Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Lufta e Trojës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Lufta e Trojës Empty Lufta e Trojës Wed Feb 29, 2012 8:12 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Lufta e Trojës, a ka ndodhur vërtet?

Vetëm pak milje larg Dardaneleve, në pjesën aziatike të gjirit të ngushtë që ndan Greqinë nga Turqia, ndodhet në kodër e vogël e njohur si Hisarlik. Kjo, sipas Herodotit, Ksenofonit, Plutarkut dhe të tjerë shkrimtarë klasikë grekë e romakë, ishte vendndodhja e Trojës, pikërisht Trojës së Iliadës dhe Odisesë, që kish shkruar Homeri.

Grekët e lashtë nuk ishin të sigurtë, nëse Homeri e kish parë vërtetë ndonjëherë Trojën, por ata nuk kishin dyshim se betejat që ai përshkruante kishin ndodhur.

Ata nuk kishin dyshim as për faktin që kishin ndodhur në dhe përreth Hisarlikit. Në një botë ku njerëzit ishin si perëndi (dhe perënditë ishin shumënjerëzorë), këtu ndodhi përplasja më e madhe mes të dyve. Pikërisht në Trojë, Paridi, biri i Mbretit Priam solli Helenën, gruan më të bukur në botë, pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.

Pikërisht drejt Trojës i drejtoi Mbreti Agamemnon trupat e tij për t u hakmarrë. Dhe pikërisht në Trojë, Akili, luftëtari më i madh grek, vrau Hektorin, vëllanë e Paridit. Në skenën e fundit të Iliadës, Priami u takua me Akilin për të negociuar kthimin e trupit të të birit, si dhe një marrëveshje mes grekëve dhe trojanëve. Siç e dinë mirë lexuesit e Odisesë, historia nuk mori fund këtu.

Besimi dhe mosbesimi

Besimi se e gjithë kjo kish ndodhur vërtetë – dhe pikërisht në Hirsalik – tërhoqi më vonë shumë pushtues. Në vitin 480 para Krishtit, mbreti pers, Kserksi, flijoi një mijë dema pranë Hirsalikut, pak përpara se të kalonte Dardanelet drejt Greqisë. Një shekull e gjysmë më vonë, kur Aleksandri i madh udhëhoqi trupat e tij në drejtimin e kundërt, ai nderoi Akilin me fli pranë të njëjtit vend. Përgjatë Mesjetës dhe Rilindjes, udhëtarët vijuan të vizitojnë Hirsalikun, të binudr se këtu qe Troja.

Nga shekulli 18, studiuesit nisën të kenë një qaje më skeptike. Shumë vinin në dyshim faktin në kish patur një luftë në Trojë, e jo më përplasjet monumentale të epikës së Homerit. Disa madje hidhnin dyshime në kish patur një Homer, apo më saktë një njeri i vetëm në vend të një serie poetësh. Në fund të fundit, sipas tyre, qindra vite ndanin Herodotin nga Homeri, dhe qindra të tjerë janë mes poetit dhe epokës së artë.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit 19, vetëm një pakicë studiuesish besonin se, Iliada dhe Odisea flisnin për ngjarje që kishin ndodhur vërtetë. Edhe më pak besonin se Troja, nëse kjo kish ekzistuar, ndodhej në Hisarlik. Për shumëkënd, Iliada dhe Odiseja ishin letërsi e madhe, jo histori. Një njeri që mbeti i bindur se Troja kish ekzistuar ishte Frank Calvert, konsulli i SHBA në rajon dhe një arkeolog amator.

Në mesin e viteve 1860, Calvert bëri disa gërmime paraprakë në Hisarlik, duke zbuluar mbetjet e një tempulli nga koha klasike dhe një mur nga koha e Aleksandrit të Madh. Ishte inkurajuese, por njëkohësisht bindi Calvertin se ka shumë shtresa historie poshtë Hisarlikut dhe se gërmimi i nevojshëm do të kërkonte më shumë para nga sa kishte ai.

Më pas, në vitin 1868, Calvert thirri për darkë Heinrich Schliemannin, një milioner gjerman i apasionuar pas Homerit. Edhe Schliemann u bind se, Hisarlik ishte në fakt Troja. Dhe, ndryshe nga Calvert, s i kish paratë për të bërë diçka. Në 1870, ai dhe ekipi i tij nisën të gërmojnë. Schliemann besonte se Troja e Homerit ishte kaq e lashtë, saqë mund të gjendej vetëm po të gërmohej thellë në Hisarlik.

Kështu që ai hapi një sipërfaqe shumë të madhe të kodrës, duke mbërritur deri në themelin. Teksa gërmonte, u shqetësua kur gjeti shumë objekte të Epokës së Gurit, pasi këta logjikisht duhej të ndodheshin poshtë Epokës së Bronzit apo Hekurit që kish përshkruar Homeri. Në maj të 1872, Schliemann pranoi në ditarin e tij se ishte i “shastisur”. Megjithatë, vazhdoi të gërmojë.

Thesare nga Troja?

Më pas, në maj 1873, ai gjeti flori. Siç e ka rrëfyer më vonë historinë ai vetë, Schliemann druhej se si mund të reagonin punëtorët e tij po të shihnin arin. Duke u thënë se sapo ish kujtuar që kish ditëlindjen, ai u tha që të bënin pak pushim. Më pas thirri bashkëshorten, Sophia, e cila e mori fshehtësisht floririn në shallin e saj. Vetëm më vonë çifti ekzaminoi thesarin, i cili tejkalonte edhe ëndrrat më të bukura të Schliemann.

Kishte vepra të mrekullueshme në ar dhe në bakër, duke përfshirë 2 kurora të bëra me mijëra copëra floriri, 60 vathë floriri dhe 8750 unaza floriri. Schliemann konkludoi se ky duhej të ishte thesari i Mbretit Priam, përfshirë xhevahirët e Helenës. Më vonë, ai spekuloi se një pjesëtar i familjes kishte fshehur thesarin teksa grekët po shkatërronin qytetin.

Më pas, trojani i pafat ishte varrosur nën rrënoja teksa sënduku dhe qyteti u pushtuan nga flakët. Një çelës bakri që ish gjendur pranë xhevahirëve duhej të kish shërbyer për të hapur sëndukun, hamendësonte Schliemann.Ende i shqetësuar për sigurinë e thesarit, Schliemann e kaloi fshehtas drejt Greqisë.

Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak autoriteteve turke, që e çuan para gjyqit. Në 1875, Schliemann pranoi t i paguajë pesëdhjetë mijë franga qeverisë turke. Në këmbim, turqit pranuan që ai ishte tashmë pronar i një thesari unik e shumë të vyer. Por, a ishte thesari i Priamit?

Ideja për gërmimet

Në biseda private, Schliemann shprehej se kish dyshime. Sado i madh që ishte thesari, ai nuk shpjegonte mungesën e shenjave të tjera që të tregonin se Hisarlik ishte Troja e Homerit. Schliemann kish gjetur mbetje të një vendbanimi prehistorik, por asnjë prej rrugëve të tjera apo portave të mëdha që kish pritur, pasi kish lexuar poemën.

Ai qe i vendosur të gërmonte më tej, por turqit, ende të zemëruar nga fakti që ai kish kaluar fshehtas thesarin jashtë vendit, refuzuan ti japin lejë. Por Schliemann, një njeri që nuk mund të rrinte duarkryq, vendosi ta vazhdojë diku tjetër kërkimin e tij për Trojën.

Ai vendosi që, nëse nuk mund të arrinte në mbretërinë e Priamit, të paktën mund të kërkonte në atë të Agamemnonit. Edhe këtu, shkrimtarët klasikë ofronin udhëzime, këtë herë në Mikenë, që ndodhet poshtë Korinthit në Gadishullin Argolik të Greqisë. Ky mendohej prej kohësh të ishte vendi i varrimit të mbretërve të lashtë grekë, dhe ndryshe nga Hisarliku, këtu kish disa rrënoja të dukshme dhe mbresëlënëse.

Ideja e Schliemann ishte të gërmonte jashtë mureve të Mikenës, aty ku askush nuk kish parë. Rezultatet ishin edhe më spektakolarë se sa në Hisarlik. Ai gjeti pesë varre me eshtrat e 19 burrave dhe grave dhe dy fëmijëve, të gjithë të mbuluar me flori. Varret kishin gjithashtu shpata bronzi dhe kama floriri, kupa argjendi e floriri si dhe dhjetëra xhevahirë e dekoracione me flori.

Fytyrat e burrave ishin mbuluar me maska floriri që dukeshin të ishin portrete. Schliemann, me prirjen e tij të natyrshme drejt dramatikes, shpalli se kish parë fytyrën e vetë Agamemnonit. Tani ai ishte më i bindur se kurrë që Homeri kish përshkruar njerëz dhe beteja reale.

Por, varreza e kushtueshme në Mikenë e bëri qytetin e vogël të Hisarlik të dukej edhe më pak madhështor, dhe kontrasti e bezdiste Schliemannin. Më në fund, në vitn 1890, në këmbim të një pagese të madhe, turqit i dhanë Schliemannit një lejë për të vazhduar gërmimet në Hisarlik. Këtë herë, ai gërmoi në kufirin perëndimor të kodrës, shumë pak larg qytetit ku kish gjetur thesarn e Priamit. Aty gjeti rrënojat e një ndërtese shumë të madhe.

Kjo ishte më në fund një strukturë e denjë për heronjtë e Homerit; ndoshta, mendoi Schliemann, ky ishte pallati i Priamit. Brenda mureve të kësaj ndërtese punëtorët gjetën mbetje poçesh si dhe forma e dekorime mikenase. Kjo i dha Schliemannit lidhjen që ai kish kërkuar mes Mikenës dhe Trojës.

Nëse nuk kishin luftuar me njëra-tjetrën, atëherë të paktën kishin bërë tregti me njëra-tjetrën. Ironikisht, zbulimet e 1890 konfirmuan edhe frikën më të madhe të Schliemann, pasi zbulimet e reja ishin gjetur shumë më pranë sipërfaqes se sa qyteti që ai kish gërmuar në 1870.

Shenja për Trojën

Kjo tregonte se, Troja e Homerit ishte ndëruar shumë shekuj më vonë se sa vendbanimi i vogël ku Schliemann kish gjetur thesarin, kështu që ky i fundit nuk mund të kish qenë i Priamit, apo ndonjë figure tjetër të Iliadës. Më keq akoma, kjo do të thonte se Schliemann, me kërshërinë e tij për të mbërritur shpejt në fund të kodrës, kish kaluar mu në mbetjet e Trojës së Homerit.

Duke bërë këtë, ai me siguri kish shkatërruar disa prej mbetjeve të qytetit që kaq shumë donte ta gjente. Schliemann vdiq në 1890, kështu që i mbeti asistentit të tij të dikurshëm, Ëilhelm Dorpfeld që të vazhdonte gërmimet. Ky supozoi që shtëpia e madhe e zbuluar në fillim të atij viti ishte pjesë e qytetit të Epokës së Bronzit që Schliemann kish kërkuar dhe vazhdoi të gërmojë në Perëndim dhe në Jug të qytetit.

Në 1893 dhe 1894, ai gjeti më shumë shtëpi të mëdha, një kullë vrojtimi dhe treqind metra mur qyteti. Ai gjeti edhe shumë poçe të tjera mikenase. Dorpfeld konkludoi se kjo ishte Troja e Homerit.

Në të vërtetë, kulla, shtëpitë e mëdha dhe rrugët e gjera ishin shumë më pranë përshkrimeve të poetit se sa çdo ndërtesë që kish zbuluar Schliemann. Analiza që Dorpfeld i bëri shtresave në Hirsalik e bëri të konkludojë se vendbanimi i vogël i Schliemann ishte i dyti i ndërtuar në Hirsalik, dhe që ish ndërtuar në 2500 Para Krishtit. Troja e Dorpfeld ishte qyteti i gjashtë i ndërtuar në të njëjtin vend, dhe ishte ndërtuar mes viteve 1500 dhe 1000 para Krishtit. Kjo e afroi atë shumë me datën tradicionale të Luftës së Trojës – afërsisht në 1200 para Krishtit. Ai u bind edhe më shumë se kish zbuluar Trojën e Homerit.

Pikëpamja tjetër

Pikëpamjet e Dorpfeld mbizotëruan për 40 vjet, deri kur një ekspeditë amerikane nën drejtimin e Carl Blegen mbërriti në Hirsalik. Gërmimet e Blegen që zgjatën nga 1932 deri në 1938 nxorrën disa probleme serioze në hipotezën e Dorpfeld. Sipas Blegen, shkatërrimi i Trojës së gjashtë nuk mund të kish qenë rezultat i një pushtimi grek.

Në njërën anë të murit themeli ishte zhvendosur, ndërsa pjesë të tjera ishin shembur krejtësisht. Blegen besonte se ai lloj dëmi nuk mund të shkaktohej nga njeriu – edhe nga njerëz me aftësi Zotash.

Ai bëri shkaktar një tërmet. Sipas Blegen, ishte vendbanimi i radhës në Hisarlik – dhe i shtati – që ishte Troja e Homerit. Pas tërmetit, trojanët rindërtuan qytetin e tyre, por në mënyra shumë të ndryshme.

Shtëpitë e mëdha të Trojës së gjashtë u ndanë tani në dhoma të vogla dhe rrugët e gjera u mbushën me shtëpi të vogla, secila me poçe të mëdha në dysheme.

Sipas Blegen, kjo tregonte për një qytet në rrethim: me grekët jashtë portave të Trojës, çdo hapësirë e disponueshme duhej të mbushej me refugjatë dhe mallra. Blegen konkludoi se, qyteti i shtatë ra shumë shpejt pas të gjashtit, kështu që sërish ai përputhej me datën tradicionale të Luftës së Trojës.

Tre arkeologët besojnë se kanë gjetur Trojën

Në fillim Schliemann, më pas Dorpfeld, më pas Blegen: të tre arkeologët besuan se kishin gjetur Trojën e Homerit në Hisarlik, ndonëse në nivele të ndryshëm. Të tre do të ishin ngazëllyer nga puna e studiuesve të mëvonshëm dhe arkeologëve. Disa prej provave më munduese erdhën nga mbetjet e qytetërimit Hitit, që lulëzoi në Turqi deri pak kohë pas vitit 1200 Para Krishtit.

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, studiuesit deshifruan blloqe balte të gjetur aty, disa prej të cilave rendisnin emrat e mbretërve të huaj dhe diplomatëve, me të cilët kishin marrëdhënie hititët. Disa prej këtyre studiuesve kanë sugjeruar se mes emrave ishin edhe ata të Priamit dhe Paridit.

Duke u kthyer në Hisarlik, në mesin e viteve 1990, arkeologu gjerman Manfred, Korfmann përdori tekologji të reja për të gjetur muret e qytetit të Dorpfeld-Blegen përtej limiteve të mëparshëm. Troja e Korfmannit ishte, edhe më shumë se e paraardhësve të tij, një qytezë e denjë për heronjtë e Homerit. Analiza e Korfmann tregonte gjithashtu, që muret trojanë mund të kishin qenë të dukshëm në shekullin e tetë kur Homeri mund të ketë vizituar vendin.

Megjithatë, shumica e studiuesve të kohëve të sotme kanë qenë të kujdesshëm për të mos kaluar në konkluzione

Shumica e studiuesve thonë se nuk mund të shprehen me siguri nëse ka ndodhur Lufta e Trojës. Iliada dhe Odiseja ishin produkte të një deshirimi për një Epokë të Artë të humbur prej kohësh, si dhe e imagjinatës shumë të ndezur të poetit, dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen prova të besueshme historike. Por ashtu si dyshonte Schliemann, nuk mund të ketë më dyshime që kodra në Hisarlik ka qenë dikur një qytet i madh, ashtu si qyteza e Mikenës.

Dhe ndonëse historianët nuk mund të jenë të sigurtë për emrat apo bëmat e atyre që jetuan aty, ata mendojnë se ka shumë gjasa që secili dinte shumë gjëra për të tjerët. Populli i Trojës dhe ai i Mikenës flisnin me njëri-tjetrin, tregtonin me njëri-tjetrin dhe, luftonin me njëri-tjetrin. Të paktën deri këtu Schliemanni – dhe Homeri – kishin të drejtë.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi