Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

PENTAGRAMI - APO YLLI PESËCEPASH

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1PENTAGRAMI - APO YLLI PESËCEPASH Empty PENTAGRAMI - APO YLLI PESËCEPASH Tue Feb 28, 2012 9:20 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Besohet se simbolet janë figuracione dhe skica të caktuara dedikuese, pamja e të cilëve, me aplikimin e ritualit të caktuar, shkaktojnë arritjen e përjetimit të gjendjes konkrete shpirtërore. Tek të gjitha urtësi dhe mësime të lashta mistike, i tërë sistemi operativ mbështetet kryekëput në manipulim me simbole të ndryshme. Nga të gjitha llojet e këtyre simbole që na janë të njohura sot, pa dyshim se, si më e fuqishmja, më e përhapura dhe më e aplikueshmja në këtë drejtim, është simboli i pentagramit, apo ndryshe - simboli i yllit pesëcepësh.


Pesë vija të drejta që tërhiqen me një lëvizje të pashkëputur të dorës, të cilat, duke u gërshetuar në mes veti, formojnë figurën e yllit me pesë cepa, formalisht, në literaturën mistike (ezoterikë) është i njohur me emrin PENTAGRAM.
Pentagrami gjithnjë duhet të skicohet me një vij të pandërprerë. Kjo na përkujton një parimin alkimist se, çdo punë të filluar, duhet përmbaruar deri në fund. Sepse, nëse diçka të filluar, e lëmë në gjysmë, atëherë, përherë do të kemi edhe humbjen e asaj gjysme të arritur.
Ky simbol i fuqishëm dhe tejet i përhapur ndërlidhet me misteret dhe magjinë. Ai, përveç emërtimit si “ylli pesë cepash” dhe “pentagram”, në mësimet e lashta të popujve të ndryshëm, është i njohur me shumë emra. E hasim si: “kryqi i Goblinit”, “pentakël”, “shputa e shtrigës”, “ylli i djallit”, “ylli i Betlehemit”, “ylli i urtësisë”, “vula e Solomonit”, etj. Simbolet mistike, zakonisht janë tejet rezistuese ndaj veprimit të pashmangshëm të kohës dhe mundësisë së pësimit të ndryshimeve të caktuara strukturale dhe përmbajtjesore, por, tek pentagrami është diçka tjetër. Kuptimin dhe qëllimin e vetë autokton dedikues, gjatë kohës, rrënjësisht, dhe me dhunë, e ka ndryshuar kisha katolike. Në kuadrin e një kampanje të egër të Vatikanit në zhdukjen e çdo gjëje pagane, domethënia tejet pozitive e simbolit të pentagramit, konvertohet në një imazh të djallit, demonizmit, dhe burimit të së keqes në përgjithësi.
Sido që të jetë, mund të konstatojmë se, prejardhjes dhe rëndësisë së YLLIT pesëcepësh, i përshkruhen shumë kuptime paradoksale. Nga to, më së shumti pozitive, por, ka edhe aso qëndrime, që pentagramin, edhe sot e kësaj dite, ende e identifikojnë si simbolikë magji-zeze dhe burim i së keqes në përgjithësi.

Historiku i shfaqjes së tij.

Bazuar në të dhënat e gjertanishme historike, ekzistimi i simbolit të pentagramit në ritualet shpirtërore të popujve të ndryshëm, daton 4000 vite para lindje së Krishtit. Mendohet se, 3500 vite më parë, së pari, është përdorur në URI të Mesopotamisë si shprehje e fuqisë mbretërore. Tek çifutët, pesëcepëshi konsiderohet si metaforë e pesë librave nga shkrimi i shenjtë Tora të Mojsiut. Ndërsa, në Greqinë antike, ky simbol është quajtur “pentakël”, i cili gjeometrikisht ndërlidhet me pesë shkronjat e germës së parë A të alfabetit. Andaj, në ritualet mistike, më së shumti e kanë përdorur pitagorijanët.
Për egjiptianët e lashtë, pentagrami ka simbolizuar “mitrën e nëntokës, ndërsa, keltët paganë, këtë simbol, e kanë ndërlidhur me zotin e vdekjes dhe të nëntokës –MORRIGA.
Duka arritur në mesjetë, krishterët e kësaj kohe, pentagramin e kanë njohur me emrin “nyja e pafundme” duke e konsideruar si simbol i së vërtetës dhe mbrojtjes nga demonët.
Po ashtu, në këtë etapë, ylli pesëcepësh konsiderohej edhe si simbolizëm i pesë plagëve të Jezu Krishtit. Kjo edhe nuk ka qenë aq e rastësishme, sepse, imperatori i parë në historinë e përhapjes së krishterimit -Konstantini, yllin pesëcepësh, e ka pasur të gravuar në vulën dhe hajmalinë e tij personale mbretërore. Kur jena në periodën mesjetare, duhet të ballafaqohemi me dy ekstreme. E para është ajo çfarë cekëm më sipër, ndërsa ana tjetër e medaljes qëndron se, kisha, veçanërisht në etapën e kulmimit të inkuizicionit, ndaj këtij simboli, ka pasur një qëndrim tejet anatemues. Si një pjesë e kampanjës së ashpër të Vatikanit, që kishte të bënte me zhdukjen e çdo gjëje nga e kaluara pagane, ylli pesëcepësh, brenda një kohe të shkurtë, shndërrohet në simbol të së keqes dhe djallit. Dy cepat e saj, të kthyera prapësht nga lartë, me cepin tek të kthyer poshtë, merrej si koka e capit (dy birra-lartë, dy vesh-anash dhe mjekra-poshtë) që personifikonte luciferin dhe të keqen në përgjithësi. Në këtë periodë të “gjahut në shtriga” pentagrami i mirëfilltë, e merr emrin e ri si-“shputa e shtrigës”
Në kohën e renesancës dhe ringjalljes së serishme të mësimeve hermetike dhe të misticizmit të lashtë, ylli me pesë rrema, përsëri e merr rrëndësin e vetë që e kishte më parë. Si analogji anatomike të përsosshmërie fizike, krahasohet me trupin e njeriut (me koka lartë, dhe me duart dhe këmbë të hapura). Ky simbolizëm shprehte kontrollin qendror të shpirtit (nga koka) përmes veprimit të katër elementeve të procesit transformues kozmik ( ajri-nxehtësia-uji-toka) .
Pentagramin, përmes formave të ndryshme të paraqitjes së saj, si simbol të vetë e kanë përvetësuar edhe shumë degëzime masonerie në botë, si dhe sekte të ndryshme me karaktere magji-zezë. Këto të fundit, simbolin e pentagramit e kanë të kthyer prapsë, me dy cepa të ngritur lartë.
Pentagramin, në kohën e fundit të historisë sonë, si simbol të vetin e kanë përvetësuar shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Komunizmi, si filozofi dhe rendi shoqërorë tejet i përhapur në botë, yllin e kuq, e ka pasur si identifikim parimor të përkatësisë ideologjike. Shumë ushtritë, e veçanërisht ajo amerikane, përveç gradave ushtarake, yllin pesëcepësh, e ka si simbol të luftës. Atë mund ta shohim në të gjitha armët luftarake, e veçanërisht në aeroplanët bombardues.
Po ashtu si imazh, me të madhe është inspirim në lëmenjtë e ndryshëm të krijimtarisë artistike. E shohim në stolitë e ndryshme që barten si qafore, bylyzy, vathë, unaza etj.

Kuptimi i domethënies simbolike të pentagramit.

Pentagrami është simbol i besimit religjioz pagan. dhe shpreh lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën. Në të kaluarën e hershme, njerëzit kanë besuar se bota është e ndërtuar nga dy polet antagoniste: mashkullores dhe femërores. Këto dy pole, në rrethana normale, duhet të ishin në harmoni, dhe çfarëdo prishje e baraspeshës së tyre, do të krijonte çrregullime të shumta funksionale. Nisur nga ky parim, ylli pesëcepësh, ishte simbol i polit femër dhe gjysma tjetër e çdo gjëje në natyrë. Në konceptimin e historianëve të regjionit, quhej si “ylli i femërores”, që simbolizonte planetin Venera-hyjneshën e dashurisë dhe bukurisë femërore. Planeti Venera dhe hyjnesha Venera, kishim kuptim të njëjtë. Hyjnesha e kishte vendin e vetë në qiellin e errët të natës dhe atë e quanin me emra të ndryshme:”Venera”, “Ylli polar”, “Is-htar”, “Astrate”, etj,. Të gjitha këto emra kishin lidhje me konceptin e natyrës dhe “Mëmën Tokë”. Tërë këtë sistem besëtytë, aspak nuk duhet marrë si rastësi, sepse, edhe nga Astronomia dihet se lëvizja e planetit Venera, çdo 8 vite, në hapësirën qiellore, lënë gjurmën e përsosur të yllit pesëcepësh. Ky fenomen natyror, aq i ka magjepsur njerëzit e atëhershëm, saqë, ata, pentagramin e kanë konsiderua si simbol të: nënshtrimit ndaj së përsosurës, harmonisë, bukurisë dhe dashurisë femërore. Grekët e vjetër, të magjepsur me këtë fenomen natyror të përsosshmërie harmonike, sipas etapës ciklike të shfaqjes së saj, çdo 8 vjet, i kanë mbajtur lojërat olimpike.
Koha e mbajtjes së Lojnave të sotme olimpike, është gjysma e adaptuar e periodës burimore tetëvjeçare. Pra, nuk mbahen si më parë, çdo 8 vjetor, por, çdo katër vjetor. Në këtë kontest, është interesante të cekim se, deri në momentin e fundit, para aprovimit të simbolit të sotëm zyrtar (pesë rrethe), si propozim më i pranuar ishte pentagrami -YLLI ME PASË CEPA.
Dhe së fundi, përmes një rezymeje, mund të konstatojmë se në përgjithësi, simboli pentagramit ka shërbyer për mbrojtjen nga shpirtrat e lig dhe nënshtrimit të tyre nevojave praktike të së mirës. Me bartjen fizik të këtij imazhi, apo përdorimit ritual në ceremonialet e caktuara, arrihet shëndeti më i mirë, ngritja e vetëbesimi, zhvillimi i brendshëm shpirtëror etj,. Por, sikur e cekëm edhe më lartë, në shumicën e rasteve, e posaçërisht në ritualet e magjisë së zezë, ylli pesëcepësh, i prapsur me tekun e majës kah poshtë, është përdorur dhe ende përdoret për qëllime negative.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi