Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

BSH ndan bankat greke nga Greqia

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1BSH ndan bankat greke nga Greqia Empty BSH ndan bankat greke nga Greqia Wed Feb 29, 2012 1:20 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

BSH ndan bankat greke nga Greqia BankaegreqiseBanka Qëndrore Europiane deklaroi dje se ka vendosur një mekanizëm të posaçëm për financimin e bankave greke, me qëllim shmangien e falimentit nga këto banka, pasi agjencia Standard & Poor’s shpalli se Greqia është në statusin e “falimentit selektiv”.

Siç raportoi “Shqip” në numrin e së mërkurës, vendimi i “S & P” i bën bondet e qeverisë greke të pavlefshme si kolateral. Por, bankat e Greqisë, si në të gjitha vendet, kanë pronësinë mbi sasi të konsiderueshme bondesh sovrane të qeverive përkatëse dhe i vendosin këto bonde si kolateral për financimet që marrin nga bankat qendrore.

BQE njoftoi se bondet e Greqisë nuk mund të përdoren aktualisht për kolateral, por një linjë krediti është vendosur për të vijuar financimin e bankave të Greqisë, duke shmangur kështu falimentin.

Qeveria greke, nga ana e saj njoftoi se vendimi i “S & P” nuk kishte pasoja konkrete. Banka Qëndrore Europiane ka ofruar muajin e kaluar kredi me interes 1 për qind për të gjitha bankat e rajonit, gjë që e ka eliminuar krizën.

Ndërkohë, lajmet e tjera që vijnë nga Eurozona tregojnë se situata po stabilizohet dhe se marrëveshja e fundit mes Greqisë dhe trojkës po funksionon.

Kostoja e huamarrjes së Italisë ra në 5.5 për qind për bondet dhjetëvjeçare nga 6.08 për qind që qe në ankandin paraardhës. Ky ishte interesi më i ulët i shënuar që nga shtatori i kaluar. Bondet greke do të pranohen sërish si kolateral nga mesi i muajit mars pasi BE pritet të japë një garanci për shlyerjen e tyre.

Vendimi në Tiranë

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë pritet të miratojë sot ndarjen e dy degëve të bankave greke në ekonominë shqiptare nga bankat mëma, gjë që eliminon rrezikun që qe krijuar nga një faliment i mundshëm i Greqisë.

Dy banka me kapital grek kanë funksionuar në Shqipëri si degë të bankave përkatëse që nga koha kur u krijuan gati një dekadë më parë. Duke filluar nga sot, do të funksionojnë si banka më vete. Ndarja është në fakt vetëm një vendim juridik. Për klientët e këtyre bankave nuk do të ketë asnjë ndryshim.
BSH ndan bankat greke nga Greqia Logo

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi