Në dokumentet historike, familja e madhe fisnike e Muzakajve përmendet qysh në vitin 1081. Kjo familje e sundoi Beratin në shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatës së Muzakajve ndahet në dy periudha. Periudha e parë lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytë me vitet 1350-1417.
Për origjinën e hershme të Muzakajve nuk ka ndonjë të dhënë të saktë.
Dy autorë francezë, Pukevili dhe Dezerti, por edhe albanologu kroat Milan Shuflai, që i kundërshton dy të parët, përmendin zonat përreth qendrës së principatës së Beratit.
Ajo që deri më sot është e vërtetë e dokumentuar dhe e pakundërshtueshme dhe që hedh dritë mbi origjinën e tyre është fakti se pushteti politik dhe administrativ i Muzakajve ka pasur si qendër Beratin, ndaj edhe në të gjitha studimet quhen “Muzakajt e Beratit”.
Ne dokumentet historike thuhet se njëri prej Muzakajve bëntë pjesë në rrethin e ushtarakëve të perandorit bizantin Aleksi I, Komnen. Pas vitit 1274, Muzakajt dalin vazhdimisht në burimet historike. Dy figurat me të shquara të familjes gjatë shekujve XIII-XIV ishin Gjoni dhe Andrea.
Në vitet 1279-1280 ata do të luajnë rolin e drejtuesit të feudalëve shqiptarë në luftë kundër anzhuinëve të Napolit. Gjatë luftimeve, të zhvilluara diku pranë Durrësit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset në kështjellen e Brindizit.
Në shekullin XIII, zotërimet e tyre shtriheshin në Myzeqe, ndërsa më vonë feudi Muzakaj u shtri edhe në Selenicë, Tomoricë, Korçë, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me këtë derë u shkrinë edhe Matreget e Karavastasë. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë kryesisht në Muzaki (Myzeqe) dhe në Toskëri, me qendër Beratin, i cili ishte dhe qyteti më i madh i fortifikuar i Shqipërisë.
Berati që dikur pat qenë qendër administrative dhe ushtarake e Despotatit, në vitin 1308 përfshiu në territoret e veta edhe qytetin e Janinës dhe më gjerë.
Në këtë kohë, perandori bizantin Androniku II, Paleologu, pati emëruar si qeveritar në Berat Sevastin Skurrën (1308-1336). Kulmin e lulëzimit të formacionit të tyre shtetëror Muzakajt e arritën në kohën e sundimit të despotit Andrea i 2-të Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot”, i cili në shkallën e hierarkisë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit.
Despoti Muzaka gjatë viteve 1335-1341 ishte në krye të lëvizjeve antibizantine në Arbëri. Më 1336-ën njeh për kryezot mbretin, Robert Anzhu të Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashëgimet dhe gradat dhënë Andreas së 2-të Muzaka prej perandorit të Bizantit, por me kusht të lënies peng në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin djalë të tij.
Në kohën e despotit Andrea Muzaka, duke e parë Voskopojën si një pikë startegjike të ndodhur në mes të rrugëve që çojnë në Adriatik, Selanik dhe Stamboll, Petro Muzaka themeloi qytetin e Voskopojës, i cili filloi të rritej dhe lulëzonte për të ardhur në vitin 1782 të shek. XVIII vit, kur Voskopoja do të kishte rreth 40 mijë banorë ardhur nga Korça, Kolonja, komuniteti aromun, por edhe nga qyteti i Beratit, banorët e të cilit e konsideronin Voskopojën si qytetin e tyre të dytë. Duke ecur në këto gjurmë, konsulli austriak, Johan George Von Han (1847), e vendoste themelimin e qytetit në vitin 1338, nga Petro i shtëpisë së madhe të Muzakajve
Dinastia e Muzakajve
Pas vitit 1336, një degë të familjes fisnike Muzaka e ndeshim të vendosur në zonën greke të Peloponezit, ku sot ndodhet fshati me emrin Muzaki, në perëndim të Kalamatës dhe Muzakio, në verilindje të Pirgosit. Më 1370-ën Kosturi bënte pjesë në Despotatin e Epirit. Pinjollët Junt dhe Teodori i 2-të Muzaka morën pjesë me trupat e tyre në Betejën e Kosovës kundër pushtuesve osmanë, më 1389-ën. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morën pjesë në Lidhjen e Lezhës, më 1444-ën. Gjin Muzaka ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt u vendosën kryesisht në territoret e Mbretërisë së Napolit (në Pulje).
Emanuel Polito në librin “I Musachi Di Berat” (Muazakajt e Beratit,fq. 8), libër që i referohet Don Kostandin Muzaka thotë: “Andrea Muzaka I (1280-1313), i cili gjatë sundimit të Anxoinëve (Angioini) ishte emëruar si marshall i Arbërve, nga mbreti i Napolit, Karli I.”
Kryeqendra nga ku sundonin Muzakajt ishte qyteti i shumëshkëlqyer i Beratit, i rrethuar nga fushat e e mëdha, të cilat morën si emër mbiemrin e sundimtarëve të tyre Musachia (Myzeqe).
Pas vdekjes së Andreas I Muzaka, në krye erdhi biri i tij, Teodori I, i mbiquajtur Kishetizi, i cili pati dy djem: Mentulin, kontin e Klisanisë dhe Andrean II, (1319-1372), mareshall, despot i Shqipërisë dhe zot i Kosturit.
Me Andrean e 2-të, Muzakajt e shtrinë pushtetin edhe në fushën e Korçës deri në Kostur. Në këtë qytet Andrea dhe bijtë e tij, Stoja e Theodhori, ngritën në vitin 1370 kishën e Shën Athanasit, në të cilën gjendet sot ky mbishkrim: “Të ndërtuar nga themelet dhe të pikturuar nga zotërit shumë fisnikë Stoje dhe Theodhor Muzaka”. Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: “Marshall i Mbretërisë së Arbërisë”, d.m.th mëkëmbës i Mbretit të Napolit në Shqipëri.
Ndërsa, perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e lartë të despotit (princit). Me këtë pozitë politike dhe duke e ndjerë veten të fuqishëm, princi Andrea Muzaka iu vu punës për t’u shkëputur nga fuqitë e huaja dhe për të krijuar principatën e tij. Kryengritja e vitit 1335 që organizoi në Toskëri dështoi dhe ai vetë u strehua në Durrës tek anzhuinët.
Muzakajt kundër pushtuesve serbë
Në vitet 1346-1355 në Shqipëri vendoset pushteti serb. Por, diku rreth vitit 1350, despoti Andrea ia merr me luftë Beratin, Jovan Komnenit, i cili thërret për ndihmë në vitin 1355 kunatin e tij perandorin serb, Stefan Dushanin. Trupat serbe do të nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre dështoi, sepse gjatë kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashkë me të, merr të tapjetën edhe perandoria e tij: “sllavo-bizantine-shqiptare”.
Një vit më vonë, pasardhësi i Stefanit, Uroshi, organizoi fushatën e dytë serbe, për të marrë nën kontroll Beratin. Nga një shënim historik për këtë fushatë thuhet: “Serbët erdhën nga Tomorica, duke sulmuar Beratin me egërsi, i varnin njerëzit në të dyja anët e rrugës jashtë kalasë”.
Ndërkohë, pasi dogjën lagjet e jashtme të qytetit dhe nuk e morën dot kalanë, serbët u larguan pa arritur qëllimin, duke lënë pas vetëm “tokë të djegur”.
Koha i krijoi mundësi Andrea Muzakës që të zgjeronte principatën e tij. Në vitin 1365 ai mori edhe Vlorën, duke u bërë zotërues i territoreve Durrës-Ohër-Kostur-Himarë. Këto vende ai i mori duke luftuar me serbët, të cilët i kishte armiqtë e tij tradicionalë. Në vitin 1365, Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndërs në aleancë me Balshajt mundi mbretin serb, Vukashinin.
Pak kohë më vonë despoti Andrea goditi edhe të birin e tij, Mark Krajleviçin. Pas kësaj fitoreje të bujshme, perandori bizantin Joani V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dërgoi si dhuratë stemën perandorake bizantine, të përbërë nga shqiponja me dy krerë dhe me një yll gjashtëcepësh në krye.
Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nëpërmjet lidhjeve martesore dhe miqësore me familjet feudale të fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj dhe me të tjera familje fisnike me pozite më të vogël.
Me zgjuarsi ai veproi kur martoi të bijën, Komnenen (Komiten) me Balshën e dytë, njeriun që bashkoi nën pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka në veri e deri në vijën Himarë-Kostur në jug. Nga kjo martesë Balsha II, mori si prikë dy pika strategjike: Vlorën dhe Kaninën.
Pas vdekjes së despotit Andrea, zotërimet e Muzakajve u ndanë midis tre djemve të tij: Stoja mori Kosturin me rrethinën, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqenë, ndërsa Gjini mori pjesën tjetër të shtetit. Në qershor të vitit 1389, Theodhor Muzaka me trupat e tij, të rekrutuar në Berat dhe Myzeqe, mori pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, ku mbeti i vrarë prej turqve.
Kjo ishte humbja e dytë tragjike për të, sepse katër vjet më parë në Saver (Lushnje) ai kishte përjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit të tij, Balshës së 2-të.
Muzakajt me Skënderbeun, kundër turqve
Në vitin 1438, mbas kryengritjes së Arianitëve, turqit sulmuan Beratin, kryeqytetin e Muzakisë, por ai i qëndroi rrethimit dhe komandanti turk Tuhran Pasha e la Shqipërinë, mbas shkatërrimit të vendit dhe pas maskrimit të popullatës.
Që nga kjo kohë Muzakajt, ashtu si zotërinj të tjerë shqiptarë, u pajtuan me Sulltanin dhe shumë prej tyre u kthyen në myslimanë, duke bërë karrierë në klasat sunduese turke. Njëri prej muzakajve mori emrin Jakup Bej dhe në vitet ’30 të shek. XV u bë Sanxhakbej i Sanxhakut Shqiptar.
Në vitin 1443, Muzakajt do të marrin pjesë në kryengritjen e përgjithshme të Shqipërisë, nën udhëheqjen e Skënderbeut.
Mbas humbjes që pësuan shqiptarët nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut, në vitin 1468, Gjin Muzaka, pjesëmarrës i Lidhjes së Lezhës, vazhdoi së bashku me princër të tjerë shqiptarë të luftonte edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Gjon Muzaka vazhdoi luftën pa përfilluar përpjekjet e Sulltan Mehmetit II, për ta bërë të hiqte dorë nëpërmjet premtimeve dhe dhuratave.
Mbas rënies në duart të turqve të fortesave të fundit shqiptare, shumë familje të kësaj toke gjetën strehë në Itali. Edhe Gjon Muzaka emigroi në Itali, në Napoli, ku shkroi më 1510-ën “Historia e gjenealogja e shtëpisë së Muzakajve”, të cilit i referohet edhe Emanuel Polito, në librin “I Musachi di Berat” (Muazakajt e Beratit). Muzakajt u stabilizuan në krahina të ndryshme të Italisë, midis të cilave, në Venecia gjejmë Kostandin Muzaka, që thuhet se është pinjoll i kësaj dere.
Sipas Gjon Muzakës në librin “I Musachi di Berat”, fq. 74, “Andrea Muzaka mbante titullin despot dhe qyteti i Beligradit (Beratit) është kryeqyteti i Muzakisë (Muzeqesë) me të gjithë Muzakinë. Kufiri i kësaj krahine fillon nga fshati Karakua (Kavaja e sotme) kalonte nëpër fshatin Xhiosit (Muriqani i sotëm) dhe nga ky tek ai i Bastit (Bishqëmi i sotëm), në krahinën e Selenicës, zona që përfshinte pjesën midis Ballshit dhe Vlorës, deri në breg të detit, ku gjenden shumë fshatra, krahina e Tomoricës, Skraparit, krahina e Devollit të madh (zonë në lindje të Korçës), qytetin e Kosturit dhe ngulini mirë sytë, aty është qyteti i quajtur Voskop, Voskopoja”.