Mister dhe frikë në Brazil. Nga qielli bie një topi i madh metalik që peshon rreth 50 kg dhe pothuajse me diametër një metër. Sfera e madhe ra nga qielli të mërkurën e kaluar në një fshat të Riacho Pocos, cili gjendet në shtetin brazilian të Maranhão.
Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar një zhurmë të rëndë dhe se e gjeti sferën në një vrimë të madhe. Lajm është përhapur me shpejtësi dhe në këtë zonë kanë ardhur mijëra kuriozë nga i gjithë Brazili. Ushtria dhe policia kanë ndërhyrë duke sekuestruar objektin dhe mbyllur zonën e zbulimit.
Në qoftë se teoritë mbi UFO-t nuk janë të vërteta , hipoteza më e mundshme është se kjo sferë metalike është pjesë e një sateliti.
Dhjetorin e kaluar në Namibi, ka rënë një tjetër sferë misterioze. E nëse nuk flasim për një pushtim të jashtëtokësore, një gjë është e qartë: në qoftë se topi do kishte rënë në një shtëpi apo një pallat, nuk do ishte e vështirë për të folur për viktima.