A është e drejtë të thuhet " Gezuar 28 Nëntorin Shqipëri " pse nuk thuhet Gëzuar Flamurin - Ditën e Pavrësisë popull shqiptarë !
Dita e flamurit
Rruga e Ditës së Flamurit dhe e Ditës së Pavarësisë
Prof. Dr. Mahmud HYSA
Çdo popull e ka një simbol kombëtar, çdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombëtar, çdo popull e ka një histori për simbolin kombëtar. Po të rrallë janë popujt që simbolin kombëtar e kanë ngritur në kult kombëtar, të rrallë janë popujt që sakrifikojnë edhe jetën për të mos u përdhosur simboli kombëtar, të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit kombëtar. Shqiptarët janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë, edhe kur janë të robëruar; shqiptarët janë ata që për simbolin kombëtar sakrifikojnë edhe fëmijët; shqiptarët janë ata që kanë një flamur me simbolet më kuptimplote: me ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatë historisë për të mos lejuar që ai të mposhtet në fushat e betejës, me ngjyrën e zezë simbolizohet zija që kanë mbajtur nënat, nuset e motrat për heronjtë e rënë në fushat e betejës në mbrojtje të lirisë dhe me shqiponjën origjinën e tyre të lashtë.
Shqiptarët e kanë lidhur dy herë historinë e flamurit me historinë e pavarësisë: më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu e ngriti flamurin ne bedenet e kalasë së Krujës për t’ia kthyer Shqipërisë pavarësinë dhe lirinë e rrëmbyer nga turqit, dhe më 28 Nëntor kur Ismail Qemali e ngriti flamurin në ballkonin e një shtëpie në Vlorë për të shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar nga sundimi shekullor i Perandorisë Osmane. Vetëm te shqiptarët Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë janë të lidhura njëra me tjetrën si dy qershia me një rrëfanë. Jemi në pritje të një 28 Nëntori të Tretë dhe të fundit kur do të bashkohen të gjitha trojet etnike shqiptare nën një ombrellë, të marrim ate që na e kanë shkëputur padrejtësisht të tjerët, ate që na e kanë rrëmbyer forcërisht të mëdhenjtë, ate që na e kanë copëtuar barbarisht barbarët. Secili duhet ta marrë ate që i takon, as më shumë, po as më pak.
Pavarësia kombëtare as një populli nuk i zbritur nga qielli, për pavarësinë kombëtare është derdhur dhe derdhet gjak, pavarësia kombëtare ka një histori të shenjtë e të shtrenjtë. Edhe shqiptarëve askush nuk ua ka dhuruar pavarësinë, edhe shqiptarët për pavarësinë e kanë derdhur gjakun më të njomë e më të freskët, edhe shqiptarët i dinë dhe i respektojnë martirët e flamurit dhe të pavarësisë.
E gjatë është rruga e pavarësisë sonë kombëtare, shumë shekuj kapërceu revolta e shqiptarëve për të flakur sundimin e huaj, shumë herë u shuan lëvizjet dhe kryengritjet shqiptare, por asnjëherë nuk u shua dëshira dhe shpresa e shqiptarëve për pavarësi. Lidhja e Prizrenit është një nyje e fortë e revoltës kundër sundimit të huaj dhe e dëshirës për pavarësi, por edhe e sprovës për të na njohur fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha të Evropës. Lidhja e Prizrenit, pavarësisht se nuk pati plotësisht sukses, nxori në shesh një të vërtetë të madhe për shumë popuj të Evropës: brenda Perandorisë Osmane ekziston edhe një popull që ka një histori, një gjuhë, një kulturë, një traditë dhe një kompaktësi territoriale të veçantë nga osmanët, prandaj e ka edhe të drejtën e patjetërsueshme që të jetojë i pavarur si shumë popuj tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Lidhja e Prizrenit e shtroi edhe një herë çështjen e fatit dhe të të ardhmes së atdheut dhe këtë e nguliti në mendjen e në shpirtin e gjithë atyre që e ndjenin veten shqiptarë.
Në fillim të shek. XX Perandoria Osmane po i numëronte ditët e fundit të jetës së saj, ajo tashmë ishte bërë e padurueshme edhe për vetë turqit, ajo tashmë me despotizmin dhe korrupsionin, me anarkinë dhe primitivizmin ishte bërë Perandoria më e dobët e Evropës që mezi qëndronte në këmbët e veta. Dhe nuk kishte forcë që mund ta ndalte këtë tatëpjetë dhe këtë fundosje të paevitueshme të Turqisë. Më kot u munduan xhonturqit që, duke e përmbysur monarkinë e duke e shpallur kushtetutën, ta ngrenë në këmbë Perandorinë e alavinosur e të dënuar me vdekje. Xhonturqit erdhën në pushtet me përkrahjen që u dhanë shqiptarët: 30.000 kryengritës në Kosovë i dërguan ultimatum Sulltanit me 20 Korrik 1908 që ai të pranonte vendosjen e kushtetutës jo më gjatë se 3 ditë, dhe më 23 Korrik 1908 u shpall kushtetuta që garantonte disa të drejta kulturore, po jo edhe politike të kombeve tjera që xhonturqit asnjëherë nuk i realizuan. Edhe tash u dëshmua se në mes fjalëve në letër dhe realitetit ekziston një humnerë e madhe dhe e pakalueshme.
Ashtu si shumë herë që e mira shpërblehet me të keqe, ashtu u doli edhe shqiptarëve me xhonturqit. Më kot u ndihmuan shqiptarët xhonturqve që ta përmbysin despotizmin, më kot shqiptarët i ulën armët më 1908 për ta përshëndetur shpalljen e kushtetutës pse xhonturqit, me centralizimin e pushtetit dhe me dëshirën për osmanizimin e tërë popullatës, u bënë armiqtë më të mëdhenj të alfabetit latin dhe të shkollës shqipe. Shqiptarët u detyruan përsëri të rrëmbejnë armët për të mbrojtur vetveten. Plasi kryengritja më 1909 ku shprehej pakënaqësia ndaj pushtetit xhonturk, vazhdoi kryengritja më 1910 si revoltë ndaj masakrave xhonturke, shpërtheu kryengritja më me vrull më 1911 për të kërkuar shkëputje të plotë nga Perandoria e urryer dhe e sëmurë.
Turqia më 1912 i ngjante një të sëmuri të cilit i numëroheshin minutat dhe sekondat. Dhe shqiptarët, siç thotë Sami Frashëri, kishin frikë se mos kjo kështjellë e vjetër dhe e amortizuar t’i zejë brenda dhe t’i zhdukë bashkë me vetveten. Po ishin edhe faktorë të tjerë që e rrezikonin çështjen shqiptare: ishin fqinjët pretenciozë që lakmonin territoret shqiptare dhe Fuqitë e Mëdha që kishin krijuar staus-quonë për Ballkanin. Në këto momente u pa se Lëvizjes Kombëtare i duheshin sa udhëheqës të strategjisë ushtarake, aq edhe udhëheqës të strategjisë diplomatike dhe dolën njerëz energjikë dhe diplomatë të sprovuar si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Themistokli Gërmenji, Elez Isufi, Bajram Curri, Isa Boletini, Bajo Topulli, Mihal Grameno e tj.
Re të zeza dhe të dendura e kishin mbuluar qiellin shqiptar në pranverën e vitit 1912. Territoret shqiptare kishin dalur në ankandin e monarkive të Ballkanit. Bëheshin llogaritë pa të zotin e shtëpisë. Status-quoja për paprekshmërinë e Turqisë e inicuar nga Evropa ishte prishur me luftën italo-turke për Tripolin. Në mars 1912 u lidh aleansa sërbo-bullgare ku u ndanë disa territore shqiptare në mes këtyre dy shteteve; në shtator 1912 u lidh aleansa greko-bullgare, më vonë bullgaro-malaziase, sërbo-malaziase dhe malaziase-greke. Kështu u kompletua Aleansa Ballkanike për luftë kundër Turqisë dhe për ndarjen e territoreve shqiptare.
Fqinji i mirë është derë xheneti, thotë populli, por i keqi të përziet edhe në oborrin e shtëpisë. Dhe ne shqiptarëve na ka rënë hise të kemi punë me fqinj të këqinj si Sërbia, Mali i Zi, Greqia. Qëllimi i fqinjve të këqinj nxori krye, prandaj edhe kryengritja shqiptare më 1912 mori hov edhe më të madh.U formuan dy komitete për organizimin e kryengritjeve: në veri me L. Gurakuqin, H. Prishtinën, I. Boletinin, dhe në jug me I. Qemalin, Th. Gërmenjin e tj. Kryengritja në fillim plasi në Kosovë nën udhëheqjen e H. Prishtinës dhe B. Currit. Më 21-25 maj 1912 në Junik u soll memorandumi që kërkonte nga Turqia që të përcaktojë kufinjt e Shqipërisë. Kryengritja u zgjerua edhe në Elbasan, Dibër, Krujë, Tiranë. Presioni i kryengritësve ishte i madh dhe qeveria xhonturke më 17 korrik 1912 dha dorëheqje. Më 2 gusht bëhen bisedat shqiptare-turke dhe më 12 gusht, pasi nuk u realizuan kërkesat, mbi 30.000 shqiptarë kryengritës hynë në Shkup, ndërsa qeveria më 18 gusht i pranoi kërkesat e shqiptarëve.
Shqiptarët e përgatitën dhe e poqën bukën, por ua rrëmbyen nga duart politika intrigante dhe komplotiste e monarkive të Ballkanit që me maturi i përcollën sukseset e kryengritjeve shqiptare që vetë ta rrëmbejnë kulaçin më të madh. Në momentet kritike për fatin e Shqipërisë, kur forcat e koalicionit ballkanik e mposhtën Turqinë dhe filluan të depërtojnë në territoret shqiptare, alarmin për mobilizimin e shqiptarëve e dhanë gazetat dhe shoqëritë e kolonive shqiptare. Kolonia shqiptare e Bostonit që me 6 tetor do të parashohë:”Duke marrë parasysh faktin se po thyhet Turqia, shtetet ballkanike do ta copëtojnë Shqipërinë, prandaj detyra e patriotëve shqiptarë është të bashkohen”. Në Shkup komiteti “Shpëtimi” me në krye Sali Gjukën, Nexhip Dragën, Bedri Pejanin, Mit-hat Frashërin, pasi konstatoi se disfata e Turqisë ishte e pashmangshme, më 14 tetor u dërgoi një memorandum Fuqive të Mëdha ku thuhej se copëtimin e Shqipërisë do ta kundërshtojnë me armë. Në këto momente, diplomati shqiptar Ismail Qemali do të thotë:”Atëherë kur aleatët ballkanikë i shpallën luftë Turqisë, kur sërbët kishin zënë Shkupin, unë e kuptova se kishte ardhur koha për ne shqiptarët të merrnim masa rrënjësore për shpëtimin tonë”.
Stambolli ishte qyteti ku Ismail Qemali e dëgjoi thirrjen e atdheut, në Stamboll Ismail Qemali e mori vendimin që të marrë rrugën e shpëtimit të atdheut, nga Stambolli u nis karvani i patriotëve i prirë nga Ismail Qemali për të ngritur flamurin dhe për të shpallur pavarësinë. Gjithsesi ky vendim, kjo rrugë, kjo datë është historike sepse është vendimi, është rruga, është data e shpëtimit të atdheut.
IsmailQemali bashkë me Luigj Gurakuqin u nisën nga Stambolli në drejtim të Bukureshtit ku arritën më 19 Nëntor. Këtu e la Luigj Gurakuqin që të bëjë përgatitjet për kuvendin e Bukureshtit dhe vetë shkoi në Vjenë ku më 25 Tetor arrin të marrë pëlqimin për vendimet e Kuvendit të Bukureshtit. Nga Vjena dërgon një telegram në Bukuresht ku thotë:”Janë shpresat që të arrihet qëllimi që kërkon Shqipëria”. Një telegram të tillë dërgoi edhe në rrethet patriotike që vepronin në Shqipëri. Nga Vjena kthehet përsëri në Bukuresht ku më 5 Nëntor mbahet Kuvendi Historik i Bukureshtit. Sipas propozimit të Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime kryesore: të themelohet një Komitet drejtues që do të marrë në duar qeverisjen e vendit, të formohet një Komision nga shqiptarët e ditur për të ndërmarrë misione diplomatike në Evropë dhe të formohet një Komitet që do të lidhej me komitetet e brendshme e me qendrat jashta atdheut.
Kuvendi i Bukureshtit paralajmëroi një ngjarje të madhe për të ardhmen e Shqipërisë, por ai nuk ishte i mjaftueshëm për diplomatin e regjur, Ismail Qemalin. Duheshin bërë përçapje tjera. Vetë u nis për në Vjenë, ndërsa L. Gurakuqi dhe të tjerët për Trieshtë. Në Vjenë arriti më 6 Nëntor në kohën kur situata politike për Ballkanin kishte ndryshuar. Që më 5 Nëntor, ministri i jashtëm i B. së Madhe, Grei, pranoi prishjen e status-quosë për Ballkanin. Ismail Qemali mori pëlqimin nga ministria e jashtme e Austrisë se ajo do të pranonte autonominë ose pavarësinë e Shqipërisë. Me 9 Nëntor I. Qemali dërgoi telegram në Vlorë ku lajmëronte:”E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo dhe të kenë besim në fatin e atdheut”. Në Vjenë u takua edhe me ambasadorin anglez dhe e bëri me dije se së shpejti do të shkonte në Vlorë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vjenë mori përgjigje për telegramet e dërguar më 9 Nëntor ku kërkohej që të kthehej sa më parë se Durrësi rrezikohej nga sërbët.Nga Vjena shkon në Budapest ku takohet me Bertoldin, mistrin e jashtëm të Austrisë, i cili e merr edhe pëlqimin edhe të Romës se pajtohen për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Me 18 Nëntor i dërgoi një telegram Komisionit për Shpalljen e Pavarësisë ku thotë se “çështja jonë politike u sigurua”, ndërsa më 19 Nëntor arriti në Trieshte ku u bashkua me patriotët tjerë dhe u nis menjëherë për Durrës. Para se të nisej, i dha një intervistë një gazete austriake ku thoshte se “shpresonte të arrinte në Durrës para se qytetin ta pushtonin sërbët, se aty do ta shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do ta zgjedhte qeverinë e përkohshme për ta vënë Evropën para aktit të kryer”. Në Durrës arritën më 21 Nëntor, iu bënë një pritje të përzemërt, por Durrësi i rrethuar nga sërbët, nuk lejoi që aty të shpallet pavarësia.
Ismail Qemali më 23 Nëntor u nis për Vlorë për ta përballuar edhe etapën e fundit. Nëpër kohë të keqe, nëpër rrugë të vështira dhe nëpër plumbat e armikut, karvani i patriotëve kaloi pengesa të shumta, por ku ke një qëllim të lartë, atëherë të gjitha shtigjet hapen, të gjitha hendeqet mbyllen, të gjitha urat ndërtohen. Kështu më 25 Nëntor, Ismail Qemali i shoqëruar nga delegatët e Tiranës, Elbasanit, Shijakut, Durrësit, Lushnjës, Krujës, Kosovës, Dibrës, Ohrit e Strugës, arriti në Vlorë. Këtu u informuan se sërbët përparonin drejt Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, prandaj delegatët e këtyre vendeve shpejtuar ta shpallin pavarësinë më herët: Elbasani më 25 Nëntor, Tirana më 26 Nëntor, Peqini më 27 Nëntor. Hasan Prishtina me shumë të tjerë ishin burgosur nga ushtria sërbe, prandaj për Vlorë u nis Isa Boletini me 400 luftëtarë. Ai kaloi nga Gjakova në Kukës, në Kala të Dodës, Peshkopi, Maqellarë dhe Dibër, ku u takua me Zenel Begollin, Mehmet Derrallën. Bashkë me ata kaluan nëpër Dobrovë, Rrapunë, Elbasan dhe arritën në Vlorë me pak vonesë.
Ajo që u prit me shekuj e me dekada, arriti të pritet me ditë, me orë e me minuta. Më në fund më 28 Nëntor, në ora 14 nisi punën Kuvendi i Vlorës, me 37 delegatë sa kishin arritur gjer atëherë. Kuvendin e hapi Ismail Qemali i cili e mbajti fjalimin historik. Foli për momentet më delikate që po kalonte vendi dhe nevojën e maturisë për të shpënë gjer në fund realizimin e pavarësisë. Arsyetoi Luftërat Ballkanike si luftë për çlirimin e vëllezërve të tyre, por dënoi marrëveshjen e tyre “për copëtimin e ndarjen e Perandorisë, pra edhe të tokave shqiptare”, prandaj thotë më tutje se edhe ne “vrapuam të merrnim masat që kërkonte koha”. Foli edhe për vizitat e tij në Vjenë dhe me Fuqitë e Mëdha, të cilëve ua kishte shprehur “mendimin dhe qëllimin” se “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”. Ky mendim ishte pranuar nga të gjithë, me përjashtim të Rusisë “e cila mund të mbahet pak si ftohtë për shkak të sllavëve”.
Me propozimin e Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime me rëndësi për formimin e shtetit shqiptar:” 1.Të bëhet Shqipëria më vete nën një Qeveri të Përkohshme, 2. Të zgjedhet një Pleqësi për Kontroll të Qeverisë dhe 3. Të dërgohet një Komision në Evropë për tëmbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive të mëdha”. Në fund u dha edhe vendimi:”Të gjithë delegatët me një zë venduan që Shqipëria me sot të bëhet më vete, e lirë dhe e mosvarme”.
Me vendimin e të gjithë delegatëve, Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme.
Pasi u aprovua deklarata e pavarësisë, u vendos të ngrihet flamuri para ballkonit të selisë. Këtë e bëri Ismail Qemali i cili nga ballkoni tha:
“Vëllezër shqiptarë! Oh sa i lumtur që e ndjej veten sot që shoh këtu në Vlorë kaq burra shqiptarë të mbledhur tok duke pritur me kureshtje e pa durim përfundimet e kësaj mbledhjeje historike për fatin e atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi pra po dal këtu para jush që t’ju gëzonj me sihariqin e madhe se sot, edhe në këtë minutë, Kongresi shpalli mëvetësinë e Shqipërisë duke lajmëruar gjithë botën e mbarë për këtë punë . . .Posi ëndërr më duket ky ndryshim i madh në vendin tonë që hoqi e vojti të zezat e ullirit pesëqind vjet me radhë nën sundimin turk . . .Mirëpo, deshi Zoti që me punën, me trimërinë dhe me guximin e pashoq të shqiptarëve sot e tutje të marrin fund mjerimet e vuajtjet e atdheut tonë sepse këtu e tutje jemi të lirë, të pavarur dhe më vete, prandaj qeshni dhe gëzohuni”. . .”Mbledhja, si më plak që jam, më ngarkoi mua, ngritjen e shenjtë të shenjës sonë kombëtare, të flamurit tonë të nderuar e të dashur. Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjën dykrenare në mes”. . .”Duke përfunduar, s’më mbetet gjë veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh që, bashkë me bekimet e tij që i lyp të na i japë, që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i atdheut, ashtu si pata nderin të jem i pari ta puth e ta bëj të valavitet i lirë flamuri ynë, në atdheun tonë të lirë”.
Më 29 Nëntor Kuvendi mbajti mbledhjen në formacion të plotë, me 63 delegatë, dhe zgjodhi Qeverinë dhe Pleqësinë. Ismail Qemali u zgjodh kryetar, Nikollë Kacorri nënkryetar dhe Haxhi Vehbi Dibra kryetar i Pleqësisë.
Qeveria e Vlorës bëri mjaft për organizimin, afirmimin dhe njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Që me 28 Nëntor, I. Qemali u dërgoi telegrame Fuqive të Mëdha, shteteve ballkanike dhe Turqisë ku i lajmëronte për pavarësinë e Shqipërisë, për Qeverinë e Përkohshme dhe ta njohin Shqipërinë si shtet të ri. Më 29 Nëntor u dërgoi nga një letër konsullatave të A-H, Italisë e Rusisë të vendosura në Vlorë që të krijojnë marrëdhënie të reja me Qeverinë e Përkohshme.
Megjithëse Fuqitë e Mëdha u treguan indiferente, Turqia dha përgjigje negative, ndërsa shtetet ballkanike vazhdonin invazionin në tokat shqiptare, Shqipëria tashmë ishte një realitet që filloi të ekzistojë dhe të funksionojë si shtet i vërtetë. Qeveria organizoi administratën, policinë, mbrojti kufinjtë, shpalli gjuhën zyrtare, formuloi ligjet, Pra, 28 Nëntori ishte kurorëzim i përpjekjeve 500 vjeçare të popullit shqiptar, i patriotëve dhe martirëve të të gjitha kohëve që u kurorëzua me punën e palodhshme të Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit.