Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

njohuri per qytetin e burrelit dhe rrethin e Matit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

mr_bean

mr_bean

Qyteti i Burrelit ndodhet në një distancë prej 93 km
nga Tirana. Ai është i vendosur mbi pllajë të rrafshët me lartësi 320 metra mbi
nivelin e detit dhe i rrethuar nga male. Kjo zonë ka qënë e banuar që në kohë
lë lashta. Mendohet si qëndër e banuar që në Shek e VIII B.C. Dëshmi për këtë
fakt janë zbulimi i tumave, janë 54 të tilla në gjithë rrethin e Matit, të
cilat gjënden në perëndim dhe veri perëndim të Burrelit. Këto tuma janë dëshmi
e kulturës “Ilire te Matit”. Vetë Burreli është krijuar si qytet në vitn 1922
si qëndër e rrethit të Matit. Në qytet bie në sy një park me sipërfaqe 4
hektarë.



Emri
Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por
ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj.
Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur
N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën
mat`anë(mat`anë lumit, mat`anë bregut).
Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve,
përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.
Historia
31 Korriku është festa e çlirimit të Burrelit nga Gjermanët me 1944. Festohet
pothuajse në të gjithë rrethin e MATIT por me qendër Burrelin. Burreli ka qenë
konsideruar si qyteti i mollëve sepse që në hyrje trotuarët kan pas të
rreshtuar pemë me mollë. Lulishtja e Burrelit e cila u zhvillua nga Mbreti Zog është
e shquar sepse nga sipër shfaqet si forma e flamurit shqiptar me dy
krenaret.Mati shquhet si vendi i kuvendeve dhe një fole e pamposhtur trimash
dhe luftëtarve dhe gjeneralëve të mëdhej. Libri i par shqip është shkruajtur në
MAT nga Autori Pjetër Budi, dhe gjithashtu është shpallur pamvarsia e kishës
katolike shqiptare për herë të parë po nga kryengritësi Pjetër Budi. Pavarsish
se është shum e diskutueshme dhe e kundërshtushme, me analizat dhe kërkimet më
të fundit MATI është vendlinja e Gjergj Kastriotit Skënderbeu heroi më i madh
kombetar (përkrenarja e Skënderbeut mban titullin Princ i Matit dhe Mbret i
shqiptarëve). Në kohën e regimit komunist Burrelsat/Matjanet kan qen pseodonuar
me fjalën "Zogista". Kjo e fundit është shkak i Mbretit Zog i cili
lindi në Burgajet të MATIT dhe ky i fundit kishte një përkrahje të madhe nga
bajraktarët e Matit kur erdhi në pushtet në 1924. Mbreti Zog i parë njihet në
historinë shqiptare si diplomati më i madh i njëqind vjecarit të fundit.
Gjeografia
Burreli ka rreth 60 000 banorë me një siperfaqe rreth 10km2. Eshtë rrethuar me
rrugën e cila quet "unaza e Burrelit". Lumi MAT buron në Suç të MATIT
në malin e Kaptinës dhe me gjatesi 115km derdhet në Adriatik. Ndërmjet lumit
janë ndërtuar dhe dy Hidrocentrale ai i Shkopetit dhe i Ulzës të cilët funizojnë
Matin, një pjesë të mirë të veriut dhe një pjesë së Kryeqytetit Tiranë. Lumi
duke rrjedhur nga ura e Matit është një pjesë e madhe e argetimit të banorëve së
Burrelit në verë. Ura është një ndër urat më të vjetra e cila u ndërtua nga
Italianët. Macukulli është fshati më i madh i Matit dhe i Shqipërisë.



Përshkrimi dhe Temperatura
Mati shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Siperfaqja e rrethit është 997
km katrorë.
Dendësia e popullsisë është 69 banorë për km katrorë. Në qytet banojnë 27% e
popullsisë ndërsa pjesa tjetër banon në fshat.
Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë
pastaj ngjitet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të
jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug kufizohet me
malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës.
Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e Murrizës,
vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtame, për tu
ngjitur ne drejtim të veriperendimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri
ndahet me rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën
e Shkopetit, që ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana veriperendimore
kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e
Prosekut, ku terrenet janë më të hapura dhe më të kalueshme, pastaj kufiri
mbyllet për tu ndarë me rrethin e Mirditës.
Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o
e 47`, gjërësi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjërësi
lindore Ulëz Shkopet është vendi ku janë krijuar kanionet më të thellë e më të
rëndësishme në Shqipëri.
Tipike për këto ngushtime është Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellë
e çarë nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Relievi ngrihet mbi nivelin e
detit në lartësinë më të madhe 2246 metra qe është Maja e Dejës.Dallohen katër
nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz. Në njërën
nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit.
Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë
Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera
e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i
butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në
ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë.
Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i
ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius.
Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.












Popullsia
Kërkimet më të reja arkeologjike, kanë zbuluar gjurmët materiale të popullimit
të kësaj treve qysh nga periudha e e palolitit të mesëm në neolit e më pas.
Dëshmi për këtë janë studimet e bera në Shpellat e Blazit në Bruc. Lugina e Matit del të ketë qenë e
populluar vazhdimisht në periudhat historike. Në periudhën e hekurit
dëshmohet nga kërkimet, sidomos nga inventari i gjetur në varret e asaj kohe, se kjo trevë banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustët.
Pirustët i bënë ballë invazionit
Romak për shumë vite me rradhë deri në shekullin e dytë të erës sonë.
Thuhet se pas pushtimit të Ilirisë qendrat e
mëdha të banuara qytetarë, sidomos në bregdet, u romanizouan gati plotësisht, por ndryshe qëndronte puna në brendësi të vendit, në Luguniat e banuara në thellësi të maleve sic
ishte përshembull
Lugina e Matit e vendbanimet malore në Mirditë, Pukë, Dibër e më në veri. Këtej banorët vazhduan
të flisnin gjuhën e tyre, respektonin hyjniite e tyre dhe varrosnin të vdekurit sipas mënyrës së tyre të lashtë tradicionale, punonin tokën si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e efemijeve, respektonin dokët dhe zakonet e tyre.
Defteri syret i esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep të dhëna të përhershme për numërimin e
popullsisë së Matit.



Mati,emri dhe trevat

Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja
e saj. Disa besojne se ky emer ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur
N.Jokli shpjegon se emri i krahines vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalen
mat`ane(mat`ane lumit, mat`ane bregut).
Ne nje dokument te vitit 1304, ne nje liste anzhuine me emrat e 13 fiseve,
permendet edhe ai i Matit ne formen e Matesos.
Gjurme te kultures Ilire.
Krahina e Matit eshte nje muze i vertete arkeologjik dhe djep i lashte i
kultures ilire.
Aty jane zbuluar objekte prej ku dhe dalin te dhena per te gjithe periudhat
historike te zhvillimit kulturor jo vetem te treves se Matit por edhe me
gjere”Mati eshte bere tani i njohur jo vetem brenda vendit por edhe jashte
Shqiperise, si nje krahine arkeologjike e re´ndesishme me vlera te vecanta,
sidomos per gjurmimin e studimin e kultures ilire”
Ne vitin 1952 ne fshatin Bushkash nisen studimet e tre koder varreve ilire ose
sic quhen ne gjuhen arkelologjike tumave.
Ne vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u germuan edhe 35 tuma te tjere ilire ku pjesa
me e madhe e tyre i perket periudhes se pare te hekurit
Ne vitin 1971-1984 u zbuluan e u gremuan dhe 18 tuma te tjera duke quar numrin
e tumave ne 53.
Kultura e tumave e varreve ne mat perfshin periudhat e bronxit te mesem e deri
ne shekujt e pare te eres sone.
Pervec studimeve te kodervarreve jane studiuar dhe disa vendbanime shpellore qe
ndodhen ne veri te fshatit Bruc si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Keputes,
Pellumbave dhe Nezirit.
Germimet e ndryshme arkeologjike kane zbuluar gjurme material qe nga periudha e
paleolitit te mesem , ne neolit e me pas.
Ato hedhin drite mbi ritet , doket e ilireve, e arberve, nivelin e zhvillimit
ekonomik e kulturor qe shprehet ne vendbanimet e tyre ne kala ne qyteza ne
menyren e ndertimit te tuneleve, varreve, ritit te varrimit etj
Ne tumat e Matiti jane gjetur me shumice objekte zbukurimi te cilat, ne te
shumten e rasteve jane prej bronxi, por jane gjetur edhe objekte pre ari sic
jane dy temthore spiralike. Keto objhekte jane fibula te permasave te ndryshme
te njohura ne Ballkanin jugor dhe ne Iliri qe nga fundi i epokes se bronxit si
fhe fibula te tjera.
Jane gjetur arme dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri,
hanxhare i quajtur ”Sica”, perkrenare ilire, pafta bronxi te shekullit VI-V p.e.r.
Nje grup te larmishem perbejne stolite e tjera si stringlat, vargonjte, paftat,
sumbullat, vareset, byzylyket dhe rruaza pre bronxi si dhe objekte prej qelqi
dhe qelibari.
Stolite jane perpuanuar nga mjeshtart vendas, pirustet, te cilet banonin ne luginen
e Matit,, Mirdites , Pukes qe kishin per zanat shkrirjen e perpunimit te
metaleve.
PERKRENARJA E ILIREVE E GJETUR NE MAT KA QENE NE PERDORIM DERI NE PUSHTIMIN
ROMAK.
Kultura e Matit eshte e pranishme ne shume territore te Shqiperise duke filluar
nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar, Lezhe Shkoder, Bujan te Tropojes, Kukes
etj.
Pirustet ishin fis Ilir, banore te krahines se sotshme te Matit e Mirdites e
disa krahinave ne jug qe deri ne vitin 168 p.e.r benin pjese ne mbreterine
ilire qe perfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete te
cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri ne Vlore .
Me vone ata rezistuan dhe mbeten te Pashkaterruar nga Romaket duke ruajtur
pavaresine deri ne vitin 54 te eres sone., kur Cesari i detyroi te paguanin nje
demshperblim.
Ne vitin 6-9 te te eres sone, prusite moren pjese ne kryengritjen e madhe ilire
kunder pushtimit romak nen udheheqjen e Batos.
Pirustet, desidiatet e dalmatet ishin pothuajse te pathyeshem ne saje te
pozitave se vendeve dhe maleve, te natyres se ashper dhe te zotesise se tyre te
fuqishme per te luftuar.
Per here te fundit fisi ilir i pirusteve permendet nga Ptolemeu ne shekullin e
dyte para eres sone.
Ata permenden si minatore dhe perpunues te metaleve e sidomos te bakrit.
Specialistet piruste shkonin dhe neper fise te tjera ilire duke ushtruar
zanatin e perpunuesit te metaleve.
Besojme se duhet te jene te pirusteve
disa toponime qe gjenden sot ne Mat sic jane mali i Farkes, sheshi i Farkes,
peroi i Farkes etj.
Zanati i farketarit eshte trasheguar brez pas brezi qe sic do ta shohim me vone
mori zhvillim sidomos ne krahine e Skenderbeut, per prodhimin e armeve.
Popullsia ilire ne trevat e Matit mundi te eksistoje e te ruhet pa u asimiluar
si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve te ndryshem. Kjo vazhdimse jete kulture etnike na qon deri ne
mesjeten e hershme, kur iliret dalin ne histori me emrat e ri Arber.



Qendrat kryesore te
fortifikuara

Si qendra te fortifikuara me mure rrethuese e kala njihen : Qyteti i
Varoshit(Stelushi), Guri i Bardhe(Petralba), Xibri, Ceruja, Bruci, Shkopeti
Komsia etj
Vendbanimet e fortifikuara linden kur shoqeria Ilire arriti nje stad me te
zhvilluar te saj. Vendbanimet e fortifikuara kane nje shperndarje perreth
lugines.
Kalaja e Xibrit ndodhet prane fshatit Xiber te Matit, e ndertuar ne lartesine e
malit te Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qene nje qyteze e
pakalueshme nga tri anet, ndersa nga ana e fshatiti Xiber vendi ulet me
pjerresi te bute drejt lagjes Splej te Xibrit.Kjo kala ndodhet ne afersi te
Gurit te bardhe, ku mendohet se me vone banoret jane tranferuara nga Xibri ne
Gur te te Bardhe, mbasi keto dy kala kane ne mes rrugen e rendesishme Diber-Gur
i Bardhe-Durres. Per rendesine , rolin, lashtesine dhe vazhdimesine e kalase se
Xibrit jepen shume te dhena me interes per trevat e Matit.
Se pari terheq vemendjen nje liste e keshtjellave te Epirit te ri qe jep
Prokopi i Cezarese si te ndertuara nga perandori Justinian ne shekullin e VI-te
e cila perfshin edhe krahinen e Matit midis te cileve eshte Stefaniokon dhe
fortesa Ketron.
Se dyti: Ne mbishkrimi e kishes se Rubikut(1261-1266) permendet emri i nje
kapiteni te arberve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendren e tij e
kishte ne Cmibri domethene ne Xiber
Emri Cmiber mund te kete kuptim serish, apo sic thone fshataret e asaj ane
Ciper-Xiber sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte siper fshatit.
Sidoqofte pritet ne te ardhmen te zbulohen mjaft te fshehta, vendbanime e kala.
Kalaja e Cerujes
Ndodhet ne fshatin Ceruje ne rreze te malit Balgjaj qe kufizohet me fshatin
Patin, Berzhi, Plezhe e Bejn. Renojat e kalase therriten nga banoret”kalaja e
Skenderbeut”. Kjo kala ndodhet ne rrugen kryesore qe shkonte nga Petralba ne
Stellush dhe mbyllte ate drejtim.
Mendohet se eshte rindertuar ne kohen e Skenderbeut dhe bashke me kalate e
tjera ne mat, perbente kompleksin fortifikues kunder ushtrise osman.
Kalaja e Shkopetit
Ndodhet mbi tunelin e sotem ne Shkopeti mbi digen e hidrocentralit.
Duke u nisur nga thyerja e terrenit nuk te shkon mendja se pikerisht aty ka
qene nje kala e vjeter ilire qe mbyllte gryken e Shkopetit. Ne kala akoma nuk
jane bere studime te kualifikuara pervec disa kerkimeve individuale.
Kalaja e Brucit
Ne perendim te fshatit Prell e ne veri te fshatit Bruc ndodhen vendbanimet
ilire te lashta te Blazit, Nezirit, Keputes. Aty ku bashkohen dy perrenjte e
Blazit e te Valit qe jane dege te lumit Urake, eshte vendi ku ka qene ngritur
nje kala e quajtur nga fshataret “Qyteza e Skenderbeut”.
Vendi eshte i gjetur qe vetem nga nje drejtim mund te futesh ashtu si dhe ne
kalate e tjera te ndertuara ne ate kohe.
Ky drejtim pasi fortifikohej me mure lihej vetem nje dere kryesore. Muret ne
kala duken mire dhe jane dukshem te gjata dhe te gjera.
Kalaja e Gurit te Bardhe(Petralba)
Ndodhet poshte fshatit Guri i Bardhe dhe permbi fshatin Fshat dhe eshte nje
kreshte malore me lartesi 778. Barleti per kete kala thote “Ky eshte nje qytet
ne Mat i ndertuarne maje te nje mali, por qe si trembet megjithate, pervec
urise, asnje fuqie armike. Kalaja e Gurit te Bardhe bashke me ate te
Skenderbeut ne Varosh, kane qene dy qytet kryesore te Gjon Kastriotit dhe nuk
dihet per lashtesine e saj pasi edhe germime ne rrenojat rreth e qark nuk jane
bere. Kjo kala nuk eshte larg nga ajo e Xibrit dhe ka ndonje mendim se pas
rrenimitte kalase se Xibrit mund te jete ngritur kalaja e Gurit te Bardhe.
Te dyja keto objekte, fortifikata te rendesishme, ishin ne rreze te rruges
kryesore Diber-Qafe, Murrize-Durres
Qyteza e Gurit te bardhe paraqiste interes te madh ne kohen e principates se
Kastrioteve dhe per nga rendesia vinte e dyta pas Stellushit.
Populli thote se ne kete qyteze mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se ketu ka
lindur Skenderbeu.
Barleti thote “ne kalane e Gurit te Bardhe kalonte veren e vjeshten e shoqja e
Skenderbeut. Ne fund te shekullit te 15 dhe fillimi i shekullit te 16 , Guri i
Bardhe vinte pas Shkodres qe kishte 282 shtepi, Prizreni 557, Kruja 128,
Gjirokastra 302, ndersa qytetet me te zhvilluara si Elbasani, Berati nuk i
kalonon 100 shtepite.
Kalaja e Skenderbeut ne Varosh-Stellushi
Ndodhet ne skajin verilindor te lugines se Matiti afer fshatit Viq, kufi me
fshatrat Shelli, Vinjalle dhe Qafemurre. Ne dokumentat turke kjo kala quhej
Istulush ose Stelush kurse banoret vendas pereth kalase e quajne Varosh ndersa
shkembin ku ka qene e ndertuar kalaja e quajne Kalaja e Skenderbeut ose dhe
kalaja e Varoshit.
Kjo kala dhe objektet pereth perbejne nje qytet te lashte dhe , jane kryer
punime studimore nga nje ekspedite arkeologjike e udhehequr nga arkeologu i
shquar Skender Anamali i cili ka bere dhe publikimin e ketyre studimeve i cili
ka bere edhe publikimin e ketyre studimeve.
Vertetohet se nga gjysma e pare e mijevjecarit te fundit para eres se re, ketu
ka patur nje vendbanim te lashte ilir. Eksistenca e qytetit qe sipas
gojedhenave ishte mjaft i madh, tregon per lashtesine e kalase dhe tere
vendbanimit te fortifikuar.
Qyteti i Varoshit ne baze te gojedhenave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej qe
nga Pylla e Zeze e deri ne fushen e Bunarit. Ne anen lindore tee ketij qyteti
kishte pazarin dhe shume vendbanime apo punishte per te cilat flasin toponimet
e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murre ishte kisha e Limoces jo fort larg
qytetit te Varoshit
Marin Barleti kur flet per Stelushin thote ” Edhe ky qytet megjithese nga
madhesia me te drejte nuk mund te lavderohet por nga mbrojtja natyrore e
vendit, nga bukuria dhe shendeti, me plote te drejte mund ta qosh ne
qille:eshte nje mal ne fyushat e Matit, i larte ne mes te nje lugine te bukur
si te ishte vene atje me qellim. Vete qafa e ketij mali, e rrethuar per bukuri
me mure , formon kete qyteze1
Kjo kala luante një rol të rëndësishëmpër mbrojtjen jo vetem të luginës së matit por të krejt territorit Mat-Tiranë-Krujë për të dalë në bregdet në Durrës. Pra
ishte një
fortifikate strategjike për të ndaluar vërshimet e ushtrive pushtuese që vinin nga ana e lindjes. Këtë funskion kjo kala e kreu më së miri gjatë shumë periudhave por në vecanti gjatë kohës së Kastriotëve.
Kalaja e Skënderbeut në Varosh ishte dhe qendër e rendesishme nga kalonin shume rruge, gjurmë të cilave gjenden edhe sot në mjaft sektorë të vecantë si ne Viq, Mbasdeje, Gur Lure etj.
Arkeologu S.Anamali del në konkluzionet se – Kalaja e Skënderbeut ka qënë vendbanim ilir dhe ka patu vijushmëri banimi që në kohët e lashta. Në mesjetë në kohën e fuqizimit të bujarisëfeudale
vendase dhe dobesimit të Perandorisë
Bizantine(shek,XIII-XIV) rreth kalasë u zhvillua një qytet mesjetar që u quajt nga otomanët Stellush dhe ka qënë selia e
familjes së Kastriotëve.



http://embelsirat.wordpress.com/

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi