Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit Empty Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit Mon Feb 27, 2012 10:43 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Ndëkohë që lexon këtë shkrim, diçka ndodh atje tej në atmosferën e Tokës, diçka që deri para pak kohësh as vetë shkencëtarët nuk do ta pranonin si mundësi. Një tunel magnetik hapet, me gjatësi prej 150 milionë km, duke lidhur kështu Tokën me Diellin. Tonelata të tëra grimcash të ngarkuara me energji të lartë do të vërshojnë mes kësaj hapjeje përpara se ajo të mbyllet sërish ndërsa ke mbërritur në fund të këtij shkrimi.

Ky proces hapësinor quhet "vërshim FTE" (Flux Transfer Event), thotë fizikani Dejvid Sibek, i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore "Godard" në SHBA.

"Dhjetë vjet më parë, unë vetë isha pak a shumë i sigurt se kjo ishte e pamundur, por sot faktet janë të pamohueshme," - vazhdon shkencëtari.

Njëmend, sot Sibeku tregon para fizikanëve hapësinorë të mbledhur në "Plasma Workshop 2008", në Hantsvill të Alabamës, se vërshimet FTE jo vetëm që ndodhin në të rëndomtë, por madje dy herë më shpesh se sa mund të përfytyrohet.

Studiuesit e kanë ditur prej kohësh se Toka dhe Dielli duhet të kenë pasur njëfarë lidhjeje mes tyre. Fusha magnetike e Tokës që rrethon planetin tonë është plot me grimca të ardhura nga Dielli, të cilat mblidhen këtu falë erës diellore duke arritur të çajnë dhe mbrojtjen magnetike të Tokës. Në këtë rrugëtim ato ndjekin vijat e fushës magnetike që madje mund dhe të gjurmohen mbrapsht nga pozicioni pezull i planetit deri në atmosferën e Diellit.

"Përpara, mendomin se lidhja duhet të ketë qenë e pandërprerë dhe se era diellore mund të sillej në rrethinat tona planetare sa herë që frynte në Diell," - thotë Sibeku. "Por gaboheshim. Lidhjet magnetike të Tokës me Diellin nuk janë të pandërprera. Ato janë shpesh të shkurtra, buçitëse dhe mjaft energjike."

Pjesëmarrësit në mbledhjen shkencore kanë ravijuar mënyrën se si formohen vërshimet FTE. Në anën e Tokës ku është ditë, fusha magnetike e kësaj shtyhet kundër fushës magnetike të Diellit. Thuajse çdo 8 minuta, të dy fushat shkrihen shkurtimisht me njëra-tjetrën, apo më mirë "rilidhen", duke hapur kështu një tunel mes të cilit vërshojnë grimcat diellore. Tuneli merr trajtën e një cilindri magnetik të gjerë pak a shumë sa Toka.

Për studimin e dukurisë janë përdorur një miniflotë prej katër tufë-anijesh e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe pesë sonda "Themis" të NASA-s, të cilat kanë fluturuar mes cilindrave të lartpërmendur duke iu vendosur në rrethina. Ato kanë arritur të mbledhin të dhëna të mjaftueshme rreth këtyre tuneleve magnetike, duke iu matur përmasat si dhe grimcat që kalojnë ndër to

Me anë të këtyre të dhënave teoricienët mund t'i simulojnë vërshimet FTE në sisteme kompjuterike për të parashikuar sjelljen e tyre. Fizikani hapësinor, Xhimi Rider, i universistetit të Nju-Hampshajërit paraqiti një simulim të tillë në mbledhjen e mësipërme shkencore. Ai pohoi para kolegëve se tunelet në fjalë prijnë të hapen mbi ekuatorin e Tokës dhe të përsillen mbi polin e saj dimëror. Në dhjetor vërshimet FTE sillen rreth polit të veriut, ndërsa në korrik, rreth polit të jugut.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi