ushtarë kishin mbetur, mbase qysh në mëngjes u pa se
çështja organizative dhe mbrojtëse nuk do të
rridhte në lumin e qetë. Paniku dhe mashtrimi e
kishin bërë të vetën! Jo pse ushtarët që deri dje
kishin qenë në frontin e krenarisë kishin ikur për
arsye të frikës, por ata këtë e kishin bërë, sepse
nuk kishin mundur ta ngadhënjejnë propagandën
e disa të marruarve të këtij kombi.
Ai që i dha më së shumti të gjithëve vullnet
dhe forcë, ishte komandant Ibra, - njeri i cili
kishte luftuar në Kosovë e Preshevë, mbase barte
një përvojë profesionale edhe më herët. Pa bërë
shumë fjalë dhe zhurmë, pak ato ushtarë që ishin,
u shpërndanë nëpër pikat kryesore, duke marrë
kështu pozicione mbrojtëse. Edhe pse në numër
pak, morali i ushtarëve sa vinte e rritej.
Përkundër sulmeve të armikut në distancë, ushtarët me krenari të paparë, e ruanin gjakftohtësinë
dhe pozicionet e tyre. Askujt s’i shkonte ndërmend që t’i braktisnin ato pozicione.
S’vonoi shumë, kur prej qiellit sikur ra një
yll, që filloi pamëshirshëm ta godasë krenarinë
dhe gjakftohtësinë e atyre ushtarëve. Kohezion i
atij morali të çeliktë zgjati deri atëherë kur prej
qendrës u informuan se kishte rënë dëshmor
komandant Tigri në fshatin Vaksincë, dhe se ishin
plagosur disa ushtarë e civilë në atë fshat, mbase
e kishin marrë edhe nën kontroll tërësisht atë
truall të shqiptarisë forcat e sigurisë maqedonase.
Ky okupim lexohej se tanimë edhe fshati
Llojan gjendej në hallkën e çeliktë, ku të në qarkoren e pambrojtur, i priste ujku si qengja të pjekur.
Këto informata fillimisht i erdhën komandant
Ibrës. Ndërsa ai, ashtu i brengosur pa humbur kohë, urdhëroi që të gjithë ushtarët prapë të rreshtohen pranë shtabit të UÇK-së, për t’u konsultuar
me të gjithë ata për vendimet e mëtutjeshme.
Ç’të shohësh, sikur emocioni dhe pikëllimi
prapë u vunë në qendër të vëmendjes, komandant Ibra ishte në një dyzim të rëndë, njëherë
mendojë që këta pak ushtarë të cilët kishin mbetur, për ta jetësuar kështu edhe ëndrrën e tyre të
vetme, ta marrin rrugën për në Sllupçan, - një
fshat i pamposhtur, që luftoi me pesë shtete, duke
mos e lejuar që këmba e sllavit të shkarravitë në
tokat e bekuara të atij fshati. Komandanti, -
kështu tani prej këtij prizmit po e quajmë, ngaqë
ai nuk ishte as komandant, - jo që nuk kishte
cilësi për një gjë të tillë, por për shkaqe tjera deri
në ato momente nuk ishte zyrtarisht komandant,
sa për të marrë urdhra që i përkisnin përgjegjë-
sive të larta, - pra propozoi që të tërhiqen prej aty,
për ta marrë rrugën drejt fshatit legjendar. Por,
ende pa e mbaruar mirë fjalimin dhe propozimin,
prej qendrës e lajmëruan se për disa ditësh duhet
urgjentisht të tërhiqen për në shtetin tjetër, pra
për në Luginë të Preshevës apo në Kosovë.
Ky urdhër qe tejet dëshpërues për të gjithë,
mbase nuk kishin ku të shkonin, tanimë nuk flitej
për ndonjë propagandë, por për një realitet i cili
domosdo duhej respektuar. Ashtu të zhgënjyer
skajshmërisht, merren vesh që për pak ditë të
dalin andej kufirit, për të hyrë kështu prapë në
luftë, por nga Kosova, sepse qarkoren e fshatit
Llojan dhe Vaksincën me gjithë brendësinë e saj,
ato ditë i kishte përshkuar gardhi i ngjeshur
ushtarak dhe policor maqedonas.
Të gjithë u tubuan rreth orës tetë në qendër
të fshatit, për t’ia dhënë edhe ata për disa ditësh
lamtumirën pragut të tyre të shtrenjtë, edhe pse ai
kalorës shihej si shpresa e vetme e mbrojtjes së
atij vatani, por përskaj asaj mërzie, secili u betua
se shumë shpejtë do ta vizitojnë fshatin përsëri,
mbase herën tjetër do ta vizitojnë prej hyrjeve
tjera.
Familja dhe shokët e Betimit po e prisnin
me qejf atë, duke menduar që tutje edhe ai do ta
kuptojë realitetin, duke bërë kështu sehir përballë
vatanit i cili digjej, mbase për dikë ky kishte qenë
realiteti, reflektim ky që dukshëm e kishte kolonizuar popullin që nuk gjendej fizikisht në valën e
luftës.
Pasi Betimi me shokët e luftës e kaloi
kufirin e dhimbjes, të gjithë sikur bletët që ofronin
mjaltë, u munduan atë djalë të ri ta “joshnin” me
kolorit kënaqësish, por për atë edhe drita që e
ndriçonte dhomën, - gjë që kishte kohë që s’kishte
parë dritë, edhe insistimi i vëllait të madh për ta
marrë në Prishtinë, - për të qenë kështu më afër
vëzhgimit të tij, mbase duke ia treguar atje ëmbëlsinë e shkencës, - por as kjo dhe asgjë tjetër nuk
bëri që Betimi për pak sekonda ta harrojë vatanin,
i cili përmes artikulimit të zjarrit, çdo qenie të
pjekur shqiptare e ftonte për ndihmë, sepse edhe
toka sikur rënkonte prej çezmës së fëlliqur sllave.
Pak ato ditë që qëndroi larg flakës së atdheut dhe
luftës, sikur bora prej zjarrit që shkrihet, ashtu
edhe ai filloi të shkrihej për atë vend të bekuar,
filloi ta hante vetën, sepse e priste thirrjen e
shokëve të luftës, madje as edhe një sekondë tutje
nuk mund më të duronte.
Një ditë prej ditëve, më kokë në vete, - pa i
treguar askujt përpos shokut të tij, - Suejbit, Betimi u nisë për në vendlindje, duke kaluar rreziqe
tejet të rënda, por pavarësisht çmimit të atyre
rreziqeve, ai vendosi të shkojë atje ku kuvendonin
burrat, atje pra, ku rrënja kërkonte ujë, dhe atje
ku trungu prej jashtë protestonte për mungesë të
ushqimit. Kishte besim të madh në Zot, mbase Ai
ia bëri të mundur që gjithë ato rreziqe përgjatë atij
shtegtimi të vështirë, t’ia lehtësoi, duke u rreshtuar kështu përsëri përkrah forcave të UÇK-së.
Gjyshja e tij, kur e pa se Betimi përsëri
është kthyer atje, u brengosë shumë, por ai zemra
e të cilit i gufonte për atdhe, gjyshes të cilën e
donte shumë i tha:
- Sikur mali dhe gjithçka që ka në tokë të
bëhet copa e pluhur, unë këtu do të jem.
- Zoti qoftë me ty o biri jonë, eh sikur sot
më kujtohesh teksa të përkundja në djep...., ani
evladi i lokes shko, me sy të përlotur, lot të cilët
nuk tregonin hidhërim e as mallëngjim, por sikur
në lotët e saj lexonte kujtimet e dridhëse, gjë që ia
kujtonte rrëfimin e gjyshit kur ishin sulmuar
“Natën e Bajramit”, nga prindërit e këtyre përbindëshave që po na sulmojnë edhe tani. Sa shpejtë
u rrite dhe u bëre pjesë e këtij karvani që po e
përkundni shqiptarin, - me krenari e uroi dhe u
lutë gjyshja e tij për atë, sepse ai atë ditë duhej të
shkonte në fshatra tjerë, ngaqë në fshatin e tij
kishte filluar të stabilizohej gjendja.
E përqafoi ngrohtësisht gjyshen e tij trime,
e cila kishte kapërcyer edhe luftëra tjera dhe
shumë më të vështira, kështu që veprimi i Betimit
për atë nuk ishte ndonjë rast i veçantë, por një
krenari përsëritëse që po e mbante gjallë oxhakun
e shtëpisë.
Betimi u nis për në fshatin tjetër, u pozicionua, zgjeroi edhe më tutje shoqërinë e ushtrisë
kombëtare, duke qëndruar kështu denjësisht deri
në fazën e fundit të demobilizimit, mbase pavarë-
sisht që ndonjëherë nuk pajtohej për diçka, ai
prapë kishte një respekt sublim ndaj urdhrave që
vinin nga lartë.
Ajo betejë, Betimit do t’i shërbejë shumë në
jetë, ngase në këtë betejë dikush dha jetën, dikush
ndonjë gjymtyrë të trupit, e dikush vetëm mundin dhe djersën, mbase askush duke mos e ditur
fundin e tyre, pra ishte fat i madh i dikujt që të
përjetshmen e begatshme ta fitojë në këtë betejë,
ishte krenari për dikë që në Ditën e Gjykimit
përpara Krijuesit të dalë pa një këmbë, gjymtyrë
që ia kishte falur Krijuesi, që pastaj Ai pamëshirshëm, edhe pse është Mëshirues, do ta kërkojë atë
që ndërhyri në drejtësinë e Tij, ku ai që humbi
njërën këmbë, po nga Krijuesi do të shpërblehet
me shpërblime të pambarimta, sa edhe këta me
“katër” këmbë të kësaj bote, do të luteshin me
përgjërim që të kthehen edhe njëherë në këtë botë, që të mund kështu të gradohen sikurse ata që
kishin lënë gjymtyrë për të mirën e këtij populli.
Por kot, do të jetë tepër vonë! Ai në përfundim të
asaj beteje, disi si shpesh kujtonte fjalët e gjyshit
të tij, i cili sa herë që shihte ndonjë padrejtësi dhe
nënshtrim të shqiptarëve nuk hezitonte për asnjë
moment ta këshillon secilin që gjendej afër tij, me
fjalët: Duhet në çdo çast t’i hapim sytë, e t’i
përgjigjemi kushtrimit me të cilin është i kënaqur
Krijuesi ynë dhe atdheu ynë, asnjëherë nuk është
vonë, ta kemi parasysh faktin se njeriu është në
luftë çdo ditë, madje çdo ditë mund ta plotësojë
obligimin e tij patriotik. Të mos harrojmë se,
puna kryesore në luftë të armatosur është lufta
me armë, ndërsa lufta kryesore në paqe është
puna me laps e me vegla tjera.
* * *
Të gjithë ishin ngritë në këmbë, i madh e i
vogël, ndonëse edhe të porsalindurit po e jepnin
kontributin e tyre kombëtar, kontribut që ndërlidhej me durimin burrërorë për gjërat elementare
ushqimore, që të krijohej përshtypja se këta fëmijë
të privuar prej rehatisë dhe qumështit të plotë të
nënës, kishin lindur 100 vite më herët, mbase
pamja, kushtet dhe përkujdesja ndaj tyre përkonin me vitin 1901. Kur një ditë këtyre krijesave, ne
të rriturit do t’i rrëfejmë për gjërat heroike që
dikur si fëmijë i kishin bërë, ndoshta nuk do të na
besojnë, por për këtë ne të rriturit po mundohemi
të përmendim sa më shumë fakte në formë të
shkruar, fakte alergjike prej shtrembërimeve,
mbase edhe si të tilla do të humbin prore, ndaj
edhe në mungesë të vizores do të përpiqemi që
dikur t’i rrëfejmë drejtë, jo në bazë të mbamendjes, sepse kjo edhe mund të tradhtojë, kuptohet pa
dashjen e saj, por përmes nënave të cilët u flijuan
të tërat për ata fëmijë që s’dinin t’i shprehnin as
falënderim dhe as ankim për ato tmerre që
rridhin nën atë qiell të mërrolur, dhe përmes
shkronjave që në rast mosshfrytëzimi do të jenë të
prira të na mallkojnë, ndonëse këto si të tilla
vetëm në klasë të parë kanë dëshirë të mbesin të
stilizuara dhe të renditura, ashtu siç renditen
ushtarët përpara oficerëve të tyre, këto shkronja
një gjë të tillë e urrejnë, aq më tepër kur përballë
ngjarjeve madhore prej të marruarve tentohet të
bëhet ngjizja e tyre me servilizmin, ndaj ne të
rriturit që dje nuk ishim të tillë, do të orvatemi që
shkronjave të kësaj gjuhe të ëmbël deri diku t’i
dalim hakut.
Jo, jo, - gabova rëndë, sepse nënës dhe
shkronjave asnjëherë nuk mund t’i dalim hakut,
më falë oj nëna ime, më falni edhe ju shkronja të
ëmbla, bëra një mëkat të madh, ndaj o Zoti im i
madh, të lutem më falë, jo vetëm për këtë gabim,
por edhe për gabimet dhe lëshimet tjera që përkojnë me respektin, nderimin dhe me artikulimin
e dashurisë ndaj nënave tona dhe ndaj shkronjave
që e qëndisin të kaluarën e ndritshme të këtij
populli. Sikur për një çast e harrova thënien e
Profetit tonë të fundit, i cili thotë: “Parajsa gjendet
nën këmbët e nënës”. Më fal o Zoti im i madh,
nëse shkronjat që i zbrite për dobinë e njerëzimit,
nuk i përdora ashtu siç do Ti, mbase qenia e ime
është e tillë, jo që unë prej dikujt tjetër u informova se qenia ime mund edhe të gabojë, por Ti ma
mësove këtë, edhe atë përmes librit që e shpalle
për të mirën e njerëzimit, ku në formën urdhë-
rore, po përmes këtij libri i drejtohesh njerëzimit
me fjalën e parë: LEXO.