CIMERMAN, Johan Georg (ZIMMERMANN, Johann Georg), filozof dhe mjek gjerm. (1728-1795). Në veprën e tij Mbi vetminë është i qartë ndikimi i Rusoit. Është i orientuar ashpër dhe në mënyrë polemike kundër krishterimit si dhe kundër deizmit dhe iluminizmit.
Veprat kryesore: Ober die Einsamkeit (1756); Vom Nationalstolz (1758); Fragmente uber Friedrich den Grossen (3 vëll. 1789).
CIMER, Patricius Benedikt
CIMER, Patricius Benedikt (ZIMMER, Patritius Benedikt), teolog dhe filozof gjerm. (1752-1820). Preo-kupimet themelore filozofike të tij përqendrohen në lidhshmërinë e besimit dhe të diturisë, të teologjisë dhe të filozofisë. Sidomos e përgënjeshtroi ashpër filozofinë e Kantit, duke provuar se sulmet e tij kundër krishterimit medoemos dështojnë, sepse «kri-hterimi qëndron për një shkallë më lartë se filozofia e Kantit».
Veprat kryesore: Philosophische Religionslehre (1805); Philosophische Untersuchung uber den allgemeinen Verfall des menschlichen Geschle-chtes (3 vëll. 1807); Untersuchungen Hber den Begriff und die Gesetze der Geschichte (1817).
CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert)
CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert), filozof dhe estet austr. (1824-1898). Profesor në Vjenë dhe Pragë. Sipas Cimermanit, filozofla është hulumtim i idesë me qëllim të vërtetimit të normave për veprimtarinë shkencore,artistike dhe etike. Bazën për të vërtetën, të bukurën dhe të mirën C. e kërkoi vetëm në format dhe jo në realitet. Në punimet estetike kryesore të tij është nën ndikimin e estetikës formale të Herbartit (C. konsideronte se Herbarti është kantist besnik), e cila e kundërshtonte të ashtuquajturën estetikë lëndore të Hegelit (para së gjithash të J. T. Fisherit). Konsiderohet se Cimermani është i pari shkrimtar i rëndësishëm i historisë së estetikës si shkencë filozofike.
Veprat kryesore: Philosophische Propadeutik (1852); Ober das Tragische und die Tragddie (1856); Geschichte der Asthetik als philosophische Wissenschaft (1858); Allgemeine Asthetik als Formwissenschaft (1856); Studien und Kritiken zur Philosophie und Asthetik (2 vëll. 1870).
CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter)
CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter), biolog dhe filozof gjerm. (1892 -). Sipas pozitës themelore C. është evolucionist i orientuar në mënyrë natyrore-shkencore.
Veprat kryesore: Grundfragen der Evolution (1948); Evolution (1953); Evolution und Naturphilosophie (1968).
COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf)
COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf), filozof gjerm.(1887).Në fillim i afërm me Shkollën neokantiste të Hajdelbergut, ndërsa më vonë u orientua kah ontologjia e shtresave të N. Hartmanit.
Veprat kryesore: Die objektive Geltungslogik und der Immanenzgedanke (1925); Geschichtsphilosophische Skizen (2 vëll. 1933-34); Die phi-losophische Grundlehre(l939); Philo-sophie in Begegnung mit Religion und Wissenschaft (1955); Kants Grundlehre (1959).
CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich)
CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich), reformator fetar zviceran (1484-1531). Studioi në Bernë, Vjenë dhe në Bazel, në vitin 1506 bëhet magjistër; orientohej sidomos në studimet skolastike, të filozofisë greke, romake dhe hebraike dhe ishte shumë i arsimuar dhe një nga humanistët më të mëdhenj të Zvicrës. Me reforma, për çka ra në konflikt me kishën katolike (duke refuzuar qysh në vitin 1519 t'i paguajë papës rentën vjetore), filloi në Cyrih. U vra në betejën e Kapelës, duke mbrojtur religjionin e ri të reformuar, kurse kufomën ia dogjën dhe hirin ia hodhën.
Në punimet teorike të tij (sidomos në 67 Schlussreden) mbështetet edhe në Shkrimin e Shenjtë dhe kështu hedh poshtë pushtetin absolut të papës, paraqitet kundër luksit dhe plangprishjes së kishës, ishte kundërshtar i beqarisë dhe i nderimit të figurave të shenjta. Ishte njohës i Erazmos dhe i takonte me disa teza teorike të tij rrethit të miqve dhe mbrojtësve të tij. I aferm ishte edhe me Piko dela Mirandolen, kurse në tezat e tij etiko-praktike (ku orientohet gati gjithë veprimta ria e tij) janë të dukshme edhe ndikimet e stoicizmit.
Veprat kryesore:Von Klarheit und Gewissheit der Wortes Gottes (1522); Comentarus de vera et fal
ÇADAJEV, Pjotër Jakovleviç
ÇADAJEV, Pjotër Jakovleviç (CAADAJEV, Pjotr Jakovljevic), filozof rus (1794-1856). Në tetë Letrat filozoHke të tij (të botuara në revistën Teleskop) kritikoi radikalisht rrethanat shoqërore në Rusi, por konsideronte se shoqëria e re nuk mund të themelohet me përmbysjen politike. Në këtë aspekt ai dallohej prej dekabristëve, ndaj të cilëve ishte i afërm. Përveç mendimit progresiv dhe kritik, Ç. në letrat e tij paraqiti edhe një seri tezash mistiko-religjioze. Kuptimin e ekzistimit të popullit rus Ç. e pa në krijimin e një rendi të ri dhe më të përsosur dhe në frymën i ideve të krishtera «të mëshirës së frymëzimeve të fundit dhe më të mrekullueshme», të rendit ideal të përgjithshëm njerëzor dhe «të krijimit të mbretërisë së perëndisë mbi tokë në të cilën do të zhduken të gjitha pabarazitë dhe padrejtësitë shoqërore».
Kryevepra filozofike: Letrat filozofike (posth. 1862).
ÇERÇ, Alonzo (CHURCH, Alonzo)
ÇERÇ, Alonzo (CHURCH, Alonzo), matematikan dhe filozof amer. (1903--). Profesor në Prinston dhe një nga logjicietët kryesorë bashkëkohës të logjikës simbolike. Përveç tjerash, Ç. u përpoq të provojë se nuk mund të zbulohet kurrfarë teknike e përgjithshme e cila do të mundësonte vërtetimin në mënyrë efektive të saktësisë ose provueshmërisë së gjykimit arbitrar aritmetik. Nëpërmjet aplikimit të drejtpërdrejtë të metodës së diagonalizimit ai nuk provoi vetëm se një teknikë e tillë u tregua e pasigurt, por vërtetoi se supozimi mbi ekzistimin e saj shpie në absurditet. Statusi induktiv i llogaritjes efektive përjashton, sipas Ç., çdo arsyetim të plotë të propozimit të tij (të njohur si tezë e Çerçit), mirëpo ai paraqet arsyet që identifikimi të konsiderohet i pranueshëm e që është përforcuar me zbulimin se të gjitha përpjekjet e karakterizimit të nocionit intuitiv u treguan ekuivalent tne noci-onin e rekursivitetit të përgjithshëm. Ndonëse disa (për shembull E. Mendelsoni) mohuan shumë teza të Çerçit, ai me siguri - edhe si drejtor i revistës «The Journal of Symbolic Logic» ndikoi shumë për zhvillimin dhe për-hapjen e logjikës simbolike.
Veprat kryesore: Altemative to Zermelo's Assumption (1927); A Note on the Entscheidungsproblem (1936); Setnantic Analysis (1951); Introducti-on to Mathematical Logic(956.
ÇERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviç
ÇERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviç (CERNJlSEVSKI, Nikolaj Gavriloviç), kritik, letrar dhe estet rus (1828-1889). I takonte grupit të kritikëve dhe të mendimtarëve me orientim materialist të filozofisë revolucionare-demokratike ruse të shekullit XIX (bashkë me Bjelinskin, Hercenin, Dobrolubovin dhe Pisarevin). Preokupimet themelore filozofike gati të të gjithë këtyre mendimtarëve rusë janë të orientuara kryesisht në planin estetik, përkatësisht në fushën e kritikës ideore të veprave letrare dhe artistike të kohës së tyre. Në këtë grup Çernishevski pa dyshim është njohësi më i mirë i filozofisë së atëhershme bashkëkohëse (sidoraos gjermane).
Si kritik letrar Ç. kërkoi që literatura të bëhet armë e luftës dhe e përparimit shoqëror. Në veprën e tij më të njohur estetike «Marrëdhëniet estetike të artit ndaj realitetit» e cila ndikoi dukshëm në teorinë ruse të artit deri në ditët tona, Ç. pohoi se nga përkufizimi «e bukura është jeta» -përkufizim të cilin e konsideronte konstitutiv për gjithë konceptin estetik të tij - del nga fakti se «bukuria më e lartë është pikërisht ajo të cilën njeriu e has në botën e realitetit, dhe jo bukuria që krijohet nga arti». Ç., i cili përpiqet madje ta radikalizojë kritikën kundër Hegelit bërë nga Fojerbahu, dhe i cili vazhdimisht dhe me këmbëngulje thekson se «realiteti është mbi ëndrrat», me pozicionin e vet «materialist», shpesh edhe pa vetëdije për këtë, degradon edhe njeriun dhe artin e tij dhe në këtë aspekt assesi nuk është - si mendojnë disa shumë i afërm me Marksin, por bile është qenësisht i kundërt me të.
Kryevepra filozofike: Marrëdhëni-et estetike të artit ndaj realitetit (1855); (Ndër ne në serbokroatishte u përkthye N. G. Çernishevski: Estetid-ki i knjizevno-krittëki Clanci, '50).
ÇERONI, Umberto (CERRONI, Umberto)
ÇERONI, Umberto (CERRONI, Umberto), filozof dhe jurist ital. (1926-). Si marksist u mor më shumë me çështjet e teorisë së përgjithshme dhe të filozofisë së të drejtës. Redaktoi shumë anuarë (Teoria sovjetike e së drejtës, 1964; Mendimi politik, 1966).
Veprat kryesore: Kanti dhe të the-meluarit e kategorisëjuridike; Marksi dhe e drejta modeme (1962); Teoritë politike dhe socializmi.
ÇEZARINI, Sforca Vidar
ÇEZARINI, Sforca Vidar (CESARINI, Sforza Vidar), filozof ital. (1886-1965). Profesor në Romë. U mor kryesisht me filozofinë e së drejtës. Kritikoi shumë teza të neohegelianëve, duke provuar te këta sidomos të metat e natyrës epistomeologjikojuri-dike.
Veprat kryesore: Principi filosofici di una nuova teoria del diritto (1911); Corso di filosofia del diritto (1942); L'eterna ragion di stato (1952).
ÇIRNHAUS, Ehrenfrid Valter
ÇIRNHAUS, Ehrenfrid Valter (TSCHIRNHAUS, Ehrenfried Valter), filozof gjerm. (1651-1708). Në studimet e tij gnoseologjiko-teorike përpiqet të ndërmjetëspj midis racionalizmit dhe empirizmit. Ai anticipoi, sipas shumë historianëve të filozofisë, disa mendime fundamentale të kriticizmit të Kantit. Çirnhausi dallon tri shkallë të të menduarit filozofik: më poshtë qëndrojnë «filozofët e fjalëve» të cilët janë mashtruar nga gjuha dhe kënaqen me poetizimin konceptual; diçka më lartë janë filozofet që merren me histori, kurse më lartë janë fllozofet e njëmendësisë.
Kryevepra: Medicina mentis ac corporis (1687).
ÇOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam)
ÇOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam). linguist dhe filozof amer. (1928 -). Eshtë profesor ordinar i linguisti-kës në Institutin e njohur Masaçusets për teknologji (M.I.T.). Është njëri nga teoricienët më të shquar nga fsuha e linguistikës së përgjithshme, përfaqësues i gramatikës transformative-gjenerative, programi i së cilës me të madhe i tejkalon programet standarde të linguistikës moderne. Ç. e kupton linguistikën si degë të psikologjisë së njohjes, duke e kthyer në kontekstin e psikologjisë dhe të filozofisë. Dhe derisa transformuese konsiderohet çdo gramatikë e cila strukturën e dhënë e shndërron, transformon në një tjetër, kurse gramatikë gjenerative ajo e cila prodhon fjalitë e ndonjë gjuhe, sistemi që e përpunoi Çomski me të drejtë mban të dy këto atribute. Në këtë drejtim, gramatika te ai ka një kuptim më të gjerë sesa ai tradicional, duke përfshirë këtu pos sintaksës edhe mor-fologjinë dhe të gjitha nivelet e tjera të strukturës gjuhësore. ndonëse shpeshherë i mohuar, Ç. me siguri ka luajtur rol të madh për paraqitjen e problemeve të reja, pastaj lidhur me shpjegimin e ri të esencës së gjuhës dhe për afirmimin e trajtimit teorik mbi atë deskriptiv të pastër.
Veprat kryesore: Syntactic Struktures (1957); Current Issues in Linguistic Theory (1964); Aspects of the Theory of Syntex (1965); Cartesian Linguistics (1966);.7bp/cs in the The-ory of Generative Grammar (1966); Language and Mind (1968); Përmbledhja e veprave të N. Ç. është për-kthyer në serbokroatishte në '72 me titull Gramatika i um.
D'ALAMBER, Zhan lë Ron d'
D'ALAMBER, Zhan lë Ron d'(D'ALEMBERT, Jean le Rond d'), filozof franc., fizikan dhe matematikan (1717-1783). Për shkak të talentit të rrallë për matematikë në moshën 23 vjeçare u pranua anëtar i Akademisë së shkencave të Francës. Shpirt i pavarur, i cili në filozofinë e tij bashkon disa tendenca karakteristike të ilumi-nizimit. D'A. i kushtohet shkencës dhe me këtë bëhet sipas fjalëve të tij pikërisht «skllav i lirisë së vet». Është pionier i shumë shkencave ekzakte të shekullit XVIII. D'A. shtroi dhe zgjidhi disa çështje jashtëzakonisht të rëndësishme fizike, astronomike, matematike dhe të tjera (ekuacioni diferencial për vibracionin e telit, precesioni dhe mutacioni në astronomi). Është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të përhershëm të enciklopedisë dhe autor i veprës së njohur Shqyrtimet hyrëse në Enciklopedi, në të cilën jep një paraqitje të përmbledhur dhe të qartë të parimeve themelore të filozofisë së tij. Siç bën pak ose më të madhe tërë iluminizmi, edhe filozofia e D'Alamberit përpiqet të hedhë poshtë çdo metafizikë, duke iu drejtuar përvojës si të vetmit burim adekuat të njohjeve tona. «Të gjitha dituritë tona të drejtpërdrejta reduktohen në ato që i marrim nëpërmjet shqisave; nga kjo del se ne për të gjitha idetë tona u detyrohemi ndijimeve». Në frymën e tendencave të shekullit të ri D'A. e redukton detyrën themelore të filozofisë për zgjidhjen e çështjeve gnoseologjiko-teorike, sepse gnoseologjinë, këtë «fizikë eksperfmentale të shpirtit» e konsideron disiplinë themelore filozofike. Më vonë shprehen më shumë elementet agnostike dhe orientimi pozitivist-scientist i gjithë filozofimit të tij i cili manifestohet në «metodën e re». Kjo metodë është antispekulative, empirike dhe natyrore-shkencore: parimi i kauzalitetit bëhet parim suprem. Filozofia nuk është shkencë mbi substancën ose mbi parimet e përgjithshme të qenies, por aplikimi i mendjes mbi sendet e ndryshme të veçanta, mbi faktet e përvojës. Pikërisht kjo metodë duhet të sigurojë bazat e përgjithshme gnoseo-logjikoteorike për të gjitha shkencat e veçanta.
Në Shqyrtimin hyrës të tij, D'A. studion kushtet e lindjes së shkencës dhe konsideron se këto, në themel, korrespondojnë me shtimin e nevojave njerëzore sikurse edhe me kujdesin e njeriut për vetëekzistim. Të gjitha dituritë i ndau në 3 grupe të mëdha, të cilat u përgjigjen tri aftësive të njeriut: kujtesës i përgjigjet historia, arsyes filozofia, kurse imagjinatës shkathtësitë e bukura.
Iluminist, mirëpo edhe shkencëtar i kabinetit, doktrina abstrakte scientiste e të cilit nuk ka fituar popullarizim të gjerë, empirist dhe agnostik që nuk arrijti të kapërcente dualizmin e themeltë të filozofisë së shekullit të ri, D'A. është përfaqësues tipik i atyre rrymave te shumëllojshme dhe të pasura në mendimin francez për shkak të cilave, pa marrë parasysh të gjitha kundërthëniet ideore dhe reale e quajtën shekullin në të cilin jetoi «shekull filozofik».
Veprat kryesore: Traitë de dyna-mique (1743); Discours prëliminaire de L'Encyclopedie (1751) Mëlanges de littërature, d'histoire et de philo-sophie (1752); Essai sur les ëlëments de philosophie (1759).
DAMASKIO
DAMASKIO, filozof grek (470 -?). Neoplatonist që drejtoi shkollën filozofike të fundit deri në vitin 529, derisa e mbylli Justiniani. Preokupimet themelore të D. synojnë që të ndërmjetësojë me filozofinë e tij ndërmjet unitetit të parë absolutisht të pakuptueshëm dhe të sferës inteligjibile.
Kryevepra: Çështje mbi parimet e para (botuar në latinishte nga J. Kopp në vitin 1826).
DARJES, Joahim Georg
DARJES, Joahim Georg (DARJES, Joachim,Georg), filozof gjerm. (1714-1791). Profesor në Jenë dhe në Fran-kfurt. Kundërshtar i filozofisë së Volfit, i cili mohonte ashpër determinizimin dhe mësimin mbi harmoninë e përcaktuar më parë.
Veprat kryesore: Elementa metaphysica (1743-44); Erste Griinde der philosophischen Sittenlehre (1750); Via ad varitatetn (1755).
DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles)
DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles), natyralist anglez (1809-1882). Ndikoi shumë në gjithë botëkuptimin e ri natyror dhe shkencor me teorinë e njohur dhe epokale të tij mbi lindjen dhe ndryshimin e llojeve, me të cilën tre-goi evolucionin organik dhe shpjegoi historinë e qenieve të gjalla nga format më të thjeshta të jetës. Nga faktet e ndryshimeve të jetës organike dhe të kushteve të vështira të ruajtjes së llojeve, Darvini paraqiti edhe parimin e seleksionit, të zgjedhjes së më të fuqishëmve në luftë për jetë dhe për ekzistencë (struggle for life). Ky parim, i bartur në mënyrë jokritike në të gjitha fenomenet, dhe sidomos në shoqëri, pati në shumë koncepte evolucioniste dhe filozofike, para së gjithash, në koncepcionet sociologjike (i ashtuquajturi darvinizëm social) shumë ithtarë, madje dhe disa «teoricienë» racistë.
Me problemin e të bukurit Darvini u mor para së gjithash nga aspekti i biologjisë. Njëkohësisht ai theksoi sesi ndenja për të bukurën është jashtëzakonisht e fuqishme edhe te popujt primitivë, dhe kështu është e mbicaktuar edhe ndaj disa nevojave madje edhe themelore vituale. Kështu, te këta edhe rrobat punohen më tepër për shkak të stolisjes sesa për arsye të mbrojtjes dhe nxehtësisë.
Veprat kryesore: On the Origin of Species by Means of Natural Selection (1839); The Variation of Animals and Plants under Domestication (1866); The Descent of Man and Selection in Relation to Sex (1871); The expression ofthe Emotion (1872).
DEBORIN, Abram Moisieviç
DEBORIN, Abram Moisieviç (DEBORIN, Abram Moisijevic), filozof rus (1881-1963). Nga viti 1903 pjesë-marrës në lëvizjen punëtore, kurse nga viti 1928 anëtar i PKBS, dhe akademik (nga viti 1929). Një nga filozofet kryesorë sovjetikë i cili qysh nga viti 1905 bëri luftë kundër mahizmit. Nga viti 1926-1930 ishte kryeredaktor i revistës «Nën flamurin e marksizmit». Shkroi shumë punime nga historia e filozofisë dhe e filozofisë së mar-ksizmit. Në punimin Lenini si mendimtar e karakterizoi Leninin si mendimtar të rëndësishëm, mirëpo në filozofi e konsideronte vetëm nxënës të Plehanovit.
Sipas Deborinit, Plehanovi në përgjithësi dha arsyetimin më të plotë të marksizmit në frymën e Marksit dhe të Engelsit dhe vetëm ai arriti «ta shndërrojë marksizmin në botë-kuptim», kështu që drejtimi i Plehanovit i filozofimit është i vetmi orientim korisekuent në gjithë literaturën marksiste botërore. D. konsideronte se lëndë e vërtetë e filozofisë është para së gjithash metodologjia e përgji-thshme. «Dialektika materialiste si metodologji e përgjithshme duhet të përshkojë të gjitha shkencat empirike konkrete, sepse ajo është të thuash algjebra e shkencës, e cila fut lidhje të brendshme në përmbajtjen konkrete». Divergjencat e mëvonshme në mendi-me ndërmjet nxënësve të Plehanovit, Deborinit dhe L. Akselrodit, krijuan dy fronte në filozofinë sovjetike, kurse lufta ndërmjet «mekanistëve» (në krye me L. Akselrodin) dhe «dialekti-kanëve» (në krye me Deborinin) zgja-tën nga viti 1925-1930. Në rezolutën e KQ të janarit 1931, u kritikuan Deborini e «deborinasit» si «idealistë të menjshevizuar». Kjo kritikë vazhdoi edhe më vonë (Mitini e të tjerë), pavarësisht nga deklaratat «autokritike» të atyre që ishin nën zjarrin e kritikëve të pamëshirshëm (të inspiruar para së gjithash nga J. V. Stalini), kështu që Deborini u tërhoq nga jeta aktive filozofike në mënyrë që nga viti 1956-1960 të botoi një vepër nga historia e doktrinave socialo-politike dhe disa artikuj në revistën «Çështje të fi-lozofisë» siç janë: «Materializmi dhe dialektika në filozofinë e vjetër india-ne», «Teoricien i revizionizmit ba-shkëkohës Fric Stenberg» e të tjerë.
Pavarësisht nga një seri njëanshmërish (para së gjithash të karakterit natyror-shkencor), si dhe të disa te zave dogmatike (për shembull kritika e tij kundër Llukaçit), Deborini është një nga emrat më të rëndësishëm të fi-lozofisë sovjetike, i cili dha shumë analiza origjinale dhe të thella filozo-fike.
Veprat kryesore: Uvod u filozofiju dijalekttëkog materijalizma (Botimi 6, 1931); Ludwig Feuerbach (1923); Shqyrtime nga historia e materializmit e shekullit 17 dhe 18 (bot. 3, 1930); Hegeli dhe materializmi dialektik (1929); Lenini dhe kriza e fizikës më të re (1930); Filozofija dhe marksizmi (përmbledhje artikujsh, bot. 3, 1930); Socialno-politideskie udenia novoga vremeni (1958). Filozofia dhe politika (1961).
DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus)
DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes së shkollës së jezuitëve shkoi në ushtrinë e princit holandes dhe pastaj të mbretit të Bavari-së. Udhëtoi nëpër Holandë, Gjermani, Zvicër dhe Itali, «duke studiuar librin e madh të botës», meqë ishte i zhgënjyer nga dituria skolastike dhe i bindur për nevojën e reformës së themeltë të të gjitha fushave shkencore. Në vitin 1629 vendoset në Holandë, në të cilën gjetën strehim nga persekutimet shumë shkencëtarë përparimta-rë. Pasi dëgjoi për dënimin e Galileut, deshi në çastin e dëshpërimit t'i djegë të gjitha dorëshkrimet e veta, mirëpo megjithatë vazhdoi të punojë dhe në mënyrë anonime shtypi disa vepra të tij. Në vitin 1647 edhe në Holandë u ndalua përhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjën publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretëreshës së Suedisë - Kristinës shkoi në Shtokholm, ku së shpejti pas një ftohjeje të rëndë vdiq.
Dekarti, «babai i filozofisë së kohës së re», është një nga mendimtarët më të mëdhenj racionalistë të të gjitha kohëve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike të cilat në realitet janë teza hyrëse - në pjesën e katërt të Traj-tesës mbi tnetodën të njohur të tij - libër i cili u botua në frengjishte, dhe jo në gjuhën tradicionale latinishte ar-rin te qëndrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e të cilit paraqesin skeletin e tërë filozofisë së tij, kurse më vonë edhe të racionalizmit të kohës së re.
Pakënaqësia ndaj gjithë gjendjes së deriathershme të shkencave shndërrohet në dyshim që përfshin tërë përmbajtjen e vetëdijes. Të gjitha gjërat që kanë hyrë në vetëdijen time si përmbajtje e saj, mund të jenë gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i gënjimit të shtrembëruar, sikur është për shembull gënjimi që e përjetojmë në gjumë. Mund të supozoj dhe të përfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi të cilin qëndroj. Për më tepër, mund të dyshojmë edhe në perëndinë dhe të supozojmë se jemi krijuar në një mënyrë e cila do të na gënjente gjithmonë. Gjithçka, çdo përmbajtje mund ta përfytyrojmë: se nuk ka as tokë, as qiell, se jemi pa duar, pa këmbë, pa trup. Mirëpo në të njëjtën kohë kur kështu mendojmë, derisa kështu dyshojmë, e vetmja gjë për të cilën nuk mund të dyshohet është vetë ky dyshim, domethënë mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithçka është e shtrembër, medoemos ai që mendon është, ekziston: Cogito, ergo sum. Këtu, pra, është zbuluar për të parën herë baza e sigurt, e kjo është ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi të cilin më vonë u ndërtua tërë sistemi, këtu është thënë se fryma nuk njeh asgjë, as përpara as më mirë as më qartë nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepsës metodike të Dekartit nuk është i njëjtë si te skeptikët, dyshimi, por vërtetësia. Mendimi është pikënisje e botës, esenca e tij dhe mundësia e vetë sigurisë së njohjes. Kjo është ajo formë e çlirimit të njeriut, e cila karakterizohet me pavarësimin mijëvjeçar nga stagnimi spekulativ i filozofisë kishtare dhe e cila në këtë mendim të ri dhe të çliruar, vetvetes i shtron ligjësi që në to për vete të çlirohet vetë.
Por dyshimi megjithatë, për vete dhe në vetvete, flet mbi papërsosurinë. D. me fjalë të tjera pyet nga lind te njeriu mundësia që të mendojë mbi diçka më të përmbaruar sesa që është vetë, ngase të gjitha rrugët e tij çojnë në dyshim, domethënë në papërsosuri. Nga i ka njeriu njohjet e vërteta dhe të përsosura kur vetë është i pa-përsosur? Për ta zgjidhur këtë problem, D. e fut perëndinë, e cila rrënjos brenda nesh idenë e njohjes adekuate, të përsosur dhe absolute. Përfytyrimi i qenies së përsosur nuk mund të dalë nga unë që jam tejet i papërsosur. Njëkohësisht, ndërkaq, sa më e madhe është përsosuria objektive e çdo ideje tanë, aq më i madh duhet të jetë shkaku i saj. D. me këtë në realitet përtërin edhe vërtetimin ontologjik për ekzistimin e perëndisë, sipas të cilit vetë nocioni i qenies më të përsosur përfshin në vete domosdoshmërinë e ekzistimit të perëndisë. Kualiteti the-melor i njohjes së vërtetë, sipas Dekartit, është të jetë e qartë dhe e kuptueshme. Çdo gjë që na jepet në këtë mënyrë është vetë e vërteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).
Në ne, sipas Dekartit, ekzistojnë dy shfaqje të vetëdijes: njohja intelektuale përkatësisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Të gjitha të tjerat (perceptimi, dëshirat, kundërshtimi) janë vetëm mënyra të kuptimit ose dashje. Kur përceptojmë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, atëherë me siguri nuk gabojmë. Mirëpo, vullneti që shtrihet mbi çdo gjë dhe të cilin mund ta quajmë të pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe përtej asaj që njohim qartë, dhe kjo bëhet shkak i gabimeve tona. Mirëpo, megjithatë, shtrirja e gjerë e vullnetit mbi gjithçka - që i përgjigjet natyrës së tij provon lirinë e vullnetit, ku edhe qëndron madhështia e njeriut. «Nuk lavdërohen automatët që me saktësi kryejnë të gjitha lëvizjet për të cilat janë rregulluar, sepse medoemos i kryejnë kështu, por lavdërohet krijuesi i tyre, që i ka punuar aq saktësisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojës, por me vullnetin e lirë». .
Tezat themelore ontologjike të Dekartit provojnë qartë dualizmin e tij; ekzistojnë dy substanca: materia dhe fryma. Derisa për frymën është karakteristike mendimi, materia reduktohet në shtrirje dhe lëvizje. Ajo që shtrihet nuk mendon, ajo që nuk ka shtrirje, mendon. Në shumë teza të veta (sidomos në fizikë) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mësimin mbi unitetin material të botës. Substanca unike materiale nuk lejon që pranë saj në natyrë të ekzistojë cilado materie tjetër, as çfarëdo që është jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapësirës së shprazët, «kurse lëvizja e një trupi ose i një korpuskule, nuk mund as të përfytyrohet, sepse çdo lë-vizje supozon lëvizjen reciproke, rrjedhën rrethore të materies». Por këtë materie. sipas Dekartit e ka krijuar perëndia, e cila njëkohësisht edhe e para e vuri në lëvizje. Të gjitha trupat kozmikë dhe sistemi i gjithësisë marrë në tërësi krijohen më tej me anën e proceseve të pastra mekanike: në vetë themelet e formimit të botës qëndroj-në rrymat vorbulluese të materies.
Parimet mekanike të veta D. i zgjeron dhe në kuptimin e jetës, kështu që qenia e gjallë për të është vetëm një automat i komplikuar që u nënshtrohet të gjitha ligjeve mekanike. Në këtë drejtim ai është gjithashtu një nga the-meluesit e fiziologjisë mekanike. Si ndërmjetës midis trupit dhe shpirtit, i cili mundëson ndikimin reciprok të njërës në tjetrën prej këtyre dy substancave plotësisht të ndryshme dhe reciprokisht të pavarura, ekziston, sipas Dekartit, një gjëndër e veçantë, e cila gjendet në mesin ndërmjet të dy hemisferave të trurit. Këtu është edhe vetë vendi i shpirtit.
Përveç zbulimeve gjeniale matematike të veta dhe të njohjes në fushën e fizikës, D. ndikoi dukshëm. edhe në zhvillimin e psikologjisë. Psikologjia e tij e pasioneve është përpjekje e parë e një teorie të ndjejshmërisë, të bazuar në pikëpamjen e tij mbi fiziologjinë dhe teorinë e shpirtrave animale.
Me gjithë kufizimet e tërësishme të kushtëzuara nga gjendja e atëhershme e shkencës, si dhe në përgjithësi nga rrethanat dhe tendencat shpirtërore të kohës në të cilën jetoi, me gjithë tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njëanshmërisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste një epokë të re në zhvillimin e të menduarit njerëzor. Thelbi i revolucionit filozofik të Dekartit qëndron në pohimin se kurrgjë s'ka të drejtë të ketë një autenticitet të tillë sikurse ë kanë njohjet njerëzore të qarta dhe të kuptueshme. Të gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar në këto njohje dhe të vërteta njerëzore, për t'u bërë edhe vetë të vërteta. Duke provuar guximshëm këto njohje si njohje të vetme autentike, D. në studimet e tij njëkohësisht hodhi poshtë paragjykimet mijëvjeçare, besimin në autoritete, në mistikë dhe në gënjeshtra duke ndërtuar mbi themelet e skolastikës së rrënuar, në mënyrën e vet edhe sot të freskët, interesante dhe të gjallë të të menduarit, një filozofi të besimit racional në mundësitë njohëse të njeriut, një filozofi optimiste të ar-syes njerëzore.
Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine
(serb.) (1631); Traitë du monde uo de la lumiëre (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Mëditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk është e sigurt a është kjo vepër e D.); L'home et traitë de la for-mation du foetus (posth. 1664);