Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Vëllezërit Scaravaglione: Banda jonë që këndon në gjuhën arbëreshë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Ata këndojnë me zemër, dërgojnë mesazhe dashuri, melankolie dhe pjesë nga historia e arbëreshëve. Shkruajnë tekste dhe bëjnë muzikë tashmë prej 20 vitesh. Kanë marrë pjesë në shumë festivale dhe kanë fituar tituj të ndryshëm për këngët e tyre.Në një intervistë për “Tirana Observer” Francesco Scaravaglione, njëri prej pjesëtarëve të grupit, rrëfen gjithë rrugën e tyre drejt karrierës. Ndër të tjera Scaravaglione tregon se kanë marrë vesh nga “Facebook-u” që janë të famshëm në Shqipëri. Gjithashtu nga interneti kane mësuar se kënga “Një serenatë për ty” është rikënduar nga shumë këngëtarë shqiptarë.Çfarë ju ka shtyrë drejtë muzikës?Dëshira për të dhënë një kontribut personal në kulturën, zakonet dhe gjuhën arbëreshe. Muzika na është dukur mënyra më e mirë për të arritur këtë gjë në masë. Kështu kemi bërë rielaborimin e këngëve tradicionale nëpërmjet instrumenteve aktualë muzikorë.Grupi është krijuar në 1982, cilat janë etapat kryesore në të cilat keni kaluar?
Në fillim grupi përbëhej nga Francesco dhe dy miq të tjerë. Ajo ç’ka i bashkonte ishte dashuria për këngët tradicionale dhe me një prej këtyre këngëve “Ka kjo gjitoni” morën pjesë për herë të parë në festivalin e këngës arbëreshe. Më vonë lindi ideja të bënim tekste dhe muzikë tonën, kjo edhe për limitin që na jepnin këngët e vjetra. Por edhe për faktin që tekste të reja do të bënin të mundur përsëritjen e shumë fjalëve arbëresh që përdoren pakë dhe rrezikojnë të humbin. Me këngët e reja morëm pjesë në festivale të ndryshme me fitore të njëpasnjëshme 1994/1995/1996/1997 në festivalin e këngës arbëreshe!Në vitin 1994 shkuam në Tiranë në festivalin e këngës në TVSH, me këngën “Një serenatë për ty”, sërish në 2009 në festivalin e 48-të si autor te tekstit dhe muzikës me këngën “Ave Maria” të interpretuar nga Claudio la Regina. Këtë vit në festivalin e 50-të të këngës, ishim prezentë gjithmonë si autor të tekstit dhe muzikës me këngën “Kur te pasha” kënduar gjithmonë nga Claudio.Melankolia është pjesë e këngëve tuaja, për çfarë flasin tekstet?Melankolia është pjesë e pandarë e muzikës arbëreshe. Ajo lidhet fort me faktin se ne jemi një popull që ka ikur nga toka mëmë dhe nga rrënjët e tij. Shumë këngë shprehin këtë sentiment edhe pse nuk mungojnë edhe këngë që flasin për tema të ndryshme.Cilat janë projektet tuaja më të afërta? Po për të ardhmen?Jemi duke realizuar një muzikal në gjuhën mëmë, e shkruar e gjitha nga ne. Realizimi i këtij muzikali do të bëhet nga një grup teatral i zonës tonë dhe mendojmë që gjithçka të jetë gati brenda majit. Një tjetër projekt që kemi në zemër është realizimi i një “Cantagiro Arbëresh”, një tip festivali me disa pjesë në qendrat më të mëdha albanofone. Por problemi kryesor për të realizuar këtë projekt është mungesa e kontributit ekonomik. Për këtë kemi krijuar një rreth kulturor të quajtur “MUZIKERE” në mënyrë që të kërkojmë kontributet e nevojshme për të realizuar këto evente kulturore.
Keni bashkëpunuar me këngëtarë ose grupe të tjerë arbëresh? Keni në plan bashkëpunime në te ardhmen?Bashkëpunojmë prej shumë vitesh me artistë të ndryshëm si Claudio la Regina, Maria Antonietta Marcovichio, Emiliana Oriolo. Me grupin “Shkëndija” të San Benedetto Ullano (Cs) kemi marrë pjesë në dasmën e Anna Oxes dhe Behgjet Pacollit në Lugano. Bashkëpunime të tjera kemi pasur me disa grupe teatralë të ndryshëm. Gjithashtu kemi bashkëpunuar me Claudion për disa këngë në gjuhën italiane si “Quando tochi un bambino”, “I ricordi di ieri”, etj. Gjithmonë me të njëjtën këngë kemi marrë pjesë në festivalin e San Remos ne vitin 2010.
Cili është mesazhi që përcillni me muzikën tuaj?Në këngët tona reflektojmë tematika të rëndësishme si lufta, dhuna ndaj grave dhe e fëmijëve. Synimi ynë është t’ju transmetojmë të rinjve dashurinë për origjinën dhe kulturën e tyre që janë pasuria me e madhe e njerëzimit.Në 1994 keni marrë pjesë në festivalin e këngës në TVSH. Cilat ishin emocionet që ju përcollën në atë aventurë?Në 1994 shkuam në Tiranë në “Festivalin e këngës” me “Një serenatë për tij”. Ishte një eksperiencë shumë e bukur që akoma kemi nostalgji sa herë e kujtojmë. Emocioni është i njëjti me atë kur largohesh nga njeriu i dashur dhe e di se nuk mund të jesh gjithmonë me të.
Mendoni të riktheheni në Shqipëri?Në 2009 në festivalin e 48-të morëm pjesë si autorë të muzikës dhe tekstit me këngën Ave Maria të kënduar nga Claudio la Regina.Gjithashtu kemi marrë pjesë në festivalin e 50-të të këngës, gjithmonë si autor të tekstit dhe muzikës me këngën “Kur te pasha” gjithmonë të kënduar nga Claudio. Shpresojmë të kthehemi në Shqipëri si grup muzikor por edhe si turistë, Shqipëria është një vend për tu zbuluar, Tirana një qytet shumë afashinant, shqiptarët një popull zemërgjerë.
Kënga “Një serenate për tij” ka qenë një sukses jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Si ndiheni kur këngët tuaja bëhen të famshme në të gjithë territorin albanofon?Në fakt suksesin e këngës “Një serenat për tij” e kemi zbuluar pak kohë më parë. Kemi zbuluar që kjo këngë është rikënduar nga këngëtarë të tjerë shqiptarë si Endri dhe Stefi Prifti, e gjithë kjo falë internetit dhe Facebook! Ky fakt na ka bërë që të jemi shumë te lumtur dhe të kërkojmë të bëjmë këngë sa më të mira.
Albumi “Me detin jone tek zemra” përse është titulluar kështu? Përdorni detin si një simbol të historisë arbëreshe?
Deti Jon ka qenë djepi i shumë qytetërimeve të kaluara dhe është mjeti i komunikimit midis nesh dhe rrënjëve tona. Është si një rrugë midis të cilës është e mundur të shkosh në kërkim të origjinës dhe kështu të njohim vetveten. Për të kuptuar të tashmen duhet medoemos të njohësh të shkuarën dhe kjo është një prej dilemave kryesore të njerëzimit.Kush është diferenca midis jush dhe grupeve te tjera muzikore arbëresh?Në radhë të parë lloji i muzikës: pjesa më e madhe e grupeve është e prirur për të bërë muzikë tradicionale etno-folk, ne bëjmë më shumë muzikë pop dhe përdorim teknologjinë moderne por pa e lënë pas dore melodinë tipike të këngëve arbëresh.Synimi ynë është mbrojtja e gjuhës dhe mendojmë se lloji i muzikës nuk duhet medoemos të jetë i lidhur me kanunin e muzikës arbëreshe, por me përdorimin e gjuhës. Vetëm në këtë mënyrë arrihet të krijohet një fjalor shprehjesh dhe fjalësh e aftë për të ngelur ne mendjen dhe zemrën e njerëzve.Kush është mesazhi që i dërgoni audiencës tuaj në Shqipëri?Ne arbëreshët jemi si një portë e hapur në të shkuarën e shqiptarëve. Midis zakoneve tona, kostumeve, traditave, gjuhës mund të projektohen 500 vjet pas. Nga ne shqiptaret mund të gjejnë nocione historike dhe gjuhësore me një vlerë shumë të madhe. Ky është mesazhi që ne dërgojmë jo vetëm shqiptarëve që na dëgjojnë, por të gjithë albanofonëve kudo që ndodhen.Nga Aurora ALLUSHAJ
Publikuar në Albanianews

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi