Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Empty NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Tue Feb 28, 2012 9:58 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Për magjinë, kuptimin dhe veprimin e saj si energji psikotronike mbi materien, pra edhe mbi organizmat e gjalla, kemi shkruan në disa artikuj tjerë që mund t’i lexoni në sektorin e “Parapsikologjisë”. Në shkrimin e mëposhtëm do të përqendrohemi përgjithësisht në raste konkrete që janë të lidhura drejtpërdrejt me operimet magjike, të zbatuara nga individë, grupe, apo sekte të ndryshme, të cilët, përmes ceremonive të veçanta dhe me ndihmen e “forcave të errëta”, synojnë arritjen e qëllimeve të (para)caktuara.
Veprimet magjike për qëllime, zakonisht të errëta, nuk janë operime të kohës më të re. Bile në “civilizimin” e sotëm, ceremoni të tilla, mund të hasësh shumë rrallë. Në kohët më të hershme aplikimi i “magjisë së zezë” për qëllime të lloj-llojshme, ka qenë dukuri bukur e shpeshtë. Të cekim, sa për informim, se Asirët e vjetër, që kanë jetuar shekuj më parë, në Iranin e sotëm, si mbrojte nga ndikimet e “magjisë së zezë”, në pragjet e shtëpive të tyre, kanë futur figura qensh të punuara nga argjila, të bindur, se shpirti i qenit nuk do t’i lejoj forcat e errëta të depërtojnë në brendi të shtëpisë. Zbulimet arkeologjike kanë vërtetuar se nën pragje janë gjetur edhe deri më dhjetë figura të tilla. Dhe kjo formë mbrojtëse, të cilën Asirët mendohet se e kanë bartur nga Babilonasit, është përcjell edhe tek shumë civilizime pasuese si tek egjiptasit, grekët e vjetër, romakët etj.
Natyrisht, që kjo dukuri, nuk ka mundur të jetë e huaj as për popullatën shqiptare e as për paraardhësit tanë, Ilirët. Mirëpo në mungesë dëshmish, neve sot kemi pakë të dhëna për mitologjinë tonë, edhe pse mendohet se duhej të ishte mjaft e pasur edhe në fushën e mistikës. Janë të njohura shprehjet “syri i keq”, “lugati”, “hijet” etj. pas të cilave, gjithsesi, fshehët kuptimi për “satanin”, “demonin”, “fantazmat” etj.
Pothuajse nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për ndonjë rast, qoftë tek të afërmit, në lagje, fshatë, qytet apo më gjerë, ku si pre e ndonjë ceremonie të “magjisë së zezë”, e aplikuar ndoshta edhe në forma më primitive, ka pësuar dikush. Natyrisht, që këto forma veprimi, nuk janë të pranueshme për të gjithë, por kjo pak ka rëndësi. Besimi dhe bindja, janë çështje individuale, dhe e drejte e secilit njeri në botën “demokratike”, por ata fatkëqinjë që janë “takuar” ose “atakuar” nga këto “qenie të tmerrshme”, pra nga këto forca të errëta, mendojnë tërësisht ndryshe.

Shërbimet me porosi!

Megjithëse në shekullin e 21 dhe, pavarësisht se sa e vlerësojmë apo nënçmojmë ne sot ekzistimin e forcës ndikuese të magjisë, akoma gjendën njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vënë në dispozicion të të interesuarve. Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirova të klientëve, duke ju sjell atyre, çoftë fat në biznes, dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjellë atij fatkeqësi në jetë.
Në një fshatë të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji të zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar të ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktësisht dihet tarifa e së keqes që duhet bërë.
“Secili nga ne, që në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkahit, duhet atë ta zbrazë nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtet, unë ia shëroj shpirtin dhe me këtë bëj vepër të mirë” - thotë Suginham-i.
Sikurse magët e tjerë, ashtu edhe ky, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë. Ndërsa për raste të rënda, të cilat - thotë ai - i ka pasur pak dhe të gjitha me sukses, kërkon gjakun ose spermën e viktimës.
“Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemër, që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa më të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq më e suksesshme është edhe magjia, sepse unë me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mbanë në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj” - thotë D. Suginhami.
Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositësit e vet i lente të merrnin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë së zezë”, Barbara Fovyt këtë nuk e lejon, sepse, thotë ajo, klientët e mi nganjëherë e lëshonin dhomën ku mbahej rituali, duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar, dhe kështu duhej ta përsëritja të gjithë ritualin që nga fillimi. Por kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndroj njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqitën demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nëpër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë së zezë”.
Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo është një lidhje me magëve të “magjisë së bardhë” dhe atyre të “magjisë së zezë”, për përfitime materiale, ku te dy palët do të fitonin nga naiviteti i palëve. Ai për këtë shkroi edhe fejtone, në të cilat i vërtetonte thëniet e tij dhe paralajmëronte se kërkimet për zbulimin e fakteve më bindëse do të vazhdojnë. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetën të vdekur me fëlliqësirën e vet në gojë. Policia nuk arriti ta zbuloj kurrë rastin, ndërsa të orientuarit nga ceremonitë e errëta thoshin se Stephenny ishte viktimë e një rituali të tillë, ku janë thirrur forcat e errëta.
Për ceremonitë e errëta dhe mallkimet e “magjisë së zezë” në kohën tonë (siç e ceka edhe më lartë, pasi janë të rralla), edhe nuk do të dihej aq shumë po të mos shkruhet ndonjë artikull apo të mos bëhet ndonjë emision televizivë për rastet tmerruese, që janë në kufij të imagjinatës së bujshme. Ja disa raste tipike, që flasin për keqpërdorimin e “magjisë së zezë nëpër sekte të ndryshme, të përhapura në mbarë rruzullin tokësorë.
Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjatë një rituali të “magjisë së zezë”. LaVey është themelues i organizatës “Church of Satan” (Kisha e satanit), të cilën e themeloi më 30.04.1966 në San Francisko të SHBA-ve. Kjo organizatë internacionale, zyrtarisht është e njohur dhe e regjistruar si Kishë nga organet amerikane, dhe është repsrezantuese e “Satanic Bible” (Biblës satanike), e cila, poashtu u kodua nga LaVey.

Në “kthetrat” e sekteve

Ata të cilët patën sukses të ikin nga “kthetrat” e sekteve që aplikonin rituale të errëta, flasin me tmerr të veçantë për sjelljet e magëve të zi dhe të adhuruesve të tyre. Marion Paula është njëra aga ata. Ajo ishte gjashtë vjet anëtare e një sekti të tillë. Pas largimit nga ky sekt përfundoi në klinikën psikiatrike me lëndime të rënda psikike, duke lënguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e përhershme.
Rasti i saj është interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, bëhet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkëngjitet atyre. Ata e shfrytëzoj maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytëzuar seksualisht për ritualet e tyre të errëta. E kur fizikisht dhe psikikisht bëhet e paaftë, ata e hedhin në rrugë si të panevojshme. Në deklaratat e saja në polici dalin në dritë edhe shumë tmerre tjera që aji i kishte përjetuar: “Një anëtare e grupit, e cila ishte shtatzënë, pasi e lind fëmijën (djalë), pranon ta bëjë viktimë të ceremonialit të forcave të errëta. E ther fëmijën e saj dhe të gjithë të pranishmit pinë gjakun e njomë të fëmijës së porsalindur”. Policët, që merrnin në pyetje Paulën, pranojnë se kurrë në jetën e tyre nuk kishin dëgjuar raste më të tmerrshme dhe më trishtuese se sa ky, nga kjo vajzë, e cila edhe vet kishte pirë atë gjak.
Ceremonialet e tyre ishin të mbushura përplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj.
Gjëra të lemerishme janë bërë edhe në disa sekte të Berlinit, qytet i cili, sipas dëshmive, në vitet e ’20-ta, ishte qendër e okultizmit evropian. Në një ndër sektet, anëtarët përshëndeteshin çdo natë mes veti, duke e puthur njëri-tjetrin në prapanicë. “Sa më e fëlliqur, kundërmuese, që është e mundur të bëhej ceremonia, aq më i madh ishte edhe suksesi” - thoshin anëtarët e këtij sekti. Për këtë arsye është përdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjëra të tjera që flasin për një logjikë absurde.
Stephanie Wickers, 37 vjeçare me vendbanim në Londër. Mbi dhjetë vjet është anëtare e një sekti satanist që merret me “magji te zezë”. Ajo rrëfen: “Pacientet tanë janë njerëz afarist. Kërkojnë nga ne, që me anë të forcave të errëta të ndikojmë në suksesin e tyre, e njëkohësisht, edhe t’ua shkatërrojmë konkurrencën. Njëri nga ata e leu të gjithë dhomën me ngjyrë të zezë dhe qenin e vet e viktimizoi që në altarin tonë të rrjedh gjak i freskët. Me atë punë, me të cilën merrej ai person, arriti të bëhej milioner”.
Anëtarët e këtij sekti, nëpër mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altarë, përdorin trupin lakuriq të një vajze të re. “Mbi të kryenim rituale dhe rreth saj bënim orgji që ta fuqizojmë forcën e magjisë” - përfundon Stephanie.
Gisella Paucher nga Gjermani, anëtare e një e sekti në Gelsenkirchen, rrëfen: “Duhej të isha e qetë derisa më ushqenin me ushqime të paketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjesë të merimangave, të gjarpinjve, të bretkosave etj. Duhej të isha e duruar dhe të mos bëja zë derisa më futnin në vagjinë një bri të ngjyrosur me ngjyrë të zezë. Nuk guxoja të lëshoja zë as kurrë më rrihnin me litarin e marr nga varrezat. Në qoftë se do të qaja apo bërtisja, i gjithë rituali përsëritej që nga fillimi e unë isha e dënuar me tortura, nga të cilat më pëlciste lëkura dhe më rridhte gjak”.
Medlena Stillicker tregon: “Udhëheqësi ynë (quhej Hans) i shponte me gjilpërë viktimat (shtazët) dhe neve na detyronte të pinim gjakun e tyre e pastaj duhej që dikujt t’i bëjmë magji. Kur i bëmë magji një mjeku, i cili refuzonte të martohej me një grua njëzetë vjet më të vjetër, aq shumë e munduam, sa që më në fund bëri vetëvrasje. Nga ai rast “m’u hapën” sytë dhe vendosa të largohem përgjithmonë. Edhe pse më nuk marr pjesë në ceremonitë e tyre dhe e kam ndërruar vendbanimin, prapë nuk më lënë të qetë, mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike”...

Vazhdon...

https://forumikuqezi.albanianforum.net

2NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Empty Re: NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Tue Feb 28, 2012 9:58 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Në pushtetin e “forcave të errëta”, Hendrik M. nga Thuringeni i Gjermanisë, më 29.04.1993, së bashku me dy shoqërues, në mënyrë më të skrupullt e kishin mbytur në një kasolle moshatarin e tyre, Sandro B. duke i mbështjell rreth fyti një kabllo elektrik.
Autorët e krimit i takonin një klike, të cilët, sipas shtypit, visheshin me të zeza, shminkoheshin (bënin makijazh) me ngjyra të mbyllëta, shkonin natën në varreza, ku me verë të kuqe ose gjak vizatonin pentagrame mbi sipërfaqe të ndryshme. Për shtypin ishte e qartë: “Vrasje me urdhër të satanit” figuronin titujt me shkronja të mëdha në faqet e para të tyre. Edhe vendimi gjyqësor merret duke u bazuar në faktet se ndikim parësor, për aktin e kryer, kishin filmat me mesazhe satanike dhe përmbajtje kriminale.
Me 10 janar 2002, po në Gjermani, pranë gjykatës së Bochumit, fillon procesi kundër dy të akuzuarve Daniel dhe Manuela Ruda, për vepër të rëndë penale: ritualin vrasës në mjedisin e satanistve. Danieli dhe Manuela e kanë mbyture një njeri, dhe ata besojnë se këtë gjë e ka kërkuar nga ata satani.
Daniel R., qysh si nxënës shihte “ëndrra” të përgjakshme. Ai e shihte vetën në një trup monstruoz, i cili “rrëshqiste” netëve të errëta, duke i kafshuar njerëzit në kokë. Në moshën 14 vjeçare, gjatë një ore të mësimit atij i paraqitet “Samieli”(“Sammael” -një demon nga Talmudi Hebreit, i cili përpiqet t’i dëmtoj njerëzit). Ruda filloi ta lexoj “Biblën satanike”, te pijë gjakun e vet dhe u emërtua si “Sundown” - perëndimi dielli.
Në mars të vitit 2001, Danieli i pranon dy urdhra drejtpërdrejtë nga satani, që lidheshin me numrat “6667”. Me 06.06, duhej ta martonte Manuelen dhe me 06.07 në trupin e tij do të futet djalli, i cili kishte nevojë për një shpirt! Urdhri i parë ishte i qartë, të dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kërkim viktime, sjelljen e shpirtit. Dhe për zbatimin e urdhrit ai fillon të përgatitet: blenë një sëpatë, disa thika dhe dy çekanë.
Sipas dëshmive, por edhe shtypit, besohet se tre persona ishin të ftuar ditën e krimit, pra më 06.07.2001, në katin e tretë të banesës në rrugën “Breite Strase 55, në Witten të Gjermanisë. Frank Hacker, 33 vjeçar, ishte i vetmi që ra në grackë dhe u masakrua tmerrësisht në ritualin satanik. 66 goditje nga mjetet të forta dhe të mprehta konstatuan hetuesit e mjekësisë ligjore. “66” është numri i djallit! Danieli u dënua me 15 vite burgim ndërsa Manuela me 13.
Kur jemi te sektet, nuk mund të mos e përmendim edhe organizatën (kishën) tepër të njohur në botë, “Scientology”, pjesëtarë të të cilës janë dhe disa nga artistët më me zë të Holividit si, Tom Cruise dhe Xhon Travolta.
Themelues ose ideolog i saj është shkrimtari amerikan L. Hubbard. Kjo organizatë, për t’i ikur nocionit “sekt”, nocion i cili rrjedh nga fjala latine “secto” - pasues, doktrinë, parti etj., që ka kuptimin e një grupi besimtarësh të shkëputur nga një bashkësi më e madhe, dhe që për shkak të historisë së saj dhe nën presion të kishës (krishterimi konsiderohet si sekt, pas shkëputjes nga Judaizmi), me kohë, mori karakter negativ, u emërtua si “Lëvizje e re religjioze”.
Edhe pse ky sekt në dukje të parë të lë përshtypjen e organizate më shumë të orientuar kah psikologjia moderne e zhvillimit dhe ngritjes shpirtërore, nga shumë qeveri, nga religjionet të ndryshme, por edhe nga vetë ish anëtarët e saj, shihet me mjaft dyshim.
Ja seç thotë njëri prej tyre - W. Handel, për gazetën gjermane “Berliner Zeitung”: “Scientologjia ndikon njëjtë sikurse droga, bile edhe më keq, pasi një i varur nga droga së paku e dinë se është i varur prej saj. Neve na është grabitur guximi, ndjenjat, morali, ne ishim si robot. Personaliteti ynë u ndryshua rrënjësisht. Ne merreshim në pyetje të kyçur në një E-metër, një lloj detektori për zbulimin e gënjeshtrave, ku detyroheshim të rrëfeheshim për gjithçka. Scientologjia është si një prift, i cili, dëgjon rrëfimet tua për t’i përdorur ato më vonë kundër teje. Dhe e gjithë kjo vetëm për para. Shuma e parasë ishte matësja e suksesit”. Për përjetimet e veta gjatë kohës që ishte anëtarë i saj, Handel ka shkruar edhe një libër.
Scientologjia nuk është organizatë e vetme që me fuqinë e saj bindëse, pavarësisht formave dhe mënyrave aplikative, ka arrit të “gllabëroj” ose grabit personalitetin e anëtarëve të saj, duke i kthyer në pjesëtar të dëgjueshëm dhe servil, për qëllimet e veta të paracaktuara, çofshin ato edhe materiale. Kemi sekte të tjera që anëtarët e vetë i kanë dërguar në vdekje, bile në vdekje me vetdëshirë!
“Peoples Temple” -Tempulli i popullit quhej sekti që e udhëhiqte Jim Jones, një predikues i njohur i kishës katolike. Ai u fliste dhe u premtonte pasuesve të vetë “parajsën”... dhe ata e ndoqën atë deri në vdekje. 923 njerëz (në mesin e tyre me dhjetëra fëmijë) vdiqën në nëntor të vitit 1978 në Guyana të SHBA-ve pasi që udhëheqësi karizmatik i këtij sekti ashtu dëshironte.
“Ai citonte Martin L. Kingun, fliste për drejtësinë, entuziazmonte me ide të reja, tërhiqte vëmendjen dhe të bënte për vete. Kishte një aurë që të përvetësonte aty për aty.” - kështu shprehet njëra nga anëtaret e këtij sekti, Deborah Layton, në librin e saj dokumentar, “Vetëvrasja në parajsë”, e cila, pak para vetëvrasjes masive, arriti të largohet nga ky sekt.
Falë aftësive të tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I përkuleshin sikurse një profeti, dhe ishin të gatshëm të ndiqnin rrugën e tij deri në fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishëm në prijësin e tyre, u vërtetua më 1978, ku u (vetë)vranë mbi 900 njerëz.
“Heaven’s Gate” (Porta qiellore) quhet sekti i udhëhequr nga Marshali Applewhite dhe Bonie Nettles. Një sekt që besonte në jashtëtokësor.
Më 26 Mars të vitit 1997, në villen e tyre në komunën Rancho Santa të Kalifornisë (SHBA), u gjetën trupat e pajetë të 39 anëtarëve të këtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatë shfaqjes së kometës Hale Bopp. Udhëheqësi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anëtarët e vetë për një suicid të përbashkët, si rruga e mundshme që shpirtrat e tyre t’i dërgoj në një udhëtim ndërplanetarë përmes një anijeje kozmike. UFO-të (objektet e paidentifikuara - jashtëtokësorët), qëndronin prapa qëllimit të kësaj komete që asokohe iu afrua planetit tonë në një largësi prej 197 milion km e që mund të vrojtohej për një kohë bukur të gjatë, edhe atë, vetëm me shikim të lirë gjatë gjithë natës.
Vdekja kishte pasuar nga përzierja e Phenobarbitalit (lëndë që përdorët në mjekësi për narkozë) me lëngë mollash dhe raki “Wodka”. Në videon që u publikua në media, pas aktit tragjik, shiheshin trupat e pajetë të shtrirë nëpër krevat dykatësh dhe të veshur tërësisht në të zeza. Ishin të mbuluar me mbulesa të purpurta dhe, që të gjithë, kishin të mbathura në këmbë atlete të njëjta dhe të reja të firmës së njohur “Nike”. Po ashtu, të gjithë kishin nga një valixhe dhe para si “taksë” për trupat fizik, që i konsideronin si “kontejnerë” transportues të shpirtrave të tyre jashtëtokësorë.
Udhëheqësit e sekti tjetër “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhëratësit - Tempulli i Diellit) Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, gjatë viteve 1994 - 1997, në Zvicër, Kanada dhe Francë, udhëhoqën drejt vdekjes (vetëvrasjes) 74 anëtarë të tyre. 47 prej tyre vetëm në Zvicër, në mesin e të cilëve ishin edhe pesë fëmijë. Në një kopsht në Weilers Cheiry (kantonit i Freiburgut), policia zbuloi 23 kufoma, ndërsa, vetëm tri orë më vonë, në një fashat turistik në Granhes-sur-Salvan (kantonin e Wallisit) u gjetën edhe 25 kufoma të karbonizuara nën një ndërtesë prej druri e cila ishte djegur tërësisht.
Te dy këta udhëheqës të këtij sekti e konsideronin vetën si “rilindje” e Osirisit (zot egjiptas i “së andejshmes”, “rilindjes” dhe “vdekjes”) dhe Mosesit (Musait). Mësimet që zhvilloheshin në këtë sekt ishin një përzierje e mistikës, astrologjisë, “New Age” (koha e re), natyrës religjioze etj. Secili anëtarë konsiderohej si reinkarnim i një personalitetit historik ose legjendar dhe identifikohej me të. Di Mambro e kishte një vajzë, me një të dashur, që quhej Emanuella e të cilën e konsideronin si “Fëmijë kozmik” - si Avatar (manifestim i zotit në formë njerëzore; mësues i përjetshëm).
Besimi i tyre në ditën e fundit, në apokalipsen (shkatërrimin e botës) forcohej gjithnjë e më shumë. Për ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonë. Dhe për t’i ikur kësaj, pra zhdukjes së qenies njerëzore, nën moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo është vetëm një iluzion”, ata kërkonin zhvendosje, përmes vdekjes së qëllimshme (vetëvrasjes), në një sistem tjetër yjor dhe pikërisht në yllin më të ndritshëm gjatë natës, të quajtur “Sirius”, duke u rilindur sërish atje dhe vazhduar trashëgimin e mëtejme të kësaj rase. Dhe nën këtë moto, me (vetë)dëshirë, shkuan drejt vdekjes (për tu rilindur sërish) 74 anëtarë.
Rastet e përshkruara më lartë nuk janë raste të izoluar, ka edhe grupe, sekte, organizate të tjera që aktivitetet e tyre i zhvillojnë, ose në fshehtësi, ose nën vellon e ndonjë institucioni, qoftë shoqëror qoftë religjioz. Dhe derisa e përgatisja këtë artikull (prill 2009), në një gazet lexova për fillimin e një proces gjyqësor në Munih të Gjermanisë, që kishte të bënte me një rast rrëqethës dhe, sërish, me urdhër të demonëve. 30 vjeçari Loras R. Me një thikë të zakontë kuzhine, e kishte therur 40 vjeçarin Arthur M. në barkë dhe shpinë, dhe në fund, po me atë thikë, ia nxjerr te dy sytë. Dhe para trupit gjykues ai shumë qetë dëshmon: “Ishte zëri i demonëve që më urdhëroi ta kryej krimin. Ata më thoshin: shpojë ata sy të këqij! Bëje atë! Bëje!...
Ekzistojnë edhe vende ku magët e “magjisë së zezë”, gjatë ceremonialeve, i mallkojnë dhe nga ato vende gjithnjë rrezatojnë energji negative, të dëmshme dhe të rrezikshme. Ja një rast:
Ndodhi me 8 maj 1984, rreth orës 10:30 minuta. Grahama Nashe me shokët, Frank Porterom, Christopher Pikeomin dhe Keithom Porterom kishin shkuar në një shtëpi të rrënuar për të matur terrenin për ndërtimin e një objekti të ri. Me ta ishte edhe fotoreporteri, i cili e bëri fotografin e funtit të Nashes.
Duke e matur terrenin dhe shënuar kuotat, Nashe drejtohet për të vendosur shtizën matëse drejt rrënojës së kulmit. Gjatë ecjes, për një moment ndalon lëvizjen - bllokohet! Shokët i afrohen dhe, dhe duke e parë ashtu të zbehur, fillojnë ta lëkundin, t’i bërtasin etj. Pas pak ai e kthen kokën sikur dëgjon diçka, kthehet andej dhe, në mënyrë automatike, fillon të lëvizë drejt njërës nga anët e kulmit. E largon derën e shkatërruar dhe futet brenda. E derisa shokët shikojnë të habitur, nga brendia dëgjohet britma e tmerrshme e Nashes: “jo...më lësho!”... Shokët vrapojnë menjëherë, futen brenda ku e gjejnë Nashen pothuajse të alivanosur.
Ashtu me gjysmë vetëdije ata e nxjerrin jashtë kulmit. Pasi vjen në vete, nuk i kujtohet asgjë dhe nuk besonte në atë që i kishte ndodhur. Që ta vërtetonte këtë, ai edhe një herë drejtohet kah ai vend... dhe, përsëri e njëjta gjë. Por, prapë Nashes nuk i kujtohej asgjë!
Atë ditë ata e ndërpresin punën dhe vendosin që të nesërmen ta lajmërojnë policinë. Por Nashe nuk pati më rast, sepse të nesërmen e gjetën të vdekur në po atë vend. Në trupin e tij nuk kishte kurrfarë lëndimesh, vetëm fytyrën e kishte të shtangur dhe me një dukje të tmerrshme në të.
Disa muaj më vonë shokët e Nashes vijë sërish në atë vend (ku deri para disa vitesh nuk është ndërtuar gjë), por me vete e kishin sjell edhe njërin nga magët me njohur të “magjisë së bardhë”, Clarenc Wolfit.
Duke treguar saktësisht vendin kah kishte kaluar i ndjeri Nashe, ai lëviz drejt hyrjes, por vërehej dhe nga të pranishmit, se si disa “forca” donin t’ia pamundësonin hyrjen në atë shtëpi gërmadhë. Megjithatë ai arrin të futet. Kur kthehet, rrëfen se e pengonin disa forca të panjohura: “Ndesha” - thotë Wolfit, “në një mur, i cili më shtynte prapa. Kisha ndjenjën sikur ecja në të kundërtën e uraganit. Njëkohësisht dëgjoja edhe zëra që nuk i kuptoja. E në atë mur pash një figurë të trishtueshme. Diçka e ftohtë më kaploi dhe u detyrova të largohem”.
Padyshim, thotë Wolfit, bëhet fjalë për vendin ku kanë bërë rituale forcat e errëta. Pse dhe për çfarë, nuk e di, por disa herë kam parë se si ato vende në mënyrë misterioze dhe të tmerrshme, ndikojnë tek njerëzit.
Të befasuar nga të dhënat e Wolfit-it, te tre djelmoshat e publikojnë rastin në shtyp, duke kërkuar ndihmë edhe nga lexuesit. Në shumë nga letrat që u kishin arritur, po e veçojmë njërën, të cilën e kishte dërguar hulumtuesi i fenomeneve okultike, Colin Vilson.
“Ekzistojnë vende, të cilat befasojnë me energjinë e fuqishme dhe të dhunshme, e cila rrezaton dhe ndikon në të gjithë që ndodhën aty. Në ato vende, njerëzit sensibël ( të ndjeshëm) mund të ndjenjë shtytje të fuqishme për vetëvrasje. Edhe vetë e kam përjetuar këtë në disa vende. E kur i kam studiuar në mënyrë të detajuar, kam konstatuar se në ato vende forcat e errëta kanë mbajtur rituale të “magjisë së zezë”. Energjia, e cila është liruar nga forcat e errëta në ato vende, vepron edhe pasi të jetë kryer rituale. Shoku juaj, Nashe, padyshim është viktimë e një vendi të tillë.”
Është po ashtu befasuese edhe fenomeni që pason pak kohë më vonë: Në po atë derë ku kishte bërë vetëvrasje Nashe, në mënyrë misterioze paraqiten shenjat (vijat) e fytyrës së tij. Policia konstaton se ajo shenjë duhet të jetë bërë me hekur të skuqur! Por lind pyetja: Kush vallë ishte “artisti” i saj misterioz?!
Derisa hetimet vazhdonin, atë shtëpi e ruanin dy policë. Një mesnatë, nga vetvetja, shpërthen një flakë! Sipas dëshmive të policëve, flaka nuk kishte filluar vetëm në një vend, por përnjëherë gjithkah. Shtëpia është djegur tërësisht dhe nga ajo mbeti vetëm hiri, të cilin, me kohë, e shkapërderdhi era...

https://forumikuqezi.albanianforum.net

3NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Empty Re: NËN KTHETRAT E MAGJISË SË ZEZË Tue Feb 28, 2012 9:59 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Rast i Jeams Dean-it

Edhe objektet e ndryshme, pavarësisht çfarë janë ato, kur të mbushen me energji, qoftë ajo pozitive apo negative, gjatë ceremonive të ndryshme magjike, akumulojnë në vete forca të mëdha të energjisë, të cilat rrezatojnë dhe kanë efekt të fuqishëm të veprimit. Dhe këtë më së miri e ilustron rasti i Jeams Dean-it.
Rasti i Jeams Dean-it, artistit të njohur nga Kalifornia, është rast mjaft interesant. Dean ishte anëtar i një sekti satanist dhe pjesëmarrës në shumë rituale të tyre. Edhe përkundër kërcënimeve, ai largohet nga ky sekt. Por një ditë e gjejnë të vdekur në automobilin e vetë të tipit “Porshe” si pasoj e një fatkeqësie komunikacioni (sipas raporteve policore)!
Pas fatkeqësisë karrocerinë a automobilit e blen mekaniku George Burms. Mirëpo gjatë shkarkimit të saj, ajo shkëputet dhe i thyen te dy këmbët mekanikut të mjerë. Sakaq, pas dy muajsh i vdes edhe gruaja në rrethana misterioze.
Motorin e “Porshesë” (pasi motori nuk ishte i dëmtuar), Burms-i ia shet një mjeku që ishte adhurues i vozitjeve sportive. Për fatin e keq të tij, mjeku gjatë një vozitjeje sportive pëson fatkeqësi (ndeshet në mur) dhe në vend të ngjarjes mbesin të vdekur mjeku dhe bashkudhëtari i tij. Në të njëjtën vozitje sportive rrotullohet edhe automjeti, në të cilin ishte vendosur ndërruesi i komandave (shpejtësive) nga automjeti i Dean-it, me që rast vozitësi pëson lëndime të rënda.
Por me kaq nuk përfundojnë fatkeqësitë që i “provokonte” ky automjet. Karroceria e dëmtuar e “Porshesë” së Dean-it, që mekaniku Burns e kishte ekspozuar pranë një rruge automobilistike (pasi Dean ishte njeri me famë), bie dhe ia thyen këmbën një fëmije që ishte duke e shikuar atë. Disa ditë më vonë, e njëjta karroceri e dëmtuar, derisa po transportohej me kamion në një vend tjetër, sërish për ekspozim, pëson fatkeqësi kamioni dhe vozitësi “fluturon” jashtë kabine dukë përfunduar i vdekur nën karrocerinë e “Porshesë”, e cila shkëputet prapë dhe rrëshqet në tokë, duke ra mbi trupin e vozitësit. Ndërsa një vozitës tjetër, që i ishte blerë gomat e automobilit të Dean-it, gati sa nuk e humbi kokën, kur befasisht i pëlcasin gomat, pa asnjë arsyeje. Në vitin 1960, gjatë transportit për në Los Anxhelos, karroceria e “Poreshesë” zhduket përgjithmonë...
Ky rast nuk është i vetëm në analet e ndodhive misterioze. Forma të ndryshme të energjisë, që ndikojnë dhe veprojnë të akumuluar nga rituale të lloj-llojshme, janë njohur dhe aplikuara edhe nga shumë kultura të lashta.. “Mallkimi i faraonëve” është bartur nëpër shumë literatura me famë botërore pasi nga ai mallkim, pothuajse të gjithë hulumtuesit që bënë ato zbulime, vdiqën në rrethana misterioze. Bile, sot, në botë është e përhapur edhe teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it, është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit. Sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap (mendohet që fillimisht në Amerikë) në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli, gjatë ekspozimit të atyre objekteve të gjetura në varrin e këtij faraoni.
Me “magji të zezë” u morën edhe shumë artistë e artisë me famë botërore siç janë: Florinda Bolkan, Frenk Sinatra, Gilbert Besaud, Don Johans, Evelyn Dersay, Natalia Wood etj., por për përjetimet e tyre pak kush pranon të flasë. Ja çfarë mendon njëra prej tyre, Florinda Bolkan: “Gjithçka që për magjinë dhe ritualet e saj mund të lexoni nëpër libra ose revista të ndryshme, është vetëm një pjesë e vogël e destinuar për opinion: magjia është diçka më shumë, diçka më e fortë e që e dinë vetëm një numër i vogël i magëve. Atyre nuk ju nevojitet fama, nuk ju nevojiten dhuratat e për ta fare pak dihet. Ata janë magë të vërtet të magjisë së bardhë ose të zezë dhe merren me gjëra, të cilat njerëzit, ndoshta kurrë nuk do t’i dinë. Të gjitha mënyrat tjera janë forma më të ulëta të magjisë”.
“Ekzistojnë shumë demon dhe forca të tjera me emërtime të ndryshme, të cilat gjatë ceremonive të posaçme, mund ta thërrasin “princin e errësirës”, vet Satanin. Satani mund t’i mbarsë gjërat me energjinë e vetë negative e cila provokon edhe vdekjen” - thotë prof. Toubba Cilmenar, shkencëtar nga San Francisko, i cili merret me kërkimet e “magjisë së zezë”. “Varësisht nga karakteri i ceremonialit, forca e errët e thirrur, mund të veprojë për një çaste, për kohë të shkurtër apo të gjatë. E keqja mund të vuloset në ndonjë gjë gjatë ceremonialeve të posaçme të cilat “mbjellin” gjurmët e këqija. Ato fusha quhen “fusha T”, të marra nga fjala “Thought - fields” (që do të thotë - fushat e mendimeve).
Mendohet se në raste të ndryshme, gjatë thirrjes së Satanit, mendimet e errëta thithen nga objektet (materialet) përkatëse dhe më vonë, në kohë të caktuara, ato mendime rrezatojnë nga po ai material. Bëhet fjalë për thirrje të posaçme të forcave të mëdha negative, të plotfuqishme dhe me efekt të lartë të veprimit dhe natyrisht, edhe të rrezikshme për jetën. Ato forca të mëdha negative të veprimit e thërrasin Satanin ose “princin e errësirës”.
“Princi i errësirës” ose “Satani” është në të vërtet mendim i fuqishëm negativ, i koncentruar dhe i fuqizuar, forcë e keqe psikike e cila mundet edhe të mbysë” -përfundon prof. Cilmenar.
Mekanizimi i këtyre forcave të errëta është, përafërsisht ky: Embrioni i tyre ndodhet tek njeriu, përgjithësisht, në secilin prej nesh, por ata që merren me “magji të zezë”, nëpërmjet ceremonialeve të ndryshme, të posaçme, e kanë zhvilluar dhe fuqizuar këtë forcë të energjisë, të cilën ashtu të akumuluar, e orientojnë me koncentrim të fortë, si rreze laseri, drejt objektivit të caktuar. Këto mendime, e kjo “dëshirë” e koncentruar, vepron si forcë e keqe në jetën, që ne e konsiderojmë, normale.

Rasti i vajzës nga Reçani

Raste të tilla, të ritualeve për thirrjen e “forcave të errëta” me qëllim keqbërse, ka sa të duash edhe në shoqërinë tonë. Dhe siç e kam cekur edhe në fillim të këtij artikulli, secili prej nesh, së paku ka dëgjuar një histori të këtij lloji. Ky rast ka ndodhur në rrethin e Prizrenit, pikërisht në fshatin Reçan. Miku im S. Basha, që ka asistuar në këtë rast, dhe të cilin e ka publikuar në librin e tij “Hipnozë...” ja seç shkruan: “Më kanë kërkuar ndihmë për një femër shumë të sëmurë nga fshati Reçan i Prizrenit, për të cilin prindërit e saj më thanë që e kishin dërguar për shërim tek shumë mjek, por pa sukses. Pasi unë në atë kohë nuk mund t’i shëroja njerëzit nga “magjia e zezë”, kam kërkuar ndihmë nga dervish Destani, i cili vinte pa përtesë.
Ishte një vajzë e re, 17-18 vjeçare e cila alivanosej - e humbte vetëdijen, grindej pa vetëdije me persona të panjohur dhe të imagjinuar e të padukshëm për sytë e të tjerëve. E rroknin katarza apo llahtari psikike me dhimbje të mëdha e britma të padurueshme për të tjerët, bërtima të cilat ta fusnin frikën. Kësaj vajze shpesh i zihej edhe fryma ku dukej si e vdekur dhe në këtë gjendje rrinte me orë të tëra. Kur zgjohej e rraskapitur, pra, vinte në vete, rrinte normalisht por nuk dinte se çka ka bërë gjatë asaj kohe dhe çka ka folur.
Dervish Destani më urdhëroi që ta marr një fletë të pastër dhe një laps kimik. I nxori tespit e veta, të gjata, prej 1001 kokrrash. Derisa ne ishim aty, ajo vajza e sëmurë ishte me vetëdije të plotë dhe e q etë, pra në gjendje normale. Dervish Destani e urdhëroi këtë vajzë që të ngrihet në këmbë dhe e përbiroi nëpër rrathët e tespiheve tri herë, duke kënduar me vete disa lutje. Sapo e përfundoi ritualin vajza u sëmurë. Ishte vërtet e dhembshme ta shohësh një vajzë të bukur e cila sapo ishte martuar dhe nuk mund ta shijonte natën më të bukur të martesës dhe muajin e mjaltit. Edhe gëzimi i familjes ishte kthyer në dhembje. Dhembje që provokonte pikëllim. Ajo shtëpi e ndërtuar aq bukur, për një kohë të shkurtër ishte shndërruar në një ferr të vërtet nga një dorë e zezë e pamëshirshme dhe e mallkuar.
Dervishi, në tespihet e veta, i kishte të ndara 7 kokrra nga tërë rrethi i tyre. U lutë dhe e thirri në ndihmë një emër. Ai emër ishte një qenie hyjnore. Gjatë kësaj kohe dervishi e urdhëroi këtë vajzë që të tregonte se kë po e shihte. Cili ishte ai që i ka bërë magji. Kush e kishte sjell në këtë gjendje. Vajza (nusja e re) nuk foli nja gjysmë ore fare, veç shkarravitej, bërtiste dhe i zihej fryma. Dervishi e prekte trupin e saj me tespihe dhe e urdhëronte që të fliste... dhe lutej. Më në fund vajza filloi të flasë dhe të tregoj një emër. Atëherë dervishi më urdhëroi mua që ta shkruaj atë emër në fletë. Pas kësaj ajo filloi të thoshte edhe emra të tjerë. U bënë 10 emra të ndryshëm, si femrash ashtu edhe meshkujsh që ishin të familjarëve, miqve, shokëve e shoqeve. Unë i befasuar e pyeta dervishin se si është mundur që kaq shumë njerëz t’i bëjë magji? Ai më tha se personi që i ka bërë “magji të zezë” fshihet dhe maskohet në lloj-lloj figurash, bile edhe në figurë të prindërve të saj.
Dervishi e mori fletën me emra, foli diçka dhe i fryni asaj flete. Pastaj e kalli... Por një qoshe e fletës mbeti pa u kallur e në të ishte një emër femre. Unë prapë e pyeta dervishin se pse ajo qoshe nuk po kallet?! Ai tha: kallet... dhe, dikur, me disa lutje, u kall edhe ajo qoshe. -Ky emër është i një femre që merret me “magji të zezë”, dhe paska një mbrojtje të madhe, për këtë arsye nuk kallej - tha dervish Destani.
Vajza tregonte emra të tjerë që u bënë 24. Vetëm një nuk e tregonte kurrsesi: “Kur po tentoj ta tregoj atë emër, ajo grua po më furë e po më thotë se do të mbys po tregove kush jam...” - tha në vaj vajza.” Dervishi e përdori një teknik psikologjike: I bërtit me zë të lartë dhe iu vërsul vajzës me tespihe për ta goditur, duke i thënë: -A po e tregon atë emër a të bëra copë-copë! Vajza e tha emrin me vështirësi, unë e shkrova shpjet e shpejt dhe ia dhashë dervishit. Ai e mori letrën, u lut diçka me vete, i fryni letrës dhe e kalli. Si u kallë tërësisht, vajza u zgjua nga ajo llahtari e madhe dhe tha: -U çlirova... Po kush jeni ju? Çka keni lypur këtu me mua në dhomë?! -Në rregull është, i tha dervishi, ne kemi ardhur të të shërojmë, mos ki frikë tash je e shëruar. Vajza (nusja) e thirri vjehrrën me “nënë”, kur ata hynë brenda në dhomë të gëzuar që ishte shëruar e reja...
Pas një kohe kam dëgjuar se kjo nuse më nuk kishte pasur sulme dhe kishte filluar një jetë normale” - thotë S. Basha.
Basha mendon, bazuar në studimet e shumta dhe eksperimentet me hipnozë, se çdo magji që bëhet, bëhet me urdhër në ndërdije, sepse ndërdija i lexon dhe i pranon valët më të imta psikike që dërgohen drejt saj dhe i merr ashtu siç janë të dërguara, në çfarëdo forme dhe mënyre, pa marrë parasysh largësinë apo vendin. “Magjinë, qoftë të zezë, qoftë të bardhë, unë e quaj virus mental” - shprehet Basha.
“Magjia bëhet me të gjitha llojet e elementeve kozmike, duke filluar prej elementit të zjarrit, ajrit, ujit apo tokës; çdo element e ka fuqinë e vetë magjike, e cila është si një shpat me dy teha - kah t’i jep luftëtari, ajo pret ose mbron”.
Basha thotë se në Kosovë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare përgjithësisht, përdoren rituale të magjisë primitive, dhe kjo ndoshta është pozitive, pasi magjia profesionale do të ishte shumëfishë më e rrezikshme....

Rasti i 15 vjeçares L.

Dhe për fund të këtij artikulli, po e shënoj një rast, ku e edhe vetë kam asistuar. Një vajzë 15 vjeçare, që ishte edhe fqinjë e imja, ishte sëmurë psikikish. Familjaret ishin të bindur se “ka të bame” dhe ishin shumë të shqetësuar për fatin e fëmijës së tyre. I kishte humbur oreksi dhe ushqehej vetëm e infuzion. E kishin pasur tek shumë mjekë dhe të gjitha analizat rezultonin në rregull. Vajza organikisht, pra ishte e shëndosh. Çdo intervenim mjekësor ishte i kotë: shpirti i saj mbahej vetëm në bazë të ushqimit artificial. Dhe për këtë arsye atë e vizitonte pothuajse përherë një mjek, dhe atë ditë kur ne shkuam në atë shtëpi, të ftuar nga familjarët për ta provuar edhe këtë formë shërimi, mjeku ndodhej aty.
Meqë e dinim se pacientja vështirë se mund të hipnotizohet, morëm me vete dhe dy medium (Sh. G. Dhe L. B.) të cilët në raste të tilla, shërbenin si “urë lidhëse” mes nesh dhe pacientes. Procesin e udhëhiqte S. Basha.
Të dy mediumet i futëm në gjendje të thellë hipnotike dhe i “lidhëm” në mënyrë telepatike me pacienten (me shpirtin e saj) e cila qëndronte indiferent. Duke hulumtuar në brendi të psikes së saj, mediumet thanë se shpirti i kësaj vajze ishte “rob” i një ceremoni të “magjisë së zezë”, që i ishte dedikuar dikujt tjetër, por që fatkeqësisht, në të kishte shkelur ajo. Ata (një e afërme) ia kishte thithur të gjithë energjinë e kësaj vajze dhe këtë energji e kishte mbyllur në formë rrethi në maje të kulmit të shtëpisë. Kështu raportonin mediumet që hulumtonin në gjende të thellë hipnotike. Miku im Basha, duke e aplikuar metodën mesmerike ( magnetismus animalis - magnetizëm shtazorë), na urdhëroi që të kapemi të gjithë dorë për dore duke e krijuar kështu formën e një rrethi. Përmes energjisë së dy mediumeve si dhe me ndihmën e energjisë kolektive (pasi kishim krijuar një qark të mbyllur), filluam sulmin psikik për shkatërrimin e asaj sfere, zhbllokimin e asaj energjie dhe lirimin e shpirtit të kësaj vajze nga ai rreth i mallkuar që i kishte sjellë kësaj familjeje shqetësime serioze.
Pas përpjekjeve të mundimshme të mediumeve (të cilët dukeshin sikur të ishin në gjendje histerie), u arrit që të shpartallohet ajo sferë, dhe po në atë moment, vajzës (pacientes) iu kthye energjia e bllokuar - fytyra e saj ndryshoi, mori krejtësisht pamje tjetër.
Me ndihmën e mediumeve, që gjatë gjithë kohës ishin nën hipnozë, rreth trupit të vajzës krijuam një shtresë (eterike) mbrojtëse, si mburojë nga sulmet e tjera eventuale. Gjithashtu, asaj i dhamë edhe një simbol që ta bartë me vete, po ashtu, si mbrojtje nga çdo energji e keqe...
Ndonëse ky rast, ndokujt edhe mund t’i duket si ngjarje nga filmat fantastik, e ndoshta shumëkush mund ta cilësoj edhe si patologji shpirtërore, por kjo, siç e kam thënë edhe në fillim, është e çështje besimi, bindje personale.... dhe nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ajo vajzë, më vonë, është martuar dhe është bërë nënë.

Fund

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi