Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Francë: Ekspozitë mbi kopshtet zoologjike me njerëz

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Francë: Ekspozitë mbi kopshtet zoologjike me njerëz Ekspozite-France
Një ekzpozitë në muzen Quai Branly në Paris shqyrton një kapitull negativ të kolonializmit përëndimor ndërkohë që eksploron themelet e racizmit dhe paragjykimet që ndodhin sot. Një përfaqësues i species njerëzore, apo një krijesë e frikshme?
Muzeu Quai Branly në Paris eksploron këtë pyetje dhe çështje të tjera në ekspozitën mbi kopshtet zoologjike të njerëzve.
Bashkë-kuratorja e ekspozitës Nanette Snoep thotë se evropianët patën hapur ekspozita të ekzemplarëve njerëzor që nga shekulli i 15-të. Ajo thotë:
“Që nga ajo kohë, ka patur gjithnjë e më shumë burra, gra dhe fëmijë nga Afrika, Azia, Amerika dhe pellgu jugor i Oqeanit Indian të cilët janë shfaqur në ekspozita të ndryshme koloniale, kabare dhe në cirk”.
Në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, të ashtu-quajturat kopshte zoologjike njerëzore ishin formë popullore e argëtimit në Evropë e Shtetet e Bashkuara dhe ishin biznes fitimprurës.
Ato shfaqnin njerëz nga kolonitë e tyre si e ashtuquajtura “Hottentot Venus” nga Afrika e Jugut. Për herë të parë ajo bëri një paradë në Evropë në fillim të viteve 1800. Gjashtë vite më vonë ajo vdiq.
Organizimi i kësaj ekspozitës ishte ide e ish futbollistit francez dhe aktivistit të luftës kundër racizmit Lilian Thuram.
Lilian Thuram thotë se këto teori shkencore na ndihmojnë për ta kuptuar racizmin sot:
“E ashtuquajtura racë e bardhë konsiderohej si racë superiore, dhe ekzistonte një grafikë racore, e cila përcaktonte të ashtuquajturën racë e zezë e cila konsiderohej hallka që mungonte në lidhjen mes majmunit dhe njeriut”.
Ekspozitat me njerëz filluan të veniten në vitet 1930, ndërkohë që interesi i publikut u zhvendos në industrinë e filmit dhe forma të tjera të argëtimit.
Por paragjykimet vazhdojnë të jenë të pranishme. Thuram shpreson se ekspozita do të bëjë që njerëzit të mendojnë rreth zanafillës së paragjykimeve të tyre.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi