Vëllai i këngëtari Florjan Mumajesi, është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Tiranës pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 54- vjeçar, i cili pretendon se është mashtruar nga ana e Evis Mumajesit.Burime nga blutë e kryeqytetit se disa ditë më parë filloi procedimi penal dhe po punohet për shoqërimin e Evis Mumajesit, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim A. Bajrami. Në këtë kallëzim, 54- vjeçari pretendon se në vitin 2009 i ka dhënë Evis Mumajesit 700 euro me qëllim punësimin e tij në Norvegji me punë si infermier dhe ky deri tani as nuk e ka punësuar dhe as paratë nuk ia ka kthyer.Nga ana e tij, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar ka nisur punë për dokumentimin e këtij kallëzimi dhe shoqërimin e Evis Mumajesit.
Bluetooth
Bluetooth