Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Qyteterimi Maja: Ka prova te kontaktit me alienet

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

[You must be registered and logged in to see this image.]
Nje dokumentar i ri mbi qyteterimin e fiseve Maja do te deshmoje proven e kontaktit te jashtetokesoreve me kulturen e vjeter Maja.

RazzeAlieneKete e thekson nje funksionar i qeverise meksikane, i cili eshte edhe producent i filmit.
Ne filmin “Revelations of the Mayans 2012 and Beyond”, qe aktualisht eshte ne prodhim, pohohet se fiset Maja kane pasur kontakt me jashtetokesoret, te pakten keshtu ka thene producenti Raul Julia-Levy. “Meksika do te tregoje kode, doreshkrime dhe dokumente te rendesishme, te cilat shfaqin qarte kontaktin mes Majave dhe alieneve. Madje jo vetem kaq. Te gjitha keto informacione jane konfirmuar edhe nga arkeologet”, ka thene Julia-Levy, djali i autorit, Raul Julia. Ne nje konference per “The Wrap”, Luis Augusto Garcia Rosado, minister i Turizmit te Shtetit meksikan te Kampekes eshte shprehur se kane dale prova te reja per kontaktin mes Majave dhe Ufove, e cila bazohet edhe nga perkthimet e disa kodeve, te cilat qeveria i ruan ne fshehtesi te plote prej shume kohesh”.

Raul Julia thekson se ka prova qe fiset Maja kishin per qellim te qeverisnin planetin per mijera vjet, por u detyruan te largoheshin pas pushtimit te “njerezve me qellime te keqija”, duke lene pas shume deshmi qe ishin nje race teper e zhvilluar. “Qeveria meksikane nuk po i ben keto deklarata per te terhequr vemendjen e te tjereve. Gjithçka qe themi, e pohojme pa rezerva”. Filmi do te drejtohet nga Juan Carlos Rulfo, qe ka fituar çmimin “Humanitas Prize” (Çmimin e Humanizmit) per “Whose to remain” ne vitin 2009 dhe Çmimin e Jurise per dokumentarin “In the Pit” ne 2006-n. “Pritet qe njerezit ta marrin seriozisht kete dokumentar, sepse mesazhet jane shume te rendesishme per mbijetesen njerezore”, pohon Julia-Levy.
Kur Julia-Levy, me producentin Ed Elbert dhe bashke-producenten Sheila McCarthy bene te ditur bashkepunimin e tyre mbi dokumentarin meksikan, ishin teper te kujdesshem teksa flisnin per kontaktin me alienet, madje Julia-Levy pohonte se e kishin urdheruar te mos thoshte asgje ne lidhje me kete fakt.

Pyetjes e cila lidhet me kontaktin me jashtetokesoret, Rosado i eshte pergjigjur se po bente çmos per realizimin e dokumentarit ne zona te paeksploruara me pare, permes nje siti te fiseve Maja te Kalakmulit. Tani qe qeveria e Guatemales e ka lejuar projektin, kane dale ne drite shume fakte te reja dhe profeci te zbuluara kohet e fundit. Edhe pse qeveria e Guatemales nuk ofron informacione mbi alienet, i eshte bashkuar Meksikes per te mbeshtetur projektin. “Si Guatemala, ashtu edhe Meksika, jane misherim i qyteterimit te vjeter dhe te zhvilluar te Majave. Deri me tani jane mbajtur te fshehta disa zbulime te rendesishme arkeologjike. Mendoj se ka ardhur momenti per t’i publikuar keto informacione ne dokumentar”, ka thene ministri i Turizmit te Guatemales, Guillermo Novielli Quezada, ne nje konference per shtyp. Gjithashtu, ai shtoi se vendi po punon me regjisoret per te miren e njerezimit.

Raul Julia thekson se bashkepunimi eshte nxitur nga vete Presidenti i vendit, Alvaro Colom Caballero. Guatemala eshte vendi arkeologjik i nje numri te madh vendbanimesh Maja para-kolumbiane te perqendruar ne Pellgun e Miradorit, qe perfshin qytetin e madh dhe po aq te organizuar te El Miradorit. Nje fakt tjeter kurioz i deklarates se re te ministrit te Guatemales, qe u permend si pike referimi ne Mirador, eshte piramida me e madhe e botes. Ne fakt, Mirador nuk eshte emri i nje piramide. Eshte emri i gjithe qytetit, qe perfshin disa piramida, me e madhja e te cilave eshte “La Danta”. “Revelations of the Mayans 2012 and Beyond” do t’i filloje xhirimet me 15 nentor dhe eshte parashikuar qe te shfaqet ne sallat e kinemave ne fund te vitit 2012, para perfundimit te kalendarit Maja (21 dhjetor 2012). E ndersa skenaret apokaliptike jane fokusuar ne kalendarin qe perfundon me 21 dhjetor te vitit 2012, do te zerohet nje cikel prej 5126 vitesh.

Fiset Maja

Ne Ameriken Latine nje qyteterim tjeter i zhvilluar lulezoi. Ai ishte qyteterimi i fiseve Maja. Majat ishin astronome dhe matematikane te shquar dhe ndertuan keshtu shume qytete ne harmoni te plote me natyren. Ndertuan kanalizime dhe rrjete te persosura hidraulike ne gadishullin Jukatan. Sipas studiuesve dispononin mjaft pajisje te nje teknologjie te perparuar. Prej shume studiuesish mendohet se ne vendet ku kane jetuar Majat, duhet te kete ekzistuar nje salle e lashte ku ishin grumbulluar te gjitha arkivat e qyteterimit. Disa thone se ndodhet ne nje piramide ne pjesen e nendheshme te saj, me tunele dhe salla sekrete. Legjendat thone se ne keto depo te njohurive, informacionet jane depozituar ne kristale prej piriti te nje cilesie te larte, te cilat jane ne gjendje te depozitojne sasira te pafundme informacionesh dhe dijesh, te ngjashme me CD-te e sotme.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi