Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm.

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm. Empty Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm. Tue Feb 28, 2012 10:22 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

El Hallaxhi (ebu Maxhid el-Husejn bin Mensur bin Muhammed el-Bejdavi në literaturën persiane i njohur si Mensur) ka qenë mistik dhe mendimtar islamik i cili ka mësuar në gjuhën arabe.

Është lindur në Persi në et-Tur afër Baide-s në verilindje të Shirazit në viti 244.H,atëbotë Baida ishte krejtësisht e arabizuar;gramatilogu i shquar Sibevejhi i lindur atje në mesin e Harithijja Jamani.Babai i Hallaxhit,me zeje lënurës i leshit,e kishte quajtur të birin lënurës(ngase në gjuhën arabe hallaxh do të thotë lënurës).

Ai e kishte sjell në Vasit,qytet arab i Hanbelitëve me pakicë shiite.Vasiti kishte shkollë të mirë ndërsa mësimi i Kur'anit nënkuptohej vetvetiu.Në këtë shkollë el-Hallaxhi u bë hafëz, duke synuar ta ''përbrendësojë" recitimin e tij të Kur'anit ashtu që "besmel-la" e tij të mund të bëhet ""kun"i tij,d.m.th.,të përmendurit e tij e Zotit ka mundur të bashkohet me vullnetin krijues të Tij.Kështu i filloi kërkimet e tij mistike.

U bë nxënës i Sehl bin Abdullahu nga Tustari (themeluesi i shkollës selamijje) të cilin e braktisi për t'u vendosur në Basra ku mori veshjen sufiste (hirka) nga Amr bin Uthman Mekki. U martua me Umm el-Husejn.Ishte kjo martesë monograme e pa luhatur gjatë gjithë jetës së tij.

Ata i patën tre djem.Umm el-Husejn tanimë e kishte një vajzë nga martesa e parë me sufiun ebu Jakub Akta Karnabai.Karnaba'itët (benu el-Amma nga Nehr Tiri), ishin ithtarët e beni Mugjashit (fisi Temim) dhe mbështetje politike e kryengritjes Zang të cilën e kishin organizuar robërit e Basrës kundër halifatit abasid nën udhëheqjen - siç supozohet - të një alidi (Zeidi).

I tillë ishte fillimi i kontakteve të Hallaxhit me shi'itët revolucionarë,kontakte të pranuar në termet teknikë të apologjetëve të tij.El-Hallaxhi, në të vërtetë mbete gjithnjë sunit i interesuar për asketizëm të mundimshëm në respektimin e agjërimeve të ramazanit,ndërsa gjatë qëndrimit në Mekë dhe ritit të vizitës (umra) në heshteje të plotë dëgjonte Zotin përmbrenda.

Kur u kthye në Tustar, e Braktisi hërkën për t'i drejtuar një porosi të Zotit mashtuesve, shkrimtarëve dhe poblicistëve,shumica e të cilëve kanë qenë të ngathtë dhe të dyshimtë. Disa prej tyre nga familjet e vezirëve e dëgjonin duke u bërë miq të tij (sunitët Kunna'ij ,ibni Vehab dhe ibni Naubaht)-duke e treguar si magjistar ose si mashtrues.

Miqëtë nga Basra e nxitën të vazhdojë misionin e tij apologjetik në mesin e arabëve të Horosanit të kolonizuar dhe në mesin e komuniteteve(ribat)të muxhahidinëve.Pas pesë vjetësh el-Hallaxhi kthehet në Tustar dhe me ndihmën e Hamd Kunna'ijjit vendoset në mesin e punëtorëve të Tustarit,paralagje e Bagdadit,të cilët po e punonin mbulesën për Qabe (kisva),në Dar et-Tiraz, shtëpi në të cilën kultivohej stili i lartë i qepjes dhe qëndisjes.

Pastaj vjen haxhi i dytë dhe misioni i dytë në Horosan dhe Turkmenistan(deri të Masin-Turfani) më një lloj qëllimi apokalipik (kërkim të srehimoreve Talakanijja,më pas të quajtura Ensar el-Mehdi).

Pas kësaj u nis në haxhin e tij të fundit;ditën e Arefatiti vendosi që në vakfi të jetë zëvendës për viktimë(dhebiha).pikërisht siç supozojnë disa shi'itë për Martirin nga Qerbelaja si viktimë e Madhe(dhebiha 'udhma).Me t'u kthyer në Bagdad,ai filloi mënyrën e pazakontë të bisedës nepër rrugë lidhur me dëshirën e tij për të vdekur si viktimë sipas Ligjit për hir të Ligjit(kunu entum muxhahidun,ve ene shehid).

Ditëve të fundit të halifatit të Mu'tahididit u shpall vendimi i gjygjit (fetva) kundër el-Hallaxhit për shkak të mënyrëse së tij të çuditshme të shprehjes së dashurisë ndaj Zotit me flijim të jetës,nga ana e ghykatësit zahirit ibni Davudi autorit të antologjisë për dashurinë e pastër (kitab el - Zehra).

Mirëpo, gjykatësi tjetër ibni Surejxhi,përndryshe shafi'it,e shpëtoi duke deklaruar se shprehja mistike nuk mund të gjykohet në baza juridike.Thuhet se Hallaxhi një ditë i kishte deklaruar fjalët e njohura ene el-Hakk (Unë jam e Vërteta Krijuese),një lloj britme esktalogjike në Kur'anin e Shenjtë (të quajtur sijah bi el-Hakk)."Blasfemi",deklaruan gjykatësit.Vetë el-Halaxhi këtë e sqaronte me vargjet vijuese:

"Ah! Fshehtësia e zemrës sime është aq fisnike,
sa është e paarritshme për të gjitha qeniet e gjalla..."

Pasi që ishte ngatërruar në komplotin sufist të halifit ibni el-Mu'tezz,el - Hallaxhi u gjykua,mirëpo mbeti i fshehur në Susa afër varrit të profetit Daniel,"shpallësit të Ditës së fundit";u arrestua më 301.H.Gjykimi i parë në kohën e Ali bin Isait,"vezirit më të mirë" u ndërpre,me ndikimin e ibni Surejxhit dhe el-Hallaxhi qëndroi si i burgosur në pallatin mbretëror thuaja tetë vjet e tetë muaj; duke u frikuar nga ndikimi i Hallaxhit në oborrin e halifit Muktedir, dy prijës shi'itë, Vekil ibni Rauf Naubahti dhe rivali i tij Shallmagani,arritën ta bindin vezirin Hamid bin el-Abbasin,përmes ndimësve të tyre finaciarë që sërish ta iniciojë procesin gjyqësor në bazë të dy akuzave.

Sipasë të parës,ai ishte agjent keramit i Fatimidëve.Në të vërtetë,Hallaxhi - në baza intelekuale,por jo edhe në ato politike - e ndante mendimin fatimid mbi rëndësinë apokaliptike të vitit 290 pas Hixhres,ngase në alfabetin ezoterik 290 nënkupton "Merjem" ose "Fatir".

Në pikën e dytë të akuzës thuhej se Hallaxhi me kryengritësit keramitë predikonte rrënimin e Qabes dhe Mekës.Fakti që Hallaxhi - gjatë qëndrimit në Mekë - i kishte shkruar nxënësit të tij Shakirit "rrënoje Qabën tënde",e që në aspektin ezoterik do të nënkuptonte" Flijoje jetën tënde në interes të islamit siç kam bërë edhe unë".

Kadiu ebu Omer Hammadi ,malikit,insistonte në atë që kjo letër alegorik duhet të kuptohet vetëm në kuptim negativ.Dhe el-Hallaxhi u dënua me vdekje dhe u "vu në kryq"me 24 Dhul-Ka'de të vitit 309.H,26 mars 922(kalendar gerorgian).Është interesant se ky vit 309 sipas Kur'anit është vit i "Zgjimit të Shtatë të Fjeturve"(18:25)të cilët propagandistët ismailitë fatimiditë e festonin si vitin e paraqitjes së Mehdiut nga shpella sekrete (mirëpo nxënësit e el-Hallaxhit këtë vit e sqaronin në mënyrë mistike).

Kryqëzimin e el - Hallaxhit sufijët sunitë e konsideronin si shenjtërinë më të madhe(mi'raxh),ndërsa shumë deklarata të bukura i përshkruhen el-Hallaxhit gjersa ndodhej i mbërthyer në kryq.Nasr Kushuri,nëpunës i lartë,publikisht nbante rroba të zeza me lejen e mbretëreshës - nënë,Shagab.Disa dëshmitarë sufij,Kannadi dhe Shibli,vdekjen e tij e kuptuan si shenjë të thirrjes më të shenjtë.

Më vritni,shokët e mi besnikë,
ngase në vdekjen time është jeta ime!
vdekja ime është (ri)ngjallje,
ndërsa Jeta ime është vdekja ime!

Ndonëse pas vitit 309 .H është shpallur se el-Hallaxhi është dënuar me vendim unanim (ixhma') të juristëve (fukaha'),megjithatë një gjykatës i respektuar dhe mik i tij,ibni 'Ata, kishte qenë kundër këtij dënimi prandaj për këtë arsye ishte vrarë.Vdekja e ibni 'Ata-s e anuloi të ashtuquajturën ixhma'.

Kujtimi i el-Hallaxhit u përhap gradualisht duke e fshirë njollën e emri i tij.Shafi'iu ibni el-Muslim,që në ditën e parë kur ishte emëruar vezir, ishte parë në vendin ku ishte mbërthyer në kryq el-Hallaxhi (maslih el-Hallaxh) duke u lutur - duke e bërë kështu aktin e qetë të rehabilitimit.Sufijtë e mbajtën besimin e tij (akide) si moto në shkrimet e tyre ezoterike (d.m.th..,Kilabadi dhe Kushejri) dhe ata emrin e tij "e inkudruan" në zinxhirin ezoterik të dëshmimit (isnad) (me miqët e tij Shiblin dhe Nasrabadin).

Feriududdin Attari e lëvdëronte martinizimin e el-Hallaxhit si "kulminacion" të sufizmit,ndërsa piktori i shquar Behzad e kishte pikuruar pamjen e martinizimit për Baikarin në Herat.Filozofët e pavarur musliman,Bakli,Mantiku,ebu Hajjan Tevhidi dhe ebu el-Hasan Dejlemi,e pasuan origjinalitetin metafizik të përvojës intelektuale të el-Hallaxhit. Përkundër kundërshtarëve të tij të cilët e vendosnin në mesin e atyre që e pranojnë unitetin erzistecial (vahdet el-vuxhud) është argumentuar se el-Hallaxhi është dëshmuar si përfaqësues i unitetit kognitiv (vahde esh-shuhud).

Abdulkadir Xhejlani,Ruzbehan Bakli dhe Fahrudin Farisi kanë dhënë sqarime bindëse dhe komentime të doktrinës mbi Unitetin përkundër inteligjencës së shkollës së ibni Arebiut, Xhelaludin Rumiut,ndërsa pas tij edhe mistikët e shquar të Indisë Semnani,Ali Hamadani, Mahdumi Gahanijan,Gisudarazi,Ahmed Sirhundi dhe Bedili mendonin se el-Hallaxhi ka besuar në unitetin njohjës (shuhudi).

El-Hallaxhi jetën e vet e përfundoi në kryq.Literatuara e mëvonshme sufiste e ka quajtur martir të posaçëm mistik i cili jetën e vet e dha,si apostull i vërtetë i Dashurisë Hyjnore, për hir të dashurisë ndaj Zotit.Çastin e tij të vdekjes historianët e literaturës sufiste e quajnë kohë e themelimit të "religjionit mistik të kryqit",mirëpo ji që në mënyrën direkte apo indirekte të aludojë në krishterim,por për ta shënuar vazhdimin e zgjatjes së "luftës për ekzistencë të një fenomeni të posaçëm fetar në traditën globale fetare islame, fenomenit i cili quhet sufizëm,dhe që të bëjë qartë me dije se rruga e gnozës sufiste edhe në shekujt e ardhshëm do të vërtetohet në shenjë të "religjonit të vuajtjes" për çka dëshmon qartë edhe vetë Hallaxhi në vargjet e tij.

Dashuria mistike të cilin el-Hallaxhi e ka imponuar si shpërblim kurcial i të gjithë përpjekjes mistike,nuk është gjendja pasive e shpirtit mistik,por shprehë ndërthurjen e gjallë,dinamike dhe të pakëputur të dy realiteteve;atij të të dashuruarit mistik dhe të Dashnorit të përhershëm mistik.Kërkimi i ndërsjellë i dashurisë njerëzore dhe hyjnore paraqet luftën më vendimtare për jetë dhe vdekje,grindje në të cilën rregullisht një nga dy dashuritë e përmenduara vdes dhe në cilën,sipas kësaj,një nga dy realitete duhet tl zhduket,mirëpo ajo që është realitet-shkak,ose ajo e cila është Realitet i vetëm,i amshueshëm mbinjerëzor.

El-Hallaxhi gjithnjë synon ta tregojë dëshirën që dashuria hyjnore duhet të dominojë,e me të edhe Realiteti hyjnor,ngase dashuria hyjnore jep vetëm këso fryte, gjeersa fryti tjetër dhe rezultati fetar vie me fuqinë e dashurisë satanike e cila synon që realiteti - arsyeja të dominojë në botë dhe që dashuria të zgjatë si marrëzi e pafund e botës,dhe jo si konpensim për mallkim dhe vuajtje pa të cilat nuk mund të ketë transubstancion mistik.

Dhe Realiteti,në të vërtetë,deklaron el - Hallaxhi,kulmin e dashurisë së vet ndaj mistikut e shprehë në mënyrën e synimit që Fytyrën e vet ta bëjë argument të dashurisë hyjnore ndaj të dashuruarit mistik.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Hz.BAJAZID BESTAMIBejazid Bistami k.s.ka qenë musliman persian pararendësit e cilit kanë qenë zaroasterianë. Në rini ishte jurist dhe konsiderohej ndër (as'hab er-re'j),ithtarët e ebu Hanife-s,mirëpo më pas i ishte përkushtuar sufizmit.Mësuesi i tij misticizmit ka qenë Kurdi.

Thuhet se është shoqëruar me mistikun Aliun e Sindit i cili ia kishte mësuar parimet e shuarjes në bashkim (fena fi et-tevhid), ndërsa,nga ana e tij,Bejazidi ia kishte mësuar principin e monoteizmit siç është shprehur në kaptinat e Kur'anit,Fatiha dhe Ihlas.E njhte mirë praktikën induse të "ndaljes së frymëmarrjes" të cilën e ka përshkruar si adhurim gnoztik të Zotit.

Tridhjetë vjet Bejazidi kishte bredhur nëpër shkretëtirat siriane,duke shkuar një jetë të asketizmit të skajshëm - me pak gjumë,ushqim dhe ujë.Njëherë kishte deklaruar që mistiku mund ta arrijë qëllimin e vet përmes verbërisë,shurdhërisë dhe memecërisë.
Mendohet se ka qenë tejet konsekuent në pikëpamjen e kërkesave të islamit dhe nuk lejonte asnjë lëshim sado i vogël qoftë ai.

Në deklartat e Bajazidit vërejmë një tendecë të dukshme ndaj monizmit.Ai synonte ta arrinte unitetin e Zoti përmes procesit të privimit (texhrid) përderisa të mos lirohet nga të gjitha atributet e veta dhe gjersa të mos e përjetojë vetën si dhe të tjerët të zhytur në Një.

Në këtë gjendje të bashkimit ai e ka shprehur përvojën e vet që të kujtoj ene el Hakk ("Unë jam e Vërteta e Krijuesit") të Hallaxhit. "Kam shkuar nga Zoti kah Zoti gjersa Ai nuk ka klithur nga unë në mua'),ti Unë'."Më madhëro! Sa e mrekullushme është madhëria ime!" "Kur të dal nga 'vetja' e gjej dashnorin dhe të dashurën si një,ngase në botën e mendjes gjithçka është një."

"Dymbëdhjetë vjet kam vepruar ndaj shpirtit tim siç bën farkëtari me materialin e vet;e kam skuqur dhe goditur gradualisht në zjarrin e vuajtjes me çekanin e fajësisë (melame) gjersa shpirti im nul u bë pasqyrë.Plot pesë vjet ia kam kushtuar latimit të kësaj pasqyre me mënyra të ndryshme të praktikës religjioze.Një vjet e vështrova veten dhe zbulova një rrip të mosbesimit (dhu en-nar)

rreth shkretisë sime.Pesë vitet e ardhshme jam përpjekur të eliminoi këtë shokë (rrip) derisa nuk zbulova fenë time të vërtetë.atëherë zbulova se të gjithë ishin të vdekur para syve të mi,dhe se vetëm Zoti ishte i Gjallë.Çka është Arshi? Ai jam unë.Çka është Froni (kursi)? Ai jam unë.Çka janë Pllakëza dhe Penda? Ato jam unë.Çka janë profetët Ibrahimi, Musai dhe Muhammedi? Ata jam unë.Duke e sqaruar këtë më tej,ka vërejtur se,sa herë që i ndarë nga Zoti,heton se gjithçka që ekziston,është Zot.Negativizmi i tij (texhrid) e ilustron citatin vijues:"Asgjë nuk është më e mirë për njeriun se të jetë pa asgjë;pa asketizëm,pa teori dhe pa praktikë.Kur është pa asgjë,ai është me gjithçka.

Mistiku duhet të ndodhet në hapësirën ku nuk ekziston as e mira as e keqja;e mira dhe e keqja i përkasin botës reale;në prezencë të unitetot nuk ekziston urdhri(emr) as ndalesa (nehj).Bejazidi është i pari nga sufijtë i cili ka ofruar një përshkrim të hollësishëm të përvojës së vet mistike dhe e ka quajtur atë ngritje,lartësim(mi'raxh) praktikë të cilën më pas e kanë pasuar ibni Arabiu dhe të tjerët.Ja disa fragmente nga dëshmimi siç e ka dhënë Attari në veprën e tij Tedhkire.

"Kur e arrita gjendjen e mosinteresimit (istigna) ndaj gjësendeve të kësaaj bote dhe u ndruçova me dritën e Zotit,mu shpallën disa mistere.Përmes Zotit e shikova veten dhe vërejta se drita ime ishte krejtësisht e errët në raport me dritën Hyjnore,se madhësia ime në të vërtetë ishte vogëlsi.Atje gjithçka ishte e pastër,këtu gjithçka e errët.Kur shikova serish,hetova se drita ime ishte në dritën e Tij,madhësia ime në madhështinë e Tij dhe se kam bërë me pushtetin e Tij gjithçka që kam bërë në jetë.

Drita e Tij ma ndriti zemrën time dhe unë zbulova se në të vërtetë tërë kohën kisha menduar se unë jam ai që adhuroja.Ndjehesha i hutuar dhe e kuptova:Gjithçka që ekziston është Unë,dhe nuk është jo-Unë...Kam shikuar nga Zoti në drejtim të Zotit dhe e shikova Atë si realitet të vetëm. Mbeta në këtë gjendje shumë gjatë,braktisa të gjitha përpjekjet dhe tërë diturinë e fituar.

Mëshira e Zotit filloi të derdhej mbi mua dhe unë e arrita njohjen e amshueshëm (ezelin). E kuptova se të gjitha gjërat mbështeten te Zoti.Pastaj mora krah dhe fillova të fluturoj nepër ajër dhe shikova gjëra të mrekullueshme dhe të mahnitshme.Kur e vërejti dobësinë time,Ai më forcoi me fuqinë e Vet dhe vendosi kurorën e lavdisë në kokën time.

Pastaj para meje u hap porta e alesë së vetësisë Hyjnore(tevhid);mbeta në gjendje melekut gjersa nuk u zhdukën aspektet e dukshëm dhe të padukshëm të vetësisë sime.Portat u hapën në errësirën e zemrës sime dhe fitova gjuhë bindëse retorike për shprehjen e tevhidit dhe texhridit (vetësia Abstrakte).Tani,gjuha ime vinte nga Zoti,zemra ime e ndjente vezullimin e dritës së Tij,ndërsa sytë e mi reflektonin krijimin e Tij.

Unë flisja përmes Tij dhe shrehesha përmes pushtetit të Tij,u bëra i amshueshëm dhe i pavdekshëm;kur e arrita këtë nivel gjestet e mia dhe adhurimi im u bënë të amshueshëm. Gjuha ime u bë gjuha e unitetit (tevhid) ndërsa shpirti im,shpirti i abstrasionit (texhrid).Ai e lëvizte gjuhën time,ndërsa roli im ishte vetëm rol i interpretuesit;ai që fliste në realitet ishte Ai dhe jo unë.

Shpirti im kishte kaluar nepër gjithë botën e padukshme.Parajsa dhe ferri u shfaqen por ai nuk ia vuri veshin atyre.Kaloi nepër sfera të ndyshme ku takoi shpirtrat e profetëve.Kur e arrit sferën e shpirtit të Muhammedit shikoi miliona lumenj të zjarrët pa fund dhe mijra perde të dritës.Sikur të futesha në to do të digjesha.E humba ndjenjën për shkak të frikës dhe devotshmërisë.

U përpoqa t'i shikoj litarët e tendës së Muhammedit,por nuk ia doli përderisa nuk arrita Zotin.Secili mund ta arrijë Zotin në pajtim me dritën e vet, ngase Zoti ndodhet në gjithçka; mirëpo, Muhammedi kishte zënë vend të posaçëm;krejtë gjersa nuk e kalon luginën e tevhidit,njeriu nuk mund të arrijë në luginën e Muhamedit ndonëse në të vërtetë,të dy luginat janë njësoj.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Xhunejd Bagdadi ka qenë shumë i thelluar në teologji,jurisprudencë dhe etikë. Sufijtë e të gjitha shkollave e kishin shpallur prijës të doktrinës sufiste.Ai,sipas të gjitha gjasave,ka qenë mistiku i parë i cili kishte deklaruar hapur se njohjen e vet mistike ia detyron Aliut a.s.,ngse Aliu a.s.sipas mendimit të tij,ka poseduar shumë njohuri si ekzoterike ashtu edhe ezoterike ('ilm el-hikme),E kishte studiuar drejtësinë te ebu Thevri dhe ishte shoqëruar me Harith Muhasibin duke shqyrtuar preobleme të ndryshme të sufizmit gjatë shtegtimeve me të.

Xhunejdi e preferonte principin e durimit (sabr)si antagonizëm i dehjes (sukr).Sipas mendimit të tij dehja është mëkat,për arsye se çrregullon gjendjen normale të mistikut dhe e shpie në humbjen e shëndetit dhe vetëkontrollit.Në lidhje me këtë mund të jetë e mirëseardhur biseda midis Xhunejdit dhe Hallaxhit,kur ky i fundit pasi kishte hequr dorë nga shoqëria e Ali ibni Uthman el-Mekkit kishte ardhur te Xhunejdi për të kërkuar shoqëri; Xhunejdi refuzoi ta pranonte si nxënës për arsye se,siç thotë,ngase shoqërimi me te kërkonte shëndet të cilin ky nuk e posedonte.Hallaxhi ishte përgjigjur:O shejh,durimi dhe dehja janë dy atributet e njeriut,ndërsa njeriu është i mbuluar me Hyjni përderisa atributet e tij të mos shkatërrohen.Xhunejdi ia ktheu;gabim e ke durimi nënkupton qënrueshmërinë e gjendjes shpirtërore në raportin ndaj Zotit,gjersa dehja nënkupton teprimin në kërkim dhe dashuri të skajshme,kurse asnjëra nuk mund të arrihet me përpjekje njerëzore.

Ky predikim i parimit të durimit e ka bërë Xhunejdin model të sufiut i cili ka qenë i pranueshëm si për mistikët ashtu edhe për teologët dhe kjo është arsyeja përse tek ai hasim preferuesin e Ligjit religjioz(Sheriatin).Askush nuk mund të gjejë ndonjë vërejtje në aspektin e sjelljes së tij (dhahir),që ka qenë në harmoni të plotë me Sheriatin,ose në aspektin e gjendjes së brendshme (batin) e vila assesi nuk dallonte nga parimet themelore të misticizmit.Sipas mendimit të tij vetëm ai mund ta kalojë Rrugën (tarka) i cili shkon me Librin e Zotit (el-Kur'an) në dorën e tij të djathtë dhe Sunnetin e Pejgamberit të Shenjtë s.a.v.s.,në dorën e majtë.Më me dëshirë i vishte rrobat e ulema-s se atë të mistikut edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të nxënësve të tij dhe të tjerëve,duke mos dëshiruar ta zëvendësojë me rrobat e vrazhda prej lesji të mistikëve (hirka).Rruga e vetme e hapur për njerëzit - mendonte ai - është rruga të cilën e ka treasuar Muhammedi a.s.v.s..,ngase njohja e vërtetë dhe e sigurt të cilën Zoti e ka shallur në Kur'an ndërsa të cilën e ka dëshmuar Pejgamberi i Shenjtë a.s.v.s,dhe të tillë çfarë e ka praktikuar në Sunnet.

Tevhidi sipas Xhunejdit,është ndarja e të amshuarës nga ajo që është krijuar në kohë, ngase Zoti nuk mund të kuptohet me asnjë kategori të ekzistencës sonë të dukshëm. Besimi i vërtetë në bashkim përkufizohet në atë që "njeriu duhet të jetë figurë në duart e Zotit,personalitet të cilit Zoti i urdhëron në pajtim me Gjithëfuqinë e vet.Njeriu duhet të zhytet në detin e vetësisë Hyjnore,i privuar nga vetësia dhe pa shpirt i dehur në realitetin e unitetit të Zotit në një afërsi të vërtetë.Njeriu duhet të jetë i shurdhër për veprimtari dhe ndjenja ngase Zoti e ka mbushur pikërisht me atë që e kërkon prej tij,me një fjalë, gjendja e tij duhet t'i ngjasojë gjendjes së para ekzistencës".Sipas Xhunejdit, përpjekjet e njeriut në kërkimin e së vërtetës përmes historisë njerëzore pikërisht ishin drejtuar nga plotësimi i betimit të cilin njeriu ia ka dhënë Zotit dhe të kthehet në gjendjen në të cilën ka qenë para lindjes.

Shumica e sufijve panteistë e kanë konsideruar Iblisin mësues të vetin në bashkim dhe refuzimin e tij për t'iu bindur Ademit e kanë konsideruar si dëshmi të respektimit të prerë të unitarizmit.Në bisedën e tij me Iblisin Xhunejdi e kishte kërkuar arsyen e refuzimit të tij dhe kishte marrë po këtë përgjigjr.Mirëpo Xhunejdi nuk u bë "avokat i djallit" si mistikët tjerë panteistë - mandje përkundrazi,ai e thekson gabimin e Iblisit që i është bindur vullnetit të Zotit (meshijje) vetëm për ta thyer urdhërin e tij (emr).

Xhunejdi këtë e thotë në këtë mënyrë:"Po gënjen.Sikur të ishte shërbëtor i bindur,nuk do ta refuzonte urdhërin e Tij"- duke e potencuar kështu preras pozicionin monoteist.Sjellja morale është religjiozitet i vërtetë i të jetuarit e cila përkufizohet në bindjen e plotë ndaj urdhrave të Zotit ('ubudijje).Ai e përcakton 'ubudijjen si gjendje në të cilën njeriu e kupton se gjërat i përkasin Zotit,se ai është shkas i ekzistencës dhe qenësisë së tyre dhe se vetëm te Ai do të kthehen.

Të mbështeturit te Zoti (tevekkul) sipas Xhunejdit,tani e konfirmon lidhjen me Zotin çfarë e ke pasur para se je bërë;ajo nuk përkufizohet në fitim(kesb)as në jo fitim,porse në sjelljen e zemrës tënde në harmoni me premtimin e Zotit.Pendimi përfshin tre nivele; i pari,shprehja e pendimit për aktin e kryer;i dyti,vendimin që kurrë më nuk do të kryejë vepra të tilla;i treti,pastrimi nga të gjitha të metat,mëkatet dhe papastërtitë.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Amër ibën Osman - Mekki k.s.

Lindi në Mekkë ndërsa vdiq në Bagdad në vitin 291.H.(904) apo 297.H.(910).Attari në Tedhkir e përmend letrën e tij dërguar Xhunejdit,Xhuririt dhe Shiblit.Në letër ai thotë: "Më dëgjoni o njerëz të mëdhenj dhe prijës shpirtëror të Irakut! I thoni secilit që dëshiron Hixhazin dhe bukuritë e Qabes" kurrë nuk do t'i arrini,përveç me vuajtjet e shpirtit tuaj.

Dhe i thoni secilit që ka mall për qëllimin e afërsisë dhe shkallën e Të lartësuarës;kurrë nuk do t'i arrini,përveç me vuajtjet e shpirtit tuaj..."Në fund të letrës thuhet:"Kjo është porosia nga Amër ibën Osman dhe prijësve shpirtëror të Hixhazit që janë me Të,në Të dhe për Të.Nëse mes jush ka të tillë me qëllime të lartësuara,nisuni kësaj rruge në të cilin gjenden dymijë bjeshlë të zjarrta dhe dymijë dete të trazuara të dështimit.Nëse nuk jeni për këtë,mos u shtirni,sepse për shtirje nuk ka shpërblim.

"Xhunejdi ua lexoi letrën Xhuririt dhe Shiblit dhe i pyeti:"Hajde,më thoni çka do të thonë këto dymijë bjeshkë të zjarrta?"-"Me këto bjeshkë nënkupton zhbërjen," u përgjigjën.
"derisa njeriu nuk e zhbën vetvetën njëmijë herë dhe nuk e ringjallë njëmijë herë,nuk do të arrij në shkallët e lartësuara."-"Nga këto dymijë bjeshkë." tha Xhunejdi," e kam kaluar vetëm një."-"Ti duhet të jesh i lumtur Xhunejd," tha Xhuriri,"unë e kam bërë vetëm një hap në rrugë."Në këto fjalë Shibli ia nisi vajit duke thënë:"Ju duhet të jeni të lumtur sepse akoma as pluhurin e tyre nuk e kam ndjerë."Në librin e tij për dashurinë,Amër thotë: "Zoti i Gjithëmundshëm i ka krijuar zemrat shtatëmijë vjet përpara se të krijoji shpirtërat, dhe i ka ruajtur në kopshtinë e Afërsisë.

Fshehtësitë i ka krijuar shtatëmijë vjet përpara se të krijonte zemrat dhe i kishte ruajtur në Vendin e Unitetit.Për çdo ditë shpirtërave u ka dhurua treqind e gjashtëdhjetë vezullima të Mëshirës dhe treqind e gjashëdhjetë fjalë të Dashurisë.Për çdo ditë u ka shpallur zemrave treqind e gjashtëdhjetë kënaqësi të Afërsisë; çdo ditë Fshehtësive(Më e thellë se shpirti i njeriut është qenësia e zemrës së tij,e më e thellë se qenësia e zemrës së tij është qenësia e Fshehtësisë së tij.Me fshehtësinë këtu nënkuptohet fshehtësia të cilën Zoti xh.xh.e ka mbjellur në njeriun) ua ka shpallur Bukurinë treqind e gjashtëdhjetë herë.

Pasi pa secilën gjë në botën e ekzistencës,konsideruan vetvetën si të të vlefshme.Dhe ashtu fodullëku dhe menhdjemadhësia u paraqiten në to.Prandaj Zoti e vendosi në vështërsi.E mbylli Fshehtësinë brenda zemrës,zemrën brenda shpirtit,e shpirtin brenda trupit.Në atë pastaj futi mendjen.Mandej dërgoi Pejgamberët me udhëzime.Dhe secila ajo pjesë ka kërkuar vendin e vet.Zoti ua urdhëroi lutjen.Ashtu,bukur të angazhuar me lutje zemrat arrin deri te dashuria,shpirti deri te afërsia,e fshehtësia u qetësua në unifikim."

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Shejh Abdulkadir Xhejlani k.s.(470-561/1077-1166) është lindur kur në perendorinë e madhe muslimane sundonte selxhuku Melikshah(465-485.H).Kjo periudhë është e njohur për mecenatin e oborrit ndaj shkencës;Nidhamul Mulk e kishte themeluar Universitetin e madh Nidhamijje në Bagdad.Mirëpo pas vdekjes së Melikshahut (485.H), lufta për trashëgimtarin e tij kishte nxitur anarki dhe kishte shkaktuar trazira në vend.Në vitin 513.H.Sanxhari arriti ta sigurojë fronin dhe të kurorëzohet në Bagdad;pas vdekjes së tij 522.H,sërisht shpërthyen po ato anarki dhe trazira.

Luftërat e vazhdueshme ndërmjet palëve të ndyshëm të Selxhukëve e shkatruan paqen dhe sigurinë e mbretërisë.Mirëpo,dy ngjarje nga kjo kohë e tërheqin posaçërisht vëmendjen tonë,ngase kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e strukturës shoqërore dhe politike të muslimanve të kësaj periudhe.E para ka qenë krijimi dhe zgjerimi gradual i grupit të quajtur Assasinët nën udhëheqjen e Hasan bin Sabbahut;mijëra njerëz,pleq e të rinj ranë nga kamat e këtyre fanatikëve.

Ngjarja e dytë ka qenë fillimi i luftrave të kryqëzatave.Lufta e parë e kryqëzatave ka zgjatur prej vitii 488 deri 493.H.Hordhitë krishtere arritën ta pushtojnë Jerusalemin në vitin 493.H1099,duke vrarë mijëra musliman dhe hebrejë të pafajshëm.Lajmet mbi fatëkeqësinë dhe rredhët e mëdha të ikanakëve arritën deri në Bagdad ku populli kërkonte hakmarrje.Mirëpo,sundimtarët selxhukas ishin tejet të zënë me luftërat ndërmjet vete për t'u interesuar për ndonjë luftë me krishterët.Pushtuesit krishterë njëkohësisht luftoni dhe plaqkitnin.Jeta ishte bërë e pasigurt dhe nuk kishte qetësi as siguri.

Në këto rrethana ,në Bagdad jetonte shejh Abdulkadëri k.s.- këtu kishte arritur nga Xhejlani i largët.Shumë inteligjent,çfarë ishte,menjëherë e kuptoi çfarë sistemi të edukimit duhet ofruar.U bë nxënës i sufiut,Hammadit të shenjtë,nënpërkujdesjen shpirtërore të cilit arriti dituri të madhe lidhur me doktrinën sufiste.

Njëmbëdhjetë vjet i kaloi i larguar tërrësisht nga punët e përbotshme.Pas kësaj periudhe të izolimit dhe disiplinës shpirtërore, kthehet në Bagdad dhe pranon të shërbejë si predikues i popullit për atë që vetë e quante"urdhër të brendshëm".Studentët dhe populli filluan të tubohen rreth tij në numër të madh dhe për një kohë të shkurtër supozimet prej të cilave e kishte filluar doktrinën e vet u përhapën dhe u shtuan.

Martohet në moshën pesëdhjetë e një vjeqar,ndërsa kalon nga kjo botë ende pa i mbushur nëtëdhjetë e një vjet.Kishte pamje të pëlqyeshme dhe ishte shumë elokuent,andaj nuk është çudi që kishte shumë ndikim në popull;qëndron në ballë të mistikëve(sufijve) muslimanë të të gjitha kohëve dhe është themelues (Piri) i shkollës sufiste Kaderijje,të cilës i përket një numër i madh sufijsh të botës muslimane.

Fetuh el Gajb (Shpalljet e të padukshmes),përmbledhje e tetëdhjetë bisedash të cilat i kishte deklaruar në rase të ndyshëm,tregon konditat e pasigurta të asaj kohe.Në të thuash në çdo fjalim ai pohon që shkatërrimi dhe jo stabiliteti shoqëror janë rezultati i pikëpamjes krejtësisht materialiste ndaj jetës;përmirësimi i vërtetë është rezultat i zhvillimit harmonik të individit nevojat materiale dhe ato shpirtërore të cilit duhet të jenë në vend të parë.

Mirëpo,si përgjigje për materializmin dominues,ai e tepron me potencimin e vlerave religjioze,në diskutimin e pesëdhjetë e katër,për shembull,ai njerëzve përgjithësisht u këshillon ta pranojnë qëndrimin e indiferecës së përsosur dhe të plotë ndaj botës,të asgjësojnë dëshirat dhe ambiciet e të gjitha llojeve.Për ta arritur këtë indeferntizëm në këtë jetë dhe për të qenë e panjollosur,e pastër dhe e plotë,çdo individ duhet të mohojë të gjitha gjërat nga zemra e vet duke kultivuar kënaqësinë në heqje dorë,ta pranojë varfërinë dhe skamjen kështu që në zemrën e tij të mos mbesin mandje as aq kënaqësi,sa ujë nxjerr nga hurma dhe shkëmbi.

Në pikëpamjen e vullnetit të lirë,ai e pranon qëndrimin e determinizmit,ndonëse herë here synon të tejkalojë skajshmëritë e pozicionit deteminist duke preferuar atë që ka qenë e njohur në qarqet skolastike muslimane si arritje (kesb).Ai deklaron;"Mos e harro pozitën e përpjekjeve njerëzore për të mos rënë viktimë e besimit të deterministëve (Xheberijje)dhe beso që asnjë aksion nuk arrihet pos te Zoti.Mos deklaro që aksionet e njeriut janë caktuar nga dikush tjetër pos nga Zoti,ngase nëse e deklaron këtë bëhesh jobesimtar dhe do të hysh në kategorinë e njerëzve të njohur si in-deterministë (Kaderijj).

Më parë duhet të deklarosh se aksionet i përkasin Zotit nga aspekti i kreacionit ndërsa njeriut nga aspekti arritjes (kesb).Mirëpo,në një diskutim të mëvonshëm(të gjashtë mbëdhjetën) ai thekson e mbështetja në kesb është shirk,gjegjësisht të shoqëruarit partener Zotit.Ekziston edhe një verset në Kur'an(37:96) i cili bën fjalë për një epizod të posaçëm nga jeta e Ibrahimit a.s..

Duke akuzuar idhujtarinë,ai deklaron se të krijuar Zoti sa edhe puna jote (ta'melun).
Panteistët muslimanë dhe deterministët gjithnjë e shfrytëzojnë këtë verset në favor të diskutimit të tyre gjatë komentimit të ta'melun si "ajo që bëni" në mënyrën të komentimit të drejtë - "ajo që ju krijoni".Shejh Xhejlani k.s. këtu e pason linjën e njëjtë,duke ndrëhyrë për deteminizëm të plotë,ndonëse nuk preferon ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve.

Ekziston edhe një verset tjetër kur'anor në të cilin Zoti thotë:"Hyn në Kopshtin e Parajsës për shkak asaj (veprave) që i ke kryer."(16:32).Këtu teksti pa dyshim thekson se Parajsa është shpërblim për vepra.Mirëpo,pasi që kjo është e papajtueshme me besimin e deterministve, Xhejlani nxiton të shtojë:"Madhëruar qoftë Ai,sa fisnike dhe e mëshirshme prej Tij! Ai i cakton veprat e njerëzve dhe thotë se hyrja e tyre në Parajsë varet nga veprat e tyre,ndërkohë që veprat e tyre për ekzistimin e vet i detyrohen ndihmës dhe mëshirës së Tij.

E mira dhe e keqja janë dy fryte binjake të pemës;gjithçka është vepër e Zotit,ndonëse të gjitha mëkatet ia përshkruajmë vetes.Ekziston,ndërkaq,çështja mbi durimin e pamerituar të cilit njeriu i vetëdijshëm duhet t'i bindet. Shejh Xhejlani k.s. mendon se qetësia shpirtërore e cila për mistikun është më se e nevojshme nuk mund të konsiderohet komplet nëse nuk është i edukuar në shkollën e vuajtjeve.Shkallën e mos të merituarit,të durimit,sipas tij,e cakton rangu i tij shpirtëror.

Në këtë aspekt ai citon nga tradita e Pejgamberit të Shenjtë s.a.v.s.:"Ne të dërguarit i jemi nënshtruar një numri të madh sprovash,dhe kjo është në pajtim me rangun".Ajo që është me rëndësi është se duhet t'i përmbahet fort besimit për hir të ngadhënjimit përfundimtar të së mirës ndaj të keqes.Ky ngadhënjim është i mundur jo vetëm në botën tjetër,por edhe në këtë botë.Nëse njeriu ka besim dhe nëse është mirënjohës,këto gjëra do ta shuajnë zjarrin e varfërisë së kësaj bote Njerëzit,sipas Shejhut,mund të ndehen në katër kategori.

Kategoria e parë i përfshin ata që nuk kanë as gjuhë as zemër.Kjo është numri më i madhë i njerëzve të zakonshëm të cilët nuk brengosen për të vërtetën dhe vritytet dhe bëjnë jetën nën ndikimin e shqisave.Nga njerëzit e tillë duhet larguar pos nëse janë afruar dhe nëse janë ftuar në rrrugë të drejtësisë dhe devotshmërisë.

Në këtë rast duhet pasuar gjurmët e ndershme të dërguarve.(Shejh Xhejlani k.s. në shumë udhtime ka folur për rolin e shenjtit mistik,të cilën pas përfundimit të disiplinës së tij shpirtërore dhe arritje së aftësimit në diturinë mistike,e pranon detyrën e vështirë të udhëheqjes së njerëzve në rrugën e Zotit.

Tipi ideal i mistikut,në sytë e tij,nuk është ai që tërhiqet në vete dhe izolohet,por njeriu i kësaj bote i cili me shembullin e jetës së vet dhe fjalëve të tij do të ndihmojë të paditurit dhe mëkatarët të arrijnë në rrugën e drejtësisë-takva.)Në kategorin e dytë hyjnë njerëzit që kanë gjuhë,por nuk kanë edhe zemër.Këta janë njerëz me arsimim dhe njohuri të lartë, elokuentët të cilët i nxitin të tjerët të jetojnë me drejtësi dhe devocion,ndërsa vetë bëjnë jetë shqisore dhe pa dëgjueshnërisë.

Fjalët e tyre joshin,por zemrat e tyre janë të zeza.Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë njerëzit të vilët kanë zemër por nuk kanë gjuhë.Ata janë besimtarë të ndërgjegjshëm dhe të vërtetë.Janë të vetëdijshëm për të metat dhe devijimet e tyre dhe janë gjithnjë të angazhuar për vetëpastrim.Heshtja dhe izolimi janë më të sigurt për shëndetin e tyre shpirtëror se biseda dhe mendimi me botën.Kategorisë së katërt i përkasin njerëzit të cilët kanë zemër dhe gjuhë.

Ata e posedojnë njohurinë të Zotit dhe atributeve të Tij dhe janë në gjendje ta arrijnë dhe kuptojnë të Vërtetën më të Lartë.Të pajisur me këtë urtësi dhe vërtetësi,ata i ftojnë njerëzit në rrugën e virtytit dhe drejtësisë dhe kështu bëhen përfaqësues të vërtetë të pejgamberëve.Ata janë në nivelin më të lartë të zhvillimit intelektual të njerëzimit,menjëherë pas profecisë.

Në raport me gjendjet mistike ai na ofron katër nivele të zhvillimit.Gjendja e parë e devotshmërisë kur njeriu bën jetë në pajtim të plotë me Ligjin fetar,mbështetet tërrësisht te Zoti duke mos kërkuar ndihmë nga njerëzit të zjerë.Gjendja e dytë është gjendja e realiteti e cila është identike me gjendjen e shenjtërisë(vilaje);njeriu i bindet urdhrit të Zotit (emr).

Kjo bindje është e dyllojshme.E para,individi synon t'i përmbushë nevojat e veta,por përmbahet nga çfarëdo teprimi dhe shkëlqimi,duke u larguar nga të gjitha mëkatet e dukshme dhe të padukshme.Pastaj,personi i bindet zërit të brendshëm i cili i shfaqet direkt;të gjitha veprimet dhe punët dhe të gjitha raportet i kushtohet Zotit.

Gjendja e tretë është rezignacioni kur personi i bindet në tërësi Zotit.

Gjendja e katërt është gjendja e privimit (fen)-shenjë e Ebdalëve (unitaristë dhe gnoztikë të pastër.)Gjendja e privimit është gjendja unike në të cilën individi e arrin afërsinë e Zotit,prandaj me largimin e dëshirave dhe qëllimeve të veta dhe identifikim me qëllimin kozmik -Zotin.

Në këtë gjendje njeriu e kupton se nuk ekziston asgjë tjetër pos Zotit - qëndrim i cili është karakteristik për misticizmin panteist, ndonëse në vepërn Futuhul - Gajb nuk gjendet ky gjykim i bashkuar me implikimet e zakonshme metafizike të cilët i hasim, për shembull,te ibni Arebiu dhe ithtarët e tij;kjo është vetëm shprehje e përvojës psikologjike të individit i cili hapëron Rrugën mistike.Njeriu i cili e arrin këtë gjendje fiton fuqi krijuese (tekvin) siç është ajo e Zotit,ndërsa urdhëri i tij që vepra të bëhet (kun), bëhet i vlershëm si edhe ai i zotit.

Shejh Xhejlani k.s. mendon se intuita mistike i ofron pranuesit njohuri të realiteti të cilin nuk është e mundur ta arrijë me arsye.Jo vetëm kaq;vizioni (keshf) dhe përvoja (mushahede) e tejkalojnë aftësinë mendore të njeriut.

Ky manifestim zbulon dy aspekte të Zotit;(a) Lartësimin e Tij (Xhelal) dhe (b) Bukurinë e Tij (Xhemal),ndërsa të dyja kryhen si një në kohë të ndryshme.Mirëpo,në diskutimin e dytë ai i afrohet problemit vërtet në mënyrë empirike,ngase thotë se rruga e vetme e njohjes së Realitetit është vrojtimi i vetvetes (nefs) dhe natyrës (afak).Vetëm me këtë veprim mund të arrijmë deri te koncepti i drejtë për Zotin.

Duke e miratuar këtë,ai citon vlerësimin e ibni Abbasit shokut të njohur të Pejgamberit të Shenjtë s.a.v.s.:"Çdo gjësend e tregon një atribut apo njërin apo tjetrin atribut të Zotit dhe çdo emër nënkupton njërin prej emrave të Tij.Kështtu me të vërtet je i rrethuar me emrat e Tij,atributet e Tij,veprat e Tij.Ai shfaqet në atributet e Veta,ndërsa fshihet në personalitetin e vet.Personaliteti i Tij është i fshehur në atributet e Tij,ndërsa atributet e Tij janë të fshehur në veprat e Tij.Ai e ka zbuluar diturinë e Vet përmes Vullnetit të Tij,ndërsa Vullneti i Tij shprehet në Aktivitetin e Tij,të përhershëm krijues;e fshehë aftësinë ose shkathtësinë e vet,duke e treguar vetëm kur ka dëshiruar.

Zoti është i fshehur në aspektin e vet të gajbit(të padukshmes),ndërsa shfaqet në urtësin dhe pushtetin e Vet.Misticizmi,sipas Shejhut,nuk është rezultat i bisedave dhe shqyrtimeve, por e urisë dhe skamjes.Ai për kufizohet në fisnikëri,bindje të pastër, devotshmëri,bashkim të përhershëm me Zotin,lutje,izolim,bartjen e rrobave të leshta, udhëtim dhe varfëri (fakër) e gjithashtu edhe në humanizëm,sinqetitet dhe vërtetësi.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Xhelelaluddin Muhammed - Rumiu K.s.

Mevlana Xhelaluddin u lind në Belh,provincën veriore të Horosanit,Afganistani i sotëm në vitin 1207.Lindi në një familje të njohur e cila kishte nxjerrë shumë njerëz të fesë.Babai i tij Behaudin Muhammed Veled ibni Husein ishte Dijetar i madhë,prandaj edhe për këtë arsye e kishte marrë titullin Sulltanul-ulema.Rumi bashkë me familjen e lëshoi Belhin në vitin 1213,duke u strehuar nga invazioni Mongol.atëbotë i kishte pesë vjet.Duke kaluar pranë Nishapurit e takoi sufiun e njohur Feriduddin Attarin i cili ia dhuroi librin e tij "Esrar Name"apo Libri i Fshehtësive.Rrëfehet se Atarri kur e pa Behauddinin dhe birin e tij të vogël Xhelaluddinin kishte thënë:"Shikoni çudinë,ja po na vjen lumi që pas vete bartë oqeanin e fuqishëm!

Pas Nishapurit pasoi periudha e udhëtimeve,e cila zgjati rreth 16 vjet.Në fund të këtij udhëtimi ishte Konja,e para saj Bagdadi,Kufa,Mekka; Medina, Jerusalemi, Damasku, Halepi,Erzinkani dhe Larendeja,qytet ky sot quhet Karaman.Përveç udhëtimeve të kohë pas kohëshme në Damask dhe Halep,me qëllim të praktikës shpirtërore,Rumi gjithë jetën e kaloi në Anadollinë Turke,më saktëkisht në Konja.Nga aty edhe u shpërngul për në botën më të mirë.Nata e shpërnguljes,17 dhjetor 1273 u bë e njohur si !Shebi Arus" apo "Nata e Kurorëzimit",ndërsa edhe në ditët e sotme lumenj njerëzish derdhen në këtë natë në Konja,duke dashur që t'i prek dhe frymëzoj oqeani i dashurisë së tij.

Pas tij ka mbetur krijimtari e pasur.Rreth 25 mijë bejte apo dyvargje,Mesnevia;vepra në prozë"Fihi ma Fihi" dhe rreth 35 mijë bejte në librin "Divani Kebir" apo "Divani Shemsi Tabrizi"."Divani Shems"u krijua para Mesnevisë dhe në të ndodhi transformimi shpirtëror i Rumit nga dijetari-ulema i njohur dhe vaizit në xhezbi të entuziazmuar,poet të dehur të dashurisë.Kjo alkimi e brendshme e dashurisë ndodhi një ditë kur e takoi Shemsin dervishin endacak i cili ishte i pushtuar plotësisht nga me të vërtetën Hyjnore dhe dashurinë.

Në Divan,në mënyrën më të mirë mund të kuptohet,ndjehet dhe përjetohet ajo që kishte ndodhur në netët me yje,ku kishte qëndruar vetëm Mevlana dhe Shemsi.Mevlana ishte njeri shumë modest.Ushqimi i tij kryesishtë ishte buka dhe kosi.Nëse dikush i sjellte ndonjë ushqim më të pasur ai ua ndante nxënësve të tij.Në Konja kulmet ishin të rrafshtë dhe ai shpesh flinte në kulmin e medresës.Përndryshe flinte fare pak.Netë të tëra ka ditur t'i kalonte zgjuar në lutje.

Vishej shumë thjeshtë.Në kokë mbante një qylah nga leshi i devesë,e pelerinën e gjatë nga pëlhura e zakonshme shpesh ua jepte atyre që kishin nevojë.Ishte relativisht i gjatë dhe i zaiftë.Lëkurën e kishte të zbehtl ngjyrë gruri,sytë ngjyrë gështenjë dhe flokët të thinjura.Kishte mjekër të shkurtër.Nuk bënte dallim mes njerzëve.Pa marrë parasysh fenë e tyre,origjinën apo ngjyrën e lëkurës,të gjithë njerëzit i konsideronte anëtar të një familjeje."Të gjithë njerëzit,në esencë janë të mirë",thoshte"e keqja e tyre dhe epshet i kanë të përkohshme.Errësira ekziston vetëm që drita të shkëlqej më shumë.Në një moment ajo dritë do të vërshoj gjithçka dhe më askund nuk do të ketë errësirë."

I donte të gjithë krijesat.Thuhet që me ditë të tëra qëndronte mes gërmadhave dhe ushqente një bushtër që kishte ojellur.Ushqimin në enë argjendi të cilin ia dërgonte Sulejman Pervani,ia dërgonte asaj bushtre.Kur dikush ia zinte për të madhe këtë,u përgjigjej:"Instinkti i tyre dhe nevojat janë më të mëdha se tonat,prandaj për to ushqimi është më i vejoshëm."Edhe kur ishte shumë i zënë nuk e harronte familjen e vet.Ishte bashkëshort dhe baba i mirë ....

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Shemsuddin Muhammed - Tebrizi k.s.

Për aq sa dihet babi i tij quhej Melikdoglu.Me origjinë ishte nga Azerbejxhani.Lindi në Tebriz. Që nga mosha e vodël ishte i pazakonshëm dhe dalloj nga fëmijët e tjerë.Kishte dashuri të madhe për fenë dhe para pjekurisë së tij dinte të qëndronte dyzetë ditë pa ushqim, pa kurrfarë dëshire për të ngrënë,Në rrugën e tasavvufit - tarikatit e futi shejh Ubu Bekri i cili ishte thurës i shportave.

Por.Shemsi,pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi duke u endur. Në rini e lëshoi Tabrizin dhe që atëherë kurrë nuk zuri vend.Ishte dervish i vërtetë endacak.Në udhëtimet e tij të shumta kishte takuar mësues të ndryshëm,por kohë të gjatë nuk kishte mundësi ta takonte njeriun e vërtetë,"njeriun e zemrës".Thuhet se në moshën gjshtëdhjetë(60)vjeqe Shemsi kishte ngritur duart lart qiellit e kishte thënë:"O Zot a ka në këtë botë ashik të vërtetë,të tillë që vërtetë të kërkojnë,e jap kokën që ta gjej një të tillë!"-"Shko në Rumeli", u paraqit zëri i zemrës.!shko në vendin Rum,atje do ta gjesh."

Shemsuddin Tabrizi arriti në Konja,në nëntor të vitit 1244,dhe aty takoi Mevlanën. Tregimi për Shemsin dhe Mevlanën ka arritur të gjitha majat e kuptimësisë njerëzore, dhe që nga takimi i tyre deri në ditët e sotme është e pamundur të shkruash për njërin nga këta, e të mos përmendet edhe tjetri.Xhelozia e njerëzve bëri që Shemsi të largohet nga Konja,por me insistimin e Rumit megjithatë u kthye,të martën e 5 dhjetorit 1247.Në orët e vona ishte dëgjuar një trokitje në derë."O Shemsudin,"ishte dëgjuar zëri nga jashtë."Dervishët endacak dëshirojnë të t'i puthin duart,a do të dalësh për pak kohë?"

Shemsuddin doli jashtë dhe që atëherë i hubet çdo gjurmë.Çfarë ka ndodhur pastaj mbetet enigëm. Shumica mendojnë që Shemsi atë natë ishte vrarë. Sipas disa burimeve Shemsi kishte dalur në atë natë të errët,ftohtë të dhjetorit.Mandej,ishte dëgjuar ofshama Zot!

Dyshohet se ishte sulmuar dhe therur.Nga ata që gjatë gjithë kohës kishin dashur ta vrisnin. Por,vdekja apo zhdukja e tij ka mbetur enigmë,ashtu siç ishte enigmatik edhe një jetën e vet.Çfarë ka ndodhur vërtetë,këtë e di vetëm ai dhe Zoti i Lartëmadhërishëm. Ajo që dijmë ne,sigurishtë është që atë natë dhjetori për herë të fundit e kishte parë Mevlana.
Shemsi e kishte kaluar pragun dhe më nuk ishte kthyer...pas tij ka mbetyr libri Mekalati Shems,atë që kanë shkruar të tjerët si fjalët e tij.Tyrbeja e tij gjindet në Konja,jo fortë larg tyrbes së Mevlana Xhelaluddin Rumit k.s.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Baba Urjan Hamedani - Tahiri k.s.

Për të dihet pak,sepse kishte jetuar i tërhequar nga bota.supozohet që kishte lindur në Hamedan rreth vitit 1000 dhe kishte vdekuar po aty në vitin 1055.Një nga sufijtë më të hershëm që kishte shkruar rubaira.Për të ka mbetur legjenda e cila thotë se ishte druvar analfabet.Ndonjëherë shkonte deri në medrese dhe me admirim i dëgjonte nxënësit duke mësuar Kur'an,por ata e përqeshin.

Një ditë e pyeti një student:"Nuk di se çka nevojitet që njeriu t'i kuptoj udhëzimet e mësuesit?"Studenti iu përgjigj,në mahi,që është e nevojshëm të shkonte deri te liqeni dhe dyzet herë ta fus kokën bë ujë.Tahiri në naivitetin e vet dhe sinqeritetin i besoi dhe shkoi atë natë të ftohtë deri te liqeni dhe hyri në ujë.Pasi e futi kokën dyzet herë në ujë,u paraqit drita dhe hyri në gojën e tij.Ditën tjetër askush në medrese nuk mund t'i qëndronte karshi në urtësi dhe elokuencë.Ku e pyetën se si e kishte arritur këtë,u tha:"Më zuri gjumi si Kurd e u zgjova si Arab."

Thuhet se trupi i tij kishte nxehtësi të madhe,aq shumë sa që askush nuk mund të rrinte ulur pranë tij.Kohën më të shumtë e kishte kaluar nepër xhungla dhe bjeshkë.Me mënyrën e jetesës së vet kishte hyrë në legjendë;deri në ditët e sotme ka mbetur i dashur për njerëzit e thjeshtë dhe sufijtë.Pas vete ka lënë rreth 300 rubaira,dhe disa trajtesa sufiste në gjuhën arabe dhe perse...

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Fariuddin Muhammed Nishapuri - Attari k.s.

Përgjithësisht i njohur si Attar,farmacist apo ai që mbanë parfumeri.Megjthëse pak dihet (me siguri ) për jetën e tij,duket të ketë lindur në vitin 1120 në afërsi të qyteti Nishapur, të Persisë jug-perëndimore(vendi i lindje se Omar Hajjamit).Data e vdekjes së tij nuk është e ditur sigurtë,megjithëse merret si viti 1230 kështuqë qi kishte jetuar 110 vjet. Shumica e gjërave që dihen për të janë kryesisht legjenda,bile edhe vdekja e tij nga hordhitë e Xhengis Kanit.Nga kujtimet e tij personale që janë gjetur nepër shkrimet e tij,duket se rininë e tij e kishte kaluar në Meshhed.

Sipas Devlatshahut,Attari një ditë po rrinte me miqtë në derën e dyqanit të tij kur u paraqit një dervish.Ai hyri në dyqan,shikoi përreth dhe u mori erë erëzave,mori frymë thellë dhe u bë murid i shejhut të njohur dhe filloi të qante.Attari kishte menduar që dervishi po dëshironte që t'i zghonte atyre keqardhje dhe deshi ta përzinte.Por,kur dervishi i tha:"Tani më asgjë nuk më parandalon ta kaloj pragun tënd dhe të përshëndetem me këtë botë.Gjithçka që kam është kjo hërkë e vjetër.Por,unë po qaj shkaku yt o Attar.

A mund ta drejtosh zemrën tënde drejt vdekjes dhe t'i lësh të gjitha të mirat që i posedon? "Attari ju përgjigj se shpresonte se do ta përfundonte jetën e vet në varfëri dhe qetësi si një dervish."Të shohim!"i tha dervishi dhe mandej u shtri e vdiq.Kjo ngjarje i kishte bërë përshtypje të tillë Attarit,sa që ai e lëshoi dyqanin e babit atë çast dhe u bë murid i shejhut të njohur shejh Behauddinit,dhe filloi të studionte teorinë dhe praktikën sufiste.Tridhjetë e nëntë(39) vjet udhëtoi nepër shumë vende,duke vizituar shumë teqe dhe duke grumbulluar shënime të sufinjëve të devotshëm,bashkë me tregimet.

Mandej u kthye në Nishapur ku e kaloi pjesën tjetër të jetës.Për të thuhet që kishte njohuri të thellë për tesavvufin se sashumë sufijë të kohës së tij.Kishte shkruar rreth dyqindëmijë vargje dhe shumë vepra në prozë.Nga ato veçojmë veprat si:Musibet nama(Libri për telashet),Ilahi nama(Libri për hyjnoren),Esrar nama(Libri i fshehtësive), Divani Attar(Poezia e Attarit),Mantik ut-Tajr(Gjuha e zogjve)dhe Tedhkiret ul-Evlija (Përkujtimi i miqëve të Zotit).Kishte jetuar para Xhelaluddin Rumit.

Kur njëri nga sufinjtë e kishin pyetur cili nga këta dy kishte njohuri më të thella,ai u tha:"Rumi fluturoi në lartësin të përsosshmërisë si një shqiponjë,në moment.Attari arriti lartësinë e njejtë gradualisht,me shpejtësinë e një bubrreci".Mevlana ka thënë:"Attari ka qenë ruh personalisht."Garsin Tasi trasmenton që në vitin 1862 është zbuluar një gur varri jashtë Nishpurit,që ishte i ngritur mes viteve 1469 dhe 1506(rreth 250 vjet pas vdekjes së Attarit)në të cilin ishin të gdhendura këto fjalë në gjuhën persiane: Zoti është i amshueshëm.Në emër të Zotit Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

Këtu në kopshtin e Edenit të poshtëm,Attari ka ndjerë aromën e njerëzve më të përulur. Kjo është tyrbeja e njeriut të lartësuar,sa që pluhuri nën shputat e tij do të mund të shërbente si surma në sytë e Qiejve.Ky është shejhu i njohur Attar Feriduddin që i kishte evliatë si muridë,njeri i shkëlqyeshëm,fryma e të cilit shërbente si ilaç për këtë botë nga një bjeshkë Kaf(Pra,nga njëra në anën tjetër të botës)deri në tjetërn.Në magazën e tij ku melekët kanë folenë,Qielli është si një shishe me ilaçët aromë limoni.

Vendi i Nishapurit do të jetë i njohur deri në Ditën e Gjykomit për hirë të këtij njeriu. Miniera e arit të tij është gjetur në Nishapur, e ai kishte lindur në Zervand,distrikin Gorgana.Në Nishapur kishte jetuar 82 vjet,prej të cilëve 32 kishin kaluar në qetësim.

Në vitin 586 sipas hixhrës(1190)u përzu nga shpata e hordhive të cilat pamëshirshëm gjithçka po shkatërronin.Attari kishte vdekur gjatë kohës së Hulagu Kanit,si shehid gjatë masakrës që ishte bërë në atë kohë.Zoti i Madhërishëm e freskoftë shpirtin e tij!Ia shto,Ja Rabbi, meritat e tij! Si duket nuk ekziston asnjë statistikë bashëkohore për atë se kur ka vdekur, ku dhe kur është varrosur.....

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Mevlana Nuruddin Abdurrahman - Xhami k.s.

Bën pjesë në grupin e poetëve më të zgjedhur sufijë të Persisë,ështënjëri nga ashtuquajtyrit-Shtatë yjet në qiellin e poezisë Persiane.Ka lindur në katundin Harxherd,në krahinën Xham afër Nishapurit në vitin 1414.Është shkolluar në Herat, Afganistani i sotëm. Thuhet se posedonte aftësi të jashtëzakonshme shpirtërore dhe dije të madhe.Një kohë kishte qëndruar në Samarkand dhe mendohet se atje i ishte bashkangjitur rendit sufi Nakshibendive.

Me martesë u bë shumë i pasur,mirëpo edhe pastaj vazhdoi me jetën modeste të dervishit.Refuzonte publikisht që t'i afrohej pallatit dhe të bëhej poet pallati.Pasi që ai nuk kishte qejf të shkonte te sundimtarët,sundimtarët vinin tek ai për të kërkuar këshilla të çmueshme.Në moshën gjashtëdhjetë vjeçare shkoi në Haxhxh dhe ky udhëtim zgjati gjysmë viti.Kur u kthye në Herat, e kuptoi që shiitët e Bagdadit e kishin akuzuar për herezi, kinse kishte shpifur kundër familjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) të Zotit,edhe pse ajo akuzë ishte dëshmuar zyrtarisht e pabazë dhe akuzuesi për dënim ishte detyruar të kalonte nepër Bagdad duke e shaluar gomarin mbrapshtë,Xhami me këtë kishte qenë i tronditur dhe kjo ishte arsye që ta braktiste shumicën prej të njohurve të tij.

Kah fundi i jetës plotësisht ishte tërhequr nga jeta shoqërore dhe kishte hequr dorë nga deklamimi i poezisë.Xhami pas vetës ka lënë shumë vepra,poezi dhe prozë të shkruara në gjuhën arabe dhe persiane.Përveç Divanit në të cilin gjendet gazelet dhe kasidet,sipas shembullit të paraardhësve të tij kishte shkruar edhe shumë vepra në formë të mesnevisë. Ato janë:Zinxhiri iartë,Salamani dhe Apsali,Dhurata e bereqetit,Tespihët e të drejtëve, Jusufi dhe Zelihaja,Lejla dhe Mexhnuni dhe Libri i urtësive të Iskanderit.Në botën më të mirë u shpërngul në vitin1492

Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë shpirtin e tij.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Hasan el – Basriu (21/642 – 110/728)

Hasani nga Basra i përket grupit të atyre të cilët,ndonëse nuk e kanë parë Profetin Muhammed s.a.v.s.,i kanë takuar shokët e tij(sahabët) dhe shokët e shokëve të tij (Tabi’in).Vetë nuk ka qenë aktiv në politikë,por simpatia e tij ka qenë në anën e imam Hysejnit,i cili kishte luftuar kundër Emevitëve.

Hasani fliste lidhur ne synimin ndaj botës tjetër,devotshmërinë dhe asketizmin,me ç’rast dominonte elementin i frikës nga Zoti.Në letërn dërguar Omer bin Abdul-Azizit, halifit emevit,ai shkruan:“Largohu nga kjo botë,ngase është si gjarpëri,i butë në prekje por helmi i tij është vdekjeprurës…Ruaju nga kjo botë,ngase shpresat e saj janë vetëm hi e pluhur, ndërsa pritjet e saj të rreme“.Më pas në këtë letër të njëjtë ai e madhëron urinë dhe varfërinë si simbole të drejtësisë dhe pasurinë e shikon si një e keqe e cila i largon njerëzit prej qëllimit të tyre të drejtë.Devocionin e konsideronte bazë të religjionit të vërtetë.Sipas tij,ekzistojnë tri shtylla të devotshmërisë.Shtylla e parë është që njeriu duhet ta derklarojë të vërtetën mandje edhe kur është i shqetësuar nga mllefi.

Shtylla e dytë e devotëshmërisë kërkon që njeriu t’i kontrollojë organet e vete të trupit dhe të përmbahet bga gjërat të cilat Zoti i ka ndaluar.
Shtylla e tretë dhe e fundit e devotshmërisë duhet të bëjë që njeriu të dëshirojë vetëm gjërat të cilat të shpien te kënaqësia e Zotit(rida).Pak devotshmëri është më e mirë se lutje dhe agjërimi mijëvjeqar.Malli për këtë botë dhe makutëria e shkatërrojnë devotshmërinë.

Hasani i cili ishte i përkushtuar ngë frikë e tmerrshme dhe i cili rrallë shihej duke qeshur kishte pamjen e atij që do të ekzekutohej,vazhdimisht ishte i vetëdijshëm për mëkatet e veta dhe frika nga zjarri.Mendonete se do të jetë tërësisht i lumtur nëse lirohet nga ferri pas njëmijë vjet vuajtjesh.Kur njëherë e kishin pyetur si ndihet në këtë botë,ai ishte përgjegjur në këtë mënyrë;“paramendo njerëzit në një anije të drunjtë e cila është përmbysur,ndërsa ata përpiqen të shpëtojnë duke e thyer trupin e anijes për të ardhur deri te druri;e tillë është vërtet pozita e njeriut në këtë botë.“

Hasani përvojën e vet sufiste e ka aplikuar pa marrë parasysh të gjith a ngjarjet të tmerrshme që ranë mbi shtetin e ri musliman.Këtu së pari e kemi parasysh përvojën e parë të madhe të cilës i është nënshtruar vëllazëria e re muslimane,përvojë e cila do të pasqyrohet në atë luftë ndër vëllazërore midis muslimanëve,shkaktar dhe protagonist i drejtpërdrejtë i cilës ka qenë mëkëmbësi sirian Muaviu.Kjo përvojë ka jehuar edhe më tragjikosht në frymën e këtij dinjitari të vërtetë të gnozës sufiste,ngase ishte ithtar i pa kompromis i ruajtjes së unitetit të pathyeshëm të bashkësisë muslimane.

Pos kësaj pëevoje të madhe,Hasan el – Basriu përjetoi edhe një sprovë,mirëpo sprovë në të cilën ka pasur shumë më shumë bekim dhe cila nuk ka ndikuar aq shumë në unitetin e muslimanëve.Megjithëse Hasan el – Basariu ka qenë autoriteti më i lartë shpirtëror autenticitetit ekzoterik dhe ezoterik religjioz të cilit nuk ka pasur çka t’i kontestohet,ai atëbotë është shikuar si garant dhe fije shpirtërore që do t’i lidhte zemrat e shqetësuara muslimane dhe mendjet muslimane të asaj kohe.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Ebu Hashim nga kufa (v.160/776)

Ebu Hashimi ka jetuar në Kufa.Aty kishte njerëz të cilët edhe para tij kanë qenë të njohur për nga asketizimi i tyre(zuhdi),devotshëria (ver‘),interesimin me drejtimet e religjionit praktik,sipas besimit në Zot dhe dashurisë,mirëpo ebu Hashimi është i pari që e ka marr emrin e sufiut.vendi i parë në të cilin sufijtë fillojnë të tubohen për të këmbyer idetë e tyre dhe për të diskutuar lidhur me përvojat e tyre mistike e kishte ngritur një krishterë në Remla(Siri),pasi në një vend të hapur e kishte parë një grup sufijsh të dalldisu në praktikën e tyre mistike.

Sipas sufiu Sufjan eth – Thevri-ut,ebu Hashimi e kishte njohur mjeshtërinë rija‘ (oratorisë) më mirë se kushdo tjetër;njëherë ebu Hashimi kishte deklaruar se është shumë më lehtë të rrëzosh një mal me gjilpërë se ta largosh lakiminë,krenarinë dhe paturpësinë nga zemra e dikujt.Duke shikuar gjykatësin i cili po dilte nga shtëpia e ministrit,ai kishte deklaruar: “Zoti i shpëtoftë njerëzit të cilët nuk udhëhiqen nga fitimi i shpirtit“.Të gjitha këto ngjarje tregojnë se,sipas ebu Hashimit,kultivimi i brendshëm i shpirtit është thelbi i sufizmit.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Harith el – Muhasibi (165/781 - 243/857)

Harith el – Muhasibi ka filluar si teolog dh i përkiste shkollës shafi’ite. Ai ka predikuar shfrytëzimin e arsyes(logjikës) dhe ka përdorur teknikat e mu’tezilitëve në diskutime me ta,kështu që në këtë ka qenë pararendës i esh’aritëve.

Në njëfarë mënyre rruga e tij jetësorre ngjason asaj të el – Gazalit; të dytë kanë poseduar arsimimi të plotë teologjik, kanë qenë të informuar mirë me problemet religjioze dhe filozofike të kohës së tyre.Më pas janë përcaktuar për sufizëm - pak për shkak të rrethaneave,ndërsa pak kjo zgjedhje ka qenë rezultat i synimit të tyre të brendshëm moral. Libri i el Harithit Vesaja e cila shërben si prototip për veprën Munkidh min ed – dalal të Gazalit,paraqet ngjarjet të cilat e kanë ndryshuar jetën e tij.

Çështja e parë e cila e kishte befasuar ishte ndarja e komunitetit musliman në shumë sekte prej të cilëve secili e pvetetësonte monopolin e shpëtimit.I rrethuar nga këto dallime ai ia kushton një pjesë të madhe të jetës së tij zbulimit të rrugës së vërtetë dhe të drejtë.Takonte njerëz të ndyshëm të cilët në shikim të parë synonin ta mësojnë të vërtetën,or thaja në të gjitha rastet ishit i zgjënjyer;shumica prej tyre ishte e interesuar të sigurojë të mira të kësaj bote.“Kam kërkuar dituri për udhëheqje duke përsiatur thellësisht dhe duke i vështruar të tjerët.

Atëherë mu qetësua nga Libri i Zotit,praktika e Pejgamberit dhe pajtimit të besimtarëve që varshmëria bga pasioni e verbëron njeriun dhe u pamundëspn atij ta realiozojë rrugën e drejtë si dhe en largon nga e vërteta.“Kjo vetëdije e ka shpjerë deri në vetë hulumtim (muhasebe,që ia kishte dhënë emrin Harithi),vetë disiplinimit dhe transformimit moral.

E kishte të qartë se rruga e shpëtimit përkufizohet në frikë nga Zoti dhe bindje ndaj urdhërave të Pejgamberit të Ti.Kur deshi të kërkonte dispozita në jetë dhe sjelljen e të shenjtëve,gjiashtu ishte i befasuar nga dallimet e shumta.Nha kjo shumësi,ndërkaq,ai ishte i sigurt se vetëm ata njerëz mund të jenë prijës të sigurt të cilët duke e njohur Zotin,bëjnë gjithçka për të arritur kënaqësinë e Tij.Mirëpo,që në zanafillë u dëshmua se ishte shumë vështirë të gjendeshin njerëz të tillë,por ai vazhdoi kërkimin,ngase kjo për te ishte çështje jetes dhe vdekjes.Në fund,me mëshirën e Zotit,ai doli në kërkimin e tij dhe arriti deri te njerëzit e kërkuar të cilët ishin modee të devotshmërisë;“Zoti ma zbuloi diturinë në të cilën argumenti ishte i qartë,ndërsa vendimi i pastër,dhe kam shpresuar se do të jetë i shpëtuar secili që dëshiron t’i afrohet kësaj dhe ta përvetësoj atë.Kur e pushton iluminizmi,rruga e veprës së ardhshme do të jetë e qartë;kam besuar në këtë me zemër,e kam përfshirë këtë me mendje dhe e kam bërë themel të bindjeve të mia.

Përkundër transformimit të tij,qëndrimi ndaj misticizmit ka qenë i përcaktuar me qasjen e tij intelektuale.Nxënësi i shquar i Harithi Muhasibiut,Xhunejd Bagdadi tregon se si kishte diskutuar me te lidhuar me çështje të ndryshme të misticizmit.Harithi vinte në shtëpinë e Xhunejdit dhe e ftonte të dilte me të.Xhunejdi protestonte duke thënë se po dëbohej nga vetmia në botën e speovave.Harithi e detyronte të pyes gjithçka që i binte ndër mend;ky lloj i pyetjeve dhe përgjigjeve ndikonte në mënyrë tejet stimuluese tek ai dhe kur kthehej në shtëpi,e shënonte gjithë diskutimin.Këtu e shikojmë tablonë e mësuesit të madh i cili nxënësit të tij i afrohet në frymën intelektuale të dijetarit të madh.

Kontribut i rëndësishëm i Harithit për misticizmin është përcaktimi i tij i pozitë (mekam) dhe gjendjes (hal‘) dhe përfshirja e tij e kënaqësisë (rida‘) në gjendje. Pozita, sipas mendimit të tij,është pozicioni i posaçëm të cilën e arrijmë pas përpjekjeve të domosdoshme (janë përfshirë edhe të gjitha obligimet të cilat janë në lidhje ne këtë gjendje).Gjendja(hali‘),nga ana tjetër,është diç që njeriu e arrin me mëshirën e Zotit pa kurrfarë mundi nga ana e tij.thënë shkurtë,pozita i përketë kategorisë së veprave, gjersa gjendja i përket kategorisë së dhuntive siç është në kaptinën pararendëse.

Kënaqësia (rida‘) është qëndrim të cilin njeriu gjithashtu mund ta arrijë vetëm me ndihmën e mëshirës së Zotit,mendon Muhasibi,dhe jo me përpjekjet e veta.Ai deklaron edhe:“Kënaqësia është esenca e zemrës nën ndikimin e ngjarjeve që vijë nga vullneti i ZOTIT.

Në lidhje me çështjen nëse mistiku duhet ta zgjedhë qëndrimin e varfërisë(fakr) ose pasurisë (gina),Harithi deklaron që kjo e fundit është më e mirë.Ai pohon se pasuria është atribut i Zotit,gjërsa varfëria nuk mund t’i përshkruhet dhe prandaj atributi i cili është i përbashkët për Zotin dhe njeriun është mbi atributin i cili nuk mund t’i përshkruhet Zotit. Gjithashtu,qëndrimin i tij lidhur me kontradiktat prezencën (hudur) dhe mungesën (gajbit) është që prezenca është më e mirë se mungesa,për arsyje se të gjitha të mirat janë të lidhuara me prezencën.Ai deklaron se mungesa nga vetja është shkallë përgatitore në Rrugën mistike që shpije gradualisht te Zoti,ndërsa kjo Rrugë bëhet e papërsosur për të pasi të arrijë në cak.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

PREJARDHJA E ESH-SHA'RANIUT

Origjina e sh-Sha}ranit arrin deri te Imam Ali ibni Ebu Talibi a.s.dhe loza hashemite.
Kështu pararendësi i tij i hershëm Muhammed inbi-l-Hanefije është i biri i Ali ibni Ebi Talibit a.s.(dhe Havla bint Xhaferit).

Për shkak tk konflikteve të përgjakshme të cilët pasardhësit e Ali ibni Ebu Talibit a.s.,e kishin herë me dinastinë emevite herë me atë abasidë,pasardhësit e imami Ali ibni EbuTalibi a.s.,largohej në vende më të largëta të perandorisë.Kështu pararendësit e esh-Sha'ranit ishin vendosur në perëndimin e largët.

Në qytetin (Algjerian) Tlemsen dhe rrethinën e tij pushtetin e kishte(dikur) fisi benu Zagle,fis i cili lidhte me origjinën e esh-Sha'ranit.
Jetëshkrimin e vet esh-Sha'rani e shënon ne verprën e tij"Letaifu-l-minen"(Finesat e mirëqenies).Të shohim çka shënon ai për vete në stilin e tij:"Falënderoj Zotin e Madhëruar që ka bërë të jem pasaedhës i lozës së sundimtarëve.Kështu,falë Zotit të Madhëruar,unë jam Abdylvehabi,biri i Ahmedit,ky i biri i Aliu,ky i biri i Ahmedit,ky i biri i Aliut,ky i biri i Muhammedit,ky i biri i Zufait,ky biri i shejh Musa el-Mekenit,ky biri i sulltan Ahmedit,ky i biri i sulltan Se'idit,ky i biri i sulltan Fashinit,ky i biri i sulltan Mahjait,ky i biri i sulltan Zufait,ky biri i sulltan Rejjanit,ky biri i sulltan Muhammed bini Musait,ky biri i Sejjdi Muhammed ibni el-Hanefiut,ky i biri i Imam Ali ibni Ebu Talibi a.s.

Pararendësi im i tetë,sulltan Ahmedi,ka qenë drejtues(sulltan) në qytetin Tlemsen në kohën e shejh Ebu Medjen el-Magribit.Kur pararendësi im Musai ishte takuar me te,shejh Ebu Medjeni e kishte pyetur:"'farë prejardhje je?"
"Babi im është sulltan Ahmedi", ishte përgjigjur ky.
"Mendova për prejardhjen sipas sherefit(nderit,gjegjësisht sipas pasardhësve që lidhte me lozën Muhamedit a.s.v.s.)",deklaroi shejhu.
"E kam prejardhjen nga shejh Muhammed ibni el-Hanefiu",u përgjigj ky.

Pas kësaj shejhu u përgjigj:"Pushteti,nderi dhe varshmëria(d.m.th..,tesavvufi)nuk shkojnë bashkë!" Pas kësaj ky deklaroi:"Zotëriu im,po heq dorë nga gjithçka tjetër pos tesavvufit!", dhe ai filloi ta edukojë,ndërsa kur në tarikat e arriti përsosjen,i urdhëroi të shkojë ne Egjiptin e Epërm,duke i thënë:"vendosu në rajonin Hu,ku do ta kesh edhe varrin". Kështu edhe ka ndodhur.në veprat e historisë nuk shënohet viti në të cilin (shejh) Musai është shpërngulur në Egjipt,por shënohet viti i vdekjes së tij.

Ai ka vedeku në rajoni Hu në vitin 707 H,pas suksesit që e kishte arritur në misionin e tij, ngase në Egjiptin e Epërm me veprimtarinë e tij sufiste udhëzim kanë gjetur një numër shumë i madhë njerëzish.Pararendësit e esh-Sha'ranit kanë qëndruar në këtë rajon deri në fillim të shekullit nëntë,kur i pari i tyre,Ahmedi vendoset në vendbanimin Sakije Ebu Sha're, në Menufi,ku e themelon teqen.Ka ndëriar jetë në vitin 828 H.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

LINDJA DHE RINIA

Sipas versionit ,ë të besueshëm esh - Sha'rani ka lindur më 27 ramazan të vitit 898 H.,në Kalkashanda,në fshatin e gjyshit për nga nëna,që dyzetë ditë pas lindjes të transferohet në fshatin e babit,Sakije Ebi Sha're,prandaj edhe është quajtur esh-Sha'rani,siç njihet,ndonëse ai veten e quan esh-Sharavi.

Midis biografëve ka mospajtime lidhur me datën e saktë të lindjes.mirpo El-Munavi,Ali Mubaraku dhe orientalisti Shahti e konfirmojnë datën e sipër shënuar.
Midis biografëve të tij nuk ka pajtim as lidhur me fëmijërinë dhe rinin e tij.Kështu disa mendojnë se në rini është marrur me endje("Enciklopedia islame"),Ndërsa të tjerët e quajnë qesharake këtë deklarim:"tërë jeta e esh-Sharanit ka qenë e përshkruar me devotshmëri dhe kryerjen e cermonive fetare,kështu që ka qenë vështirë të gjejë kohë për të kryer ndonjë punë tjetër."

Vetë esh-Sharani deklaron se një nga dhuntitë e Zotit ndaj tij ka qenë edhe ai"që nuk kam pasur kurrë ndonjë pengesë në nx[nien e diturisë dhe kryerjen e ibadeteve (ceremonive fetare).Baza ime ka qenë kënaqësia me një sasi të vogël të mirash nga kjo botë.Pos kësaj,kur e kam arritu moshën e pjekurisë,nuk kam punuar asnjë zanat që do të kishte tipare të kësaj bote.Hakku i Lartësuar gjithnjë më ka furnizuar nga nuk e kam pritur.Kanë ditur t'mi ofrojnë nga njëmijë e më shumë flori,por unë i kam lënë në haremin e xhamisë së El-Gamerit dhe atë e merrnin fqinjët."

Siç shënon vetë esh-Sharani,që gjatë qëndrimit në fshat ishte bërë hafëz i Kur'anit Kerimit,kurse pos kësaj,nën mbikëqyrjen e vëllaut shejh Abdulkadërit,e kishte mësuar përmendësh fikhun dhe gramatikën.

Nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjet kur i vdes babai,andaj ishte rritur si jetim pa prindër,por Allhu,Një dhe i Vetëm,e mbrojti dhe e ruajti në jetë.
Duke e përshkruar ardhjen e vet në Kajro,ai thekson:"Në Kajro kam ardhur në fillim të vitit 910,ku u vendosa në xhaminë e sejjidit tim Ebu-l-Abbas el-Gamerit.Zoti bëri që shejhu dhe fëmijët e tij të jenë të mëshirshëm ndaj meje,ashtu që jetoja ne ta si antarë i familjes.Me ta kam qëndruar derisa para shejhlerëve të ndryshëm nuk përvetësova përmbajtjen dhe metodologjinë e literaturës themelore fetare.

Falë Zotit tërë kohën jam ruajtur nga mëkatet formale(dhahir)andaj njerëzit më kanë respektuar dhe më kanë ofruar ari e argjend,të cilin shpesh e refuzoja ose e dorëzoja në harremin e xhamisë.Në këtë xhami kaloi 17 vjet,ndërsa pastaj kalon në medresenë"Umm Havend" dhe pikërisjtë këtu filloi të shkëlqejë ylli i esh - Sharanit.

NË RRUGË TË Zotit

Esh-Sharani jetën e ka kaluar nepër xhami të ndyshme,duke kaluar në to ditë e netë,duke iu përkushtuar tërësisht kërkimit të diturisë dhe përsosjes së ibadeteve.Ka çuar një jetë të ndershme me përpjekje të përsosjes shkencore dhe morale.

Që nga ditët e parë të qëndrimit në Kajro ai takohet me elitën e ulemave,siç janë:
Xhelaluddin es-sujuti,Zekerija el-Ensariu,Nasiruddin el-Likani,Er-Remli,Es-Semennudi etj.Në vepret e tij ai shpesh flet për mësimdhënësit e tij duke shpreur dashurinë ndaj tyre.

Këtu ai studionte disiplina të ndryshme nga kultura islame;bazat e të drejtës së sheriatit, të drejtën e sheriatit(fikh),tesavvuf,hadith,tefsir,letërsi,gju hë etj.Mirëpo të gjitha këto nuk e kënaqin synimin e zemrës së tij,as kërkesat e shpirtit,kështu që gjithnjë kërkonte drejtimin e rrugës së Zotit- rrugën e tesavvufit,të tillë çfarë e kanë përcaktuar shejhlerët (sufistë) dhe siç e kanë përjetuar (shijuar) ata që kanë pasuar.

Në "EL-Minen" ai deklaron:"Një nga të mirat e Zotit ndaj meje është edhe ajo që Ai më ka frymëzuar për muxhahedë(luftë me vetveten,gjegjësisht me nefsin tim- shpirtin shtazarakë) që nga fëmijëria.Mirëpo esh_Sharani kërkonte një shejh që e ka përjetuar (rrugën e Zotit),cili ka arritur në cak,që ka shikim të brendshëm,që ta ndihmojë për ta shkurtuar rrugën dhe të eliminojë pengesat e fshehta të nefsit.Për këtë arsye ai kontaktonte me shumë shejhlerë në tesavvuf,duke kërkuar prej tyre,si thotë,"portat dhe çelsat"

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

ESH-SHARANI DHE EL-HAVVASI

Pas krejt kësaj që u tha,Zoti bëri që porta t'i hapen,dhe bëri që të takohet me EL-Havvasin.El-Havvas ka qenë ai që për te ishte mjet për lartësim në sferat qiellore,deri në portat e zbulimit të dhuntin=ve qiellore dhe hapësirave të dritës dhe frymëzimit.

Lidhja në mes El-Havvasit dhe Esh-Sharanit është shenjë e shenjave mbi rolin e shejut në tarikat.Pos kësaj,kjo është një shenjë madhështore mbi nivelin (mekamin) e diturisë që pranohet drejtpërdrejt nga Zoti('ilm ledunni).Në të vërtetë,sipas gjykimit formal,El-Havvasi ka qenë analfabet ndërsa Esh-Sherani ka qenë alim(dijetar),ndërsa sipas gjykimit esencial(të brendshëm- batin),El-Havvasi ka qenë alim ndërsa Esh-Sharani ka qenë analfabet!

Esh-Sharani thekson se një nga dhuntitë e Zotit ndaj tij ka qenë edhe ai që arritjen (visal) dhe profecinë (hapja e portave të botës së lartë-fet'h) e ka përjetuar nën udhëheqjen e njeriut analfabet(ummijj),i cili s'dinte as shkrim as lexim.Duke përshkruar këtë njeri analfabet,Esh-Sharani deklaron:"Njeri krejtësisht i panjohur,kështu që për nga evliallëku dhe ilmi(dituria) e njohin vetëm dijetarët praktikë.Kjo për arsyje se,sipas mendimit tonë,pa asnjë dryshim,është njeri i përsosur,ndërsa të përsosurit,kur e arrin nivelin e përsosjes në njëhje,bëhet i huaj në botë."

Vetë Esh-Sharani e përmend arritjen e tij në sferat e lartë të njohjes nën udhëheqjen e shejhut të vet,si dhe për ankthet e diturisë së shejhut të vet:"Luftërat e mia me nefsin tim nën udhëheqjen e sejjidit tim Ali el-Havvasit kanë qenë të shumta dhe nduarnduarshme.Njëra prej tyre është që në fillim të takimit tonë më urdhëroi t'i shes të gjitha librat,kurse paratë për to t'ua ndajë skamnorëve si sadakë,andaj unë e bëra këtë.Këto libra kanë qenë tejet të vlershme dhe të shtrejta,Pas kësaj lindi kërshëria të kthehem te ato,andaj ai më tha:"Përpiqu të këputesh çdo lidhje me ato libra,e këtë do ta arish me dhikër të vazhdueshëm,ngsae sufijtë deklarojnë:"Ai që kthen kokën pas nuk do të arrinë(në cak)!...

Pastaj më urdhëroi që për një kohë të izolohem nha njerëzit gjersa gjendja ime nuk u pastrua tërësisht.Në këtë gjendje unë fillova të konsideroj se jam më i mirë se të tjerët,andaj ai më porositi:"Përpiqu të lirohesh nga mendimi se je më i mirë se ata!"..
Pastaj më urdhëroi që të preokupohem me të kujtuarit e hapur dhe të fshehtë të Zotit dhe që t'i përkushtohet teërësisht Atij,e që njëkohësisht të hedh poshtë çdo ide për diç tjetër pos Zotit dhe në këtë gjendje unë kalova disa muaj."

Esh-Sharani flet gjerësisht mbi muxhahadat(Luftërat me nefsin e vet) e tij,të kërkuara nga shejhu i vet,pastaj mbi profecinë (kefsh)që e kishte arritu,për vjeljen e diturisë nga detrat e diturisë së shejhut etj,,,

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

VENDI DHE ROLI I ESH - SHARANIT

Teqja e Esh- Sharanit,të cilën e themeloi që në të studentët të fitojnë dituri zahirite (formale),krahas shijimit të batinit (përmbajtjes dhe kuptimit të këtyre diturive formale), ka qenë një nga fanarët më mashështorë të diturisë,kulturës dhe orientimit në botën islame të kohës,një nga vendtubimet e njerëzve të shkencës dhe kulturës,një nga vendet më të ndershme për kryerjen e dhikrit dhe ibadeteve të tjera si dhe një nga galeritë më të ndritshme e cila ka emëtuar rreze të intelektualitetit të pastër,në kohën kur dritat kishin filluar të shuhen.

Esh-Sharani u bë personaliteti (qëndror) i kohës së vet,cilit i drejtoheshin për të kërkuar dituri teorike dhe prektike edhe dinjetarë e princër....Esh-Sharani njihet si mbrojtës i popullit nga padrejtësitë e pushtetarëve.Ata dëshironin të përfitonin për qëllimet e tyre, mirëpo ky kurrë nuk kishte pranuar poste,pasuri e shpërbilm..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

CILËSITË MORALE TË ESH-SHARANIT

Esh- Sharani ishte stolisur me karakterin e tesavvufit dhe e kishte përvetësuar edukatën e tesavvufit,duke u obliguar që do t'i përmbahet krejt asaj që është shkruar në librat e tij. Me mish me shpirt ka qenë shembull i ndershmërisë,drejtësisë dhe dinjitetit në të gjitha horizontet.Ai ishte pjesëmarrës aktiv në të gjitha dhembjet dhe vuajtjet e popullit: "Kush qeshet,i qaset kënaqësive bashkëshortore,parfumoset dhe kërkon vende ku do ta kalojë ditën,në kohën kur mbi muslimanë po lëshohen fatkeqësi,ai është si shtaza."

"NJë nga dhuntitë e Zotit ndaj meke është që ka bërë t'i fshehë të metat dhe gabimet e njerëzve dhe të jem i mëshirshëm ndaj të pabindurve në kohën kur e kanë shprehur këtë mosbindje,ngase atëherë ata janë kategoria më fatkeqe e njerëzve."

Duke folur mbi moralitetin e vet,ka deklaruar:"Një nga dhuntitë e Zotit ndaj meje është edhe ai që jam kujdesur për veshin tim të mos dëgjojë gënjeshtra,edhe për syrin tim të mos shikojë atë që është e ndaluar,edhe për gjuhën time të mos flasë kotësira."

Esh-Sharani konsideron që ibadeti nuk është i drejtë nëse nuk është e drejtë edhe zemra dhe nëse nuk ka karakter(moral) të pastër.Kështu ai nuk hynte në namaz derisa nuk e konfirmonte se në zemër nuk ka zili,urrejtje,lakmi,nënçmimet(bartja e fjalëvë të huaja) apo çfarëdo pasioni.

Vetë Esh-Sharani deklaron:"Njëra nga dhuntitë e Zotit ndaj meje është edhe që kurrë nuk kam dalur nga shtëpia nëse s'e kam ditur që,me lejen e Zotit,do të mund të stolisem me tri veti:E para ta bartë barrën e fyerjve drejtuar njerëzve të tjerë;e dyta t'i bartë fyerjet e drejtuara ndaj meje;dhe e treta që të tjerëve t'u shkaktoj kënaqësi."

DISIPLINAT SHKENCORE TË ESH-SHARANIT DHE VEPRAT E SHKRUARA

Penda e Esh-Sharanit është sprovuar në të gjitha horizontet e njhojes shkencore dhe praktike.Ka shkruar vepra nga fusha e tesavvufit,fikhut,usulu-l fikhut, tefsirit, hadithit, gramatikës,medicinës,alki misë,ahlakut(etikës) dhe disiplinave të tjera shkencore.Shumë nga këto vepra janë ruajtur deri më sot.

Orientalisti Forlic deklaron:"Esh-Sharani ka qenëë sufist i klasit të parë,edhe si teoricien edhe si shkencëtar.Njëkohësisht ka qenë shkrimtar i shquar në fushën e Sheriatit.Ka qenë reformator çfarë është vështirë të gjindet në botën islame.Ka shkruar mbi shtatëdhjetë vepra,prej cilave njëzet e katër janë inovacione të pastra.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

NJOHJA E DRITAVE TË SHENJTA MBI PARIMET E TESAVVUFIT

Vepra"Njohja e dritave të shenjta mbi parimet e tesavvufit"(EL-Anvar el-kudsijje fi ma'arifet el-kava'id es-sufije) është nga veprat më të rëndësishme të Esh-Sharanit.Kjo vepër është fryt i asaj që e ka arritur me përvojën e vet.E ka shkruar pak para vdekjes, kështu që paraqet tablonë e plotë të luftës së tij shpirtërore,përvojës dhe diturisë së tij.Këtë vepër ai e kishte shkruar pas veprës"El-Envar el-kudsijje fi bejani el-uhud el-muhammedijje",që këto dy vepra të shfrytëzohen si udhëzim i përsosur për udhëtarët në rrugën e Zotit.

Kjo është vepër e vërtetë mbi edukimin sufist,e cila me precizitet artistik pikturon adabet (finesat),vaxhibet (obligimet),mendubet (porositë),fshehtësitë,përvojat praktike dhe të ngjashme të tarikatit, siç i pasqyron edhe vështirësitë, shkarjet e mundshme, ngritjet dhe profecitë.Krahas krejt kësaj ky libër është përmbledhje thëniesh të dinjitarëve të shquar të mendimit sufist, Në të vërtetë Esh-Sharani aty ka tubuar numër të madh thëniesh të dijetarvëve të shquar si;sejjid Ibrahim Ed-Desuki,sejjidi Ali Vefa,sejjidi El-Mursi,sejjidi Esh-Shenavi,sejjidi El-Aksari,sejjidi El-Kattani,sejjidi Ali el-Mersafi e të tjerë,të cilët të vërtetat e tesavvufit i kanë njohur përmes pasimit të rrugës shpirtërore dhe përmes përvojës personale.


Shejh Ebu-l Hasan esh-Shadhili,Zoti e mëshiroftë,ka derklaruar; "O dervish,nëse do të kesh shumë havatira(mendime që të vijë)dhe vesvese(mendime të shejtanit, përshpëritje), ti me zemër orientohu(drejtoju)kah shejhu yt,dhe nëse havatiret dhe vesveset nuk pushojnë, atëherë drejtohu kah Zoti yt dhe thuaj:"Subane-l-meliki-l-kudus,in jeshe' judhbikum ve je'ti bi halkin xhedid,ve ma dhalike 'alell-llahi bi'aziz",(i pastëruar qoftë nga ajo që i përshkruajnë Atij që është Sundimtar dhe i Shenjt""Po të dojë Ai ju zhduk e ju sjellë krijesë të re.E për Zotin ajo nuk është aspak e vështirë"(Fatir.16-17) duke i orientuar këto fjalë kundër vesveseve.

Nëse e ke vështirë të bësh dhikër me gjuhë dhe nëse flet shumë fjalë të panevojshne,dije se kjo është një nga treguesit se ke bërë mëkate të mëdha,ose është fjala për munafikllëk në zemrën tënde.Prandaj,në situatë të tillë,pendohu te Zoti i Madhërishëm për mëkatet tua dhe prej Tij kërko të mbrojë(kapu për Zotin,për imperativat e Tij).-Ai do të mjaftojë dhe do të përmirësojë gjendjen tënde.

Nëse dervishi arsyetohet dhe mbrophet,respektivisht arsyeton dhe mbron nefsin e vet, dijeni që Zoti i Madhërishëm nuk dëshiron ta bëjë të denjë për të arritur ne hadretin (afërsin) e Tij.

O dervish,mos e shtyjë veprën e mirë të kohës aktuale për një kohë tjetër,ngase mund të ndërshkohesh me atë që ajo,ose ndonjë tjetër,apo vepër e ngjashme të ikë,për shkak të jomirënjëhjes,për të mirat që të ofrohen në një kohë të caktuar,ngase në çdo kohë ka momente kur robi, në pajtim me statusub e Zotit,të cilin në raport me te e ka Zoti i Madhërishëm,duhet të orientohemi kah Ai.

Kush synon të arrijë dinjitetin e të dy shtëpive(edhe në këtë edhe në botën tjetër),le të hyjë në këtë drejtim ku jemi ne dhe të qëndrojë në të dy ditë."Dikush pyeti:"Si bëhet kjo?, nëdrsa ai u përgjigj:"Ditën e parë në zemrën e tij le t'i rrënijë statujat e asaj që është e qortuar dhe le ti flakë këto hyjni nga zemra e vet,ndërsa ditën e dytë le ta shkarrkojë trupin e vet nga dynjallëku,pastaj të bëjë si të dojë,ngase Zoti i Madhërishëm nuk do të lerë pa mbështetje;dora e tij do të jetë në Dorën e Lavdiplotit,mandje edhe nëse nuk ka shejh.

Dervishi arrin aq dinjitet sa dëshira të i braktisë,andaj ai që i ka braktisur gjysmën e dëshirave të veta,do të fitojë gjysmë dinjiteti,kush i braktisë një të treten e tyre,një të katërtën, një të gjashtën....,e dëshirave të veta,do të fitojë një të një të tretën,të katërtën të gjashtën e dinjitetit.Ndërsa ai që dëshironë përsosmërinë e dinjitetit,duhet të heqë dorë nga dëshirat e tij.

Një nga shenjat e njohëse të dervishit është që ai sinqerisht dhe në mënyrë të pastër (vetëm në emër të Zotit)kryen shumë vepra dhe se nga Zoti nuk kërkon kompesim për ibadetet e tij.Është fare i dobishëm ai rob që kërkon pagë,ndërsa ai që edhe e merr me pagë,nuk do ta lejojë që në praninë e tij të hyjë në haremin e tij(në hapësirën e cika nuk është e lejuar për secilin,në afërsine e tij)dhe ky,sapo ta ketë marrur pagën e vet,e braktisë zotëriun e vet dhe shkon,e që nuk është rasti me robin i cili nuk punon për pagë.(atij nuk i ndalohet hyrja në harem.)

Zoti i Madhërishëm nuk i ofron keramete atij që i kërkon as atij që është i magjepsur me ta,ndërsa sikur edhe sufijtë të kishin dashur të jenë të njohur(për kerameti),Zoti këtë nuk do ta lejonte.

O dervish,nëse Zoti të sjell në vështirësi,t'i mbyllë dyert e furnizimit dhe zemrat e robërve të Tij i bën të ashpra ndaj teje,dije se ai dëshiron të zgjedhë për mbrojtës të Vetin(evlia), andaj bëhu stabil dhe mos bën panik.Këto pra, janë alamete(shenja) të mira. Shikimi i zemrës te dervishi është si shikimi i syve;nëse në të bie edhe gjëja më e vogël, ia pengon shikimin.

Çdo dervishi që pohon se e ka të hapur shikimin e zemrës(basiret),nëse në vete ka pak xhelozi për atë që e posedojnë të tjerët,kjo do të thorë se është gënjeshtar,meqe ai cilit Zoti ia ka hapur shikimin e zemrës zemrën e vet nuk e lidhë me krijesat,ngase atëherë e shikon se të gjitha krijesat janë(fukara)të varura dhe se pos Zotit në pushte dhe pronë nuk kanë gjë.

Dervishi farre nuk do të arrijë ngritje përderisa të mos e dojë Zotin,ndërsa Zoti nuk e donë përderisa të mos i urrej këtë botë(të keqën e kësaj bote)dhe ata qe e duan këtë botë.(që ngarendin mbas keqës së saj),dhe gjerisa të mos përmbahet nga të mirat e të dy botrave, si dhe ndaj krejt asaj që e largon nga dëshmia(shikimi) i Zotit të vet.

Robi nuk do të mund të shoqërohet me Hakkun Lavdiplotë(nuk mund të arrijë në afërsinë e Tij) as në këtë e as në botën tjetër,nëse anon kah diç tjetër,qoftë nga kjo apo bota tjetër, ngase me Zotin mund të shoqërohet (të qëndrojë në afërsi të Tij) vetëm ai që është robi i Tij, ndërsa ai që nuk është i tillë,shoqërohet me atë që është krijuar(afrohet afër tyre) me atë që e ka dëshiruar dhe nuk mund të ngritet mbi këtë.

Kur përdorim termet 'të mirat e kësaj bote,me këtë ne nënkuptojmë pasurinë,ushqimin,të folurit dhe gjumin. Prej kësaj,passuria shkakton tërbim,ushqimi ngurtëson zemrën,të folurit sjellë lojë dhe argëtim,ndërsa gjumi sjellë harresë.(Në një ajet të sures Ikre, thuhet; "Vërtet njeriu trimërohet,kur bëhet i pasur."Trimërohet si faroni.Pasuria do t'I sjellë qoftë faraonizëm të madhë qoftë të vogël.Ndërsa për gjumin e tepërtë thuet se është një nga shkaqet që ëndrrat të harohen.)

Nëse robi i kryen dy gjëra,së shpejti do të bëhet imam(prijës),të cilin njerëzit e pasojnë (dhe rreshtohen pas tij) edhe atë:E para,nëse ia kthen shpinën dynjallëkut dhe e dyta nëse i duron fyerjet e vëllezërve,duke u dhënë me këtë rast përparësi ndaj vetvetes.

Asnjë dervish i cili e nënçmon çfarëdo mëkati që e kryen nuk do të arrij asgjë në tarikat, ngase ai mëkat mund ta kthejë në gjendjen që ka qenë para se ka hyrë në tarikat.

Dervishi nuk do të jetë i sinqertë gjersa,edhe bashkërisht edhe individualisht,nuk i braktisë të gjitha format e padëgjueshmërisë(mëkateve),dhe gjersa,edhe formalisht edhe realisht,nuk pushon së anuari nga kjo botë.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Ebu Hamid el-Gazali (450/505 – 1058/1111)

Emri i plotë i El-Gazaliut është Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El-Gazali. Ka lindur në Tus të krahinës së Horasanit në Persi më 1058.I ati i tij ishte i varfër në pikëpamje materiale, por shumë i pasur në shpirt. Jetesën e fitonte duke bërë pëlhurë dhe nga ky zanat e mori edhe mbiemrin El-Gazali(pëlhurëendës).

Historia flet shumë pak mbi jetën e babait të El-Gazaliut. Por, na informon se kishte një dashuri të veçantë për dituri dhe respekt të posaçëm për dijetarët; nuk ngurronte kurrë t’u shërbente për të fituar simpatinë dhe bekimet e tyre. I ati i El-Gazaliut e kishte bërë traditë që saherë që dëgjonte ndonjë vaiz (predikues) të mire t’i lutej Zotit duke thënë: “O Zot! Më dhuro një djalë që të bëhet vaiz i madh dhe dijetar i njohur!”

Si duket Ebu Hamidi e trashëgoi këtë dashuri për dituri nga i ati, me ndryshim se pati mundësi të pajisej vetë me të, gjë që i mungoi babait të tij. El-Gazaliu që në fëmijëri tregoi një zell të madh për mësim dhe durim të pashoq për të studiuar.

El-Gazaliut i vdiq i ati duke qenë ende fëmijë bashkë me të vëllain e tij Ahmedin. Këta mbeten nën kujdesin e një sufiu të varfër që qe mik i ngusht i babait të El-Gazaliut, të cilit i dha një pasuri të vogël duke thënë: “Dëshira ime më e madhe ka qenë që të mësoj, por unë nuk e pata këtë fat, por prej teje dëshiroj që ta plotësosh këtë dëshirë tek fëmijët e mi”. Sufiu e plotësoi këtë dëshirë të mikut të vet, duke u kujdesur për rritjen e El-Gazaliut me të vëllanë si në pikëpamje kulturore ashtu edhe morale.

Por, nuk shkoi shumë e pasuria e vogël që e kishte lënë i ati u mbarua e sufiu nuk qe në gjendje t’i ushqente, prandaj, një ditë iu tha:“Dinie e bijtë e mi se pasuria juaj që kishit u mbarua, unë jam një fukara e nuk kam pasuri që t’ju ushqej, prandaj duhet të shkoni në një shkolllë”. Këtu duhet shënuar që shkollat muslimane qenë të parat që u jepnin bursa studentëve të varfër, domethënë i strehonin dhe i ushqenin falas.

El-Gazaliu kaloi disa kohë në një shkollë fetare në qytetin e tij, por nga fakti se ai dëshironte të të pajisej më tepër me dituri e dijetarët ishin të pakët në këtë qytet, vajti në Xhurxhan ku u bë student i një dijetari të mirënjohur me emrin Ebu Nasr El-Ismail.Në Xhurxhan mbante shënim gjithë çka dëgjonte nga mësuesi i vet, por si duket mjaftoi me kaq, pa përfituar intelektualisht nga shenimet…

Këtë gjë na e tregon vetë El-Gazaliu,në një pjesë të veprës së tij që e quajti “Shpëtimtari nga humbja” (El-Munkidhu min’ed-dalal), e që mund të quhet biografia e vet kulturore, me këto fjalë: “Kusarët na prenë udhën dhe m’i morën gjithë ç’kisha me vehte dhe ikën. Unë i ndoqa dhe e arrita të parin e tyre, i cili më tha: “Kthehu, o i mjerë, në dash të shpëtosh lëkurën”! Unë i thash: “Të lutem, për hirë të Atij që të ka në dorë jetën, të ma kthesh çantën e vogël në të cilën kam gjëra që nuk të hyjnë ty në punë! “Më tha: “Ç’ke në te?” Iu përgjigja: “Kam në të disa defterë në të cilët kam shënime, emigrova për t’i dëgjuar dhe shkruar, me to mësoj shkencat e ndryshme”.

U shkreh së qeshuri me të madhe kryehajni dhe më tha:“Nuk i paske mësuar shkencat çka përmbajnë? Si duket kur ta morëm çantën ti u zhveshe nga dituria dhe mbete pa mësim!” Pastaj urdhëroi njërin prej shokëve të tij dhe ma dorëzoi çantën. Kjo ngjarje la një përshtypje të thellë në shpirtin tim dhe i thashë vetes: “Këtë ma dërgoi Zoti për të më udhëzuar!”, dhe kur arrita në Tus iu përkushtova me shpirt studimeve për tri vjet rresht gjersa arrita në atë shkallë që po të vidheshin defterët nuk do të zhvishesha nga dituria”.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Tash El-Gazaliu ka arritur moshën njëzetvjeçare.Shkoi në Nisabur që ishte një qendër kulturore islame dhe u regjistrua student në medresenë En-Nidhamijeh, nën profesorin famëmadh Imamu’l-Haremejnin, Xhuvejniun, intelektualin më të madh të kohës së tij.

El-Gazaliu ishte i pajisur me një kujtesë të jashtëzakonshme, zgjuarësi të rrallë, durim të pashoq për të hetuar dhe studijuar, kështu që nuk shkoi shumë e El-Gazaliu u çmua si studenti më i aftë i këtij profesori të famshëm, nën kujdesin e të cilit studioi prej vitit 1078 e gjer me vdekjen e mësuesit të tij më 1086. Gjatë kësaj kohe fama e El-Gazaliut kishte marrë dhenë.

Kryeministri Nidhamu’l-mulk, që ishte i mirënjour për dashurinë që kishte për diturinë dhe respektin që kishte për dijetarët, dërgoi dhe e thirri El-Gazaliun në Bagdad dhe pas një bisedimi të gjatë që pati me të, duke e çmuar për diturinë e madhe që zotëronte, e emëroi si kanonist dhe teolog me rrogë në pallatin e tij. Në vitin 1091 e zgjodhi për të dhënë mësime në Kolegjin Nidhamije të Bagdadit që ishte një ndër qendrat më të njohura kulturore të asaj kohe.Kjo ishte detyrë që lakmohej nga të gjithë dijetarët e famshëm të kohës, kurse u jepej vetëm atyre që ishin shumë të shquar në fushën kulturore.

El-Gazaliu e përmbushi shumë mirë misionin me të cilin u ngarkua, studentët derdheshin si uji në klasët e tij në degët e ndryshme të kulturës së njohur atëherë, sa që arriti të kishte më tepër se 300 studentë. Shumë dijetarë trokitnin portën e tij për të diskutuar probleme të ndryshme shkencore dhe për të marrë mendimet e tij.

El-Gazaliu kaloi katër vjet si profesor në këtë kolegj, fama e tij nga dita në ditë shtohej; por, edhe filloi të bëhej skeptik, dhe në mbarim të katër vjetëve arriti kulmin e dyshimit, jo vetëm në teologji por edhe në çdo degë tjetër të kulturës dhe të filozofisë. Nuk i bëhej më të jepte mësime dhe pa pritur, në vitin 1095 e la detyrën e profesorit, la qetësinë që gëzonte nga ofiqi i tij, u nda nga familja dhe shkoi duke u endur qytet më qytet për të gjetur prehjen shpirtërore dhe qetësinë mendore, duke e kaluar kohën në lutje dhe meditacion. Shkoi në Jerusalem,Aleksandri, Damask, dhe kreu detyrën e haxhillëkut në Mekke, sikundër vizitoi edhe Medinën.

Gjatë kohës së dyshimit u mor me shkrime, përveç kësaj studioi me premi teologjinë dhe çdo degë të fesë, filozofinë që njihej atëherë si dhe sufizmin me anë të të cilit gjeti qetësinë shpirtërore që kërkonte dhe prehjen mendore. Duke folur mbi zhdukjen e e dyshimit në këtë periudhë të jetës së tij, El-Gazaliu në biografinë e tij “Shpëtimtari nga humbja”, pasi flet për periudhat e ndryshme që kaloi gjatë jetës së tij të dyshimit, tregon se shpëtimi nga errësira e dyshimit dhe dalja në dritën e besimit nuk i erdhën nga provat dhe argumentet ” …por nga Drita që Zoti shkaktoi të depërtonte zemrën time. Dritë që shkëlqeu hyrjen në të gjitha dituritë. Të mendojmë se sigurimi vjen vetëm duke u bazuar në argumente formale është të kufizojmë mëshirën e pafund të Zotit.”

Pasi El-Gazaliu doli nga errësira e dyshimit në dritën e besimit me ndër¬mjetësinë e përvojës sufiste, u mor edhe disa vjet me mësim në qytete të ndryshme. Përvojën e tij filloi ta hedhë në letër, duke shkruar libra të ndryshme, përveç atyre që i kishte shkruar më parë në teologji,moral dhe jurisprudencë.
El-Gazaliu thoshte për veten e tij: Nuk e lëshoja kurrnjë batinije, e të mos dëshiroja të njoftohesha me ezoterizmin e tij, as ndonjë zahirije, e të mos nxitoja të kuptoj esencën e egzoterizmit të tij, as ndonjë filozof, e tëmos detyrohesha të hyja në thelbin e filozofisë së tij, as ndonjëmutekelim, e mos të angazhohesha të u dhëzohem në dialektikat dhe shqyrtimet e tij, as ndonjë sufist e të mos gjakoja të zbuloj sekretin e misticizmit të tij, as ndonjë shprestar e të mos tentosha të sodisja se si është duke ndikuar në të devocioni i tij, as heretikun i cili refuzon Cilësitë e Zotit, e mos të vështroja fshehurazi prapavinë e besimit të tillë, në mënyrë që t'i diktoja shkaqet e mohimit të turpshëm të tij të Cilësive të Zotit dhe shkaqet e herezisë së tij.

Etja për të kuptuar thelbin e gjërave ishte cilësi e imja dhe zakon i imi që nga fillimi, që nga rinia më e hershme. Ishte ky instinkt pa zgjidhjen dhe pa përsiatjen time, gjithnjë gjersa në mua nuk u dobësuan shtrëngesat e imitimit në fe dhe nuk u thyen besimet e trashëguara, atëherë kur iu afrova kohës rinore. Sepse, e shihja se fëmijët e të krishterë rriteshin kurdoherë në krishterim, fëmijët hebrenjë rriteshin vetëm në judaizëm, e fëmijët myslimanë në islamizëm. E kam dëgjuar një traditë mbi Pejgamberin e Zotit -bekimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të! - në të cilën thuhet: "Secili që lind, lind i tillë çfarë e ka krijuar Zoti, e prindërit e bëjnë atë hebrej, ose të krishter, ose mazdej."

Qenia ime e brendshme u dha në hulumtim të esencës të së vërtetës burimore nga Zoti dhe esencës së besimit të modifikuar duke i imituar prindërit dhe mësuesit, dhe në hulumtimin e dallimeve mes besimeve të lindura nga imitimi. Parimet e tyre janë nxitëse (stimuluese), ndërsa në dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra tek ata ekzistojnë mospajtime.

Dhe i thash vetes: "Së pari, caku im është të fitoj dijeni mbi esencën e gjërave.
Domosdo, pra duhet ta hulumtoj esencën e gjërave! E ç'është ajo?"
Mu bë e qartë se është e saktë vetëm ajo dijeni në të cilënzbulohet njohuria duke mos lënë kurrfarë dyshimi, dhe krahas së cilës nuk ekziston mundësia e njimtimit dhe e gabimeve. E diç të tillë intelekti ynë nuk është në gjendje të arrijë. Sepse, siguria nga gabimet duhet të jetë e krahasueshme me vërtetësinë dhe t'i reziston argumentimit të përgënjeshtrimit, kështu që, sikur dikush ta shndërronte gurin në ari e shkopin në gjarpër, kjo megjithatë nuk dotë shkaktonte as dyshim as mohim.

Kështu, unë e di se dhjetë është më shumë se tre, e nëse dikush më thotë: "Jo, tre është më shumë se dhjetë, e si argument është ajo se këtë shkop do ta shndërroj në gjarpër", dhe para syve të mi ai me të vërtetë e bënë këtë,megjithatë, për shkak të kësaj nuk do të dyshoj në atë që e di; nga kjo do të rezultonte vetëm ajo se do të mrekullohesha me një fuqi të tillë, por assesi nuk do të dyshoja në atë që e di.

Pastaj, vërejta se çdo gjë që nuk e di në këtë mënyrë, dhe në çka nuk jam i sigurt me atë lloj vërtetësie, është dijeni e luhatshme dhe e pasigurt, e kurrnjë dijeni e pasigurt nuk është dijeni e vërtetë.

Libri më i madh dhe më i famshëm i El-Gazaliut është “Ihja`u ulum’id-din” (Përtërirja e diturive fetare), në disa mijë faqe dhe deri tash dhjetra botime të ndryshme në vende të ndryshme.

Dy pjesët e para të këtij libri flasin mbi formën e jashtme të ibadeteve (lutjeve), kurse dy pjesët e fundit flasin mbi natyrën e brendshme të fesë. Çdonjëra nga këto katër libra përmbajnë në vete nga dhjetë libra. Stili është madhështor, gjuha e lehtë dhe mund të kuptohet edhe nga fillestarët. Kjo vepër me të vërtetë është kryevepër, sidomos në pikëpamje të karakterit njerëzor dhe të etikës.

Për librin ”Përtrirja e diturive fetare” disa nga dijetarët muslimanë kanë thënë: ”Po të zhduken të gjitha librat e shkruara mbi fenë islame, do të ishte një humbje e vogël, me kusht që libri i El-Gazaliut ‘Përtrirja e diturive fetare’ të ruhej”.

Dy vepra të tjera që janë me famë në botën oksidentale dhe që shkaktuan një rrebesh kundërshtimesh ndër filozofët janë: Mekasidu’l-felasifeh (Synimet e filozofëve) dhe Tehafut’ul-felasifeh (Vetë¬shk¬atërrimet e filozofëve).

I dyti përmban një kritikë të rreptë ndaj sistemeve filozofike të ndryshme të shpjeguara në librin e parë. El-Gazaliu vetë pohon se librin e parë e shkroi me qëllim që t’i paraqiste lexuesit materialin të cilin do ta kritikonte në librin e tij të dytë. Pak kohë më vonë filozofi Ibn Rushd refuzoi botëkuptimin e El-Gazaliut mbi filozofinë me librin e tij Tehafut’ut-tehafut (Vetëshkatërrimi i vetë shkatërrimit) duke hedhur poshtë idetë e El-Gazaliut mbi filozofët.

Në kohën e El-Gazaliut intelektualët muslimanë ishin ndarë në dy kampe: sufitë dhe juristët, të cilët ishin në luftë të rreptë. El-Gazaliu me shkrimet e tij arrinë t’i zhduki kundërshtimet e mëdha dhe t’i afrojë të dy kampet.

El-Gazaliu vdiq në vendlindjen e tij, ku kaloi vitet e fundit të jetës me lutje e shkrime – ditën e hënë me 19 dhjetor 1111.

I vëllai i tij, Ahmedi, duke folur mbi vdekjen e të vëllait, Ebu Hamidit thotë: ”Të hënën mbrëma vëllai im mori abdes dhe u fal. Pastaj tha: ”Ma sill qefinin!” të cilin e mori dhe e puthi, ngriti sytë e tij lartë duke thënë: ”Unë dëgjoj dhe i bindem urdhërit të shkoj te Zoti”. U shtri në shtrat dhe ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, vajti e takoi Perëndinë e Lartë”.

Kështu vdiq El-Gazaliu në paqë, mbasi u përpoq të gjejë paqën dhe e gjeti në lutje dhe dashuri. Lutje vetëm një Zoti dhe dashuri për të dhe për tërë njerëzimin pa dallim feje a race ...

El-Gazaliu ishte kanonist, jurist i lirë, teolog, prijës i ehli sunnetit, mbrojtës i idesë së tyre; El-Gazaliu sociolog i specializuar për gjendjen e njerëzimit, fshehtësitë e ndërgjegjjes dhe sekretet e shpirtit; El-Gazaliu filozof që luftoi filozofinë; El-Gazaliu edukator; El-Gazaliu sufi ose po të duash thuaj, kur kujtohet El-Gazaliu, të shkon mendja tek burri që ishte enciklopedia e diturive të shekullit të tij”.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Shihabuddin SUHREVERDI (539-632/1144-1234)

Shejh Shihabuddin Suhreverdi është lindur në momentin kur fati i gjithë botës muslimane ishte në terezi;sultani i fundit selxhukas Sanxhari kishte vdekur në vitin 552 h.Menjëherë në skenë u shfaqen Guzzët duke bartur zjarrin dhe shpatën kudo që kanë shkuar.

Mirëpo,paqen e kanë vendosur shahët e Havarizmit.Mirëpo në vitin 615 h. Filloi invazioni mongol nën udhëheqjen e Xhingiz Hanit.Njëri pas tjetri u shkatërruan shumë qytete, ndërsa njerëzit masakrohen në tërësi.nuk ka pasur askush që ta ndalonte këtë fushatë.
Populli e kishte humbur gjithë moralin.

Në këtë periudhë të pa sigurisë dhe frikës kishte jetuar Shejh Suhreverdi,tetë vjet pas vdekjes së Xhengiz Hanit.Këto ngjarje me siguri kanë ndikuar te Shejhu; prandaj në veprën e tij Avariful – Me’arif vërehet një dozë e pesimizmit.Në këtë vepër ai me zemër të thyer bën fjalë për rënien e moralit te bashkëkohësit e tij.Pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në Bagdad,ku edhe u varros.E kishte themeluar shkollën e misticizmit të njohur sipas emrit të tij – Suhrevedijje.Vepra e tij Avariful – Me’arif është shqyrtim standart lidhur me misticizmin,e shfrytëzuar me të madhe në të gjitha qarqet mistike.

Lindja e Sufizmit:Sipas mendimit të tij fjala sufi etimologjikisht është nxjerr nga fjala suf,d.m.th.,nga emërtimi për veshjen e vtazhdët prej leshi,të cilën,siç thotë,e kishte bartur vetë Pejgamberi i Shenjtë.Ai numëron qëndrimet të tjera të ndyshme;
((I) Sufi është ai që qëndron para Zotit në rendin e parë(saff);
(II)fjala e vërtetë është safevii,ndërsa më pas është ndryshuar në sufi;
(III) kjo fjalë është derivat nga suffa,bregore në të cilën grupe muslimanësh e kalonin kohën në mësimet fetare dhe mënyrën asketike të jetës.

Sipas Shejh Suhreverdit,këto derivate janë të pasakta etimologjikisht,ndonëse në raport me këtë të tretën do të mund të thuhet se jeta që e kanë kaluar individë të ndryshëm në suffa,i ngjan formës së jetës të cilën e kanë pranuar sufijtë.Ai gjithashtu thekson një grup të veçantë njerëzish nga Horosani (Horosani ka qenë një nga qendrat e misionarëve budistë para islamit,ku më pas,siç duke,populli e kishte pranuar praktikën e budistit Bhikshus.)të cilët e kishin bërë zakon të jetojnë në shpella larg vendeve të banuara.Ata u quajtën Saguftijje,prej Saguft – emri i shpellës. Sirianët i quanin Xhau’ijje.

Një shqyrtim më detaj lidhur me prejardhjen e fjalës sufi tanimë është paraqitur më herët, ku sipas porosisë së Seraxhit ishte pranuar se fjala sufi ka qenë në përdorim në Arabi mandje në periudhën para islame. Shejh Suhreverdi,ndërkaq,deklaron se kjo fjalë nuk ka qenë në përdorim në kohën e Pejgamberit të Shenjtë.Sipas disave,ajo ka hyrë në përdorim gjatë gjeneratës së tretë pas Pejgamberit,sipas të tjerëve, ajo ka filluar të përdoret në shekullin e tretë pas Hixhrës.

Emërtimi Sahabe (Shokët e Pejgamberit) dhe Tabi’in (Ithtarët e tyre) është respektuar shumë dhe prandaj fjala Sufi – titull nderi, pa syshim – në këtë kohë nuk ka mundur të paraqitet.Mirëpo,pasi kaloi kjo kohë e qetë dhe kur filloi periudha e trazirave dhe intrigave politike,njerëzit e devotshëm gjetën kënaqësin në qetësinë e tyre të mendjes duke i ikur shoqërisë dhe duke jetuar në izolim,duke kaluar kohën në meditim dhe ushtrime të shpirtit.

Ç’ËSHTË SUFIZMI? - Shejh Suhreverdi,synon të vendosë një lidhje në mes sufizmit dhe njohjes.Sipas mendimit të tij njohja e përcjellur me sjellje morale është shënjimi kryesor i jetës sufiste.Kjo njohje e tillë quhet Fikh,fjalë e cila nuk ka qenë në përdorim në kuptimin e drejtë juridik,porse në kuptimin e pikëpamjes shpirtërore,ashtu siç është përdorur në Kur’an.Ai citon shumë ajete kur’anore për ta argumentuar qëndrimin e vet.

Fillimisht e citon ajetin:”Ai(Zoti) ia mësoj njeriut ato që ky nuk i dinte”(El–Alak,5), dhe konkludon se statusi shpirtëror i njeriut është bazuar pikërisht në këtë njohje. (Në një vend tjetër ai preras deklaron se kjo njohje është intunitive.Vetëm ai që e provon mund ta kuptojë tërësisht domethënien e saj.Mund ta përshkruash ëmbëlsinë e sheqerit në çfardo mënyre,mirëpo ajo mund të kuptohet vetëm nësë sheqeri shijohet.)Së dyti ai deklaron se sufijtë janë individë të cilët e arrijnë pikëpamjen e vetë për religjionin dhe kjo u ndihmon t’i shpijwn njerëzit në rrugën e drejtë.Ky percepcion shpirtëror,sipas tyre,i përket fushës së zemrës dhe jo mendjes.Ai pohon se,në pajtim me Kur’anin, dituria dhe devocioni janë shenja të personalitit vërtet të ditur.Dituria është pasojë e takva-s,d.m.th.devotshmërisë dhe poltësisë morale.Në një ajet thuhet;”...vetëm ata prej robërve të Tij që kanë dituri,kanë takva...”(Fatir,28).Ky verset është shumë me rëndësi për vendosjen e marrëdhënieve në mes njohjes dhe sjelljes morale ngas,siç pohon Shejh Suhreverdi,kjo përjashton njohjen e atyre për të cilët nuk është tipar plotësia morale.

Mirëpo, për cilin lloj të njohjes bën fjalë Shejh Suhreverdi?
Lidhur me këtë ai citon pikëpamje të ndryshme.Sipas disave,kjo është dituri për gjendjen psikologjike të individit,ngase pa këtë lloj të diturisë,siç pohohet,nuk është e mundur që personi të dallojë tipat e profecisë dhe përvojave.(Kjo ka të bëjë me atë që në teologji quhet interpolacione të Satanit në profecitë e shenjtëve. El-Kasas,51” Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.”).

Sipas disa të tjerëve, kjo është njohje e cila ka të bëjë me gjërat e kësaj bote,ngase,pa informacione të vërteta në këtë aspekt,personi është i përshtatshëm të endet në kërkimet e tija fetare.Sipas ebu Talibit të Mekës,kjo është dituri për pesë obligimet fetare të muslimanëve.Mirëpo, sipas Shejh Suhreverdi,dituria e cila u është imponuar gjithë muslimanëve është njohja e urdhërave dhe ndalesave religjioze.

Megjithatë,dituria e vërtetë që shprehet në praktikë,e cila formëson dhe frymëzon jetën e personit i cili posedon këtë dituri,nuk është dituri formale që fitohet në shkolla dhe mësojtore, porse gjendje e shpirtit që përfshin të vërtetën e gjërave pa hyrë në detaje. Personi i tillë në Kur’an është quajtur si ai që është forcuar mirë më dituri (rasih fil –‘ilm)(Kur’an III,6) Shejh Suhreverdi e quan diturin e cila me etrashëgimi(ilmul-virathe) nga pejgamberët dhe shenjtët dhe dallon nga dituria e cila arrihet me arsimim formal(ilmud – dirase).

Raporti i tyre,sipas mendimit të tij,është si raport i gjalpit.Ne e marrim qumështin vetëm ngase prej tij fitojmë gjalpi.Ky lloj i diturisë zakonisht i ka tri shkallë;dituria në konkludim, njohje me percepcion(ose vrojtim) dhe njohje me përvojen vetanake apo intuitë(ilmul- jekin, ‘ajnul – jekin dhe hakkul – jekin).Personi i cili e arrin shkallën e intuitës, ndonëse më pak i vëmendshëm në respektimin e formaliteteve rituale,është shumë mbi njeriun i cili respekton praktikën rituale,porse dituria e tij nuk është e llojit të lartë.

Sufizmin,sipas Shejh Suhreverdit,e karakterizojnë dy gjëra.Ai përbëhet në pasimin e praktikës së Pejgamberit të Shenjtë (Sunnetit),mbëltimin e pastërtisë së motivit dhe arritjen e moscenimit më të lartë të karakterit.Ekzistojnë dy kategori të ndyshme të sufijve.E para përfshin personat për të cilët iluminacioni mistik (keshf) i shoqëruar me përvojën e përpjekjes vetanake (ixhtihad).

Ai e merr shembullin e magjistarëve të faraonit.Kur e kishin kuptuar nivelin shpirtëror të Musait a.s në krahasim me truqet e tyre,u mbuluan me shkëlqimin e dritës shpirtërore dhe vendosën të ndërprenë lidhjet me faraonin në favor të Musait a.s.Ky vendim i tyre për shkak të cilit kishin pranuar vullnetarisht të gjitha pasojat me të cila u ishte kanosur faraoni.U kishte ardhur me paqe,e cila e përcjell ilmunacionin shpirtëror.Kategorisë së dytë i përkasin njerëzit të cilët kalojnë jetë të vështirë asketike,ditët e tyre kalojnë në lutje, ndërsa netët në meditim.

Iluminacionin hyjnor e arrijnë vetëm pas luftës së gjatë e cila zgjatë me ditë, muaj,
mandje edhe vjet të tëëra..Iluminizmi i tyre është fryt dhe kurorëzim i përpjekjeve vetanake dhe jetës së rënd asketike. Shejh Suhreverdi e merr shembullin e Xhunejdit:” Ne nuk hyjmë në fushën e sufizmit me arsyetim foljor ose shqyrtim intelektual,por me uri, vetëmohim dhe largim nga pasionet,epshet dhe fama si dhe me mohimin madje të gjërave të dijshme dhe të lejuara.”

Ekzistojnë dy lloje njerëzish të cilët zakonisht i quajmë sufij,mirëpo,sipas Shejh Suhreverdit, ata assesi nuk mund të konsiderohet mistikë.Të parët janë mexhdubët, gjegjësisht ata që e arrijnë iluminacioni shpirtëror me ndihmën e mëshirës së Zotit por nuk mund të korrin frytet e plota të iluminacionit për shkak se nuk janë në gjendje ta plotësojnë me përpjekje vetanake.

Të dytë janë asketët të cilët tërë jetën e kalojnë në vetëshuarje dhe meditim,mirëpo përpjekjet e të cilëve nuk kurorizohen me iluminacion.
Në një vend tjetër,duke shqyrtuar kualitetet e udhëheqësit shpirtëror, Shejh Suhreverdi personat i ndan në katër grupe kategori:
1.Asketë të pastër apo të tërësishëm(salik);

2.mexhdubi i pastër apo i tërësishëm.Njerëzit të cilët i përkasin këtyre dy kategorive nuk meritojnë të jenë të pranuar si prijës shpirtërorë.Asketi i tërësishëm e mban veëdijen për vete deri në vdekje.Ai fillon me praktikë asketike,mirëpo, fatëkeqësisht, nuk është në gjendje ta arrijë gjendjen e keshf-it.Mexhdubi i tërësishëm,nga ana tjetër, përmes mëshirës Hyjnore e fiton pak iluminacionin,dhe i zbulohen disa perde nga fytyra e Realitetit(Zotit),porse ai nuk bën përpjekje e cila sidoqoftë është pjesë përbërëse e disiplinës mistike;

3.fillimisht saliku,pastaj mexhdubi;personi i tillë është i përshtatshëm të jetë prijës.Ai fillon me prektikën asketike dhe e arrin qëllimin e përpjekjeve të tija, gjegjësisht iluminacionin shpirtëror,që e liron dhe shtrëngimi i ashpërsia e nivelit të mëparshëm.Ai bëhet thesar i urtësisë Hyjnore;

4.Mirëpo,gjendja më e përsosur,sipas Shejh Suhreverdit,është gjendja e katërt,gjegjësisht së pari mexhdub pastaj salik. Personi i tillë e fiton iluminacionin Hyjnor në fillim dhe perdet largohen nga shpirti i tij;interesimi i tij për botën materiale shteron dhe ai është orientuar kah ajo shpitërore, me pritje të zjarrtë dhe të lumtur.

Ky transformim i brendshëm ndikon në jetën e tij të jashtme,ndërsa antagonizmi në mes dashuris dhe Ligjit për te pushon së ekzistuari.Jeta e tij e brendshme dhe e jashtme,kjo bota tjetër,urëtsia dhe fuqia – të gjitha bëhen një. Besimi i tij është aq i thellë sa që edhe sikur të gjitha perdet që e mbulojnë fytyrën e Realiteti të hiqen si nuk do të kishte më çka të arrinte.

Shejh Suhreverdi bën dallim në mes personit të rangut të tretë dhe të katërt.I treti,në të vërtetë ai që e pason rrugën e të Dashuruarit (muhibb) është i liruar nga lodhjet e vetësisë së ultë(nefs) mirëpo është penguar me lidhjet e zemrës.I katërti, pra ai që kalon rrugën e të Dashurit (muhibb) është i lirë edhe nga vetësia e ultë edhe nga zemra (kalb). (Shejhu e përcakton nefsin si perde e errët tokësore,ndërsa kalb,zemrën si perde e dritës qiellore.)Pastaj,i pari i pason format e aksionit(thuvarul-a’mal) dhe mendon se vepra e njërit ose llojit tjetër është i domosdoshëm për te si njeriu që mundet të veprojë pa trupin për aq sa është i gjallë.

Mirëpo,njeriu që i përket kategoris së katërt i tejkalon të gjitha këto.A le pas vete vetësinë e ulët (nefs),zemrën,gjendjen dhe aksionin – dhe arrin unitet të plotë me Zotin deri në atë masë sa Zoti bëhet veshët e tij dhe sytë e tij,kështu që ai dëgjon me veshët e Zotit dhe shikon me Sytë e Zotit.

Sipas Shejh Suhrevedit, sufizmi e përfshin varfërin(fakr) dhe përmbajtjen (zuhd) mirëpo nuk është identik me asnjërin.Termi fakr është vështirë të përkthehet.Zakonisht nënkupton varfërinë,mirëpo në etikën mistike do thotë qëndrim pozitiv të pavarësisë së plotë nga nevojat e kësaj bote.

Shejh Suhrevedi thekson domethënie dhe përshkrime të ndryshme të fakr-it në sufizëm që ia kanë dhënë mistikët eminentë.Rujami deklaron që sufizmi mbështet në tre principe,prej cilëve i pari është lidhja me varfërinë.Marufi prej Kerhit deklaron se ai që posedon fakr,nuk është sufi.Fakri,sipas Shiblit, është indiferencë ndaj gjdo gjëje,pos ndaj Zotit.

Sipas përdorimit të termit në Siri(Më herët po thua se të gjitha vendet si Iraku,Jordani, LibiaSiria etj ,janë quajtur Siri.),nuk ekziston dallimi ndërmjet sufizmit dhe fakr-it.Ai pohon në bazë të versetit kur’anor se “(lëmosha) është për të varfërit (fukara) të cilët i janë përkushtuar rrugës së Zotit(el-Bakare,273),e që sipas mendimit të tyre është përshkrimi i sufiut.

Mirëpo,Shejh Suhrevedi nuk pojatohet me këtë qëndrim;ai deklaron se ekspozimi i përhershëm i varfërisë dhe frika nga të pasurit është shenjë e dobësisë së një personi;kjo rezulton me mbështetje në shkaqet dhe konditat e skajshme dhe varet nga shpërblimi i pritur.Mirëpo,sufiu i vërtetë qëndron mbi të gjitha këto gjëra.Ai nuk është motivuar as me frikë as me shpërblim;ai qëndron mbi këto kufizime.

Megjithatë,pranimi i varfërisë dhe largimi i pasurisë përfshin në vete një ushtrim të vullnetit vetanak dhe liria e zgjedhjes e që është në kundërshtim me frumën sufiste.Sufiu i vërtetë ia ka nënshtruar vullnetin e vet vullnetit të Zotit(Hakkut) andaj nuk shikon dallimin në mes varfërisë dhe pasurisë.

Sufizmi kështu dallon nga fakri,ndonëse ky i fundit është bazë e të parit ngase rruga e sufizmit kalon nepër fakr,por jo aq sa për të qenë identikë,ose të domosdoshëm për njëri tjetrin.Njësoj është edhe për asketizimin(zuhd) i cili mund të jetë shkalla përgatitore për sufizëm po assesi nuk mund të jetë identik me të.Ekziston një verset në Kur’an i cili besimtarëve u thotë:” O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Zotit, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.

Kini dro All-llahun se Zoti di hollësisht për atë që veproni.”(Maide,8).Ky derjtësi (kavvamije), sipas Shejh Suhrevedi,është në thelb të sufizmit.Ekzistojnë tri gjendje të procesit mistik;i pari, besimi (imani),i dyti,dituria (‘ilm) dhe i fundit,intuita(dhevk).Kur një person e arrin nivelin e parë quhet “ai që është si sufi i vërtetë me pamje dhe veshje (mutashabih)”.Kur ta arrijë nivelin e dytë quhet “ai që synon të bëhet sufi(mutasavvif)”.

Vetëm,ai që e arrin nivelin e tretë meriton të quhet sufi i vërtetë. Shejh Suhrevedi sërish i drejtohet Kur’anit në aspektin e tre llojeve të ndryshëm të personave të cilët Zoti do t’i zgjedhë si thesarë(varith) të njohjes së Librit:”Atyre që shpirtin e vet ia nështrojnë përjetimit të humbjes,atyre që i përmbahen rrugës së mesme dhe atyre që prijnë në kryerjen e veprave të mira.”Kur’ani i përdor fjalët dhalim për të parët,mustesid për të dytët dhe sabik për të tretët.Sipas disave,dhalim është asket(zahid),muktesid është gnoztik(‘arif) ndërsa sabik është i dashuruari(muhibb).

Sipas të tjerëve,i pari është ai që klithë sapo e hasë ndonjë fatkeqësi,i dyti ai që është durimtar,gjersa i treti në të ndjen kënaqësi.Sipas edhe një versioni tjetër,të parët janë ata që e nderojnë Zotin indiferntë dhe në mënyrë rutinore,tjerët këtë e bëjnë duke shpresuar dhe frikuar, gjersa të tretët nuk e harrojnë kurrë Zotin.Këto tri kategori të njerëzve,sipas Shejh Suhrevedit,i përgjigjen tre tipave të mistikëve: mutashabih, mutasavvif dhe sufi.

Ai thekson si grupe të tjera.Të parit i përkasin melametitët të cilën nuk kryejnë vepra të mira dhe nuk i fshehin të këqijat.Mirëpo,ata janë më të ultë në raport me sufiun e vërtet i cili është aq i entuziazmuar me përvojën e vet dhe iluminacionin sa nuk din çka të fshehë e çka të tregojë.Të dytët janë kalenderitët – njerëzit e ndershëm,mirëpo të cilët nuk i nënshtrohen shtrëngimit të plotë asketik.

Ata nuk kanë ambicie për përparim të mëtejmë intelektual dhe bëjnë jetë të lumtur dhe të kënaquar.Ai përmend grupin icili pohon se Sheriati është i lidhur vetëm për një nivel të caktuar.Kur gnoztikut i shfaqet realiteti,lidhjet e Ligjit Fetar treten.

Shejh Suhrevedi deklaron se këta janë njerëz të mashtruar,ngase Ligji dhe realiteti (Sheriati dhe Hakikati) nuk janë në kundërshtim,por në varshmëri reciproke.Ai që hyn në sferën e realiteti(hakikat) bëhet i lidhur me rangun e robërisë(ubudijje).Ata që e pranojnë doktrinën e inkarnacionit (hulul) dhe termet krishtere lahut dhe nasut,(Lahut dhe Nasut janë terme për aspektet Hyjnore dhe njërzore të personalitetiz të Krishtit.

Ky parim është bazë për shumë kontraverzave në kishën krishtere,ndërsa për shkak të kësaj në Siri dhe Egjipt janë paraqitur shumë sekte si nestorianët dhe monofizitët(ose jakobitët).Mirëpo,përkunder protestës së Shejh Suhrevedit,këto terma së pari i përdor Hallaxhi,pastaj ibni Arabiu dhe mandje edhe el- Gazali,ndërsa pas tyre të gjithë mistikët e ardhshëm),pa e kuptuar domethënie e tyre të vërtetë,janë mashtruar.

Fjalët të cilat i përshkruhen Bejazidit,d.m.th.,subhani ma a’dhamu shani (Madhëruar qofsha, sa e lartë është pozita ime!), nëse ka deklaruar fare,duhet të jetë deklaruar për Zotin – deklaron Shejh Suhrevedi – dhe jo për vetë Bajazidin,siç mendohet përgjithësisht.

Enel-Hakk(Unë jam e Vërteta Krijuese) – deklarim i Hallaxhit duhet gjithashtu të interpretohet në pajtim me domethënie e vërtetë dhe qëllimin e këtij gjykimi. Shejh Suhrevedi shton se do ta kishte gjykuar menjëherë Hallaxhin sikur ta dinte se ai me këtë qëndrim implikon inkarnacion (hulul).

Ekzistojnë njerëz të cilët mendojnë se i pranojnë fjalët nga Zoti dhe shpesh bisedojnë me Te, ndërsa si rezultat i kësaj bisede ata e monopolizojnë të drejtën për pranimin e porosive të cilat ia përshkruajnë Zotit.Njerëzit e tillë,sipas Shejh Suhrevedit,janë ose injorantë ndaj natyrës së vërtetë të përvojës së tyre,ose janë mashtruar me imagjinatën e vet intelktuale.

Fjalët të cilat ata indëgjojnë janë fjalë që paraqiten në mendjen e tyre dhe assesi nuk mund t’i përshkruhen Zotit.Gjëra të tilla paraqiten kur njeriu moralisht lartësohet falë praktikave të veta të tepruara asketike.T’ia përshkruash ato Zotit është ngjshëm sikur t’i përshkruash çka do tjetër Krijuesit dhe nuk është rezultat i ndonjë bisede me Te.

Ai përmend një grup tjetër njerëzish të cilët pohojnë se janë zhytur në detin e Unitetit,e mohojnë vullnetin e lirë të njeriut dhe çdo aksion njerëzor e shikojnë si pasojë e vullnetit dhe vepërs së Zotit.Shejhu me gjasë i thekson ata mistikë të cilët më pas u quajtën panteistë, ngase ishin njerëz të cilët shpallnin se janë ithtarë të doktrinës së vërtetë të Tevhidit,të cilën e interpretonin jo vetëm si refutim të çfarëdo hyjnie tjetër pos Zotit,por e kanë hedhur poshtë çfarëdo ekzistence pos Tij.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Shejh Suhrevedi mendon se mistikët duhet të jetojnë në manastire(hanke) duke injoruar tërësisht problemin e fitimit për ushqim.Pa ndërprerje të plotë me botën,nuk kanë mundësi ta orientojnë vëmendjen drejt Zotit dhe t’i prastrojnë zemrat e veta.Meqë kjo duket në kundërshtim me qëndrimin e mirënjohur,ai është munduar ta arsyetojë qëndrimin e vet duke cituar versete të ndryshëm kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit.

Ja ai verset i cili thotë:”Bëhuni të përmbajtur dhe garoni në durim dhe bëhuni të fortë (rabitu). Shejh Suhrevedi fjalën rabitu e interpreton në mënyrën e tij;ai mendon se ribatnë origjinal nënkupton vendin në të cilin janë lidhur kuajt;pastaj kjo fjalë filloi të përdoret për kështjellën banorët e cilës i kanë mbrojtur popullatën.

Më vonë filloi të përdoret për manastiret,ngase njerëzit në manastire me devotshmërinë e tyre kanë qenë në gjendje ta mbrojnë popullatën nga ndikimet e këqija.Kështu fjala rabitu në këtë verset,sipas Shejh Suhrevedit,nuk bën fjalë për luftën kundër armikut,por për luftën kundër vetvetes,jo për xhihad të vogël,porse për xhihad të madhë,siç tregon tradita.

Ai citon rrëfimin për dy vëllezërit,prej të cilëve njëri ishte sufi,ndërsa tjetri ushtar.Ky i fundit ia shkruan vëllait të vet duke e ftuar të merr pjesë në luftë kundër armikut,ngase ishte kohë kritike.Sufiu këtë e refuzoi ta pranojë këshillën,ngase e preferonte mënyrën e vet të jetës ndaj asaj të vëllait,duke vërejtut:”Sikur të gjithë njerëzit do ta pasonin rrugën time dhe do të përmendin Zotin duke qëndruar në cergë të lutjes,tanimë do ta kishim pushtuar Konstantinopolin”.Mirëpo,në versetin e Kur’anit i cili citohet në fillim të kaptinës, ” (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Zoti lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. ”(Nur,36-37),mohohet vendosmërisht tërë kuptimi i këtij ajeti;është e qartë se Kur’ani bën fjalë për shtëpitë banorët e cilëve nuk ia kanë kthyer shpinën kësaj bote porse janë angazhuar në të gjitha punët e përbotshme, ndërsa këto punë kurrë nuk u dalin si pengesë për të kujtuarit e tyre të Zotit.

Nëse jeta në manastire është pranuar si ideali i mistikëve,siç mendon Shejh Suhrevedi, atëherë do të thotë që të lypurit dhe celibati sot duhet të pranohen si parime bazë të jetës së mistikut.Prandaj e shikojmë se ai i mbron këto principe përkundër qëndrimit të tij që ata nuk janë në pajtim të plotë me mënyrën islame të jetës,siç është shpallur në Kur’an dhe siç eështë konfirmuar në traditën e Pejgamberit të Shejtë.

Duke shqyrtyar të lypurit, ai citon hadithe të ndryshme të cilët ia ndalojnë njeriut të kërkojë lëmoshë, megjithatë deklaron që sufiu i cili është angazhuar në jetën e përkushtimit të plotë të përmendurit të Zotit(dhikrullah) është i detyruar ta kënaqë minimumin e tij të nevojave fizike për ushqim dhe pije duke e shfrytëzuar kërkimin e lëmoshës.Duke e arsyetuar këtë qëndrim ai gabon në interpretimin e hadithit.

Sipas rrëfimit të Pejgamberit frytet më të ligjshme për muslimanin janë ato që i fiton me duart e veta.Disa mistikë kanë provuar ta sqarojnë këtë duke konsideruar që “fitimi me duar” nënkupton shtrirjen e dorës në lutje në drejtim të Zotit për t’u dërguar furnizim përmes personave të tjerë.Ai e përmend ebu Talibin e Mekës i cili e kishte hedhur poshtë këtë interpretim të passaktë,mirëpo megjithatë i ishte përmbajtur fort kësaj.

Ekziston një hadith tjetër sipas cilit dora e ngritur (dora e atij që jep), është më i mirë se dora e lëshuar(dora e lypësit).Mirëpo, Shejh Suhrevedi,duke pasuar Huxhvirin,këtë sërish e komenton në mënyrën e vet;sipas mendimit të tij,dora e ngritur është dora e lypësit i cili, duke pranuar lëmoshën,e bekon atë që u jep lëmoshë.

Duke diskutuar çështjen e celibatit ai luhatet në mes dy qëndrimeve;nga njëra anë,anon nga celibati si rezultat i konceptit të misticizmit të cilin e predikon;nga ana tjetër, ekzistojnë shumë hadithe që derklarojnë që ai i cili nuk martohet,nuk i përket komunitetit musliman.Në fund ai këtë çështje e lë si zgjedhje individuale të mistikut ose këshillës së prijësit shpirtëror.

Lidhur me çështjen e dëgjimit të muzikës,ndërkaq ,qëndrimi i tij nuk është i prerë.Nga një anë,ai citon shumë sufij të shquar të cilët e kanë dashur muzikën dhe të cilët kanë cituar hadithe të shumtë në favor të qëndrimit të tyre.

Nga ana tjetër kanë ekzistuar disa personalitete të shquara që nuk e kanë pëlqyer muzikën, ngase,sipas mendimit të tyre, nuk ekziston ndonjë bazë e shkruar lidhur me një afinitet të tillë.Duke diskutuar problemin e tubimeve ku dëgjohet muzika,ai deklaron se disa këto tubime i shikojnë si risi(devijime nga feja).

Mirëpo,ai shton se nuk janë të gjitha inovacionet të qortuara fetarisht;çështja për të cilën diskutohet nuk duhet shqyrtuar në këtë bazë.Sërish,ai e citon hadithin në favor të vallëzimit mistik(vexhd) dhe shqyerjen e rrobave(hërka) në këto tubime,por megjithatë shton se hadithe pa mëdyshje i mohojnë si të paligjshme prandaj kjo çështje mbete aty ku ka qenë.Mirëpo,shikuar në tërësi,duket se është i prirë t’i sigurojë vend muzikës në sufizm.

Në aspektin e udhëtimeve, Shejh Suhrevedi mendon se nga sufiu nuk mund të pritet që të sillet sipas ndonjë modeli të caktuar jetës.Ai i ndan sufijtë në katër klasë:të parët janë ata që e fillojnë karrierën e tyre mistike si udhëtarë,e pastaj qëndrojnë në shtëpi.

Udhëtimet e tyre kanë qëllime të ndryshme – fitimin e diturisë(që është,sipas shumë citimeve të Shejhut,është detyrë e çdo muslimani);vizita e njerëzve të ditur(rasihun fil-ilm) dhe dobisë nga shoqërimi me ta;të vëzhguarit e formave të ndryshme të fenomeneve të natyrës (ngase,sipas Kur’anit,Zoti ua shfaq njerëzve”Shenjat e Veta në botën objektive dhe subjektive të vetësisë vetëm kur u qartësohet e vërteta”);për hir të disiplinës morale dhe shpirtërore që u mundëson të piqen dhe i mëson ata ta arrijnë vetëkontrollin dhe virtytet të tjera.
Të dytët janë ata të cilët jetën e tyre mistike e fillojnë duke u izoluar në vetmi dhe ndërprerjen e udhëtimeve.Personat e tillë zakonisht kënaqen në shoqëri të shenjtit të pëekryer dhe nën udhëheqjen e tij zbulojnë gjendje të ndryshme të disiplinës mistike, ndërsa pas pjekurisë përpiqen ta forcojnë qëndrimin e vet duke udhëtuar prej një vendi në vendin tjetër.

Në kategorin e tretë hyjnë ata që e fillojnë jetën e tyre mistike me vetmi dhe izolim dhe me këtë përfundojnë.”Njerëzit e tillë e fusin kokën midis këmbëve dhe aty e gjejnë malin e Sinajit” – thotë Shejh Suhrevedi.Me fjalë tjera,ata kënaqene në afërsi dhe shikojnë dritën e iluminacionit Hyjnor.

Njerëzit e qortojnë mënyrën ulur të jetës të sufijve të tillë, duke i krahasuar me ujin e ndenjur i cili për shkak të mos rrjedhës fillon të kundërmojë: ndaj kësaj mistikët përgjigjen që dikush mund të jetë i madhë si oqean në qetësinë e vet dhe kështu të jetë i mbrojtur nga të ndenjurit dhe kundërmimet e këqija.Në kategorinë e katërt hyjnë njerëzit të cilët jnë gjithnjë në livizje dhe për ta udhëtimi është fillimi dhe fundi i disiplinës mistike.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

PSIKOLOGJIA: SHPIRTI, VETËSIA APETITIVE, ZEMRA

Qëndrimin e vet për shpirtin (ruh) Shejhu e mbështetë në dyvargje kur‘ anorë.Në të parin thuhet se Zoti e ka krijuar njeriun nga argjila e pastër ndërsa pastaj gradualisht e ka ndryshuar – në farë të lëngët, pastaj në ngjizje gjaku dhe mishi gjersa përnjëherë kjo përzierje e ndryshimeve të dukshme kimike nuk e mori formëen jashtë rrafshit material, një dimenson të ri shpirtëror dhe u bë krijesë (halkan ahar).

Duke filluar si një pjeseë e matieres, njeriu e arrin një gjendje të caktuar t të shenjave zhvillimore të cilat e shtyjnë nga ky nivel në nivelin e jetës. Ky nivel, sipas Suhreverdit, arrihet kur shpirti të frymohet në trup. Mirëpo, çfarë është ky shpirt i cili e ndryshon një pjesë të argjilës dhe materies në një qenie krejtësisht tje tëretër? Ai thirret në versetin tjetër: “ Do të pyesin për shpirtin (ruh); thuaj, shpirti rrjedh nga urdhri (emr) i Zotit tim.“
Në bazë të këtij verseti disa mistikë shpirtin e konsiderojnë të amshueshëm – duke pasur parasysh atë që ai është fryt i emr-it të Zotit, i cili si një prej atributive të Zotit, është i përjetshëm.

Shejh Suhreverdi,ndërkaq, mendon se shpirti nuk është i përjetshëm por që është krijuar (hadith), ndonëse është më i rafinuar, më i pastër dhe më ndritshme se gjërat tjera. Çështje tjetër është përcaktimi i sphirtit – nëse ai është atribut (‘ard) ose substancë (xhev’her). Sipas hadithit shpirtrat kanë aftësi të qarkullojnë andej – këtej, të fluturojnë në hapësira të mdryshme etj. Në bazë të këtij qëndrimi disa mistikë janë të prirë të mendojnë që shpirti është substancë të cilën e karakterizojnë disa atribute përfundimtare.

Mirëpo, Shejh Suhreverdi nuk e pranon këtë interpretim; të përmendurit e shpirtit në hadithe – deklaron ai – është vetëm simbolikë dhe prandaj nuk mund të merret në kunptim të drejtpërdrejt. Shpirti as është i përjetshëm as është substancë – ai është i krijuar (hadith) dhe është atribut (‘ard).Ai është gjësend i krijuar i cili vepron sipas natyrës; e mban trupin në jetë përderisa është i lidhur me të dhe është më fisnik se ai vdekja vjen kur shpirti ndahet nga trupi, pikërisht si trupi që vdes kur shpirti ndahet prej tij.

Sipas mendimit të tij ekzistojnë dy nivele të shpirtit.I pari është shpirti animal (ruhul – hajvani), në të vërtetë trup i brishtë.Ai e lëvizë trupin e njeriut dhe i mundëson pranimin e përshtypjeve nga bota e jashtme.Ky shpirt është i përbashkët për të gjitha shtazët dhe është i lidhur me organet e tretjes në trup.Niveli i dytë është shpirti të cilin Shejh Suhreverdi e quan shpirt qiellor i njeriut; ai i përket botës së urdhërave(alemul – emr).Kur shpirti i tillë hyn në shpirtin animal,ky ndryshim tërësisht – bëhet i arsyshëm dhe i aftë për ta pranuar inspirimin (ilham).

Shpirti apetitiv(nefs) është burimi i të gjitha aktiviteteve të pa dëshirueshme.Ai i ka dy impulse dominuese,zëmrimin dhe lakminë.Ku është i zemëruar,ngjason me një substancë rrethore e cila,sipas natyrës së vet,është gjithnjë në lëvizje.Kur është lakmitarë,ai është si flutra e natës e cila,e pakënaqur më mungesën e dritës,sulet në fllakën e llambës dhe digjet.Njeriu është në gjendje ta arrijë nivelin e vërtetë të njerëzisë duke u mbështetur në arsye dhe durim.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Vetësia kalon nepër tre nivele të ndryshëm të zhvillimit.

Niveli i parë është nxitja për të keq (emmare);i dyti pendimi (levvame),ndërsa në nivelin e tretë është gjendja e kënaqësisë (mutme’inne).

Zemra (kalb) është princip shpirtëror (latife) dhe vendi i saj është pran trupit.Ajo krijohet si rezultat i terheqjes së ndërsjellë të shpirtit dhe vetësisë apetitive të njeriut.Sipas një hadithi të Pejgamberit të Shenjtë(të cilin e transmeton Hudhejfe) ekzistojnë katër lloje të zemrës.

E para është si toka epastër në të cilën nuk ka kurrfarë vegjetacioni.Është ndriçuar me dritën e ngjashme me atë të llambës; kjo është zemra e besimtarit të vërtetë (mu’min).

E dyta është zemra e errët,e përdhosur e cila i përketë jobesimtarit.

E treta i përket hipokritit dhe është e mbuluar me mbështjellës.

E fundit është e pastër, por e synon si të mirën ashtu edhe të keqen.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi