Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Pikturat e mallkuara

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Pikturat e mallkuara Empty Pikturat e mallkuara Wed Feb 29, 2012 10:08 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Pikturat e mallkuara 22965_Crying_Gypsie_Boy_t
Të gjithëve na ka rastisur të shohim piktura të bukura, madje aq të bukura sa kemi humbur ndjenjat. Po, po mos u çudisni! Një shembull? E tillë është "Lindja e Afërditës", piktura e Sandro Botticelli-t, ku në filmin e Dario Argento "Sindroma e Stendhalit", protagonistes i bie të fiktë.

Disa të tjera, mund të plaken në vendin tonë, siç ndodh në librin e shkrimtarit të madh, Oscar Wilde "Portreti i Dorian Gray", ose të jenë pasazhe mbi një realitet paralel, ashtu siç tregon edhe Stephen King në romanin e tij "Rose Madder". Por mund të ekzistojë edhe një kategori e tretë pikturash të frikshme, mbi të cilat pikturohet një fëmijë duke qarë. Në Britaninë e Madhe këto lloj portretesh kanë qenë në fokus të kronikave, sepse mendohej se kishin fuqi misterioze.

Mania përhapet

Gjithçka filloi më 4 shtator të vitit 1985, kur "The Sun", një prej gazetave më të shitura në Britaninë e Madhe, publikoi një artikull të titulluar: "Zjarri i mallkuar i djalit që qan". Asokohe, tregohej historia e një çifti, Ron dhe May Hall, të cilëve zjarri u kishte shkatërruar shtëpinë në Rotherdam, Yorkshire.

Zjarri, që u shkaktua nga një tenxhere e harruar mbi sobën e ndezur, kishte shkatërruar të gjithë katin e parë të shtëpisë përveç pikturës, mes së cilës qëndronte një fëmijë që qante. Bëhej fjalë për një pikturë jo të shtrenjtë, të cilën i zoti i shtëpisë e kishte blerë për një shumë modeste, vetëm dy sterlina. I pyetur për një opinion, shefi i zjarrfikësve të Rotherdam-it e shtoi edhe më shumë misterin, duke thënë se edhe disa herë të tjera i kishte ndodhur të shihte piktura të fëmijëve duke qarë, të cilat dilnin të paprekura nga flakët që shkatërronin gjithçka.

Kështu, gjatë javëve në vazhdim, "The Sun" mori shumë letra ku tregoheshin histori të ngjashme. Një grua nga Surrej, thoshte se shtëpia e saj ishte shkatërruar nga zjarri, vetëm pak muaj pasi kishte blerë portretin.

Një tjetër nga Yorkshire tregonte se jo vetëm ajo, por edhe kunata dhe shoqja e saj, kishin parë flakë në shtëpi. Të tria kishin nga një kopje të pikturës me djalin që qante. Një zonjë tjetër nga Londra, pohonte se kishte parë kopjen e saj të pikturës të tundej vetë në mur. Ndryshe nga këto zonja, një oficer sigurie, pasi kishte dëgjuar historitë, tregonte se e kishte marrë kopjen e tij të pikturës dhe e kishte hedhur në një mal me plehra që po digjeshin. Kur ishte kthyer pas një ore, kishte zbuluar se piktura nuk ishte djegur.

Emra falsë

Çështja mbi këto portrete nxiti një studim. Gjithmonë bëhej fjalë për një stampim të thjeshtë, që shitej në miliona kopje në magazinat e mëdha angleze në vitet ‘60-‘70, ku menjëherë të binin në sy, lotët e mëdha të fëmijës mbi faqe. Gjatë studimit u zbulua se portreti që i kishte mbijetuar zjarrit të Rotherdam, ishte bërë nga një artist italian, një farë Giovanni Bragolin.

Pastaj u zbulua se bëhej fjalë për pseudonimin e Bruno Amadio, me origjinë italiane, i cili kishte jetuar në Spanjë (për disa të tjerë ka jetuar në Itali dhe ka vdekur në vitin 1981). Ishte një artist i panjohur për kritikën spanjolle, kështu që ishte e pamundur të bije mbi gjurmët e tij.

"The Sun" e trajtoi çështjen për muaj të tërë, duke intervistuar magjistarë të ndryshëm në kërkim të shpjegimeve më të mundshme paranormale. Gjithashtu, "The Sun" gjeti edhe një studiues të folklorit, Roy Vickery, i cili pohoi se me siguri piktori e kishte keqtrajtuar djalin që ai të qante. "Ndoshta", kishte shtuar Vickery "të gjithë këto flakë janë mallkimi i djalit, mënyra e tij për t‘u hakmarrë".

Të tjerë thoshin se, po ta rrotulloje pikturën 90 gradë, mund të shihej një peshk "djallëzor" që po e pickonte djalin. Gjithashtu, thuhet se Amadio kishte bërë një pakt me djallin për t‘u bërë i famshëm me serinë e 27 portreteve të fëmijëve duke qarë...

Fundi i historisë?

Zjarrfikësit e Yorkshire-it Jugor, duke marrë shumë telefonata alarmuese nga blerësit e portreteve me djalin e vogël duke qarë, vendosën të bënin një deklaratë zyrtare. Pohuan se nuk ishte gjetur kurrë asnjë lidhje e vërtetë mes zjarrit dhe pikturës.

Shefi i divizionit, Mick Riley, shpjegoi se portreti ishte shitur mijëra kopje vetëm në Yorkshire, vend në qendër të fenomenit të dyshuar. Veç të tjerash, nuk duhej të habiteshin nëse në disa prej shtëpive të djegura të gjendeshin kopje të portretit në fjalë.

"Janë vetëm koincidenca", tha Riley. "Zjarret nuk lindin nga pikturat, por nga neglizhenca dhe pakujdesia e njerëzve". Cigare të pafikura mirë të hedhura mbi tapet, tenxhere të harruara mbi zjarr, kabllo elektrikë të dëmtuar dhe jastëkët me korrent të lënë mbi krevat: këto ishin shkaqet më të zakonshme për të cilat kishin folur gazetat, si dhe drurit me të cilin ishte bërë piktura nuk merr flakë lehtë.

Kelvin MacKenzie, drejtori i "The Sun", e kuptoi se kishte ardhur momenti t‘i jepte fund. Pas zjarrit të radhës që kishte "lidhje" me pikturën, i erdhi në mendje një goditje e fundit spektakolare. Ai shkroi në faqen e parë të gazetës: "Mjaft me kaq njerëz!. Nëse jeni të shqetësuar për një portret që tregon një fëmijë duke qarë, atëherë mund ta dërgoni atë në adresën tonë.

Do të mendojmë ne për ta shkatërruar dhe për t‘i dhënë fund këtij mallkimi". Në redaksinë e MacKenzie erdhën 2500 piktura dhe ai i dogji të gjitha. Ishte një fund madhështor, që u bë edhe më pikant nga bukuria e një bukurie vendase, Sandra Jane, Moore, e përjetësuar në një fotografi me kapele zjarrfikësi dhe pantallona të shkurtra, ndërsa hidhte ndonjë pikturë në zjarr. Kështu, historia e djalit që qan, u duk sikur u arkivua njëherë e përgjithmonë.

Variante mbi temën në fjalë

Me kalimin e kohës, në vend që historia të bëhej më dramatike, u shndërrua në një legjendë metropolitane me shumë variante. Sot, në internet, ka nga ata që theksojnë se portreti sjell mbarësi. Të tjerë, pohojnë se nëse vendosen pranë njëra-tjetrës një djalë që qan dhe një vajzë që qesh, shtëpia do të jetë e mbrojtur nga çdo rrezik.

Gjithashtu, ka edhe nga ata që thonë se kanë zbuluar origjinën e mallkimit. Gorge Mallory, një docent në pension dhe studiues i të fshehtës së Devon-it, thotë se ka rënë në gjurmët e Madio-s, autori i portretit origjinal, i cili qëndron i fshehur me pseudonimin Franchot Seville. Ky i fundit i kishte treguar se fëmija i portretit të vitit 1969, ishte një lypës rrugësh, memec dhe me shikimin gjithmonë të trishtuar.

Pasi kishte pikturuar portretin, një prift që pa telajon e njohu fëmijën. "Quhet Don Bonillo dhe është një jetim. Prindërit e tij vdiqën nga një zjarr. Të lutem, qëndroi larg, sepse kudo që shkon, shpërthejnë vetëm zjarre. Në qytetin e tij e thërrisnin ‘Diablo‘ (djalli)", kishte thënë prifti.

Seville e kishte injoruar tregimin e priftit dhe e kishte adoptuar djalin. Shitja e portreteve shkonte për mrekulli. Një ditë studioja u shkatërrua nga flakët. "Është faji yt!", i kishte bërtitur piktori fëmijës, i cili u largua duke qarë dhe nuk u gjet më kurrë. Historitë e zjarreve të shkaktuara nga portretet e Seville filluan të qarkullonin në të gjithë Europën, duke ia bërë të pamundur piktorit shitjen e "kryeveprës së tij".

Në vitin 1976, pranë Barcelonës, një makinë mori flakë gjatë një aksidenti. Drejtuesi, i bërë shkrumb e hi nga zjarri, nuk njihej. Por disa dokumente të gjetura brenda makinës nxorën emrin e viktimës. Ishte një 19-vjeçar që quhej Don Bonillo.

Është e kotë të thuash se "George Mallory" që tregon këtë histori nuk ekziston, ashtu siç nuk ka ekzistuar kurrë djali i quajtur "Diablo". Ashtu si portreti që nuk shkatërrohet, edhe kjo legjendë do të vazhdojë të mbijetojë. Një fëmijë që vuan për motive të fshehta, zjarret dhe portretet e heshtura janë një përzierje e mahnitshme për të pasionuarit pas misterit.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi