Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Horoskopi indian

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Horoskopi indian Empty Horoskopi indian Tue Feb 28, 2012 10:55 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Në horoskopin indian shenjat janë të lidhura me kafshët, karakteristikat dhe mënyrat e jetesës së tyre janë ideale për të simbolizuar ardhmërinë dhe personalitetin e njerëzve. Zbulojeni kafshën sipas astrologjisë indiane dhe më pas zbuloni ardhmërinë tuaj.

Horoskopi indian është shumë i vjetër dhe është shumë i lidhur me elementët e natyrës.

Sokoli (Dashi) 21.3. - 19.4.

Tiparet: dinamik

Sokolin është shumë e vështirë për ta zbutur ngase ai është simbol i lirisë dhe pavarësisë. Njerëzit e lindur në këtë shenjë gjithmonë janë të gatshëm për aksion dhe kanë dëshirë të hatashme për të përjetuar aventurat. Shumë shpesh janë iniciues, dëshirojnë t’i udhëheqin të tjerët, por kohë pas kohe dinë të jenë shumë impulsivë. E kanë të vështirë që në një rreth ta ruajnë identitetin e tyre.

Kastori (Demi) 20.4. - 20.5.

Tiparet: sinqeriteti

Shkaku i nevojave të tij për t’u siguruar, kastori simbolizon varësinë dhe komforin. Adhuron të jetë pronar i gjërave të çmuara, kjo e qetëson. Po ashtu janë të palodhshëm, të qëndrueshëm dhe të durueshëm. Janë të njohur për durimin e tyre pakufi.

Dreri (Binjakët) 21.5. - 20.6.

Tiparet: forca

Kurrë nuk janë të qetë dhe nuk lodhen kurrë, prandaj personave që janë të lindur me këtë shenjë u jepet përshtypja se janë shumë inteligjentë dhe shpresojnë se me veprat e tyre mund t’i ndryshojnë gjërat. Po ashtu janë shumë zemërgjerë dhe janë kureshtarë, janë kreativë dhe intuitivë.

Qukapiku (Gaforrja) 21.6. - 21.7.

Tiparet: ndjeshmëria

Personat e lindur në shenjën e qukapikut gjithmonë kërkojnë siguri dhe mbrojtje dhe shpesh janë të brengosur shkaku i ndjeshmërisë së tyre. Adhurojnë shtëpinë e tyre dhe janë shumë të ndjeshëm. Posedojnë imagjinatë të bujshme dhe vuajnë nga ndryshimi i rrënjësishëm i disponimit. Qëllimi jetësor i tyre është të jetojnë në harmoni me të tjerët.

Salmoni (Luani) 22.7. - 21.8.

Tiparet: vetëbesimi

Forca dhe pasioni i brendshëm i salmonit njerëzve të lindur në këtë shenjë u fal fuqi të kapërcejnë të gjitha sfidat dhe vështirësitë me krenari. Pra janë shumë krenarë, spontanë dhe të vendosur. Janë të guximshëm, ambiciozë dhe janë të etshëm për sukses. Janë të vendosur si udhëheqës. Në jetë dëshirojnë të dominojnë ngase aty janë më të mirët.

Ariu (Virgjëresha) 22.8. – 21.9.

Tiparet: praktikë

Ariu i murrmë është një krijesë e turpshme dhe e butë. Njerëzit e lindur me këtë shenjë më së miri ndihen kur janë të rrethuar me jetë të organizuar, që e parashohin dhe mund ta kontrollojnë si më së miri. Janë diskretë, kanë ndjenjë për detaje dhe shpesh janë të përsosur. Toleranca dhe optimizmi janë ana e fortë e tyre.

Korbi (Peshorja) 22.9. - 22.10.

Tiparet: diplomacia

Njerëzit që janë të lindur në këtë shenjë posedojnë një fuqi të madhe, e cila u lejon atyre të merren me gjithçka. Janë socialë, sharmantë dhe të shoqërueshëm dhe rrallë mbeten të vetëm. Janë inteligjentë, të mençur dhe mistikë.

Gjarpri (Akrepi) 23.10. - 22.11.

Tiparet: mbijetesa

Në shumë kultura gjarpri do të thotë respekt ngase konsiderohet mbrojtës i mistereve të jetës. Personat e lindur në këtë shenjë posedojnë aftësi të gjykimit të gjërave dhe kanë një intuitë shumë të zhvilluar, po ashtu janë ekspertë për shpirtin e njeriut. Janë shumë realë dhe vështirë të kontrollohen nga të tjerët.

Bufi (Shigjetari) 23.11. - 21.12.

Tiparet: shkathtësia

Në kulturat antike bufi ka simbolizuar shkathtësinë dhe dijen. Personat e lindur në këtë shenjë dallohen për nga spontaniteti, entuziazmi dhe idealizmi. Gjithmonë janë një hap përpara, shohin në thellësi, janë kureshtarë, të shoqërueshëm dhe të besueshëm.

Pata (Bricjapi) 22.12. – 19.1.

Tiparet: këmbëngulja

Personat e lindur në shenjën e patës posedojnë një ndjenjë për garë dhe janë këmbëngulës. Zakonisht kanë plane të mëdha, por me hapa të sigurt mbërrijnë shumë larg. Moto e tyre është: “Uji i qetë pushton brigjet“. Janë të kujdesshëm, të pavarur dhe mirë përshtaten me situatat e krijuara. Personat që i duan i mbrojnë nga të tjerët.

Vjedulla (Ujori) 20.1. - 18.2.

Tiparet: kreativiteti

Vjedullat janë kafshë të lumtura, prandaj personat e lindur në këtë shenjë i karakterizon stimulimi intelektual, shpirti i lirë dhe kreativiteti. Posedojnë shkathtësi të theksuara verbale. Shkaku i idealeve të larta nga të tjerët kërkojnë më tepër se që mund t’u ofrojnë ata. Mbi të gjitha kërkojnë të vërtetën.

Ujku (Peshqit) 19.2. -20.3.

Tiparet: lojaliteti

Edhe pse duket që ujku të jetë shumë i fuqishëm, ai po ashtu është i frikësuar dhe i kujdesshëm. Personat e lindur në këtë shenjë janë shumë të prerë me të tjerët dhe janë shumë të sinqertë. Qëllimi kryesor i tyre është ta gjejnë dhe ta ruajnë dashurinë.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi