Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Hëna na e ndryshon jetën

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Hëna na e ndryshon jetën Empty Hëna na e ndryshon jetën Tue Feb 28, 2012 9:52 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën - paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.






▪ Atë që e dinin gjyshërit tanë - tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.
Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, këto ditë, me sukses i kanë prezantuar në një artikull të gazetës më të lexuar gjermane "Bild".
Shikimi i këtyre dy studiuesve në lidhje me ndikimet e Hënës, ka ngjallur një interesim të madh tek lexuesit e kësaj reviste prestigjioze me tirazh disa milionësh.
Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?


KATëR GJENDJET E HëNëS


Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para. Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri.
Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve.
Hëna e re figurativisht simbolizon babanë. Kush agjëron në këtë ditë, ai e pastron mirë trupin nga helmet. Gjithashtu, edhe fillimi i ndonjë diete, çfarëdo nisme e re, biznes, ose farë kurimi për dobësim, në këtë periodë do të mbështetet nga Hëna.

KALENDARI HYJNOR

Hëna që "është ngrënë" pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion. Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt. Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna "hahet", është një mjet shërues i famshëm. Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm - "pastrimi i gjakut", në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave.
"Të vjelat" e kopshtit (kose të tarracës): bimë, perime dhe fruta të vilen shkurt pas Hënës së plotë. Ato pastaj kanë shije intensive. Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë të plotë.
Agjërimi ka sukses në humbjen e kilogramëve të tepërt më së miri tri ditë para Hënës së plotë dhe tri ditë pas Hënës së plotë. Gjatë kësaj kohe sa jeni në dietë, pini së paku dy litra ujë në ditë! Flokët. Ngjyra rri më gjatë, nëse ato përdoren gjatë kohës sa hëna vjen duke u përplotësuar. Larja dhe prerja e tyre preferohet, nëse Hëna është në kuadër të shenjës së Luanit.
Lakrat këputni paradreke vonë, kur vesa tashmë është tharë dhe i magazinoni gjatë kohës kur Hëna "hahet". Kjo shmang mykun, ndërkaq cilësia dhe fuqia ndikuese e tyre mbetet e lartë. Dashura dhe të qenit të këndshëm (të "ëmbël!") - Hëna e plotë është romantike e madhe. Jo rastësisht dhe jo pa shkas, ajo është pagëzuar edhe si "planeti erotik". Gjatë Hënës së plotë ndryshohet fusha magnetike e Tokës. Fuqia e diellit dhe Hënës përshkrojnë trupin tonë dhe i bëjnë hormonet t'ia thonë valles.
Nëse Hëna qëndron në rrethin e shenjës së Peshores në Horoskop - është mirë për stërngopje, për ata që janë fizikisht të dobët si dhe për plehërimin e bimëve. Rekomandimet për ushqim gjatë kësaj periode: Hani më pak, ndërkas pas orës 18:00 mos hani më, nëse agjëroni, atëherë nuk është e mundur ta përballoni. Pini rreth 2 litra lëngje deri në ora 19.00, pastaj vetëm nëse keni etje.


KUR HëNA ëSHTë E RE - KENI Më SHUMë ENERGJI!


Hëna e re, faza e energjisë: Shikuar në rrafshin astronomik rrëshqet në mes Tokës dhe Diellit, fytyra e saj është zhytur tërësisht në errësirë. Lëreni çdo gjë të shkojë rrugës që është nisur. Startoni sërisha nga e para - një fillim i ri i mbarë (dieta, shpërngulja...) Në këtë fazë, madje edhe medikamentet, kanë ndikim më të mirë.
Pemët dhe lëngjet natyrore ju bëjnë posaçërisht mirë në periudhën para Hënës së re dhe para Hënës së plotë.
Këshillë: Në këtë periudhë bioproduktet kanë më shumë materie ushqyese dhe aromë natyrore.
Pelingu po u përdor kur është Hëna në të "sosur", e mban lëkurën shumë gjatë të lëmuar dhe të shëndoshë, por edhe të këndshme (lezetshme). Kjo këshillë nuk vlen kur është Hëna nën shenjën e Horoskopit-Peshk.
Kositja e barit. Për rritje të shpejtë bëhet, zakonisht, kur Hëna është duke u mbushur dhe qëndron në shenjën e Horoskopit të Gaforres ose të Akrepit.

PAS HëNëS Së PLOTë RRITET DëSHIRA PëR SEKS!

Seksi: Frytshmëria dhe gjallëria më të theksuara janë tetë ditë pas Hënës së plotë (të gushtit), dhe gjatë kohës sa Hëna është në të "sosur". Kjo periodë është parashenja dhe parakushti më i mirë për pranim të fetusit, ngase dëshira për seks rritet.
Edhe ritmi ditor i organeve gjatë kësaj periode ndryshon. Për shembull, te stomaku vërehet aktivitet i lartë prej orës 7.00 deri në ora 9.00, ndërsa faza e qetësisë, prej orës 9.00 deri në ora 11.00.
Hëna e plotë: Somnambulët (ata që shëtisin natën në gjumë) si dhe ata që flasin në gjumë, do të bëhen më aktiv, sepse në këtë periodë pengesat gjatë të fjeturit janë më të shpeshta. Në rrafshin astronomik, gjatë kësaj periode. Hëna qëndron prapa Tokës dhe është tërësisht e zënë nga Dielli.
Rrobat lahen më së mirë gjatë kohës sa Hëna është duke u mbushur, dhe ato, menjëherë pas larjes duhet nderen (të shtrihen) për t'u tharë.
Hëna që shkon duke u mbushur rezervon energji. Sa më shumë i ofrohet përplotësimit të saj (Hëna e plotë), aq më i fortë bëhet ndikimi i saj. Kjo periodë është koha optimale për biseda të vështira. Por, keni kujdes! Mos merrni kurrë diçka pësipër si obligim!

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi