Turqi- Autoritetet turke pretendojne se jane ne posedim te nje Bible te pakten 1500 vite te vjeter, ne te cilen Jezu Krishti kishte parashikuar ardhjen e Profetit Muhamed.
Papa Benedikti XVI ka kerkuar menjehere per te shqyrtuar tekstin. Libri ishte i fshehur ne Turqi te pakten prej 12 viteve dhe zbulimi u njoftua kete jave.
Libri, me vlere rreth 28 milion dollare, thuhet se permban parashikimin e Jezusit per ardhjen e Profetit Muhamed, dhe ishte fshehur nga Kisha kristiane per vite me rradhe per shkak te ngjashmerise se tij te forte me pamjen islamike te Jezusit.
Ministri i Kultures dhe Turizmit turk Ertugrul Gunay, e ka kominukuar lajmin ne nje njoftim per shyp.
Sipas gazetave te Gjirit dhe Arabise Saudite, myslimanet besojne se teksti, si Ungjilli i Barnabes, qe do t’i shtohet ungjijve origjinale te Markut, Mateo, Luka dhe Gjoni. Shen Barnaba eshte identifikuar tradicionalisht si themelues të Kishes qipriote, nje nga krishteret e hershem, me pas i quajtur apostull.
Gunay tha se; Vatikani ka kerkuar zyrtarisht per te pare librin qe Turqia e ka zbuluar gjate nje operacioni policor anti-kontrabande ne vitin 2000.
Banda u denua per kontrabande te sendeve te ndryshme te sekuestruara gjate operacionit, duke perfshire edhe Biblen, dhe te gjitha objektet jane ruajtur ne nje kasaforte ne nje gjykate te Ankarase. Ajo eshte ruajtur me xhelozi nga autoritetet perpara se te dorezohej ne Muzeun Etnografik te Ankarase, i cili do te shfaqet se shpejti.