Në 22 Shkurt të 1512 vdiq Amerigo Vespucci, lundërtar, hartograf e tregtar, i cili sipas studimeve del ai i cili i dha emrin Amerikës, edhe pse jo me zgjedhjen e tij.
Saktësisht 500 vjet më parë gjeografi Martin Waldseemuller vizatoi dhe pagëzoi tokën e panjohur të zbuluar në perëndim. Më vonë ai vetë u pendua dhe nisi një proces që zgjat ende sot, Amerrik është ishte emri i një vargmali në nikaraguan e sotëm. Indianët Alonquin e quanin tokën e tyre Em- merika, dhe ka një Ommerika në gjuhën vikinge që përcaktonte vendet e largëta në veri-perëndim, Washingtonin e sotëm.
Nuk ka një provë të pakundërshtueshme që të vërtetojë origjinën e emrit të Amerikës, por zyrtarisht letra e Amerigo Vespucci për Piero de Medici, e cila gjendet në Librarinë e Kongresit në Washington, konsiderohet përfundimisht akti i pagëzimit.
Prova përfundimtare mungojnë edhe në rastin e çështjes se kush i preku i pari ato vise të largëta, duke udhëtuar nga lindja, mes hipotezave, gjurmëve e gjetjeve të ndryshme të cilat vazhdojnë ende sot.
Por nëse nuk dimë se kush e zbuloi Amerikën të paktën dimë se kush e shpiku atë; Martin Waldseemuller. Historia e emrit të Amerikës, e pagëzuar nga një fiorentin i dërguar në Spanjë për të ndërtuar një anije, duket një roman me komplote e sekrete. Amerika, kjo masë kontinentale e stërmadhe, e cila zë një të tretën e sipërfaqes së gjithë tokës, mendohet kështu të ketë mbetur e pazbuluar dhe e panjohur për gati 10 mijë vjet, pak e vështirë për tu menduar duke njohur aftësinë dhe karakteristikën e njerëzimit për të lëvizur.