Është zgjuar në mes të natës, ka veshur këpucët e saj të kuqe, një pallto mbi pizhamet dhe është larguar nga shtëpia në kërkim të nënës së saj. Hope Trott, një vajzë nga Maine, vetëm tre vjeç, ndoshta nën ndikimin e një goditje të sëmundjes së somnambulës, apo vetëm e hutuar nga një ëndërr, ka ecur dy kilometra për të shkuar në dyqanin ku ishte e bindur se nëna e saj kishte dalë jashtë për të blerë pica, transmeton NOA lajmin e medieve amerikane.
Pasi ka arritur atje, vajzë e vogël u gjet duke qarë nga punonjësit e një dyqan ushqimor dhe nuk pushonte së përsërituri:"Nëna ime është këtu". Por kur stafi nuk ka gjetur asnjë gjurmë të gruas dhe ka lajmëruar policinë, të cilët kanë ndjekur gjurmët e vajzës në dëborë deri në shtëpinë e saj. Dera ishte e hapur, kështu që agjentëve, të cilët dyshonin për një grabitje, kanë hyrë brenda dhe kanë gjetën familjen në gjumë.
Policia ka zgjuar nënën e vajzës, e cila nuk ka kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur. E vogla është shoqëruar në spital për të kontrolluar shëndetin e saj, i cili ishte normal.
Historia pati një fund të lumtur, por prindërit janë këshilluar të forcojnë derën dhe të vendosin një alarm.