Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Dëshmi që nuk refuzohet - UFO

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Dëshmi që nuk refuzohet - UFO  Empty Dëshmi që nuk refuzohet - UFO Tue Feb 28, 2012 11:16 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rrëfimet për shfaqje të fenomeneve të tillë, ndoshta një rritje që ka ardhur edhe për shkak të shtimit të telefonave celularë dhe të telekamerave në gjendje që të filmojnë.

Por nga ana tjetër, edhe qeveri të vendeve të ndryshëm kanë vendosur tashmë që të hapin arkivat e tyre sekretë.

Po çfarë mund të thuhet për shfaqjet e ndryshme që janë regjistruar në kutitë e zeza të avionëve civilë të linjave ajrore, të pjesëtarëve të ekuipazhit që vetëm tani kanë vendosur të rrëfejnë përvojat e tyre.

Që nga fillimet e fluturimeve të njeriut, pilotë dhe astronomë nga të katër anët e botës kanë ndeshur në objekte të paidentifikuar. Këto regjistrime, së bashku me shumë filmime mbërrijnë prej kutive të zeza të avionëve të linjës.

Raportet e pilotëve të avionëve në lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si më të mirët dhe nga ana tjetër më të besueshmit, duke pasur parasysh njohjen e madhe që ata kanë për qiejt. Regjistrime të kutive të zeza dhe të kullave të kontrollit në fluturimet e linjave civile ajrore, por edhe konkluzionet e komunikimeve të astronautëve në hapësirën kozmike në vitin 2005 konsideroheshin sekret shtetëror.

Shumë astronautë të NASA-s kanë dëshmuar tashmë se kanë ndeshur në shfaqje UFO-sh gjatë fluturimeve të tyre. Numri i astronautëve dhe pilotëve që dëshmojnë për një nivel të lartë të aktivitetit të pazakontë në qiejt tanë është në rritje të vazhdueshme.

Por ata që fluturojnë dhe vijnë vërdallë qiejve tanë, janë me të vërtetë objekte jashtëtokësorë?

Më 17 nëntor të vitit 1986, fluturimi JL 1628 ishte duke fluturuar sipër tundrës së Alaskës. Ngjarjet e asaj nate u regjistruan të gjitha.

Ngarkesa sipër avionit të tipit Boeing 747 ishte duke ndjekur një rrugë rutinë ndërmjet Parisit dhe Tokios dhe kishte arritur shpejtësinë 750 kilometra në orë, në një lartësi 10 mijë metra. Avioni ishte drejtuar për në Anchorage, në Alaskë, për t’u furnizuar.

Krejt papritur, në orën 17:11 minuta, kapiteni i avionit, një pilot me 29 vite eksperiencë vuri re tre objekte të mëdhenj fluturues, të paidentifikuar e që fluturonin me shpejtësi të lartë 600 metra poshtë lartësisë në të cilën po fluturonte avioni i tij. Sipas pilotit të avionit, më i madhi prej objekteve fluturues i ngjante një lëvozhge lajthie, por ishte më shumë se dy herë më i madh se sa një aeroplanmbajtëse ushtarake amerikane.

Pikërisht në atë moment, kontakti në radio me kullën në Anchorage u zhduk duke e lënë avionin në fluturim instrumental. Pastaj, krejt papritur, objektet u ngjitën edhe më lartë dhe u zhvendosën në të majtë duke u larguar në horizont.

Në raportin e tij zyrtar, kapiteni shkruante në atë kohë se “na u desh që të shmangnim atë objekt”. Mbulimi i gjerë mediatik që iu bë në gazetat dhe televizionit e të gjithë botës e bëri këtë rast të shfaqjes së objekteve të paidentifikuara një prej më të dokumentuarve në të gjithë historinë e botës.

Një prej rasteve më intriguese është ai i fluturimit LH 405, kur më 18 nëntor të vitit 1985, një UFO u shfaq mbi Long Island.

18 nëntor, 1985. Kulla e kontrollit e Bostonit mori një thirrje nga avioni i fluturimit LH 405 që nga Nju Jorku kishte për destinacion Frankfurtin, dhe që për momentin ndodhej në Long Island. Pilotët flisnin për një objekt fluturues të paidentifikuar që kishte kaluar në një distancë vetëm 100 metra larg nga avioni i tyre.

UFO u përshkrua prej pilotëve si një objekt cilindrik me një dritë shumë të fortë në pjesën e përparme si dhe një bisht të gjatë e të shndritshëm me ngjyrë të gjelbër. Objekti i çuditshëm u vërejt edhe nga avioni i fluturimit BA 226 që ndodhej pak më në veri.

Të dy pilotët pohuan më vonë se objekti fluturues emetonte një dritë të çuditshme si dhe në pjesën e prapme nxirrte një vizë të gjatë tymi të gjelbër, një lloj tymi që ata nuk e kishin parë asnjëherë më parë.

Shpjegimi që u ofrua menjëherë ishte se bëhej fjalë për një meteorit të vogël, i cili kishte hyrë në atmosferën tokësore ishte duke u konsumuar në vetvete përpara se të mbërrinte në sipërfaqen e tokës. Megjithatë, të dy komandantët vunë menjëherë dyshime mbi këtë hipotezë, duke e hedhur poshtë atë.

Jo, thoshte njëri prej pilotëve, nuk ka aspak gjasa që të ketë qenë një meteor pasi ishte duke udhëtuar në kuotë, dhe lëvizte me një shpejtësi të madhe, shumë më të madhe se sa avionët normalë. Po lëvizte në një vijë të drejtë në një nivel preciz fluturimi.

Edhe pse autenticiteti i këtyre regjistrimeve të kutive të zeza të pilotëve është i sigurt Shoqata amerikane e Fluturimeve, si dhe kompanitë ajrore të përfshira në këtë incident nuk i kanë komentuar asnjëherë këta incidente të ndodhur në qiejt e New England.

Dy vjet më vonë, Bostoni do të bëhej epiqendra e një tjetër takimi të çuditshëm mes pilotëve dhe UFO-ve, por këtë herë, më shumë se sa një takim, bëhej fjalë për në përplasje, e cila u shmang vetëm për një fije. Episodi u regjistrua në shiritat e kutisë së zezë të avionit.

9 gusht 1997. Avioni i fluturimit LX 128 ishte në rrugën e tij drejt Zyrihut. Në komandë ishin piloti Filip Bobe dhe Kurt Glunder. Në kuotën e 7 mijë metrave, Bobe do të lajmëronte kullën e vrojtimit se tashmë kishte një vizibilitet absolut, me një qiell shumë të pastër, kur një objekt ajror i paidentifikuar hyri në hapësirën e tij ajrore.

Piloti hyn menjëherë në kontakt me kullën e kontrollit të Bostonit. “Nuk e di se çfarë ishte ajo që sapo më kaloi sipër avionit, një objekt që fluturonte me shpejtësi shumë të madhe, diku 700 metra mbi lartësinë time 7000 metra mbi nivelin e detit. Ishte shumë i shpejtë dhe nuk mendoj se ka qenë një avion”.

Më vonë, në raportin e tij zyrtar, Bobe do ta përshkruante UFO-n si një objekt me një ngjyrë të bardhë të shndritshme, cilindrik dhe pa krahë, i ngjashëm me një peshkaqen të bardhë.

Rasti i Bostonit ishte shumë i rëndësishëm sepse objekti ishte shumë i pazakontë dhe personat që e përshkruan atë kishin kredenciale shumë të mira. Ishin pilotë ekspertë të linjave civile të fluturimit, me më shumë se 19 mijë orë fluturime mbi shpatulla.

Raporti zyrtar i pilotit e klasifikoi objektin si UFO, duke e përcaktuar formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tij. Megjithatë, shoqata amerikane e fluturimeve civile bëri të ditur se ndoshta ka qenë thjeshtë një sondë e lëshuar nga ana e ushtarakëve pak a shumë në të njëjtën orë.

Por, këta nuk janë persona që mund të zihen në befasi apo që mund të mos njohin një sondë të tillë, pasi ata shohin të tilla në mënyrë të shpeshtë, është e vështirë që ta ngatërrosh atë me objekte të tjerë. Një tjetër shfaqje e fenomenit të UFO ka ndodhur sipër ishullit të Zelandës së Re në vitin 1979.

Më 21 dhjetor të vitit 1978, pilotët e një avioni neozelandez, Xhon Randëll dhe Kith Hain vërejtën një fenomen shumë të çuditshëm sipër detit në lindje të ishullit meridional neozelandez. Të njëjtët objekte u kapën edhe nga radarët e kullës së kontrollit të Uellingtonit. Raportet mbërritën shumë shpejt në media.

Dhjetë ditë më vonë, në 31 dhjetor, televizioni australian dërgon në të njëjtën gjurmë ajrore një gazetar të tijin, bashkë me telekamerën për të raportuar në lidhje me objektin e paidentifikuar. Dhe në mënyrë të pabesueshme, kështu ndodhi. Personeli i kontrollit vërejti sinjale të çuditshme në radiot e tyre.

Ja çfarë kishte referuar gazetari i televizionit australian pak përpara se të hipte në avionin që një muaj më herët kishte vërejtur fenomenin e çuditshëm: “Jemi në sallën e radarëve të aeroportit. Është ora dy pa një çerek dhe pas pothuajse njëzetë minutash do të fluturojmë me një avion me katër motorë dhe do të ndjekim dhe një herë rrugën që bëmë vetëm disa minuta më parë.

Nga kulla e kontrollit e Uellingtonit thuhet se ka ende gjurmë në hapësirën e Kajukrës. Shpresojmë që të realizojmë filmime më të mira se sa ata paraardhës dhe mund të them që, kush do të jetojë do të shikojë”.

Ky rast ka në fakt një farë lidhjeje me historinë e ufologjisë. Kjo, për arsye se sasia dhe cilësia e informacioneve që janë siguruar është shumë e madhe dhe e jashtëzakonshme. Kemi një filmim të vërtetë si dhe regjistrim që janë kryer nga ana e gazetarit në avion.

Por gjëja më e rëndësishme është se kemi regjistrimet e kryera nga kulla e kontrollit e aeroportit të Uellingtonit. Një gjë e tillë na lejon që të rikostruktojmë me precizon fazat e ndryshme të kësaj ngjarjeje.

“Aktualisht jemi duke fluturuar vetëm tre minuta larg nga aeroporti dhe nga krahu ynë i djathtë shohim dy drita shumë të fuqishme, njëra më intense dhe e shndritshme se sa tjetra, është si një yll shumë i shndritshëm, dhe mu poshtë saj është një tjetër dritë, më pak e fortë. Pak përpara mesnatës, avioni nis uljen me pilotin e avionit të mallrave. Fluturimi vazhdon në mënyrë të qetë.

Pastaj, në orën dymbëdhjetë e pesë të natës, piloti dhe pjesëtarët e ekuipazhit vërejnë disa drita të çuditshme dhe shumë të fuqishme që i afrohen avionit të tyre nga krahu i djathtë i aeroplanit. Operatori rrëmben kamerën për të regjistruar skenën: “Ato dy drita duket sikur janë duke udhëtuar bashkë me ne, janë ende në krahun tonë të djathtë me dritën më të shndritshme që është sipër asaj më të dobët. Është jashtëzakonisht shumë e fuqishme, më shumë e fuqishme se çdo lloj ylli që shohim në qiell”.

Edhe radari në tokë i kap objektet. Kulla e kontrollit e konfirmoi dhe e regjistroi bashkëbisedimin. Ai që vijon është zbardhja e regjistrimit origjinal të një ngjarjeje pazakonshmërisht shumë mirë të dokumentuar. “Është dalluar një gjurmë e madhe ora 11.00, 5 kilometra larg. Faleminderit, ende nuk kemi asnjë kontakt. Në të majtë ora 09.00, tre kilometra”.

Kapiteni referon se objekti është fillimisht mu përpara tyre dhe më pas spostohet me shpejtësi shumë të madhe në krahun e majtë të avionit. Dhe piloti e kthen avionin në mënyrë të menjëhershme nga i njëjti krah, në përpjekje për të hyrë në kontakt me të. Në tokë, kulla e kontrollit e Uellingtonit ka komunikuar se është pikasur një tjetër objekt në krahun e majtë. Edhe ai është duke iu afruar avionit.

“Drejtimi i orës 12.00, 5 kilometra larg. Tani jam duke parë në krahun e djathtë të avionit, dhe kemi një objekt që është konfirmuar edhe nga radari i Uellingotnit, është duke na ndjekur prej pak momentesh dhe është diku rreth 6 kilometra larg. Lëviz me shpejtësi dhe herë pas here lëshon një dritë të gjelbër dhe të bardhë.

Iloti afrohet aq shumë sa për të kuptuar se objekti është në fakt një spektër dritash blu shumë intensive që pulsojnë me shpejtësi shumë të madhe. Dhe vëren për habinë e tij se objekti është zmadhuar. Objekti qëndron në ekranin e radarëve për 36 sekonda, dhe më pas rikthehet në dimensionet e tij të mëparshëm. Ishte kjo dritë blu që dukej se ishte duke fluturuar bashkë me avioni dhe ajo u kap nga ana e radarëve të bordit të avionit.

Gazetari i televizionit australian ka transmetuar në mënyrë direkte regjistrimin 17 milimetërsh të kësaj shfaqjeje të objekteve të paidentifikuar. Regjistrimet integrale janë të pabesueshëm. Ekspertët besojnë se këto pamje janë provat më ezauruese dhe të frikshme për ekzistencën e UFO-ve që janë regjistruar ndonjëherë në film.

Ky është filmi i famshëm neozelandez i 31 dhjetorit të vitit 1978. Kameramani ishte vendosur ndërmjet komandantit dhe pilotit shoqërues. Sekuenca është disi e lëvizshme pasi ajo është realizuar me kamera në shpatull, por ata kanë vërejtur dritën në të djathtën e tyre, e cila shfaqej dhe zhdukej. Për të kuptuar atë që ka ndodhur, ekspertët e kanë ngadalësuar filmin duke shkuar fotogramë pas fotograme.

Objekti kalon nga një ngjyrë shumë e shndritshme në një ngjyrë portokalli të errët. Imazhi është shtrembëruar në momentin që kameramani është përpjekur ta vendosë dritën në qendër të objektivit.

Shfaqet e objekteve fluturues të paidentifikuar nuk kanë ardhur vetëm në atmosferën e tokës. Në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, ndërmjet garës për pushtimin e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik astronautë dhe kozmonautë u bënë dëshmitarë të objekteve të çuditshëm dhe të ngjarjeve të pashpjegueshme në hapësirë. Në vitin 1958, atëherë kur lindi NASA, të gjithë prisnin që të hyhej në kontakt me forma jete jashtëtokësore.

4 dhjetor 1965. Kanë kaluar 4 orë dhe 24 minuta që nga nisja e misionit historik të katërmbëdhjetë ditëve. Astronautët e Gemini 7, Frenk Borman dhe Xhejms Louell, dy pilotë ushtarakë janë duke kryer misione dhe detyra rutinë. Kur në 22:34, ora universale, teksa kapsula e tyre ishte duke fluturuar mbi Hauai, vërejnë një objekt që duket se kalon sipër kapsulës. Objekti është i shndritshëm.

Bormani kontakton menjëherë bazën në kullën e kontrollit në Hjuston. Ajo që vjen më pas është zbardhja e regjistrimit origjinal: ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë.

Mund ta përsëritësh të lutem. Thashë se ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë. Regjistrimi ndërpritet në mënyrë të menjëhershme. NASA komunikon menjëherë se objekti është rrezja e vektorit Titan të Geminit. Por Louell përgjigjet se e sheh shumë mirë rrezen, por edhe shumë objekte të tjerë.

Ekspertët e kujtojnë mirë përsëritjen e atij regjistrimi nga NASA si dhe faktin që është përdorur fjala prani e çuditshme. Në raportin zyrtar të NASA-s mbi misionin Gemini 7, të publikuar në janar të vitit 1966 nuk ka asnjë gjurmë të bashkëbisedimit në lidhje me praninë e objektit. As Borman dhe as Louell nuk kanë komunikuar asnjëherë me publikun në lidhje me këto komunikime.

Në deklaratat e saj publike, NASA mohon vetë ekzistencën e takimeve me UFO një qëndrim që e ka mbajtur që nga fillimet e fluturimeve hapësinorë. Që nga vitet e parë të programit hapësinor ka pasur raporte të ndryshme në lidhje me shfaqje të objekteve të paidentifikuar nga ana e astronomëve dhe kozmonautëve.

13 shtator 1966. Astronautët Ricard Gordon dhe Carls Konrad vërejnë diçka të çuditshme gjatë rrotullimit të tyre të gjashtëmbëdhjetë përreth Tokës, 27 orë dhe 48 minuta pas ngritjes nga toka.

Konrad vihet menjëherë në kontakt me bazën dhe transmeton se sapo ka vënë re një objekt të paidentifikuar 8000 metra më poshtë. Është një objekt metalik dhe rrotullohet me një ritëm marramendës. Më pas, merr një aparat fotografik dhe shkrep tre fotografi. Objekti fillimisht afrohet dhe më pas zhduket.

Atëherë u deklarua se mund të ishte vetëm një rreze e lëshuar nga ndonjë satelit rus. Tek NASA ndoqën të njëjtën strategji, ndonëse objekti i pikasur nga Gemini është i vetmi që NASA e ka pranuar si të paidentifikuar.

Megjithatë, Gemini 11 nuk ishte i vetmi mision i NASA-s që kish ndeshur në UFO. Në të vërtetë, që nga fillimi i programit Apollo, shfaqje të tilla janë shumëfishuar. Në mënyrë të veçantë astronautët e Apollo u ndoqën nga disa UFO.

Mendohet që Nil Armstrong vetë ka parë disa UFO, zyrtarisht nuk flitet, por kjo është e vërteta. Nga misioni i famshëm i Apollo 11 u mësua për objekte që kishin ndjekur kapsulën si dhe për objekte të vërejtur në hapësirën dhe në sipërfaqen hënore.

4 muaj më vonë, më 14 nëntor 1969, komandanti i Apollo 12, Fil Korrad i referoi NASA-s se kishte parë disa objekte që nga dritarëzja e tij. Në vitin 1981, NASA inauguroi programin Space Shuttle, dhe bashkë me të erdhi dhe një valë e paprecedentë rrëfimesh për takime me UFO në hapësirë, si dhe një seri e gjatë dhe e pabesueshme dokumentesh audio dhe video.

Më 13 mars të vitit 1989, astronauti Xhon Blar vuri re diçka të pazakontë. Një pre astronautëve në bordin e Space Shuttle, gjatë atij misioni tha në mënyrë të qartë: jemi ende në kërkim të alienëve. Gjatë këtij misioni, një amator regjistroi me radion e tij po amatore bisedën që kryhej me qendrën: “Houston, Këtu Discovery, kemi ende nën vëzhgim atë objektin alien”. Deri sot, NASA as e ka konfirmuar dhe as e ka hedhur poshtë vlefshmërinë e këtij transmetimi.

Space Shuttle ka dy kanale radio. Njëri prej tyre është publik dhe mund ta dëgjojmë të gjithë. I dyti është një kanal sekret dhe i koduar i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe pikërisht aty ndodhin pjesa më e madhe e bashkëbisedimeve.

Një prej provave më shokuese të pikasjes së UFO-ve në hapësirë u sigurua më 6 gusht të vitit 2005, nga fluturimi STS 114 i Space Shuttle. Anija kozmike ishte duke ardhur përreth Tokës me një shpejtësi 29 mijë kilometra në orë. Objekti duhej që të udhëtonte me një shpejtësi më të madhe për ta arritur për të fluturuar në të njëjtën shpejtësi me të dhe më pas për të fluturuar në drejtim të kundërt.

Objekti u afrua me shpejtësi, ndryshoi me shpejtësi të madhe shpejtësinë dhe drejtimin dhe më pas u largua sërish nga fushëpamja. Trajektorja dhe shpejtësia e tij sfidojnë të gjithë ligjet e fizikës, duke lënë si gjithmonë një mal me pyetje për studiuesit.

Që nga fillimi i fluturimeve të njeriut, ka pasur një mal me raporte të pilotëve ekspertë mbi fenomene të pashpjegueshëm dhe takime me UFO. Ndërkohë që pilotët tanë fluturojnë në atmosferën tokësore, dhe drejt hapësirës së pafundme, shumëkush ngre pyetjen: qielli është i okupuar vetëm nga mjete fluturues tokësore?

[You must be registered and logged in to see this image.]

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi