Kongresi i Lushnjës ka peshën dhe përmasat e një rëndësie të veçantë për historinë tonë kombëtare. Në punimet e tij, kongresi mori edhe vendime të rëndësisë së veçantë, si ato për organizimin e një kryengritje të përgjithshme popullore kundër pushtuesve të huaj, pra kundër qëllimeve grabitçare të shteteve fqinje shoviniste të cilat pretendonin copëtimin dhe gllabërimin e tokave shqiptare. Ishin vendimet e këtij Kongresi që si rezultat pasuan me lindjen e lëvizjes së fuqishme nacional-çlirimtare në Shqipëri, që në fakt lindja e kësaj lëvizje ishte dhe mbeti domosdoshmëri e kohës e cila e vërtetoi katërcipërisht më vonë ekzistencën dhe veprimtarinë e saj në favor të çështjes kombëtare e politike. Kongresi i Lushnjës punimet e veta i filloi më 21 janar të vitit 1920 të cilat zgjaten deri me 31 janar të atij muaji. Në punimet e Kongresit morën pjesë dhe e përfaqësuan vendin mbi 50 delegatë, ku përfaqësoheshin gati të gjitha viset e Shqipërisë. Në këtë kohë Shqipëria pothuaj se ishte e pushtuar nga forcat e huaja me synime grabitçare, ndërkaq “Konferenca e paqes” e cila u mbajt në Paris (më 18 janar 1919), duke përmbushur ambiciet e mbretërive gllabëruese, miratoi dhe mbështeti pretendimet e tri monarkive fqinje, atë të Italisë, Greqisë dhe Serbisë përkatësisht mbretërisë SKS, për ta ndarë Shqipërinë duke refuzuar kështu kërkesat e delegacionit shqiptar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e shtetit shqiptar, për të rishikuar kufijtë në favor të Shqipërisë dhe për të përfshirë brenda tyre të gjitha territoret shqiptare të cilat padrejtësisht ia kishin shkëputur Shqipërisë më 1878 dhe më 1913.
Në fakt që nga shkurti i 1919 e gjer në mars të 1920, në Konferencën e paqes rol dominues luajtën: Anglia, Franca, SHBA-të, Japonia, Italia etj. U hartuan disa projekte të cilat shkonin në dëm të së ardhmes politike dhe territoriale të Shqipërisë. Aty u parapa që:
1. të copëtohet shteti shqiptar!
2. të zhduket nga hartat politike evropiane emri Shqipëri!
3. Shqipëria të mos ekzistojë si shtet i pavarur dhe sovran!
4. Ndarjen e Shqipërisë në disa pjesë!- ku do t’i kalohej në sundim e Mbretërisë Serbo- Kroato- Sllovene, Italisë dhe Greqisë.
Kjo pra ishte “drejtësia” e fuqive të mëdha të cilat vepronin në emër të “paqes” atë kohë!, duke i mohuar popullit shqiptar të drejtën e vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar e territorial që është një e drejtë universale dhe legjitime e patjetërsueshme për popujt që të jetojnë të lirë e sovranë në tokat e veta.
Patriotë e diplomatë shqiptarë të kohës, duke e vërejtur se ekziston rreziku real për një pushtim të plotë të Shqipërisë, si dhe duke e parë se qeveria e përkohshme shqiptare e dalë nga Kongresi i Durrësit (1918), po ndiqte politikën e nënshtrimit ndaj pushtuesve italian, vendosën që të mblidhen për të marrë hapa të mëtejmë për fatin e atdheut. Organizimi i Kongresit iu besua një komisioni me qendër në Lushnjë, ku edhe i mbajti punimet me sukses.
Vendimet e Kongresit kishin një rëndësi të madhe historike por edhe politike për Shqipërinë që hodhën poshtë planet antishqiptare të “Konferencës së paqes” së Parisit dhe ku njëkohësisht u zotuan dhe u betuan që të mbrohej me çdo kusht tërësia territoriale e shtetit shqiptar. Kongresi i dërgoi protestë kryetarit të Konferencës së paqes në Paris ku thuhej prerë se: “Ne shqiptarët jemi gati që të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë territoriale, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë!”, duke i dërguar edhe notë proteste qeverive të Anglisë, Francës dhe Italisë. Në të njëjtën kohë u miratua edhe akti kushtetues ku u përcaktua sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar, të paraqitura nga organet e zgjedhura që do të kryenin funksionin e kryetarit të shtetit derisa ky të caktohej përfundimisht nga asambleja kushtetuese. Po ashtu kongresi emëroi edhe Këshillin Kombëtar që përbëhej prej 37 vetash e që do të kryente funksionin e parlamentit. Kongresi, hodhi poshtë edhe vendimet e “Konferencës së paqes” si dhe ato të “Konferencës së ambasadorëve të Londrës të vitit 1913”.
Kongresi i Lushnjës, mori vendimin e duhur dhe shumë të guximshëm, kështu duke e larguar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit nga skena politike dhe duke emëruar një Qeveri të re e cila do të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Delvinës, iu kundërvu me sukses politikës shoviniste të shteteve fqinje. Ajo bashkoi nën një pushtet të vetëm pjesën dërmuese të vendit, duke e udhëhequr me sukses luftën për çlirimin e plotë të tokave tona.