Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Lufta e Trojës u bë për Helenën apo për diçka tjetër

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Lufta e Trojës u bë për Helenën apo për diçka tjetër 397129_339609552730586_236304299727779_1217842_1631665640_nVetëm pak milje larg Dardaneleve, në pjesën aziatike të gjirit të ngushtë që ndan Greqinë nga Turqia, ndodhet në kodër e vogël e njohur si Hisarlik. Kjo, sipas Herodotit, Ksenofonit, Plutarkut dhe të tjerë shkrimtarë klasikë grekë e romakë, ishte vendndodhja e Trojës, pikërisht Trojës së “Iliadës” dhe “Odisesë”, që kishte shkruar Homeri. Grekët e lashtë nuk ishin të sigurt, nëse Homeri e kishte parë vërtetë ndonjëherë Trojën, por ata nuk kishin dyshim se betejat që ai përshkruante kishin ndodhur. Në një botë ku njerëzit ishin si perëndi (dhe perënditë ishin shumë njerëzorë), këtu ndodhi përplasja më e madhe mes të dyve. Pikërisht në Trojë, Paridi, biri i Mbretit Priam solli Helenën, gruan më të bukur në botë, pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj. Pikërisht drejt Trojës i drejtoi Mbreti Agamemnon trupat e tij për t’u hakmarrë. Dhe pikërisht në Trojë, Akili, luftëtari më i madh grek, vrau Hektorin, vëllanë e Paridit. Në skenën e fundit të “Iliadës”, Priami u takua me Akilin për të negociuar kthimin e trupit të të birit, si dhe një marrëveshje mes grekëve dhe trojanëve. Siç e dinë mirë lexuesit e Odisesë, historia nuk mori fund këtu. A është e mundur grekët e Mikenës të kenë kaluar përmes Dardaneleve dhe Bosforit për të ardhur deri te kallaji i Dubrixhas në zonën e Danubit, që deri diku është e mundur apo nga territoret në lindje të Detit të Zi? Gjithsesi, transporti nëpër ujë ka qenë mënyra e vetme praktike e bartjes së metaleve të rënda në sasi të mëdha. Uji ishte mjeti kryesor për ndërtime të tilla deri në periudhën kur janë paraqitur hekurudhat. Nëse është ashtu, atëherë është e mundur që Troja të ketë përfaqësuar pengesë efikase në rrugën vitale të tregtisë greke. A shkonin heronjtë grekë që këndohen nëpër këngë në Trojë vetëm për t’ia ndalur rrugën minatorëve të vlefshëm që bartin minerale të domosdoshme nga Deti i Zi? Ndoshta ato mijëra anije kanë lundruar për shkak të gjeologjisë e jo për fytyrën e bukur të Helenës?

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi