Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Popujt e vegjel edhe fuqite e medha

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Popujt e vegjel edhe fuqite e medha Empty Popujt e vegjel edhe fuqite e medha Wed Feb 29, 2012 6:28 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

POPUJT E VEGJËL DHE FUQITË E MËDHA (Shqiptarët – historikisht pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor)
Popujt e vegjël, me vështirësi e fitojnë lirinë dhe pavarësinë. Pasi e fitojnë lirinë dhe pavarësinë, me vështirësi e ndërtojnë shtetin e vet. Popujt e vegjël me shumë vështirësi krijojnë shtet ligjor dhe shoqëri civile. Mundësia më e lehtë e popujve të vegjël për ta ndërtuar shtetin e tyre është mbështetja te një protektor. Me fjalë të tjera, popujt e vegjël mund ta ndërtojnë shtetin, aparatin shtetëror, infrastrukturën dhe institucionet shtetërore vetëm me ndihmën e një fuqie të madhe – rajonale apo globale. Vendet e vogla të Evropës Perëndimore kanë arritur të ndërtojnë shtete ligjore dhe demokratike dhe shoqëri civile, me ndihmën e vazhdueshme të fuqive të mëdha të kontinentit. In ultima linea, popujt Evropës, në ndërtimin e shtetit, të pluralizmit, të parlamentarizmit, të demokracisë dhe të shoqërisë civile kanë tradita shumëshekullore.

Me krijimin e Bashkimit Evropian, popujt e vegjël të kontinentit, nuk mund të lidhen më – si dikur – me ndonjërën prej fuqive historike të Evropës. Ata tani mund t’i mbështeten krejt këtij unioni të shteteve. Tani pushon roli klasik i fuqive historike të Evropës – Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Rusisë. Tri fuqitë historike kryesore të Evropës Perëndimore, i kanë tejkaluar kundërthëniet historike të ndërsjella dhe në kuadër të BE-së kanë realizuar një simetri interesash. Por, edhe organizmat si BE-ja, i kanë lokomotivat e veta. Të tilla në BE janë Gjermania dhe Franca. Shtetet e vogla të BE-së nuk kanë ndonjë peshë të theksuar politike. Veprimet politike të tyre, kryesisht janë rezultantë e vendimeve politike të fuqive kryesore të BE-së. Shtetet e vogla të BE-së, më parë se politikën, preokupim kryesor e kanë zhvillimin ekonomik. Fuqitë evropiane sot, nuk luftojnë si dikur, për zona interesi dhe për sfera ndikimi. Të paktën jo – në kontinentin e vjetër. Të paktën jo – me mjete dhe forma klasike.

Kombet lindin kryesisht në momente historike. Shekulli XIX u quajt shekull i kombeve. Shpërbërja e perandorive po ashtu paraqet moment historik për krijimin e shteteve të reja. Pas rënies së Perandorisë Osmane, të Austro-Hungarisë, të BRSS-së dhe të Jugosllavisë lindën shumë shtete të pavarura.

Popujt e vegjël nuk e kanë lehtë të gjejnë aleatë. Popujt e tillë, pa aleatë, edhe çështjen kombëtare vështirë mund ta zgjidhin - po qe se atë nuk e kanë të zgjidhur. Kuptohet, ekzistojnë edhe aleanca dhe miqësi të natyrshme.
Për të gjetur aleatë dhe miq ndër fuqitë e mëdha, nevojiten disa parametra. Një popull i vogël, për ta zgjidhur çështjen kombëtare të vet, përpos organizimit të vet dhe gatishmërisë për sakrifica, duhet të kërkojë edhe ndihmën e një fuqie të madhe. Mirëpo, angazhimi i një fuqie të madhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare të një populli të vogël apo edhe të një populli me përmasa demografike dhe territoriale mesatare, varet prej disa rrethanave:
- përkatësia një familjeje të madhe të popujve;
- komponenti fetar;
- komponenti gjeografik;
- raporti i forcave dhe konstelacioni në rajonin ku figuron çështja kombëtare;
- komponenti kulturor apo civilizues;
- pozita gjeografike-strategjike
- bregëzimi me dete;
- pasuritë natyrore strategjike dhe pasuritë e naftës;
- pozicionimi politik, në çaste historike të caktuara.

1. Me përkatësinë familjes së madhe të popujve, kur është fjala për popujt evropianë, nënkuptohet përkatësia familjes së popujve gjermanë, familjes së popujve romanë dhe familjes së popujve sllavë. Rusia p. sh., në momente historike të caktuara, si dhe në çaste krizash, duke qenë një shtet i madh, hiqet si mbrojtëse e natyrshme e popujve të vegjël sllavë. Kuptohet – edhe për interesa të veta.
Po qe se asnjëri prej shteteve që e përbëjnë një familje të popujve, nuk është një fuqi e madhe – rajonale, me këtë rast, shtetet e vogla që i përkasin asaj familjeje të popujve, nuk kanë një mbrojtje efektive.

Në Evropë ka edhe popuj, gjuha e të cilëve nuk i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane (indo-gjermane), si: gjuha baske, gjuha finlandeze, gjuha hungareze, dhe estonishtja. Turqishtja, e cila flitet në pjesën evropiane të Turqisë dhe aty-këtu në Ballkan, po ashtu nuk i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane.

2. Kur është fjala për komponentin fetar, popujt e Evropës i takojnë kryesisht fesë së krishterë – katolicizmit apo ortodoksizmit. Perandori romak Flavius Theodosius, i mbiquajtur i Madhi (347-395) e ndau Perandorinë midis dy djemve të tij – Arkadit dhe Honorit, përkatësisht: në Perandorinë e Lindjes dhe në të Perëndimit. Pas vdekjes së tij, kjo ndarje ishte përfundimtare dhe njihet në histori si Limes Theodosiana. (Vija e Theodhosit).

Më 1991 filloi lufta në Jugosllavi. Serbët luftuan kundër sllovenëve, kroatëve, myslimanëve në BH dhe shqiptarëve në Kosovë. Luftuan popuj të tre religjioneve: ortodoks, katolik dhe mysliman. Tragjedia më e madhe ndodhi ndaj myslimanëve të BH-s. Evropa e krishterë - latine, gjermane dhe sllave, para masakrës së Srebrenicës ndaj një popullsie myslimane - ndenji duarkryq. Një kasaphane si ajo e Srebrenicës, ndaj kroatëve dhe sllovenëve katolikë, fuqitë perëndimore kurrë s’do të kishin lejuar.

Nuk duhet harruar se historia është plot shembuj luftërash të përgjakshme ndërmjet popujve që i kanë takuar të njëjtës familje, të njëjtit religjion dhe të njëjtit qytetërim.

Shqiptarët u takojnë tri feve: islame, ortodokse dhe katolike. Në kuadër të besimtarëve myslimanë ndodhen edhe bektashinjtë. Kuptohet, ndër shqiptarë, sikurse edhe ndër popujt e tjerë të botës, ka edhe të tillë që deklarohen si ateistë. Ka edhe të tillë që besojnë në Zot, por që nuk i besojnë asnjë religjioni, duke e konsideruar fenë, jo si krijim të Zotit, por si sajim të njeriut. Shqiptarët ndërkaq, që u përkasin tre religjioneve, nuk i përkasin asnjërës prej këtyre tri familjeve të mëdha të popujve. Janë të veçantë, pra edhe të vetmuar.

3. Komponenti gjeografik - Fuqitë e mëdha vihen në veprim për t’i dalë zot një populli të vogël apo për ta mbështetur kauzën kombëtare të tij, edhe në saje të komponentit gjeografik.

Çështja e një populli evropian natyrshëm shqetëson fuqitë kryesore të kontinentit - Gjermaninë dhe Francën dhe vihet në agjendën e Brukselit. Fuqitë kryesore të Evropës, përkatësisht BE-ja nuk dëshiron vatra krize në kontinent. Brukseli gjithmonë është i interesuar të ruhet paqja dhe stabiliteti në Evropë dhe në afërsi të saj. Fuqitë nuk parapëlqejnë ndryshime që mund të shkaktojnë trazira dhe konflikte. Madje, qofshin ato ndryshime edhe të arsyeshme. Në shumë vende të BE-së, liritë dhe të drejtat e grupeve etnike, të cilët sipas standardeve të Brukselit konsiderohen minoritete, shkelen njësoj si para Luftës së Dytë Botërore.

Çështja e një populli në Indokinë, ngjall interesimin e fuqive rajonale të Azisë, d.m.th. të Kinës dhe të Indisë.
Në shumë raste dhe në çdo cep të rruzullit, varësisht nga rrethana të caktuara, si fuqi globale apo si superfuqi, vihet në veprim SHBA-ja.

Natyrisht, nuk duhet pritur që SHBA-ja, për pak e për shumë, të hyjë në konflikt të armatosur me fuqitë rajonale të rruzullit, siç janë Rusia, Kina, India. Fuqitë e mëdha mund të hyjnë në konflikt të armatosur ndër vete, vetëm kur të rrezikohen interesat gjeopolitikë dhe gjeostrategjikë të tyre. Një konflikt i armatosur midis SHBA-së, Rusisë dhe Kinës mund të jetë vetëm konflikt qytetërimesh, i shkaktuar nga një krizë ekonomike totale, sidomos nga shterimi i plotë i naftës.

Mund të konstatohet se pakti i NATO-s, nuk ekziston vetëm kundër rrezikut nga Rusia, por edhe kundër rrezikut nga Kina. Tendenca e SHBA-së për të mbizotëruar në planin global, vetvetiu shpie në afrimin e Kinës me Rusinë. Ndërkaq, kur një ditë botën do ta rrezikojë Kina, kjo do të shpjerë në afrimin e SHBA-së me Rusinë.

Njerëzimit i kanoset rreziku edhe nga shpërthimi demografik. Shtimi i popullsisë në planin global, përkatësisht planifikimi i shtimit në shkallë botërore, duhet të jetë një prej preokupimeve kryesore të OKB-së.

4. Zgjidhja e një çështjeje kombëtare varet edhe nga raporti i forcave, përkatësisht nga konstelacioni i rajonit ku figuron çështja. Kur një çështje kombëtare ballafaqohet me një shtet të madh, me atë rast Fuqitë e Mëdha nuk ndërhyjnë. Rasti i Gadishullit Korean dhe ai i Tajvanit, ku përplasen interesat e dy fuqive vigane – SHBA-së dhe Kinës – është specifik.

Për shembull, çështja kurde zgjidhet me vështirësi, për shkak se përballet me tre shtete të mëdha: me Turqinë, me Iranin dhe me Irakun. Fuqitë e mëdha të Perëndimit mund edhe ta mbështesin çështjen kurde, por nuk kanë mjete për ta imponuar zgjidhjen. Në Irak, një zgjidhje për kurdët u arrit në saje të ndërhyrjes amerikane. Zgjidhja e çështjes kurde në Turqi, është një prej kushteve që duhet të plotësojë Ankaraja për t’iu afruar BE-së. Po të mos ekzistonte interesimi i Turqisë për t’u anëtarësuar në BE, perëndimorët nuk do të posedonin asnjë mjet tjetër për t’ia imponuar Turqisë zgjidhjen e çështjes kurde. Është absurde të mendohet që perëndimorët të hyjnë në konflikt të armatosur me tre shtetet e sipërthëna – për kurdët apo edhe për cilindo popull tjetër.

Ndërhyrja ushtarake e fuqive perëndimore në mbrojtje të shqiptarëve nga gjenocidi serb, është rast i rrallë në historinë e botës. Përse fuqitë e Perëndimit, për herë të parë që nga themelimi i aleancës, e vunë në veprim makinën ushtarake të saj, e pikërisht në rastin e shqiptarëve?! Për arsye:

- se çështja shqiptare figuron në Evropë;
- se çështja shqiptare është pasojë e padrejtësive të kancelarive evropiane – Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920). Fuqitë e Mëdha historike të kontinentit, duke mbështetur sot çështjen shqiptare në Ballkan, korrigjojnë edhe gabimet dhe padrejtësitë e veta të së kaluarës;
- se shqiptarët janë popull ndaj të cilit është bërë padrejtësia më e madhe, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Më tepër se gjysma e territorit të Shqipërisë etnike ka mbetur nën pushtimin e egër të fqinjëve ballkanikë – Serbëve, malazezëve, sllavo-maqedonasve dhe grekëve;
- se shqiptarët janë i vetmi popull në botë që janë të ndarë në gjashtë shtete apo njësi administrative: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Çamëri;
- se që nga Kriza e dytë lindore (1877) dhe gjatë tërë shekullit XX, Serbia mbi shqiptarët e trojeve të pushtuara, ka ushtruar gjenocid dhe ka ndjekur politikë kolonialiste dhe politikën e aparteidit;
- se Serbia është e vogël për të pasur një koloni si Kosova dhe sa Kosova. Shqiptarët janë kafshatë shumë e madhe për një Serbi të vogël, të pazhvilluar dhe jodemokratike;
- se nëpërmjet shqiptarëve, SHBA-ja depërton në Ballkanin Perëndimor, duke përforcuar rrjedhimisht edhe pozitat e saj në Evropë;
- se shqiptarët, duke qenë një popull i veçantë, ndaj dhe i vetmuar, do të jenë aleatë të besueshëm të amerikanëve. Sipas disa opinioneve, shqiptarët janë populli më proamerikan në botë;
- se shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë të gadishullit dhe ndër më të lashtit e kontinentit;
- se shqiptarët i kanë dhënë njerëzimit personalitete historike si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Aleksandër Mojsiu, Xhon Bellushi (aktori më i madh në historinë e kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit), e shenjta Nënë Terezë (nobeliste), nobelisti me prejardhje nga fshati Llakavicë i Gostivarit - Ferid Murati etj.

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve i përkasin fesë islame. Duke i marrë nën mbrojtje shqiptarët nga sundimi sllav, Uashingtoni ia vë në dijeni botës islamike, se SHBA-ja nuk është kundër myslimanëve.

Çështja baske apo ajo katalonase nuk zgjidhet lehtë për arsye se edhe këto dy çështje ballafaqohen me një shtet të madh, siç është Spanja. Po kështu qëndron puna me çështjen korsikane përballë Francës, me çështjen irlandeze përballë Britanisë së Madhe. Edhe çështja çeçene ballafaqohet me një shtet të madh, siç është Rusia. Jo vetëm çeçenët, por edhe popujt e tjerë të Kaukazit, synojnë të çlirohen nga ariu i veriut. Edhe tibetanët dhe ujgurët ballafaqohen me shtet të madh – Kinën. Njashtu edhe sikët në Indi. Çështja e Kashmirit vështirë zgjidhet ngase figuron ndërmjet dy shteteve – fuqi bërthamore, Indisë dhe Pakistanit. Mbajtjen e Kashmirit nën sovranitetin e Indisë, Nju-Delhi do ta arsyetonte me teorinë e hapësirës jetësore. Çështja palestineze zvarritet me dekada, për arsye se kjo çështje përplaset me një Izrael që mbështetet nga një superfuqi siç është SHBA-ja.

Te shembujt e lartpërmendur, çështjet kombëtare shfaqen pikërisht te shtetet që vetë janë fuqi të mëdha, si: Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina, SHBA-ja.

Natyrisht, duhet bërë dallim midis çështjes baske, katalonase, irlandeze dhe korsikane, në një anë dhe çështjes çeçene, tibetane, ujgure, sike, palestineze, në anën tjetër. Çështja baske, katalonase, korsikane dhe ajo irlandeze figurojnë në shtetet me shkallë të lartë të demokracisë, ndërkaq çeçenët, tibetanët, ujgurët, tamilët në Sri-Lankë etj. janë të shtypur si në mesjetë.

5. Komponenti kulturor apo civilizues – Popujt e vegjël dhe jo vetëm ata, mund të merren nën mbrojtjen e fuqive të mëdha, edhe në bazë të komponentit civilizues. Fuqitë e mëdha të Perëndimit – SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania nuk do të lejonin shkeljen e të drejtave të një populli - që i takon qytetërimit perëndimor, d.m.th. kulturës perëndimore. Sipas tyre, kulturës apo qytetërimit perëndimor i takojnë ata popuj që kultivojnë vlera shpirtërore dhe materiale perëndimore, djep i të cilave konsiderohet kultura antike greke dhe romake. Ata popuj pra, që funksionojnë me vlera të tilla.

Polakët, çekët, sllovakët, sllovenët dhe kroatët vërtet janë popuj të familjes sllave, por ata kryesisht janë katolikë dhe funksionojnë me sistemin perëndimor të vlerave. Si të tillë, këta popuj, e sidomos polakët dhe çekët, për të shpëtuar nga sundimi rusomadh, kanë gëzuar mbështetjen e pakursyer të fuqive perëndimore. Pjesë e qytetërimit perëndimor konsiderohen edhe tre vendet e Baltikut: Lituania, Letonia dhe Estonia. Si të tilla, edhe këto ndodhen në kujdesin perëndimor.

Shqiptarët duhet ta studiojnë mirë se me çfarë sistemi të vlerave funksionojnë!
Klasa politike shqiptare në Ballkan është properëndimore, e sidomos proamerikane. Edhe si komb, shqiptarët janë të përcaktuar për Perëndimin, kryesisht për SHBA-në. Por, segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare janë të orientuara kah bota turke, arabe dhe persiane. Këto segmente të shoqërisë shqiptare, funksionojnë me të madhe me sistemin turk, arab dhe persian të vlerave. Nuk duhet përzier Turqinë, Arabinë dhe Persinë me fenë islame. Feja islame është e përhapur edhe përtej këtyre vendeve th sipërthëna. Ndërmjet klasës politike shqiptare, në një anë dhe segmenteve proturke, proarabe dhe propersiane të shoqërisë shqiptare, në anën tjetër, ekziston një pakt joformal. Që të dyja palët e tolerojnë njëra-tjetrën. Që të dyja palë bashkëjetojnë me njëra-tjetrën dhe pranë njëra-tjetrës. Shqiptarët duhet ta dinë se çështja shqiptare nuk zgjidhet, as në Stamboll, as në Kajro e as në Teheran. Çështja shqiptare do të zgjidhet në Uashington dhe në Bruksel. Shqiptarët nuk duhet të rinë në dy karrige, ngase mund të mbeten pa asnjërën.

6. Pozita gjeografike-strategjike – Po qe se një popull i vogël ka pozitë gjeografike strategjike, atëherë ai lehtë mund ta zgjoje interesimin e fuqive influence, përkatësisht të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes. Të përkufizuarit e karakterit strategjik të pozitës gjeografike të një vendi, është çështje komplekse.

Për shembull, shtetet e vogla të Ballkanit si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia etj. i mundësojnë SHBA-së të hyjë në rajon, e rrjedhimisht edhe në Evropë. Me këtë, pozita gjeografike e këtyre vendeve, para një fuqie të madhe, vetvetiu fiton peshë.

Vendet e Evropës Lindore që kufizohen me Rusinë, apo që janë afër kufijve të saj, siç janë tre vendet e Baltikut, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania etj., me vetë faktin se kufizohen me një fuqi të madhe – sllave, ortodokse, bizantine (dikur edhe djep i bolshevizmit), për SHBA-në dhe BE-në kanë rëndësi gjeostrategjike të jashtëzakonshme.

Tre vendet e Baltikut (Letonia, Lituania dhe Estonia), Sllovenia, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria u pranuan edhe në NATO edhe në BE, edhe pse asnjëra nga këto vende (përpos Sllovenisë) nuk i plotëson sa duhet kriteret dhe standardet për të qenë anëtare e organizmave të sipërthënë. Përse?! Për arsye:

- se shumica e vendeve të sipërthëna banohen nga popuj të besimit katolik;
- se popujt e vendeve të sipërthëna funksionojnë me sistem perëndimor të vlerave;
- se pjesa më e madhe e vendeve të lartpërmendura kufizohen me Rusinë apo janë pranë kufijve të saj. Me përfshirjen e tyre në NATO, SHBA-ja arrin ta rrethojë Rusinë, t’i afrohet asaj dhe të krijojë një tampon-zonë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit;
- se kleri katolik dhe organizatat sindikaliste të Polonisë, në të kaluarën e afërt kanë luajtur një rol të madh për çlirimin e popullit polak nga zgjedha ruse dhe nga ideologjia bolshevike;
- se disidentët e Çekosllovakisë e ngritën zërin e protestës kundër totalitarizmit stalinist;
- se hungarezët dhe rumunët, duke mos qenë popuj sllavë, natyrshëm duhet të jenë nën mbrojtjen e perëndimorëve nga rreziku rusomadh;
- se ndër vendet e sipërthëna ka edhe të tilla që në çaste të caktuara historike kanë qenë në anën e Gjermanisë. Berlini sot, është në situatë që t’u dalë në ndihmë aleatëve të vet të dikurshëm

Aty ku ekziston një fuqi rajonale, vështirë mund të depërtojë një fuqi e re. P.sh., në prani të Rusisë, si fuqi rajonale, në rajonin e Kaukazit vështirë mund të depërtojë ndonjë fuqi tjetër.

Në gadishullin e Koresë, SHBA-ja ka hyrë atëherë kur Kina ekonomikisht dhe ushtarakisht ka qenë e dobët. Me fuqizimin ekonomik dhe ushtarak të saj, sot në atë rajon kemi dy fuqi të mëdha – SHBA-në që ka hyrë qëmoti dhe Kinën që është forcuar më vonë. Në saje të Kinës, Koreja e Veriut shpesh shkakton provokime ushtarake. Sipas Uashingtonit, Gadishulli Korean dhe Tajvani, për SHBA-në paraqesin interes strategjik. Sipas Pekinit ndërkaq, Amerika është mijëra kilometra larg këtij rajoni. Rrjedhimisht s’ka se si e arsyeton përkufizimin e interesit strategjik mu pranë kufijve të Kinës së madhe me orekse në rritje.

7. Interes gjeostrategjik për fuqitë e mëdha paraqesin edhe shtetet që bregëzohen me dete. Shqipëria për shembull, paraqet interes gjeostrategjik për SHBA-në, përpos tjerash, edhe për shkak të deteve të saj – Adriatikut dhe Jonit. Prej këtyre dy deteve, dilet në Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi; nëpërmjet kanalit të Suezit – në Detin e Kuq dhe në Oqeanin Indian; nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit – në Oqeanin Atlantik.

Për fuqitë e mëdha kanë rëndësi të veçantë edhe popujt e vetmuar. Të tillë janë shqiptarët. Shqiptarët nuk i takojnë: as familjes romane, as familjes gjermane dhe as asaj sllave. Pra janë të veçantë. Rrjedhimisht edhe të vetmuar. Duke qenë të vetmuar, shqiptarët gjatë historisë nuk e kanë gëzuar mbrojtjen efektive të fuqive historike të kontinentit. Madje Rusia gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve.
Ndërkaq, duke qenë popull i islamizuar – me pozitë në Evropë e krishterë, dhe duke qenë një kohë të gjatë në shërbim të Perandorisë Osmane, nga fuqitë historike të Evropës, shqiptarët janë konsideruar si mbetje e gërmadhave turke në Ballkan. Si të tillë, nga fuqitë historike të Evropës, shqiptarët janë konsideruar përçues të interesave turke, arabe, persiane – islamike, në kontinentin e krishterë. Duke u konsideruar popull që funksionon me vlera orientale, shqiptarët u privuan nga mbështetja e kancelarive evropiane – Londrës dhe Parisit. Fuqitë e Mëdha që ishin për shqiptarët dhe kundër sllavëve të gadishullit, si Gjermania dhe Austria, dolën humbëse të Luftës I Botërore. Në Berlin (1878), në Londër (1912-13) dhe në Paris (1919) shqiptarët u konsideruan si popull me krizë identiteti.

Me fjalë të tjera, shqiptarët duke qenë popull i veçantë, pra dhe i vetmuar, natyrshëm kanë nevojë për t’iu mbështetur një fuqive të madhe, siç është SHBA-ja, ose një organizmi politik, ekonomik dhe ushtarak siç janë NATO-ja dhe BE-ja.

Shqiptarët janë aleatë më të besueshëm të SHBA-së pikërisht për shkak se janë popull i veçantë dhe i vetmuar.
Një popull i vogël sllav mund të ndërtojë marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, por nuk mund të jetë i besueshëm për Uashingtonin. Kështu sepse, ai popull sllav, duke i takuar familjes së vet sllave, gjithmonë njërin sy do ta ketë kah Moska.

8. Një popull i vogël mund ta bëjë për vete një fuqi të madhe edhe në saje të pasurive natyrore strategjike, përkatësisht naftës. Rezervat e mëdha të naftës mund të jenë ndër faktorët kryesorë që e vënë në lëvizje një fuqi të madhe për të hyrë në një rajon të caktuar. Shqiptarët naftë nuk kanë.

9. Një prej arsyeve të tjera që bën të mundur ruajtjen e miqësive apo ripërtëritjen e tyre midis një populli të vogël dhe një fuqie të madhe është edhe pozicionimi dhe kontributi që mund të ketë dhënë populli i vogël në momente historike të rëndësishme.
Vendet kryesore të Evropës së sotme, si për shembull Franca dhe Gjermania, nuk i harrojnë dot aleatët e tyre të së kaluarës. Madje, pavarësisht nga ideologjitë antihistorike të gjyshërve të tyre. Franca për shembull edhe sot s’e harron faktin se Serbia dhe Greqia, gjatë Luftës I Botërore luftuan në anën e saj dhe kundër Gjermanisë e Austro-Hungarisë. Në anën tjetër, mbase edhe gjermanët nuk duan të harrojnë se Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, në momente historike të caktuara, ishin me ta. Parisi, sado e mbështet Kosovën, përsëri një pjesë e zemrës së francezëve rreh për Beogradin.

Miq të shqiptarëve sot janë: Vatikani, SHBA-ja, Gjermania, Austria, Italia, Britania e Madhe dhe Kroacia. Shqiptarët janë i vetmi popull në botë që gjatë Luftës II Botërore nuk i dorëzoi Gestapos gjermane, as edhe një hebre të vetëm. Ishin perëndimorët ata të cilët, para shumë shekujve, Skënderbeun e quajtën antemurales christianitatis. Perëndimorët e dinë po ashtu se shkrimtarët e letërsisë së vjetër shqiptare si Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Lek Matrënga, Jul Variboba, para qindra vjetësh, u shkolluan nën frymën e qytetërimit perëndimor, në shkollat latine të Italisë.
Rrugës së tyre ecën edhe rilindësit shqiptarë të shekullit XIX.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi