Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Pajtimi i shqiptarve ndaj "Krishterimit & Islamit"

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Këto energji pajtimtare do të vazhdojnë të veprojnë edhe në kohrat moderne. Shqiptarët do të gjejnë mënyra për të ofruar formulën e pajtimit edhe në mes të krishtërimit dhe islamit.

Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës që kanë një gjuhë, madje dhe të njejtin dialekt, jekavishten, një origjinë, zakone dhe kulturë të thuash identike, hynë në procesin e ndërtimit të veçantive etnike duke instrumentalizuar religjionin. Sipas kësaj skeme kroatët u identifikuan me katolicizmin, serbët me ortodoksizmin, ndërkaq boshnjakët me islamizmin. Identiteti i përbashkët paraprak u shkatërrua duke i fetishizuar dallimet e vogla, pra duke spikatur përkatësitë formale religjoze.
Edhe në Shqipëri, në mënyrë harmonike bashkëjetojnë të tre religjionet monoteiste, por në dallim nga Bosnja nuk ka konflikt edhe pse qendrat e ndryshme strategjike, në Beograd e gjetiu punojnë për t’i nxitur ato.
Arsyeja e parë që ndikon të mos shfaqen armiqësitë është mënyra e formimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ky identitet është formuar mbi bazën e përkatësisë etnike, mbi traditën e përbashkët tolerante që nuk prodhon segregimin e çfardo përkatësie. Element kryesor në ndërtimin e identitetit kombëtar, vazhdimisht, në të gjitha periudhat historike, nuk është feja, por gjuha, rrjedhimisht tradita dhe kultura që ndërtohen mbi këtë bazë. Shqiptarët kanë origjinë të saktë kombëtare dhe nuk kanë nevojë për elemente të tjera për ta spikatur, për të vënë në veprim atë fenomen të fetishizimit të dallimeve të vogla. Populli shqiptar, unik dhe i dallueshëm, në krahasim me popujt e Bosnjës, apo popuj të tjerë që hyjnë në konflikte, i ngjason atij individit që ka afinitete dhe atribute të ndryshme, të cilat arrin t’i baraspeshojë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe harmonike.
Këto veti, këto atribute i ndien si të vetat, si pjesë të identitetit e jo si kontradikta që e përçajnë personalitetin.
Argumenti i dytë pse nuk kemi konflikt në Shqipëri është momenti historik. Në rastin e parë, pra të Bosnjë-Hercegovinës kishim të bënim me një kontekst të jashtëzakonshëm historik. Shthurjen e Jugosllavisë dhe hapjen e kauzave të veçanta kombëtare. Në Shqipëri, për shkak të karakterit monolit të popullsisë së saj, nuk ndodhi ky fenomen i shthurjes. Ç’është e vërteta, në vitin 1997 pati një shthurje të formës, konkretisht të regjimit, por jo dhe të përmbajtjes. Në këtë vit të krizës, në Shqipëri ndodhi një mrekulli, që vështirë mund të shpjegohet racionalisht. Populli grabiti armët nga depot, por nuk ndodhi asnjë vrasje qoftë dhe grindje mbi baza religjioze, etnike, politike apo rajonale. Të gjitha konfliktet ishin të natyrës kriminogjene ose të hakmarrjes individuale. Kjo shpjegohet deri diku me faktin se historikisht në Shqipëri nuk janë prodhuar projekte që provokojnë pabarazinë mbi çfarëdo baze që mund të nxitnin ato energji thimotike që përshpejtojnë ndryshimin e relacioneve të pabarabarta në shoqëri. Ta përfundoj mendimin, në vitin 1997 ra nga provimi forma ose regjimi por jo përmbajtja, kohezioni i brendshëm i shoqërisë shqiptare. Spikatja e faktorit religjioz si faktor konfliktuoz bëhet për shkak të projekteve politike dhe kurrsesi religjioze. Në historinë e njerëzimit gjithmonë kanë ekzistuar energji protofashiste që nuk janë përputhur kurrë me opsionin religjioz, por veprimi i tyre është toleruar për shkak të mungesës së fuqisë për t’i kontrolluar ato, ose për shkak të oportunitetit të faktorit religjioz.
Përçarjet, skizmat, sektarizimet janë fenomene që shfaqen në sistemet totalitare, qofshin ato me premisa religjioze apo politike. Diversiteti është forcë dhe faktor i pamposhtuar që gjatë procesit të tërësishëm historik ndikon në rënimin e totalitarizmave. Ilirët, arbërit, rrjedhimisht edhe shqiptarët, kanë qenë të përfshirë në këto procese globale determinuese, religjioze, politike etj. pa dëshirën e tyre. Nga aspekti shkencor është guxim të pohohet se shqiptarët kanë pasur reagim programatik, harmonik gjatë gjithë këtyre shekujve, por nga ana tjetër është një rastësi e mrekullueshme që dëshmon se gjatë proceseve ndarëse iliro-shqiptarët janë përpjekur të formojne sintezën e re. Meqë këto ndarje kanë pasur efekte shkatërruese për qënien e tyre, ka të ngjarë që ata janë përpjekur që të amortizojnë këto efekte, duke propozuar variante pajtuese. Në fillim të shfaqjes së krishterizmit, të atij apostolik që u pranua nga ilirët e lashtë, u shfaq kriza e parë në mes të paganizmit dhe krishterizmit. Në atë kohë ilirët e gjeten formulën pajtuese duke futur shumë kremte pagane ilire, si pjesë pëbërëse e religjionit të ri, duke ruajtur në këtë mënyrë kontuinitetin me të kaluarën me ç’ka u lehtësua përqafimi i së resë. Kur u shfaq kriza në mes të krishtërimit dhe perandorisë romake, pajtimi u arrit me krishterizimin e perandorisë romake. Këtë e bëri në vitin 325 perandori Konstantin me prejardhje ilire. Kur u shfaq skizma e parë mes kishës lindore dhe asaj perëndimore që i ndante tokat iliro-shqiptare, ata u përpoqën që të vendosin ura komunikimi mes dy blloqeve, duke filluar prej Koncilit të parë deri te angazhimet e Patriarkut të Kishes Ortodokse me seli në Stamboll, arvanitit Atenagora, dhe angazhimeve të vetë Nënë Terezës. Këtu nuk duhet të harrojme ilirin nga Dalmacia, Shën Jeronimin i cili i pari e përktheu Biblën në gjuhën latine në shekullin e IV, si dhe perandorin Justinian, i cili duke i parë çarjet e para dhe të pandalshme në mes të perandorisë lindore dhe asaj perëndimore romake, rrjedhimisht në mes të kishës ortodose dhe asaj katolike, tentoi të gjejë zgjidhje në formulën e tretë duke bërë përpjekje për mëkëmbje të Kishës ilirike mbi baza të krishterizmit apostolik.
Pra, shqiptarët gjithmonë kanë luajtuar nje rol ekumenik në fushën e religjionit duke filluar nga Koncili i I-rë i përgjithshem i Kishës ( v. 325) e deri në ditët e sotme, ku shqiptarët bëjnë çmos, jo vetëm për pajtimin e dy kishave krishtere, por edhe në mes të krishterizmit dhe islamit. Të përkujtojmë se në Koncilin e I-rë; për herë të parë u takuan përfaqësuesit e gjithë botës krishtere, ku rol të rëndësishëm luajtën, jo vetëm numerikisht por dhe në aspektin programatik priftërinjtë e Ilirikumit, duke u përpjekur që të evitohen keqkuptimet lidhur me natyrën e lotit, natyrën e Krishtit, me dilemat rreth Trinisë së shenjtë dhe konsubstancialitetit të Krishtit. Në këtë fazë, kur ndërtoheshin bazat e religjionit të ri, krishterizmit, roli i ilirëve ishte shumë i madh, në krahasim me rolin popujve të sotëm të krishterë, gjermanëve, anglezëve, francezëve, skandinavezëve, sllavëve etj.
Që nga fillimi i krishtërimit e deri më sot, shqiptarët kanë luajtur një rol bashkues, jo vetëm me përkrahjen e iniciativave ekumenike, por edhe me iniciativa vetiake. Janë të dituara përpjekjet e Perandorit Junstinian të I-rë (527-563), të Koncilit Ekumenik të Firencës (v.1445), të Pjetër Bogdanit, të Patrikut Atenagora (i cili erdhi në Romë gjatë pontifikatit të Papës Palit VI) por gjithashtu roli i shqiptarëve në botën islame, ndonëse jo në fazën e vënies së themeleve, por në fazën e mbi ndërtimit. Shqiptarët në këtë periudhë historike ishin bartës të vlerave dhe të standardeve perëndimore në Perandorinë Otomane. Në fushën e politikës (politika oksidentale e guvernatorit të Egjiptit), Mehmet (arabisht Muhamed) Ali Pasha vendosi standarde perëndimore në qeverisje dhe në shoqëri, zhvilloi beteja të sukseshme kundër vehabistëve intolerantë dhe fisit të saudëve të cilët, nën ndikimin e anglezëve, e shfrytëzonin këtë lëvizje fetare për të marrë pushtetin. Roli i Pashk Vasës në themelimin e Libanit multikonfesional, në kulture (shkrimet e para në prozë, vepra të para dramaturgjike, enciklopedi, pikturë etj.), shkencë etj. .
Këto energji pajtimtare të shqiptarëve do të vazhdojnë të veprojnë edhe në kohërat moderne. Duke mbajtur vetveten larg nga këto përçarje, ata do të gjejnë mënyra për të ofruar formulën e pajtimit edhe në mes të krishtërimit dhe islamit. Vetëm në qënien e shqiptarit, në kodin e tyre kulturor këto kontradikta funksionojnë pa fërkime ...!

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi