Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Përse shemben qytetërimet

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Përse shemben qytetërimet Empty Përse shemben qytetërimet Wed Feb 29, 2012 8:15 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Përse shemben qytetërimet

Qindra vite ë parë, në atë që është sot Hondurasi, Copan ishte një qytetërim i lulëzuar, një qendër e jetës kulturore të Maja-ve. Dhjetëra mijëra vetë kishin ndërtuar shtëpitë në Luginën Copan. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë që kishte, Copan hyri në rrugën e rrënimit. Përgjatë territorit shumë të madh të Maja-ve të lashtë, të tjerë vende shumë të rëndësishëm po pësonin një fat të ngjashëm. Qytetërimi klasik Maja po shembej.

Përse ra ky qytetërim i madh? Historia e njerëzimit është shënuar nga mdoele rritjeje dhe rënieje. Disa prej këtyre të fundit kanë qenë graduale, të shtrira nëpër shekuj. Të tjera kanë qenë të shpejta, ndodhur brenda vetëm disa viteve. Lufta, thatësirat, fatkeqësitë natyrore, sëmundjet, mbipopullimi, problemet ekonomike: cdnjëri prej këtyre kombinimeve të këtyre ngjarjeve mund të sjellë shembjen e një qytetërimi. Shkaqet e brendshme (si luftërat politike) mund të bashkohen me shkaqe të jashtme (si luftëra apo fatkeqësi natyrore) për të sjellë shembjen. Cfarë do të thotë kjo për qytetërimet modernë. Cfarë mund të mësojmë nga e kaluara?

Maja-t e lashtë zinin dikur në hapësirë shumë të madhe gjeografike në Amerikën Qendrore. Qytetërimi i tyre shtrihej në pjesë të asaj që është sot Meksika, Hondurasi dhe El Salvadori, si dhe pjesa më e madhe e Guatemalës dhe Belizes. Copan ka qenë dikur një qendër e lulëzuar e qytetërimit Maja. Nga shekuli i tretë deri në shekullin e nëntë, qytetërimi Maja prodhoi tempuj dhe piramida që frymëzojnë një frikë të përzier me nderim, kalendarë me një saktësi shumë të latë, shkrime matematikore dhe hieroglife, si dhe një rend shumë kompleks social dhe politik. Mjafton të shohës rrënojat mbresëlënëse ë qytetërimit Maja, dhe është shumë e vështirë të imagjinosh se si mund të shembet një shoqëri e tillë.

Të dhëna në Copan
Disa të dhëna për shkaqet e këtij kolapsi mund të gjenden në Copan, një vend i Maja-ve në Hondurasin perëndimor. Copan ishte dikur një qendër mbretërore e Maja-ve klasikë, vendbanimi më i madh në pjesën juglindore të hapësirës së Maja-ve. Ai ishte ndërtuar në brigjet e Lumit Copan në një tarracë artificiale e ndërtuar me afro një milionë metër kub dhe. Me kalimin e kohës, njerëzit u përhapën nga bërthama qendrore dhe ndërtuan shtëpi në zonat periferike që më parë ishin përdorur për mbjelljen e drithërave. Fisnikët e Copan ndërtuan komplekse më të vegjël, rivalë në vendbanime që ishin gjithnjë e më larg qendrës.

Pavarësisht pasurisë, fuqisë dhe madhësisë, Copan u shemb si qytetërim. Duke se pas vitit 822 nuk është ndërtuar asnjë monument. A do të thotë kjo se kolapsi ishte i menjëhershëm? Apo është e mundur që shoqëria të ketë pësuar një kolaps më të ngadaltë?

Të kuptosh kolapsin

Kur shtete të fuqishëm brenda një shoqërie bien, impakti mbi shoqërinë si nëj e tërë është shumë i madh. Popullsia e këtyre shteteve bie dhe dendësia pëson gjithashtu nëj rënie dramatike. Shoqëria si e tërë ka prirjen të bëhet më pak e centralizuar politikisht, dhe elementë të sponsorizuar nga shteti si arkitektura, arti dhe letërsia pësojnë edhe ato rënie. Tregta dhe veprimtari të tjera ekonomike pakësohen gjithashtu dhe rrjedhja e informacionit ndërmjet njerëzve pëson një ngadalësim. Elitat sunduese mund të ndryshojnë, por zakonisht klasat punëtore kanë tendencën që të qëndrojnë dhe të sigurojnë vazhdimësi (ndoënse në disa raste, nuk mbetet praktikisht askush).

A është e mundur të parandaohet kolapsi i një qytetërimi? Sociologu Melvin Tumin dhe antropologu Xhon Benet kanë hartuar atë që e kanë quajtur "parakushtet për mbijetesë", ose më saktë, nevojat që duhet të përmbushen me qëllim që një shoqëri të keë vzhdimësi:

" Cdo shoqëri duhet të jetë në gjendje të ërmbushë nevojat biologjike bazë për anëtarët e vet: ushqim, pije, strehim dhe kujdes shëndetësor.

" Cdo shoqëri duhet të garantojë shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve (ndoshta përmes ndarjes së punës, rregullat që kanë të bëjnë me pronësinë dhe tregtinë, apo idetë për rolin e punës).

" Cdo shoqëri duhet të garantojë dhe mbrojë riprodhimin e anëtarëve të rinj si dhe të mendojë ligje dhe cështje që lidhen me riprodhimin (rregullat, moshën e martesës, numrin e fëmijëve e kështu me radhë).

" Cdo shoqëri duhet të garantojë trainimin (arsimimin, stazhin, transmetimin e vlerave) të një individi, me qëllim që ai ose ajo të jetë një i rritur me një funksion në shoqëri.

" Cdo shoqëri duhet të garantojë ruajtjen e rendit të brendshëm dhe të jashtëm (ligje, gjykata, polici, luftëra, dilomaci).

" Cdo shoqëri duhet t'u ofrojë domethënie dhe motivim anëtarëve të saj.

Ky kushti i fundit është më i rëndësishëm nga sa mund të duket. Asnjë aktivitet shoqërr nuk është i mundur nëse njerëzit nuk janë të motivuar që të marrin pjesë. Përse zgjohemi në mëngjes? Si e shohim vetveten në lidhje me pjesëtarë të tjerë të shoqërisë? Ërse ndjekim rregullat e shoqërisë? Pa patur një ndjesi të domethënies dhe motivimit, njerëzit bëhen apatikë. Dhe nëse kjo ndodh, shoqërisë i kanoset kolapsi.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi