Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

KESH merr 2 miliardë lekë kredi

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1KESH merr 2 miliardë lekë kredi Empty KESH merr 2 miliardë lekë kredi Wed Feb 29, 2012 1:25 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

KESH merr 2 miliardë lekë kredi KeshimportiQeveria Shqiptare ia akordoi gjysmën fondit rezervë të planifikuar për Këshillin e Ministrave Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare në formë kredie me interes 0.5 për qind në vit, para që do të përdoren për të financuar importet e energjisë për muajin e ardhshëm.

Vendimi i qeverisë u publikua dje në fletoren zyrtare dhe u raportua të mërkurën nga gazeta “Shqip”. Po dje, KESH njoftoi se ka nënshkruar kontratat për importin e energjisë gjatë muajit mars, përkundrejt çmimit mesatar prej 75 eurosh për MËh.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi KESH mbeti pa para dhe pa akses në linjat e financimit në banka për shkak të kostos së lartë të importit si dhe për shkak të faktit që kreditë e saj në banka kanë arritur maksimumin e mundshëm.

Më herët, qeveria ka dhënë garanci bankare për kreditë që KESH ka marrë nga bankat, ndërsa vendimi i djeshëm bën fjalë për kreditim direkt të KESH.

Afati i kredisë është përcaktuar gjashtë muaj, gjë që do të thotë se KESH do të duhet ta shlyejë kredinë brenda këtij viti, por kjo duket disi e pamundur.

Ministria e Financave ka shtuar disa kushte për kredinë. Kushti i parë është që në rast se kredia nuk shlyhet në afat, atëhere interesi rritet nga 0.5 për qind në 7 për qind ose sa është edhe interesi i bonove të thesarit.

Në rast se KESH vijon të mos e shlyejë, Ministria e Financave rezervon të drejtën të konfiskojë të ardhurat e KESH nga shitja e energjisë elektrike.

Qeveria ka planifikuar fonde të përgjithshme rezervë në masën 4.7 miliardë lekë dhe një pjesë të tyre e ka përdorur për emergjencën e krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës dhe i ftohti.
KESH merr 2 miliardë lekë kredi Logo

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi