Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Une po bej nje permbledhje te shkurter te materialeve qe kam ose qe kam lexuar per Ufo. Mbase do kete edhe pasaktesi ne gjerat qe do shkruaj sepse do shfrytezoj kujtesen time por mendoj se do jene me interes.
Personalisht besoj ne ekzistencen e tyre madje me pelqen ideja qe ata te jene reale. Mund te them po ashtu qe kam pare ne nje rast te vetem para disa vitesh dhe nuk kam qene vetem, por kane qene me mijera shqiptare qe besoj kane pare te njeten gje me mua. Perpara se te shkruaj ate qe di, po ju tregoj shkurtimisht eksperiencen time ne pamjen e ufove. Me kujtohet me saktesi data dhe viti. Ka qene 9 Shtator 1990 rreth ores 9.30 te darkes ose dicka me shpejte. Sic e dine shume prej jush ne ate kohe ne qytetin e Tiranes ka qene xhiroja tradicionale ne bulevardin kryesor. Pra bulevardi ishte ii mbushur plot e perplot nga te rinj dhe njerez qe shetisnin kur vemendja e nje pjese derrmuese u terhoq nga disa drita. Shume filluan te tregonin me gisht ne qiell dhe pothuajse e gjithe xhiroja apo njerezit si me komande ndaluan te ecuren dhe shikonin nga qielli. Ka qene pamja me e bukur e jetes sime. Rreth 5-7 objekte qe fluturonin ngadale me ngjyra te kuqe te ndezur, blu, portokalli te verdhe dhe te gjelber ne forme trekendeshi dhe qe udhehiqeshin nga nje objekt me i madh ne krye. Papritur nga pozicioni qe po fluturonin, nderruan drejtim ben disa levizje jashte atyre normaleve qe jemi mesuar te shohim nga avionet apo helikopteret dhe ne te qindat e sekondes u zhduken me nje shpjetesi te frikshme. Te gjithe kishim shtangur dhe u deshen disa minuta qe te merrnim veten. Po ate nate kur shkova ne shtepi degjova lajmet ne RAI UNO per te njejtit objekte te pare mbi qytetin e Romes dhe Te Brukselit madje edhe e filmuar nga disa operatore amatore. Pamja ishte ekzaktesisht e njejte me ate qe kishim pare ne disa minuta me pare. Kjo gje eshte vene re edhe nga pikat ushtarake te vrojtimit por qe nuk u komentua sepse nuk dihej cfare ishte dhe per me shume ne ate kohe mungonte nje lloj njohurie kolektive persa i perkiste ufove. Vetem 3-4 vjet me vone pata rastin te flisja me nje ish-oficer qe u intervistua per te njejtin problem nga nje operator i Radio Tiranes dhe ai konfirmoi pamjen e objekteve, natyren e tyre te vecante dhe sidomos menyren e fluturimit dhe shpejtesine qe ishte shume e vecante e krahasuar me objektet tokesore. Oficeri ne fjale naten qe jane para objektet ka qene me sherbim ne piken e vrojtimit ne malin e Dajtit. Kjo persa i perket ekperiences personale.
Kur vjen fjala te UFO (Unidentify Flying Objects) ose Objekte Fluturuese te Paidentifikuara ka mendime dhe teori te ndryshe dhe sic ndodh rendom ne raste te tilla opinioni ndahet ne dy pjese. Ne te apasionuar apo ata qe besojne dhe ne skeptike qe ne shumicen e rasteve jane njerez te shkences per te cilet ne baze te cdo teorie duhet te kete dicka te provueshme.
Te dhenat per pamje te Ufo-ve jane shume te vjetra madje edhe te dokumentuara. Neper piramidat e Egjiptit ne shkrimet heliografike qe jane gjetur ka patur piktura te disqeve fluturuese madje disa prej tyre shume te qarta qe ngjasojne me kapsulat kozmike qe perdoren sot per misionte te ndryshme rreth hapesires se tokes. Po ashtu eshte e famshme per te gjithe nje design i gjetur ne Mesapotamine e vjeter dhe qe njihet me emrin Karroja e Ezikelit. Objekti ne fjale nuk eshte mundur te gjehet por nga figura qe eshte gjetur paralelisht ne Mesapotamine e Lashte po ashtu edhe ne Babiloni paraiqet nje lloj konstruksioni shume i avancuar per kohen e atehershme, i ngjashem me nje kapsule kozmike madje shikohet qarte edhe vendi ku rri austronauti. Shkencetare te ndryshem duke ndjekur design e gjetur jane perpjekur te ndertojne te njejtin objekt dhe perfundimi ka qene shokues. Ajo qe u perftua nuk ishte vece nje anije kozmike e nje dimensioni dhe modeli te panjohur madje mund te kuptoheshe dhe te shikoheshe qarte sistemi i propulsionit apo i shtyrjes sic quhet ndryshe, kabina e pilotit etj. Edhe ne gjetje te tjera arkeologjike ka deshmi te ekzistences se nje menyre jetese te panjohur dhe objekteve te panjohura ene nga shkenca jone. Psh ne kulturen e Inkasve te lashte jane hasur shpesh piktura murale ose gdhendje ne gur te objekteve fluturuese te ngjashme me disqe fluturuese, kozmonaut te veshur me skafandra, sisteme planetare qe vetem vone jane zbuluar nga shkenca dhe disa te dhena te tjera qe jane konsideruar te pamundura per kohen qe jane bere qe te ishin reale. E megjithate ato jane aty dhe provojne nje njohuri qe ne si qenie njerezore e mesuam vetem kur arriten nje shkalle zhvillimi te larte. Jane edhe ty objekte qe i hutojne shkenctaret per saktesine dhe funksionin e tyre dhe qe datojne ne nje kohe shume te lashte disa mijera vjecare dhe qe akoma sot e kesaj dite nuk mund te percakohet qarte pse jane ndertuar dhe kush i ka ndertuar. Ky eshte kozmodromi gjigant ne Bolivi. Eshte quajtur i tille sepse nuk ka shpjegim tjeter per funksionin e tij aq me shume qe dimensionet qe ka i shkojne per shtat nje emri te tille. Behet fjale per nje konstruksion gjigand ne formen e nje zogu Kondori qe shtrihet ne nje zone te pabanuar sot ne nje nga luginat e Bolivise. Po ashtu eshte dhe sistemi i perkryer i kanaleve ne formen e Brumbullit qe eshte gjetur rastesisht ne nje tejter vend te Amerikes Latine por qe nuk me kujtohet. Vetem kur njeriu u be i afte te fluturonte ne qiell atehere u pa dhe u kuptua forma e atyre kanaleve por nuk u kuptua asnjehere funksioni dhe arsyeja e ndertimit te tyre.
Edhe me pas ne shekujt e mevonshme kryesisht gjate mesjetes se hershme kemi deshmi per shfaqje te ufove ne zona te ndryshme te globit, kryesisht ne evrope. Gjermani, France, Zvicer etj por qe quheshin si shfaqje te djallit. Duke konsideruar obskurantizmin mesjetar dhe ndikimin e fese ne jeten shoqerore ky shpjegim ishte me i pershtatshmi. Ne disa afreske kishtare apo piktura te kohes sidomos ne njeren prej tyre ku eshte Shen Maria dhe ne sfond eshte nje bari me nje qen te vogel, me nje sy te kujdeshem mund te dallosh qe te dy, bariu dhe qeni i kane ngulur syte ne qiell drejt nej objekti qe nuk eshte gje tjeter vecse nje disk fluturues. Po ashtu edhe ne kronikat e kohes sidomos ato te shekullit te 9 dhe me pas flitet per deshmi kolektive te shfaqjes se UFO-ve.
Le te vijme tani tek koha jone dhe kur u perdor per here te pare termi UFO. Merita e perdorimit te ketij termi i takon biznesmenit dhe pilotit privat amerikan Keneth Arnold i cili ne 24 qershor te vitit 1947 gjate fluturimit me avionin e tij hasi disa objekte fluturuese te paidentifikuara ne formen e disqeve. Sipas shpjegimit te tij objektet fluturonin ne menyre te cuditshme, shfaqeshin dhe largoheshin sikur donin te luanin dhe papritur e pakujtuar benin levizje vertikale dhe horizontale me nje shpejtesi te pa imagjinueshme. Pra ai ne raportin qe beri ne komanden ajrore te bazes ushtarake perdori termin UFO, term i cili ne vitet e me pasme u be shume popullor dhe u zyrtarizua ne te gjithe boten.
Vetem disa jave me vone dhe pikerisht ne 2 korrik te vitit 1947 do te ndodhte ajo qe do trondiste boten shkencore dhe do ti jepte ekzistences sone ne univers nje tjeter dimension dhe kuptim. Behet fjale per te famshmin Rastin e Roswell ose sic quhet ndryshe Incidenti i Roswell. Naten e 2 korrikut gjate nje stuhie te fuqishme nje ufo do te rrezohej ne afersi te qyetit te Roswell ne shtetin e New Mexico. Momenti i rrezimit eshte pare nga shume deshmitare okulare dhe pershkruhet si nje objekt i madh i rrumbullaket qe perkoi rrathe te medhenje ne qiell dhe ra ne periferi te qyetit, pikerisht ne fermen e Mac Brazel. Ishte ky i fundit qe te nesermen i shtyre nga kurioziteti per zhurmen dhe ndricimin e cuditshem qe kishte pare gjate nates, vendosi te inspektonte fermen e tij ku gjeti copeza te madhesive te ndryshme dhe te nje materiali te panjohur me pare. Njoftohet sherifi i zones i cili nga ana e tij lajmeron autoritetet e Roswell Army Air Field te cilet ngarkuan per hetim majorin Jesse Marcel. Gjate inspektimit te objektit u gjeten disa trupa entitetesh qe nuk i perkisnin botes sone por ky fakt nuk u deklarua nga majori. Menjehere mbas inspektimit te zones ai mban nje konference shtypi ku deklaron per rrezimin e objektit jashtetokesor dhe konfirmon faktin qe ishte nje dicka komplet e panjohur. Cuditerisht disa ore me vone kjo deklarate pergenjeshtrohet dhe mbas hyrjes ne loje te sherbimeve inteligjente ushtarake, cdo gje ndryshohet dhe incidenti quhet si nje rrezim i nje ballone atmosferike qe perdoren rendom per te llogaritur presionin atmosferik dhe parashikime te tjera per kohen. Qe nga ky moment filloi ajo qe do te hynte ne histori si rasti i pare i nje cover-up masiv nga ana e qeverise amerikane dhe e sherbimeve te saj te inteligjences. Ngjarja u mbulua nga pluhuri i harreses, te pakten per pjesen derrmuese te popullsise dhe do te shfaqej akoma me fuqishem ne fillimet e fiteve 90. Shkak per kete u be nje konference e pervitshme qe mbahet ne San Marino per ufo-t dhe paraqitja aty nga nje person emri i te cilit sme kujtohet i disa bobinave filmike ku ishte e rregjistruar autopsia e bere ndaj nje alieni. Ky filmim i bere nga operatori Jack Barnet tronditi boten mbare. Filmimi paraqiste autopsine ndaj njerit prej alieneve te gjetur ne incidentin e Roswell dhe sipas autorit te filmimit ishte bere ne bazen ushtarake te Fort Worth ne Dallas, Texas. Mbase shume prej jush kane njohuri per rastin ne fjale dhe sja vlen te zgjatem por paraqitja e nje filmimi te tille shkakoti nje termet te vertete ne boten e shkences dhe sidomos tek ata qe studionin ufologjine si fenomen. Pati mendime te ndryshme, skepticizem dhe aprovim dhe ne perfundim te cdo studimi dhe analize u vertetu plotesisht qe filmimi ishte autentik. Filmi si material ishte kodak i prodhuar ne vitin 1947, Cdo objekt ne dhome i perkiste modes se viteve 1947 dhe nje analize e detajuar e trupit te alienit qe u dyshua fillimisht se mund te ishte i nje femije te semure me sindromen e Progeries, u vertetua plotesisht qe nuk ishte i tille, pra i perkiste nje qenieje jashtetokesore. Ana pozitive e filmimit ishte qe hapi debatet per ekzistencen e ufove dhe te qenieve jashtetokesore por ne te njejten kohe zbuloi vetem majen e ajzbergut te te ashtuquajtures cover-up qe qeveria amerikane dhe organe te specializuara te saj kishin kohe qe aplikonin mbi fenomente te konsideruara jo normale ose mistere.
Ndofta po zgjatem shume ne kete shkrim me gjera qe nuk ju interesojne por eshte me rendesi qe te jepet nje pamje e pergjithshme e fakteve dhe menyra sesi jane zhvilluar gjerat. Ketu eshte dhe pikenisja e shume deklaratave dhe deshmive te njerezve qe i kane jetuar keto ngjarje ose kane qene pjese e tyre ose kane qene te detyruar te heshtin si shkak i kercenimeve nga organizma te fshehta qeveritare. Eshte shume pak te shkruar cdo gje per ufot vetem ne nje shkrim po besoj se tani e tutje meqe kjo teme eshte hapur dite mbas dite do shkruajme gjera qe dime dhe qe lexojme per te pasuruar njohurite dhe shuar kuriozitetin e lexuesve dhe te vetes sone.
Pra rasti i Roswell nxorri ne drite shume fakte dhe detaje qe implikonin direkt qeverine amerikane, sherbimet e saj te inteligjences deri edhe rangjet presidenciale. I famshmi dokumenti Majestic-12 i aprovuar nga presidenti i Amerikes Dwight D. Eisenhower u be fillesa e nje mbulimi te se vertetes per ufot dhe qeniet qe drejtohen prej tyre. Eshte ky dokument i cili percaktoi shkallen e sekretit dhe pasojat qe vijne prej tij. Supozohet qe ne kete kohe jane krijuar edhe skuadronet famekeqe te njohura ndryshe si Man in Black ose Njerezit e Veshur me Te Zeza te cilet paraqiteshin kudo qe kishte raste UFO-sh dhe kercenonin deshmitaret me heshtje. Ka shume njerez qe vetem mbas berjes publike te autopsise se alienit te gjetur ne Roswell vendosen te flisnin dhe te tregoninate qe dinin dhe arsyen pse kishin heshtur per kohe te gjate.
Por nje nga deshmite me tronditese qe i vuri nje pikepyetje te madhe lirise se informacionit ishte ajo e Robert Llazar ose Bob Llazar nje shkenctar ne moshe fare te re me nje te kaluar te shkelqyer si inxhinier qe studionte sistemet e propulsioniti cili kishte punuar per disa vjet ne te ashtuquajturen Area-51. Deshmia e tij eshte marre nga autoriteti gjerman ne fushen e Ufologjise doktori Michael Heaseman i cili ka studiuar per nje kohe shume te gjate jo vetem fenomenin e ufove por edhe vete Area-51 nje baze sekrete amerikane e shtrire ne shtratin e nje liqeni te thare ne Groom Lake, ne shkretetiren e Nevadas. Sipas Llazarit Roswell dhe autopsia e alienit jo vetem qe jane reale por ato sjane asgje ne krahasim me ate qe ka ardhur me mbrapa. Ai flet per ufo te cilat mbahen ne vende sekrete te Area-51, prezence te alieneve ne kete baze dhe nje bashkepunim i ngushte midis shkenctareve amerikane dhe inteligjencave jashtetoksore. Sipas Llazar, i kercenuar disa here me vdekje per deshmite e tij, bashkepunimi me inteligjencat jashtetoksore ka filluar ne fillim te viteve 50 dhe shume zhvillimeve marramendese te shkences i dedikohet ketij bashkepunimi. Ai flet per gjerat qe ka pare, per pranine e alieneve ne baze te cilet i pershkruan identik me ate qe shikohet ne autopsine e alienit te Roswell, per pranine e teknologjise se tyre e cila eshte jashtezakonisht e avancuar, tregon disa design te disa panaleve me simbolet e alieneve, komunikimin e tyre, bazat qe ata kane ne toke dhe ne Hene etj. Deshmia e Llazarit eshte kundershtuar nga shume te tjere madje nga nje grup i caktuar dhe nga institucione te ndryshme amerikane eshte konsideruar si i papergjegjshem dhe me probleme psikike por mbetet fakt qe ai u zhduk mbas disa kercenimeve te bera rradhazi per jeten e tij sidomos mbas deshmise perfundimtare qe ka dhene ne shtator te vitit 1992 ku u shfaq plotesisht me fytyren dhe zerin e tij.
Prania e Ufo-ve dhe e qenieve qe i pilotojne lidhet ngushte edhe me nje tjeter fenomen qe rendom quhet ABDUCTION, ose rrembime. Une do permend 2 raste qe jane te dokumentuara dhe te studiuara me shume se te tjeret.
I pari i perket ciftit Betty dhe Barney Hill te cilet ne shtator te vitit 1961 ktheheshin nga pushimet nga Kanadaja. Kur ndodheshin ne New Hampshire rreth ores 11 te nates te dy dallojne nje drite te forte mbi makinen e tyre. Te bere kurioze ata ndaluan mjetin e tyre dhe pane nje objekt ne forme disku qe rrinte pezull mbi makine ne nje distance te afert. Dalloheshin qarte nje brez dritaresh dhe qenie qe leviznin brenda tyre. Fillimisht Barney mendoi se do ishte ndonje avion i nje modeli te panjohur por kur e pane me qarte, objekti kishte forme diskoidale dhe me ngjyra te forta qe ndriconin ne nje distance te madhe. Ne kete moment te dy tremben dhe Barney nxorri nga makina nje revolver. Objekti vazhdonte te qendronte pezull dhe nderkohe filloi te leshonte disa tinguj qe i ngjanin nje bip-bip. Te dy u tremben shume dhe vendosen te largohen por cdo gje elektrike ne makine nuk funksiononte. Pa pritur ata ndjene qe makina po shkeputej nga toka dhe me pas nuk mbajne me mend gje. Kur ata u bene te ndergjegjshme perseri ndodheshin ne te njejtin vend, ne mes te erresires dhe objekti i ndritshem ishte larguar. Mbas raportimit te ketij incidenti dhe sidomos mbas ekzaminimit te disa shenjave te cuditshme ne makinen e tyre, disa pika dhe vrima pergjate gjithe pjeseve metalike te koraces, specialistet vendosen te benin disa seanca hipnoze me seicilin nga bashkeshortet. Ajo qe doli si rezultat i hipnozes ishte shokuese dhe e pabesueshme por fakti qe te dy bene seanca te vecanta, larg njeri tjetrit dhe sidomos perputhja e cdo gjeje qe thane i binden mjeket psikologe qe kishin te benin me nje eksperience rrembimi nga jashtetoksoret. Natyrisht seancat e autopsise nuk u bene menjehere dhe u deshen vite te tera qe mjeket te arrinin ne konkluzionin e mesiperm. Nderkohe jeta per te dy Hills kishte ndryshuar shume dhe qetesia e tyre kishte marre fund. Ajo qe eshte turbulluese dhe qe ve ne dyshim pranine e alieneve ne toke eshte qellimi i tyre ndaj nesh. Sipas deshmise se Betty Hill ata bejne eksperimente me njerezit e tokes dhe gjate ketyre eksperimentve menyra sesi ata sillen me tokesoret sipas normave tona te sjelljes, eshte e vrazhde dhe injoruese. Ajo i pershkruan ata si shtatvegjel, me lekure ne ngjyre gri, me sy te medhenj te zinj dhe pa kapake, me goje te vogel dhe me koke te madhe. Ky pershkrim perputhet me qeninen e gjetur ne incidentin e Roswell, me ate te pershkruar nga Llazar dhe shume pershkrimeve nga njerez te ndryshem.
Nje tjeter rast i njohur per te cilin eshte bere edhe nje film Fire in the Sky i perket Travis Walton nje druvar nga White Mountains ne veri te shtetit te Arizonas, i cili ne 5 shtator te vitit 1975 bashke me disa shoke kishte shkuar per te prere dru ne njerin nga shpatet e malit. Duke u kthyer nga puna te gjithe shohin nje objekt te ndritshem qe kishte ndaluar pezull mbi nje lugine te vogel dhe i vetmi qe afrohet ishte Travis i cili thithet nga nje drite e fuqishme ne brendesi te mjetit fluturues. Shoket e tij te trembur largohen dhe raportojne ngjarjen ne polici e cila nuk i besoi dhe i akuzoi per vrasjen e tij. Vetem mbas 5 ditesh Walton lajmeron familjen e tij nga nje kabine telefonike diku ne afersi te vendit ku jetonte. Komplet i zhveshur dhe i shokuar ai merret nga familjaret dhe i nenshtrohet nje kujdesi mjeksor. Ashtu si dhe rasti Hill ai demostroi nje frike dhe ankth por nuk mund te kujtonte gje nga ajo qe i kishte ndodhur. Vetem disa dite me pas ne kujtesen e tij vijne copeza nga rrembimi, mbajtja ne anijen aliene, eksperimentet e bera, shenjat e te cilave ishin te qarta ne fytyre dhe ne trup si dhe detaje te tjera te pamjes se alienve dhe teknologjise qe perdornin. Edhe ne rastin Walton alienet kishin te njejten pamje, pra shtatshkurter, lekure ne ngjyre gri, sy te medhenj e te zinj, koke te madhe etj.
Nuk ja vlen te permenden testet e shumta qe jane bere per te vertetuar autenticitetin e thenieve dhe eksperiences se tij. Kjo qe une po shkruaj eshte rezultat dhe perfundimi final i studimit te bere per rastin e Travis Walton.
Ka disa teori per llojet e alienve qe marrin kontakt me njerezit ne toke. Nga studiuesit njihet nje pike referimi qe eshte Eduard Billy Meier, nje malesor nga Alpet e Zvicres qe prej vitesh kontaktohet nga alienet. Rasti i tij eshte studiuar shume dhe perfundimet qe kane dale kane qene shokuese. Kontakti i pare qe ka patur Billy Meier me alienet ka qene ne janarin e larget te vitit 1973. Nje fshatar medioker, me nje nivel intelektual nen normalen me nje arsim te mjaftueshem sa per te lexuar me gabime dhe per tu shprehur me nje gjermanishte ne zhargon, papritur e kujtuar mbas kontaktit te pare me alienet demonstron nje zhvillim mendor te papare. Njohuri te gjera ne fushen e shkencave te ndryshme, 7 gjuhe te huaja, njohuri mbi astronimine dhe sistemet diellore ende te pazbuluara nga shkenca ne ate kohe etj. Kjo ka qene nje nga gjerat qe ka mrekulluar studiuesit ne rastin e tij ndersa deshmite qe ka dhene gjithmone jane pare me skepticizem por sidoqofte jane marre ne konsiderate. Sipas Meier alienet qe vizitojne ate jane ndryshe nga ata te pershkruar nga te tjeret. Jane shume te gjate mesatarisht nga 2.5 deri ne 3 metra. Jane identik me njerezit e tokes si paraqitje, bjond dhe me sy bojqielli. Jane shume paqesore dhe te dashur dhe demostrojne nje dashuri dhe miresi pothuajse divine ndaj rraces njerezore ne toke. Ata vijne nga konstelacioni i Centaurit dhe arsyeja e pranise se tyre ne toke eshte per te na mbrojtur dhe paralajmeruar nga rreziqet qe na vijne nga rraca tjeter e alienve, dmth nga grite ose alienet e pershkruar me siper si dhe nga nje rrace tjeter alienesh qe quhen amfibiane per te cilet ka deshmi te shumta dhe qe paraqiten me nje trup njerezor por me nje koke si te amfibeve, trup te mbuluar me luspa dhe shume agresive dhe ostile. Paralajmerimin kryesor qe bejne ata i perket rraces se grive te cilet kane qellime jo te mira ndaj njerezve te tokes. Prania e tyre ne toke ka filluar 50-60 vitet e fundit kur kane pare zhvillimin e shoqerise njerezore dhe nga alienet e Meier qe ai thote se e quajne veten Pleajdiane, percaktohen si shume keqdashes dhe armiqesore.
Kjo pjese eshte marre nga nje shkrim tjeter qe kam bere ketu ne forum por mendova se do ishte me me vend qe te hapja nje teme me vete dhe te shkruaja cdo gje ne menyre kronologjike. Kjo qe eshte e shkruar ketu po e konsideroj si hyrje me disa te dhena paraprake dhe me pas cdo gje do e shtjelloj me shume imtesi. Duke qene qe eshte nje teme qe mund te zgjoi interesimin e shume anetareve te forumit dhe duke qene se do me duhet nje kohe e konsiderueshme deri sa ta mbaroj, temen po e mbaj te mbyllur qe mos kete nderhyrje qe mund te demtojne permbajtjen e saj.

Ketu poshte po postoj disa foto. E para eshte nje artifakt i gjetur ne Piramidat e Egjyptit, e dyta foto e Betty dhe Barney Hills dhe e treta ajo e Travis Walton. Me pas eshte nje foto e Keneth Arnold piloti qe i vuri emrin objekteve fluturuese dhe nje desig i objektit qe ai pa nga avioni i tij.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi