Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Epiri dhe epirotët...

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Epiri dhe epirotët... Empty Epiri dhe epirotët... Wed Feb 29, 2012 7:14 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Epiri dhe epirotët

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’.
"Correspondence de Lord Byron",Paris,1825
Epiri dhe epirotët... 780Epirus_antiquus_tabula
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave,në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi"(parahanësor),pra më të vjetër se vet Hëna.

Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.

Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme.Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë.Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.

Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.

Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë".

Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura.

Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2).

Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3).
T
ë gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike.

Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.

Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë , duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati (7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8) thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden".

Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.

Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.

Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.

Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).

Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).

Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë"(13).

Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14)

Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.

Teopompi,- thotë Straboni(15) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise(16), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori".

Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh.

Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë.

] Bashkë me Kaonët merrnin pjesë nëekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët"(18). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.

Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve.

Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre.

Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".

Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan atamanët ilirë.

Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).

Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë"(28).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek.

Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.

Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.

Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë.

Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31). Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.

Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.

Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje.

Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34).

Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).

Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.

Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik(38).

Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë.

] Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit(39).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës(40). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.

Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42).

Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)(46).

Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47).

Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(48), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50).

Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir(51).

Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë(54).

Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë(55). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!!

Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë(56).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.

Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan .

Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni(58), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek.

Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë".

Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase.

Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj(59). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar(60).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë(61).
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë"(62).

Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.

Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit(64).
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"(65).

Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman(67), i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire".

Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop(68), J.R.F. Ksilander 69, J.G.F. Han (70), J.F. Falmerajer (71), T.Mommsen (72), P. Kreçmer (73) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët(75). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).

Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë: "Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë.

Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke"

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi