Një grupim teleskopësh do tu lejojnë shkencëtarëve që të fotografojnë për herë të parë “vrimën e zezë”. Kjo do të mundësohet nga grupimi i 50 teleskopëve rreth e qark botës.
Shkencëtarë do të takohen këtë të mërkurë për të diskutuar mbi projektin që gjithashtu do të testojë teorinë e Ajnshtajni mbi relativitetin e përgjithshëm.
Projekti quhet “Event Horizon Telescope” – do të mund të kapi pamjen e parë nga vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaksisë tonë, rruga e qumështit.
Vrima gjigante është katër milion herë më e madhe se sa masa e Diellit tonë, por largësia e saj bën që të duket se një kokërr rrushi në hënë.
Nëse zbulohet se hija e saj nuk është rrethore, kjo do të thotë se teoria e Ajnshtajnin nuk qëndron.