Anglia hap dosjet sekrete për UFO-t
Në korrik të viti 2008 është radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-ën i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Hapja e dosjeve do procedojë gradualisht.
Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador. Kjo lidhet dhe me një ngjarje të ndodhur ditët e fundit.
Në Uells, para disa ditësh ishte pjesa e fundit e një historie pambarim: tre shoferë helikopterësh kanë deklaruar se kanë parë një objekt të çuditshëm që prodhonte drita të forta dhe se janë përpjekur ta ndjekin.
Nuk kanë arritur sepse në një farë pike, objekti është zhdukur. Këta tre ushtarakë dhe operativë, çka do të thotë se janë njerëz të detyruar të kontrollojnë metodat dhe rregullat: ngjarja e tyre minimalisht duhet të peshohet me vëmendje, sepse objektet e tilla të paidentifikuara nuk kanë munguar asnjëherë.
Hapja e dosjeve
UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Përpara fakteve në Uells, ka pasur vëzhgime objektesh të paidentifikuara në Feniks, SHBA. Më pas, janë hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve X, që kanë lidhje me çështjen.
Në korrik të këtij viti është radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-ën i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Hapja e dosjeve do procedojë gradualisht. Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador.
Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se "ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera".
Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë? "Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgijgje", shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali.
Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje. Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë "Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë", deklaron CUN. Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla. Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët.
Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.
Libri blu
Projekti "Blue Book" (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F).
Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti "Blue Book" kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t.
Në kohën që "Blue Book" u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime.
Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën "Aktin e lirisë së informimit", por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar.
UFO
Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, "UFO" quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.
Në kulturën popullore, termi "UFO" shpesh përdoret për t'iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi "pjatës fluturuese" përdoret po kaq shpesh. por raporte "UFO"-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh "UFO"-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.
Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e "UFO"-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e "UFO"-ve. Sapo një "UFO" identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një "UFO" dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.
Historia
Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh.
Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik.
Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.
* Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.
* Gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë "rrathëve prej zjarri", më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme. Ato më në fund kanë zbritur nga qielli.
* Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, "në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje".
* Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujo Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.
* Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.
Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve.
Rastet e para të raportimit të UFO-ve në histori
Para se termat "pjata fluturuese" dhe "UFO" të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:
* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.
* Në 25 janar të vitit 1878, "Denison Daily News" shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese "me një shpejtësi të mahnitshme". Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të "një pjate filxhani të madhe".
* Raportime të "anijeve kozmike të mistershme" janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-'97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-'12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të "USS Supply", 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit.
Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është "ngjitur" mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga "Greenwich Royal Observatory" dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën "Nature" dhe në gazeta të tjera shkencore.
Maunder tek "The Observatory" raportoi një "vizitor të çuditshëm qiellor", i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916).
Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë. Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt perëndimit.
Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë. Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato "rrezja mëngjesore".
* Incidenti i quajtur "Fatima" apo "Mrekullia e diellit", ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.
* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, "diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe" (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929).
Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.
* Në teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, "Luftëtarët-Fu" (topa me forma të shndritshme që ndiqnin anijet hapësinore), janë raportuar nga pilotë të Aleatëve dhe Boshtit.
* Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornias. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.
* Në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur "breshëria ruse", dhe më vonë si "raketa fantazmë", për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2.
Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Më shumë se 200 të tilla janë gjurmuar në radar dhe mendohet se janë "objekte reale fizike" nga ushtria suedeze. Një fraksion i rëndësishëm i pjesës së mbetur mendohet se ka qenë një fenomen i keqidentifikuar natyror, si për shembull meteorë.
Britania ndal hetimet për UFO-t
E vërteta-dhe fluturaket e paidentifikuara (UFO)-ndoshta gjenden diku jashtë aty, por askush më në radhët e ushtrisë së Britanisë nuk dëshiron të dëgjojë më.
Ministria e Mbrojtjes në heshtje ka mbyllur vijën e saj të nxehtë të komunikimit për UFO-t dhe nuk do të zhvillojë më hetime në lidhje me informatat më të reja për vërejtjen e fluturakeve të paidentifikuara.
Veteranët e përfshirë në këto hetime kanë theksuar se do t’i japin fund përpjekjeve, për të zbuluar një prej enigmave më të mëdha të te gjitha kohërave.
Britanikët, të cilët mendojnë se kanë parë UFO, nuk do të kenë më në shërbim njësinë hetuese të forcave të armatosura të mbretëreshës.
Vendimi për të mos ju përgjigjur informatave për UFO dhe që këto raste mos të hetohen më ka hidhëruar shumë britanikë, të cilët janë të mendimit se hulumtimet e këtilla janë të domosdoshme.
“Mendoj se është kjo një çmenduri, ngase kjo mund të kërcënojë sigurinë tonë kombëtare. Ne e marrim këtë seriozisht. Ne e dimë se gjërat nganjëherë mund të shpjegohen si fenomene natyrore, por mund të ketë gjëra, që nuk janë të tilla. Mendoj se qeveria e di fare mirë se çfarë po ndodh atje lart dhe se po e fsheh këtë”, tha Roy Lake, themelues i Grupit për Studimin e UFO-ve në Londër.
Vija e nxehtë e komunikimit ka operuar që nga viti 1959. Ushtria deri me tani nuk ka marrë ndonjë qëndrim për ekzistencën apo mos-ekzistencën e UFO-ve, por ka ardhur në përfundim se gjatë pesë dekadave të fundit, asnjë prej 12 mijë rasteve të raportuara të vërejtjes së UFO-ve nuk ka paraqitur kërcënim për sigurinë kombëtare të Britanisë.
“Asnjë nga rastet e raportuara të vërejtjes së UFO-ve nuk kanë ofruar dëshmi të besueshme për ekzistencën e jetës jashtëtokësore”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky zëdhënës theksoi se me mbylljen e shërbimit për hetimin e UFO-ve, ushtria për çdo vit do të kursejë nga 73 mijë dollarë, duke theksuar se është më mirë që këto para të shpenzohet për të ndihmuar forcat britanike në Afganistan.
Nick Pope, i cili me vite me radhë ka ndihmuar ushtrinë, gjatë hetimit të rasteve të UFO-ve, e cilësoi si të gabuar këtë vendim.
“Është ky një turp i madh. Është ky fundi i 50 viteve të hulumtimeve në lidhje me një prej enigmave më të mëdha të kohës tonë”, tha ai.
Pope theksoi se ky vendim do të dëmtojë sigurinë kombëtare të Britanisë.
Gjatë një ligjërate në vitin 1996, fizicienti i famshëm britanik, Stephen Haëking, kishte theksuar se me UFO-t lëvizin qeniet nga pjesët tjera të gjithësisë.
Forcat ajrore të SHBA-së kanë theksuar se që nga viti 1969 ato nuk kanë hetuar më rastet e UFO-ve, kur i dhanë fund projektit Blue Book, i cili ka hulumtuar 12.600 raste të UFO-ve, përfshirë këtu edhe 700 prej tyre, të cilat nuk janë shpjeguar asnjëherë.
Kanadaja ende heton raportet për UFO apo të gjitha kërcënimet tjera ndaj territorit të Kanadasë, ka theksuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, Rob Bungay.
Disa raporte për UFO-t dukej se ishin mjaft të besueshme, si dëshmia e disa kontrolluesve të trafikut ajror në vitin 1984, të cilët theksuan se një fluturake e paidentifikuar kishte ateruar në një aeroport të vogël, për t’u ngritur më pas nga aty me një shpejtësi tejet të madhe.
Opinioni publik në Britani duket se është i përçarë në lidhje me atë se a duhet apo jo të mbahet i hapur shërbimi për hetimin e rasteve të UFO-ve.
Zyrtari për zhvillim nga Manchesteri, Andreë Mac Donald, thotë se është e arsyeshme që të merret ky vendim, pasi që hetimet gjatë pesë dekadave të kaluara nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
“Nuk besoj në ekzistencën e tyre. Nëse vija e nxehtë ka qenë e hapur për pesë dekada dhe nuk është zbuluar asgjë, atëherë ka ardhur koha që t’i japim fund kërkimit”, tha Mac Donald.
Por banorja e Londrës, Rachel Keane, thotë se kjo vijë e nxehtë është e rëndësishme.
“Kush mund të thotë se atje jashtë nuk ka asgjë? Nëse ka, atëherë është paksa e frikshme se nuk do të ekzistojë askush për ta njoftuar. Mendoj se dikush është jashtë atje dhe se neve duhet të na ofrohet mundësia që të raportojmë, nëse shohim ndonjë gjë të pazakonshme”, theksoi Keane.
Edhe Italia hap dosjet e UFO-ve, alienët i kemi pasur kaq afër
Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë.
Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane. Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X”
Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.
Antonio Garaviglia, një konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet në dokumentet e Mussolini-t ndërkohë. Gjithçka filloi në vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori një tufë shënimesh të shkruara me dorë, artikuj, të cilët mbanin vulën e “Senatit të mbretërisë”.
Viti i shënuar është 1936 dhe agjenti sekret përdor thjesht emrin e tij të parë “Andrea” dhe gjithashtu përfshin një skicë të një “objekti fluturues misterioz”.
“Është pikasur në mëngjes të së hënës dhe ishte një disk metalik i shkëlqyeshëm, me një gjatësi prej dhjetë apo dymbëdhjetë metrash.
Dy avionë nga baza më e afërt u ngritën në qiell, por nuk ishin në gjendje ta arrinin. Objekti nuk lëshonte asnjë tingull. E di me siguri se është parë nga pilotë të tjerë... raporti ka mbërritur në duart e Ciano-s”, shkruhej në dokumente.
Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse një ore u shfaq një tub metalik ngjyrë gri”.
Andrea ka bërë dhe një skicë tjetër, sipas rrëfimit të një informatori të paidentifikuar, “A është përshkruar si një lloj siluri ajror, me dritare shumë të dukshme dhe me drita të bardha e të kuqe. B ishte në formën e dy kapeleve nga ato që përdoren nga priftërinjtë: e gjerë me një kube në qendër, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”.
Dokumenti përmend faktin se “Prefektura ka hapur një hetim, por mund të imagjinohet shumë mirë se sa pak do të ecë.
Duçja shpreh shqetësimet e tij sepse bën të ditur se nëse bëhej fjalë për objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet të rifillojë nga fillimi”.
Edhe pse raporti i Andreas është një prej shumë atyre që janë hapur kohët e fundit, përmbajtja e këtyre dokumenteve është sensacionale.
Ato përshkruajnë një disk fluturues klasik dhe me disa rrëfime të njëjta, nga njerëz të ndryshëm, në vitin 1936. Gjithashtu, këto dokumente bëjnë të ditur se Mussolini dhe Ciano, liderët numër një dhe dy të Italisë në atë kohë shfaqen të interesuar për situatën.
Në të vërtetë, dokumente të tjera që i kanë mbërritur “CUN” në mënyrë anonime, përmendin një departament misterioz të njohur si “Kabineti RS/33”.
Ai duhej të merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre që dokumentet klasifikojnë si “objekte ajrore të pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinë sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve të regjimit të asaj kohe që kujdesej për përhapjen e propagandës fashiste.
Shkencëtari më i famshëm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili përfshinte dhe shumë shkencëtarë, astronautë dhe inxhinierë të aeronautikës italianë.
Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dërguan në Gjermaninë naziste. Siç thekson Lissoni, zërat e disqeve të nazistëve kanë pushtuar literaturën prej kohësh dhe një shkencëtar italian, Giuseppe Belluzo përmendet gjithnjë në lidhje me gjermanët Miethe, Schriever dhe Habermohl.
Janë shkruar shumë gjëra të pasakta në lidhje me të ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktësisht deri ku shkon e vërteta në këto raste.
Emri i Miethe-s dhe shkencëtarëve të tjerë është konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente të tjera gjermane dhe amerikane.
Anglia – korrik 2008
Në korrik të këtij viti ka qenë radha e Anglisë për të hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve “X”, që kanë lidhje me çështjen.
Në korrik të këtij viti ishte radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador.
Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera”.
Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë? “Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgjigje”, shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali. Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje.
Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë “Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë”, deklaron CUN. Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla.
Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët. Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.
Libri blu
Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji.
Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t.
Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm.
Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar.
Rihapja e këtyre hetimeve u kërkua nga një panel pilotësh dhe oficerësh. “Libri Blu” konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen.
Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Mënyrat e komunikimit me alienët
CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence - Komunikimi me Inteligjencën Jashtëtokësore) është një degë e institutit “SETI”.
“CETI” fokusohet në kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve që mund të kuptohen teorikisht nga qytetërime të tjera teknologjike.
Eksperimenti më i njohur i “CETI” ishte mesazhi i Arecibos në vitin 1974. “CETI” fokusohet në tre fusha komunikimi: gjuhët matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit të komunikimit:
“Astraglossa”
E publikuar në vitin 1953 nga Lancelot Hogben, përshkruan një sistem të kombinimit ët numrave në disas seri pulsimesh të shkurtra dhe të gjata. Në sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra përfaqësojnë numrat ndërsa pulsimet e e gjata shenjat e
Lincos (Gjuha kozmike)
“Lincos: Skicimi i një gjuhe për komunikim kozmik”, i publikuar në vitin 1960 nga Hans Freudenthal është një zgjerim i “Astraglossa” për të krijuar një gjuhë me qëllim të përgjithshëm që buron nga simbolet e matematikës bazë dhe logjikës.
Mesazhet e ilustruara me figura
Sistemet e komunikimit të ilustruar me figura synojnë të përshkruajnë koncepte matematikore apo fizike nëpërmjet diagrameve të thjeshtuara. Këto mesazhe nënkuptojnë se marrësit kanë të njëjtat aftësi vizuale dhe mund të kuptojnë matematikën dhe gjeometrinë bazë.
Një kritikë e zakonshme e këtyre sistemeve është se ato pretendojnë një kuptim të përbashkët të formave specifike, të cilat nuk mund të jenë të tilla për speciet me vizion të ndryshëm.
Pllakat në sondat e “Pioneer”
Dy pllakat u lëshuan bashkë me “Pioneer 10” dhe “Pioneer 11” në vitin 1972 dhe 1973, duke përshkruar vendndodhjen e tokës në galaktike dhe sistemin diellor, si dhe formën e trupit njerëzor.
Mënyrat e deshifrimit
Numrat
Numrat nga 1-10 shfaqen në format dyjor. Kodimi i numrave mund të mos jetë i deshifrueshëm që në pamje të parë për shkak të mënyrës si ato janë vendosur. Për t’u lexuar shtatë shifrat e para, s’duhet marrë parasysh radha e dytë dhe duhen lexuar si tre shifra dyjore nga fillimi në fund.
Elementët e ADN-së
Në mesazh shfaqen numrat 1, 6, 7, 8 dhe 15. Këto janë numrat atomikë të hidrogjenit (H), karbonit (C), nitrogjenit (N), oksigjenit (O), fosforit (P), të cilët janë përbërës të ADN-së.
Spiralja e dyfishtë
Spiralja e dyfishtë e ADN-së - shiriti vertikal përfaqëson numrit e elementëve përbërës, por vlera e vizatuar është rreth 4.3 milionë, kur në fakt janë rreth 3.2 miliardë çifte bazë).
Njerëzimi
Elementi në qendër përfaqëson një njeri. Elementi në të majtë tregon gjatësinë mesatare të një njeriu. Elementi në të djathtë tregon masën e popullsisë së botës në vitin 1974, rreth 4.2 miliardë. Në këtë rast, numri është i orientuar horizontalisht dhe jo vertikalisht.
Planetët
Sistemi diellor, ku shfaqet dielli dhe planetët sipas pozicionit të tyre. Toka është planeti i tretë nga dielli. Përveç pozicionit, pamja grafike jep dhe referenca të masës së çdo planeti dhe të diellit.
Teleskopi
Pjesa e fundit përfaqëson teleskopin e Arecibos me diametrin e tij.
Kolonizimi i hapësirës
Metoda
Ndërtimi i kolonive në hapësirë do të kërkojë hapësirë, njerëz, ushqim, materiale ndërtimi, energji, transport, komunikim, gravitet të stimuluar dhe mbrojtje ndaj radioaktivitetit. Kolonitë do të vendoseshin në një zonë që i përmbush këto kërkesa.
Materialet
Kolonitë në Hënë dhe në Mars mund të përdorin materiale vendase, megjithëse Hëna ka mungesa hidrogjeni dhe nitrogjeni, por ka shumë oksigjen, silikon, hekur, alumin dhe titan. Dërgimi i materialeve nga Toka është i shtrenjtë, por disa materiale mund të sigurohen nga asteroidë apo kometa.
Energjia
Energjia solare në orbitë është e bollshme, e besueshme dhe përdoret për të fuqizuar satelitët sot. Në hapësirë nuk ka natë, as re dhe as atmosferë për ta bllokuar diellin. Drita e diellit mund të përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kosto.
Transporti
Transporti në orbitë është faktori kufizues. Hedhjet në hapësirë në ditët e sotme kushtojnë 3 mijë deri në 25 mijë dollarë për kilogram nga Toka në orbitën e poshtme. Për t’u vendosur në hapësirë kërkohen mjete të lira transporti dhe që të mos e dëmtojnë atmosferën.
Komunikimi
Në krahasim me kërkesat e tjera, komunikimi është më i thjeshtë nga orbita në Hënë. Një proporcion i madh i komunikimit tokësor tashmë kalon nga satelitët. Megjithatë komunikimi në largësi mund të shkaktojë vonesa, për shkak të shpejtësisë së dritë dhe distancës.
Jeta në hapësirë
- Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.
- Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.
- Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.
- Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.
- Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.
- Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.
- Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.
UFO-t në Torino, zbulohet sekreti i vitit 1973
Tre, mbase katër objekte fluturuese të paidentifikuara, pra UFO, të cilat fluturonin në qiellin e aeroportit të Torinos, Kasele, është një ndër episodet e ndodhura në fund të 1973.
Paralajmërimet janë parë nga pilotët e linjave ajrore, pasagjerët dhe persona të tjerë në tokë, por i madh qe skepticizmi: siç u tha në konferencën e fundit e mbajtur në Firence të dielën e kaluar, ku prania e mjeteve të paidentifikueshme është konfirmuar nga gjurmët e shfaqura në radar e të mbajtura në dosje konfidenciale të aeronautikës ushtarake.
Për ekzistencën e këtyre gjurmëve ka folur gjatë konferencës ndërkombëtare, presidenti i Qendrës Ufologjike Kombëtare Italiane, Roberto Pinoti. “Pas disa dekadash bëhet e qartë që gjurmët në radar tregojnë praninë e objekteve të paidentifikuara në Torino në fund të vitit 1973”, - ka thënë Pinoti.
Më tej shton: “Kjo zbulesë është bërë e mundur falë ndryshimit të udhëzimeve mes autoriteteve ushtarake, tashmë më të gatshme të zbulojnë përmbajtjen e dosjeve të mbajtura deri tani “top secret”.
Aeronautika ushtarake zbulon gjithmonë Cun, e thënë drejt 400 dosje të mbledhura në 30 vite mbi UFO-t në Itali. Pra që nga 1979 fenomeni ka filluar të vëzhgohet në mënyrë shkencore.
Në total Cun ka ngritur rreth 10.400 episode në Itali. Vetëm në 2009-n Qendra Ufologjike Kombëtare, që është ngritur në Firence, ka regjistruar një mijë sinjalizime, sidomos paralajmërime.