Prova gjuhësore autoktonin e Racës
Shqiptare – Zbulimet Arkeologjike – Mendimi i Antropologvet – Besimi i
Diellit dhe Bestytni të Sotshme – Përfundim.
Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pati botuar në Përpjekjen Shqiptare
një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. Duke marrë për bazë
gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës,
ai rrihte me radhë hipotezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.
Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një
popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket.
Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak me
arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të gjitha
ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, meren
vesh në mes të tyre me anën e anglishtes.
Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kanë burim të njëjtë e prandaj studimi i
Shpend Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine,
sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar
më me siguri se ç’është kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo
vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mitologjija e nga
kërkimet antropologjike.
Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të
popullit t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e saj
indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i ,që nëpër
studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e
pra të popullit t’onë.
J. G. von Hahn-i, konsulli zë-madh i Austris në Janinë, në veprën e
tij “Albanesische Studien”, e gjen shqipen e sotshme bijë t’ilirishtes
dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon
dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të
cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga
thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një
thrakishte e ilirizuar. I famshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të
cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, është i mendimit
se shqipja është një gjuhë thrako-ilire.
Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri, i
janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme.
Njëri i August Schleicher-it që ve shqipen në një degë indo-europiane
bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbledh që të trija nën
emrin «grupi pelazgjik»;
tjetri i August Friedrich Pott-it që thotë se shqipja është një gjuhë
iliro-pelazgjike para-indo-europjane.
Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër
glotologë. E para është lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë
shkencëtarë kundra dhe në qoftë se brenda caqeve të filologjisë ka
ndonjë mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanve
dhe e arkeologve. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët
nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik
para-indo-europian, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin
as ata vetë nuk dinë se ç’ësht me saktësi.
Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipotezat e para.
Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka
rëndësi të veçantë për ne, sepse po të pranohet njëra ose tjetra nga
këto hipoteza, do të thotë të vërtetohet nëse Shqiptarët kanë qënë
ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe
sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër
Detit të Zi.
Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, sepse një popull që
largohet prej një toke e vendoset në një tokë tjetër, duhet të ketë
pasur përpjekje, medoemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me
fiset që ka gjetur në vendin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë
bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e
përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në
brumimin e racës.
A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët
e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që
gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej
Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A
po, më në fund, përpara shkeljes së Serbëve në Ballkan, banonin më afër
Detit të Zi, në trekëndshin Nish – Shkup – Sofie, ashtu si pohojnë
Samdfeld-i e Weigand-i?
Ndër këto kohët e fundme pesha është duke rënduar më tepër nga ana e
iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij
populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u
mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e
latine të Kishës, që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e
fisit t’onë në një vend që duhet të ndodhet patjetër afër Greqisë nga
njëra anë dhe afër Dalmacisë nga ana tjetër, do me thënë n’atë pjesë të
buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarve. Bilé,
siç do të shohim edhe më pas, autori i përmëndur ngul këmbë për të
provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapësira jetësore
e të parëve t’anë, kufizohej në bjeshkët e Shqipërisë së veriut e,
pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)
Përkrahsi m’i madh i origjinës ilirike dhe i autoktonisë së
Shqiptarve është profesori i Universitetit të Palermos Francesco
Bibezzo, që njihet prej të gjithë botës si autoriteti m’i lartë në
studimet mesapo-japige.
Për të provuar marrëdhëniet që në kohë e në hapësirë lidhin shqipen me
ilirishten e vjetër dhe për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik
të shqiptarve të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në
monumentet dhe inskripsionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri,
të cilat kanë përgjasim të madh me inskripsjonet e rralla ilirike që
janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për shpjegimin e këtyreve duhet
përdorur patjetër shqipja e sotshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur
shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të
jenë të barabarta edhe me shoqja-shoqen.
Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i madh po i
kushton mund e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë:
«I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së
herëshme;
II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të
shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t’ilirishtes
intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive
gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e
folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të
provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson
mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e
Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)
Çështja e selisë ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh
rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq
sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen
koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në
heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash,
negativisht nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje):
në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré
nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë
strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu
vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk
ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që
shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në
selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën
toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe
për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)
Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se
“po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e
sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e
t’Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me
sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli
Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e
linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me
thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin
për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)
Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i
shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe
qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë
thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra
të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e
gjeografikisht.
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që
vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do
të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik
në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit
nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet
të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na
jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe këtë pretendim.
Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin
ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit,
t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të
madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira
të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e
prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra
helenike dhe tjetra italike.
Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i
Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë
të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër
shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka
për ne rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi
Bulle, që ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer
argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të
vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas
këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të
vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i
tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka
edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i
mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të
qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës së banuar
prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim
Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur
ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e
mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe përpara
shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe
ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe
njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit
iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj
mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë
të tjerë.
Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden
edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e
parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë
shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me
siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e
gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi
sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të
paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e
Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht
vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë
shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise
shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri
shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur
në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav
zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u
zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më
të vjetra nga pushtimi sllav.
Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të
zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet
se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet
përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të
ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet
gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket
krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë
krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së
hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e
tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar
akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të kenë
shkapërcyer detin për hkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur
n’ishullin më të math të Jonit.
***
Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet
që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave
të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse
nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme
t’anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në
një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur
fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që
janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër
kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të
katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër
Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të
tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të
provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo
pasardhësit e Ilirvet. 15)
Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne:
ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës,
në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej
Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë.
Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u.
Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të
tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit
brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e
ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t,
numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi
nordik ose verjak
çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë
me kafkë t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt
tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht
m’e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta),
kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.
«Po t’i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton
Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një
periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na
tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të
racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m’e rrallë në grupet
më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk
vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur, por ësht vetëm një kalim
prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i
zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar endé.
Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936),
duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët
e para të metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim
skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte
dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të
hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet
arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)
Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë
shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të
Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në
buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta
janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math,
Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me
përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin
flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i
fuqishëm, me flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar,
kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë
shumë të mirë. 19) Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh
dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në
shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti
në kishën e Shën Vitalit, do
të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math
Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)
Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë
të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire
të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë.
As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë
rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë
katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q’i u përngjanin
pak a shumë nordikvet.
Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të
shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke
vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të
thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull,
Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto
fjalë për origjinën t’onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi
për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do
të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që
tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras,
që ne mund t’i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të
sotshëm të racave evropjane: n’atë të racës dinarike. 21)
Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera,
Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur
gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në
viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e
Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)
Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e
jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë:
“Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të
vjetër.» 23)
Raca shqiptare
Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë
tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të
huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen
aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra,
dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello
Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet,
qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet
gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet
anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e
përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së
këtij populli në selin e sotëshme…” 24)
Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt
në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm
fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që
shihen edhe sot në popullin shqiptar ?
Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me
tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet
thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija
e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në
përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë
janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në
disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme
kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull
kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë.
Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur
anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija
kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin
në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë
me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot
të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë
shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë
kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit —
me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona
tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej
kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i
këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e
Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk
-duhet të lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme
të popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa
lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)
Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet
gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një
studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin
gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri
tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të
gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga
të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë
e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.
Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi
i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane
ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij
kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.
Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që
banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin
Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror
dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull
p.e.s.. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i
rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me
shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të
të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar
ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije
nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona.
Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës
ku nderohej dielli.Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls
në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir,
në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin.
32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit,
rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër
të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk
duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth – e – rrotull sajë vërtetojnë
se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të
dashurit e tyre afër tokës së bekuar.
Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit
ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën
greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për
këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi
prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë
të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të
gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet
të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka
e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte
diellin.
Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e
adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto
fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej
Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t’Eskilit,
Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara agimit në
majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija
m’e madhe.
Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të diellit anikonik nga ana e
Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë
herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si
ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson
emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth
kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë kjo që vërteton lidhjen
shpirtrore të popullit me diellin
Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase,
mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të
shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi
i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezërve të
cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në
shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët,
kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë
nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej
këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën
q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin
që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një bir’ e pullazit, dhe u thotë:
“kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e
në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte,
shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij
dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me
karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të
gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se
edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.
Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante
populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura
gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit
t’onë.
Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në
diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t’i a
çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të
tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin
t’onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me
diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira
dhe i binden.
Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për
simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë
popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky
simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e
Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre.
Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka
nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.
***
Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës
shqiptare.
Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane
dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që
nga kohët më të lashta.
Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më
shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke
qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të
vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e
sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.
Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet
historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë
kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të
ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas
(autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e
tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të
vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së
Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet
më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.
Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të
vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e
vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi
Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që
thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë
vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur
Ilirësh.
Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të
vërtetuar se të parët t’anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm
ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë
mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.
“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri
neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet,
Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35)
Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se
sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t’Ilirvet, jo
vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i
tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër
pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri
IIirvet të lashtë.
Shenime:
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l’Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I
faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l’histoire”, faqe 362.
22) Po të bëjmë korrigjimet e duhura në lidhje me origjinën ilirike të
Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit përkon plotësisht në këtë pikë :
«kur thonë anthropologët raca dinarike, duan të thonë raca ilirjane e
cila, tue u përzierë me Thrakasit, dhe mbase me elemente të mëparëshme,
formoi racën arbërore ose shqiptare».
«Histori e Shqipëris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus
authentiques des anciens Illyriens». Shif parathënjen e veprës “Les
Albanais chez eux et a l’étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.
16) I. SCHWIDETZKY : “Ilirët e Glasinacit si racë”, në Bota Shqiptare,
1943, faqe 101 – 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.
14) R. BATTAGLIA : “L’Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, në lidhje me trajtën e kafkavet të gjetura në Koman, duhet
bërë edhe një veré tjetër : ky Nekropol ndodhet në buzë të Drinit, pra
në të vetmen rrugë të natyrëshme që ka lidhur, që në kohët e lashta,
Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi të bëjmë me një zonë transiti ku ësht e
pamundur të kërkohet omogjenitet shumë i math anthropologjik. Rëndësi
të vërtetë për ne duhet të kishin skeletet e zbuluara në ndonjë
sipërfaqe të veçuar, në ndonjë luginë të rrethuar prej malesh, për
shëmbull. Vetëm këtu duhen kërkuar tipet e vërteta t’Ilirvet të lashtë. —
Mbi sipërfaqet e veçuara e sipërfaqet e transitit, shif MARRO :
«Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.
12) MUSTILLI : “L’illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L’illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
9) MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS – varre Ilirësh të rrumbullakta që,
për dhën e hedhur mbi to, i përngjajnë një kodrine të lëmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i një qyteti të vogël që ndodhet
n’Austrin e sipërme, Halstatt, ku janë zbuluar varre historike me
rëndësi të madhe) ka qënë i përhapur ndërmjet shekujve IX e V p.e.s..
Ësht periudha kur punohet së bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e këtij
qytetrimi të rëndësishëm gjurmonjsit i a mbështesin popullit ilir.
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull’autoctonia ilirica
degli Albanesi», Rivista d’Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc…», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc…»,, faqe 118.
MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo
Albanese», Rivista d’Albania, . viti 1942, faqe 31.
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare në pikëpamje të Kombsis si
problemë gjurmimesh», përkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritës,
1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L’originaria area etno-linguistica dell’albanese
e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d’Albania,
Viti 1941, faqe 129.
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell’Albania”, Rivista
d’Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njëjti auktor
«Origini del Popolo Illirico», Rivista d’Albania, viti 1940, fasc. III,
faqe 319-320.
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Përpjekja Shqiptare,
Viti i dytë, faqe 322.24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e
301.
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L’Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d’Italia) : «Antichi culti nella
penisola balcanica», Rivista d’Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndër Ilirët», Hylli i Dritës, 1913,
faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirët “kishin tempuj të rrumbullakët, të
goditur përmbi bregore…” Bota Shqiptare, faqe 106.
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndër Ilirë, Thrakas e Maqedhonas, shif
PETTAZZONI, «Op. Cit.»
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollë Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 –
84. Kryqi me grepça mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e
qytetrimit arjan. Gjermanët e sotshëm e kanë vënë atë në flamurin
kombëtar për të kallxuar lidhjen e ngushtë shpirtrore të lëvizjes së
tvre me traditat e mbetura trashgim prei stërgjyshërve.
35) Arturo GALANTI : “Populli Shqiptar”, në Bota Shqiptare, 1943, faqe
117.