Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien.
Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër.
Ëndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër.
Ankthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët.
Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të... ”
Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese.
Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri
Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).
”Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron ende aty" thote ai.
Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.