Rrotullohen rreth nje ylli te ngjashem me Diellin por temperatura aktuale eshte shume e larte per te pritur jeten.
Sonda Keplero e Nases ka zbuluar dy planete te ngjashem me ne njejten madhesi te tokes qe rrotullohen rreth nje ylli te ngjashem me Diellin. Behet fjale per "Keplero 20f" e "Keplero 20e". Ne te kaluaren te dy planetet mund te prisnin jete, por tani jane shume afer me burimin e nxehtesise dhe temperatura e siperfaqes se tyre eshte shume e larte.
Hollesisht, sipas nje studimi te publikuar ne Nature, me pare te dy objektet qiellore rrotulloheshin me larg nga ylli i tyre, ne te ashtuquajturen “vargu i Goldilocks", ku temperatura nuk eshte as shume e ftohte as shume e ngrohte, duke lejuar pranine e ujit ne gjendje te lenget, parakusht thelbesor per jeten.
Sipas Dr. Francois Fressin, nga Harward-Smithsonian Centre for Astrophysics, qe udhehoqi kerkimin, tani qe dy planetet jane me afer me yjet e tyre kane pershpejtuar shpejtesine e tyre: K20e rrotullohet ne gjashte dite, K20f ne njezet dite, ndersa tokes i duhet nje vit.
K20f e K20e kane nje perberje te ngjashem me planetin tone, nje zemer te forte celiku, e barabarte me nje te treten e vellimit te saj, ndersa pjesa tjeter eshte nje mantel silikati (minerali me i perhapur ne Toke).
Per Fressin K20f ka zhvilluar nje atmosfhere te dendur me avuj uji. Ky zbulim perfaqeson konfirmimin e pare se, jashte sistemit diellor ekzistojne planete te se njejtes madhesi te Tokes.
Deri tani jane zbuluar rreth 500 planete ekstrasolar, por pothuajse te gjithe jane shpallur gjigande me gaz, ose si i meparshmi i serise Kepler, i madh dy here e gjysem sa Toka. (E.A/infoalbania.org)