Gjykata europiane ka dënuar Greqinë me gjobë për kushtet çnjerëzore në burgjet e saj.
Procesi gjyqësor i filluar prej 12 grekëve dhe një somalezi në vitin 2009 përfundoi me dënimin e Greqisë dhe detyrimin e saj të dëmshpërblejë me nga 7-15 mijë euro paditësit. Gjyqi i cilësuar që në fillim një lojë e humbur për qeverinë greke u mbyll në favor të paditësve pasi gjykata vlerësoi se kushtet e jetesës në burgun e Janinës janë çnjerëzore.
Për të mbështetur akuzën ajo pranoi ekspertizën e avokatit grek të popullit, në të cilën kushtet e jetesës për qindra të burgosur në këtë burg përshkruhen si tepër të ashpra. Në këtë burg mungon higjena më minimale, banjat apo uji i ngrohtë. Nuk ka asnjë shans për profilaksi mjekësore, ndërsa në qeli të vogla të përshtatshme për dy vetë mbahen deri në 6 të dënuar.
Gjykata pranoi se në këtë burg të dënuarit mbahen për 18 orë të detyruar të shtrihen në krevate në qelitë e tyre dhe lihen për ajrim vetëm pak minuta të ditës ose aspak nëse kushtet e motit nuk janë të mira.
Vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Greqia detyrohet të paguajë shumën e dëmshpërblimeve brenda tre muajve. Ky vendim quhet historik prej ekspertëve të çështjeve ligjore. Ai i hap rrugë fillimit të maratonave gjyqësore edhe prej mijëra të dënuarve të tjerë. Ai nuk ka vetëm vlerë për dëmshpërblimin ekonomik, por mundëson ndërkombëtarizimin e situatës tragjike në burgjet greke që shpesh konsiderohen si Alkatrazet europiane.