Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

SHenjat e horoskopit, te mirat dhe te kqijat

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Dashi

(21 mars - 20 prill)

Shenjë që element e ka ZJARRIN

Planeti dominues: MARSI

Nënshenja: GAFORRE

Ai është fillimi i gjithçkahi. SIMBOL I FILLIMIT.

Personat që mbajnë këtë shenjë horoskopi, çojnë jetë më dinamike se shenjat tjera. Janë të prirur për aksion, luftë, afirmim.

Kanë edhe agresivitet në vetvete. Në jetë ecin me devizën "unë i pari", "unë ekzistoj", "unë jetoj" (unë, unë, unë...). E kjo mund të manifestohet edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive.

Nëse manifestohet si veti destruktive, atëherë personi dëshiron "krejt ose kurrgjë", anon kah ekstremiteti, ka tendenca për konflikt, fanatizëm, egoizëm, munges të madhe tolerance.

Dashi s'e duron dot qetësinë e monotoninë, meqë vuan nga "aksioni kronik". Ai është kampion i fillimit të gjërave, qoftë në planin fizik apo në atë intelektual.

Por, e ka të metë të njohur se shpesh nuk iu shkon gjërave deri në fund. Domethënë, nuk i arrin qëllimet, sepse pa e kryer njërën punë, ndërkohë veç kur shohim se ia ka filluar tjetrës. Pa e përfunduar njërën rrugë, e ka marrë rrugën tjetër.

Përgjithësisht, personi DASH nuk i beson të rëndomtes. Ai është pionier i modës, kreator, i krijuar për luftë. I dëshiron rrahjet, luftimet, së paku në të zbrazët. E dëshiron rrezikun, aventurën. Janë kamikazë.

Inteligjencën e ka intuitive; reagon pa menduar gjatë.

Kah fundi i jetës bëhen më mendimtarë, më të urtë, pajtohen edhe të jenë "të klasës së dytë".

Janë njerëz të ekstremeve: Ose donë, ose urrejnë, kur nuk iu shkon për huji. Kur donë - donë, kur urrejnë - e apostrofojnë atë.

I donë armët dhe aventurat. Mund të jenë edhe romantikë, por jo të tepruar. Trupin rëndom e kanë muskuloz dhe të ndërtuar.

Kanë besim të madh në vetvete, kjo iu ndihmon që t'i mohojnë vështirësitë.

KARAKTERISTIKA TJERA TË TYRE JANË: Dëshirojnë të jenë të parët, të sundojnë (si të gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janë shkurtpamës; ose "qelaven" herët; ose thihen; gratë e ndërrojnë tenin.

Marsi i ndjek deshtë, duke i bërë ta duan jetën plot aksione dhe të harxhojnë sasi të mëdha energjish dhe nervash. Marsi i bën vetëmohues, të pafrikësueshëm, luftarakë dhe agresivë.

Mund të jenë edhe artistë, por nuk janë shenjë artistike. Dashi është shenjë sunduese.

Rëndom s'kanë Miqe, se nuk janë mjaft elastikë.

Kënaqen në udhëtime, ndërrime të përjetshme.

Janë entuziatë dhe aksionarë. E donë fjalën kryesore, si dhe rolin udhëheqës.

Megjithatë, sjelljet e tyre janë të sinqerta.

Kokën e kanë të fortë, ndaj fatmirësisht durojnë shumë të rëna. Nuk janë ruajtës të së keqes. Janë të prirur të jenë prind të mirë dhe të moralshëm.
Edhe gratë e kësaj shenje MARSI i shtyn të jenë agresive, mashkullore; shpesh bëhen shefe, drejtoresha, gjë që i privon nga femërorja tipike, butësia, emotiviteti.

TË METAT: shpesh janë konfuzë dhe i përcjell mungesa e qëmdrueshmërisë: gjërat s'i çojnë deri në fund, veçse ia fillojnë! Iu jepen shumë aventurave.

Gjithnjë janë të gatshëm për përjetime. Pikë e dobët e tyre është edhe ajo se shpesh dëshirojnë të imponohen. Janë impulsivë dhe aksionarë, shpesh konfliktuozë e kontradiktorë.

Arsyeja iu vie më vonë në jetë. Kjo mund t'i sjellë deri tek agresiviteti, prandaj shpesh në mesin e tyre ka mjaft dhunues, rebelë, të krisur.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Kanti, Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola, Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale...

KOMBINIMET:

Me PESHORIN - respekt i dyanshëm.
Me SHIGJETARIN - të lumtur së bashku
Me LUANIN - jetë epshore intensive, por nuk preferohet (përpos kontakteve të shkurtëra)
Me GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN - fare...

ASPEKTE SHËNDETËSORE: Nuk sëmuren, as që kanë kohë për të; por, janë të prirur të marrosen. Zakonisht kurrë nuk sëmuren, sidomos me sëmundje infektive e kronike.

Ilaçi më i mirë për ta, sidoqoftë, është gjumi. Pika të dobëta të tyre, megjithatë, mund të jenë: koka, sytë, veshët, dhëmbët. Janë pacientë të papërshtatshëm, kurrë s'e kryejnë terapinë deri në fund..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Demi

(21 prill - 20 maj)

Element: TOKA

Planeti dominues: VENERA

Nënshenjë: LUANI

Ngjyra astrologjike: E BLERTË DHE VJOLLCË (të kthjellta)

DEMAT janë shenjat më pozitive, më reale, më konkrete të Zodiakut. Mbi ta sundon VENERA, planet i dashurisë, dhe u fal këtyre shenjave lidhshmëri me tokën, kuptim, shëndet.

Demat rëndom kanë ndërtim të fortë, janë dinamikë, simpatikë, me sharm. I fitojnë të gjitha betejat, por jo me fuqi e dhunë, por me qëndrueshmëri, dhe duke u sjellë përherë - esull.

Me kënaqësi lidhen me ndonjë shpirt romantik, me imagjinatë të pasur.
Pra, demat janë tipa dinamikë e energjikë, por të kujdesshëm. Janë entuziastë e optimistë të mëdhenj.

Tepër kokëfortë. Me kuptim praktik. Jo sa duhet fleksibilë. Dëshirojnë të jenë përherë të drejtë.

Janë tipa konservativë. Ikin nga risitë, aventurat. Shenja materialiste.
Intelektin e kanë të qetë. Rëndom, janë pa ambicie të mëdha, por metodistë dhe prakticistë të mëdhenj.

Vështirë hidhërohen, vështirë pajtohen. Në dukje janë të qetë, përbrenda vullkan. Por janë shumë tolerantë, edhe pse xhelozë, posesivë, të dhënë pas kënaqësive të kësaj bote.

Përpiqen t'iu qëndrojnë besnikë parimeve dhe t'i mbrojnë të drejtat e veta, me çfarë krijojnë autoritet, edhe pse shpeshherë nuk kanë të drejtë. Vendimin që njëherë e sjell demi, s'e ndërron lehtë. E mban fjalën dhe premtimin.

Edhe pse e donë jetën e mirë, harxhimet, madje edhe shfrenimin, ky nuk është stil i jetës së tyre.

Edhe pse çon dashuri dhe bashkëshortësi stabile, i dëshiron "fluturimet" jashtëmartesore, pasi që mbi ta sundon VENERA - planet i dashurisë...
Dashuria është fushë, ku ai, me çdo kusht, dëshiron të afirmohet. Prandaj, DEMI merret si dashnori më i madh i Zodiakut (edhe pse flertuesit më të mëdhenj janë shkorpionët).

Pa dashuri vuan tmerrësisht. Duhet të dojë, qoftë edhe personin e gabueshëm (veçanërisht e do të vjetrën, duke kërkuar tek ajo dashuri amësore)!

Shumica e DEMAVE nuk mund t'i hiqen tërheqshmërisë së bukurisë, sidomos të trupit të femrës, prandaj janë shumë epshorë. Ata janë ledhatues të pasionuar, për të cilët dashuria është çdo gjë.

Por, edhe pse "të butë", "të kujdesshëm", si dashnorë, s'janë të aftë për shprehje të pasionuar të dashurisë, pavarësisht që DEMAT janë tipa seksipilë dhe dashurinë e kanë opsesion.

Janë plot optimizëm dhe besim në vetvete, me shije për estetikë.
Nuk shquhen për inteligjencë të jashtëzakonshme.

Meqë i takojnë shtëpisë së dytë në horoskop, shtëpisë së begatisë materiale, DEMAT janë materialista të mëdhenj. Për vete, mund të jenë harxhues të mëdhenj, robë të komforit.

Sakaq, për të tjerët rëndom janë dorështrënguar. Sidomos, tipat e ulët të DEMIT janë të prirur për haje e pije, dhe në mes tyre ka shpesh dorështrënguar e koprracë të mëdhenj, deri në vetiakësi.

Materialisht qëndojnë më mirë në pjesën e dytë të jetës.
Megjithatë, esencialisht DEMAT janë tipa pozitivë.

Kanë zë të qartë, mund të jenë këngëtarë të mirë. Edhe pse DEMI nuk është shenjë artistike, ai di ta dallojë të mirën nga e keqja, dhe jeton me të bukurën.

MASHKULLI-DEM është i qetë, i qëndrueshëm, i prirur për mendime, por jo ambicioz. Tërë energjinë e konsumon në dashuri. Aq e adhuron jetën familjare, saqë edhe e tepron në atë drejtim.

Prej saj nuk ftohet kurrë. Shpesh martohet me persona nga shtresa e lartë, vetëm sa për ta tërhequr vëmendjen e të tjerëve për "suksesin".

Dhe, derisa të gjitha shenjat tjera të Zodiakut ftohen nga martesa pas një periudhe të caktuar, tek DEMAT meshkuj kjo nuk ndodh që ata të ankohen për kohën djaloshare dhe jetën e kirë.

GRUAJA DEM: i intereson familja, burri, fëmijët. Është materialiste. E do begatinë materiale.

E çmon veten. Shpeshherë me pretendime dhe jorealiste. Rëndom kokëfortë, që vështirë i përshtatet mendimit tjetër. Në punë: praktike. Me sens për fitim. Deponon para.

E do luksin, shtëpinë e mirë, gjërat e shtrenjta. S'harxhon kot, as është e shfrenuar.

Edhe pse nuk është shenjë artistike, e do artin, të bukurën, këngën, muzikëm.

E META E TYRE MË E MADHE: Çdo gjëje vështirë ia fillojnë.
IU SHKON: drejtësia, ekonomia, politika, ndërtimtaria.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Marksi, Lenini, Frojdi, Makiaveli, Golda Meiri, E. Karuzo, O. Vels, Balzaku, S. Dali etj.

KOMBINIMI: DEMAT pajtohen me VIRGJËRESHËN, BRICJAPIN (deri në 30 vjet) dhe me PESHKUN, GAFORREN (pas 30 vjetëve).

Shumë pajtohen me GAFORREN: të dytë e donë shtëpinë, janë të lidhur për familjen; janë gurmanë të mëdhenj; bashkësi harmonike, si edhe me PESHKUN.

SHËNDETI: vështirë sëmuren; pothuajse kurrë. Megjithaë, pikat e tyre të dobëta janë: qafa, fyti, zorrët, shendoshja (meqë, vështirë e përmbajnë veten në haje e pije). Mund të pësojnë edhe kriza nervore.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Binjakët

(23 maj - 21 qershor)

Element: AJRI

Planeti dominues: MERKURI

Nënshenjë: VIRGJËRESHA

Ngjyra astrologjike: binjakët i duan ngjyrat E MBYLLTA, GRI.

Binjakët janë persona tejet të paqetë, dinamikë; mendja e tyre është në lëvizje të përhershme, prandaj në çdo gjë që i rrethon kërkojnë diçka qetësuese, të butë.

Binjakët janë tejet vitalë dhe inteligjentë. E duan jetën dhe dinë të jetojnë, duke iu falënderuar para së gjithash lehtësisë me të cilën i kalojnë pengesat.

Me këtë shenjë udhëheq MERKURI, që ua fal BINJAKËVE vetitë e shpejtësisë dhe të ndryshueshmërisë. Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë karakter tejet të ndryshueshëm, lehtë binë nën ndikim, janë të prirur për ndryshime. Dualista.

BINJAKËT janë si zhiva. Vështirë mund të definohen. Përplot intuicion. Tepër të gjindshëm. Tejet kurreshtarë. (Binjakët janë skajshmërisht kurreshtarë dhe s'ka gjë që nuk do ta prishnin për të parë se "ç'ka brenda"!)

Janë oratorë të mirë. Në shoqëri janë jashtëzakonisht të përshtatshëm, relativisht dinakë. Të llojllojshëm e të këndshëm; prandaj zënë shumë simpati e Miqte.

Kanë shumë sukses në jetë. Madje, edhe kur ndonjëherë bijnë në situata të vështira, dinë të dalin, të tërhiqen me mjeshtri.

Sytë i kanë të shprehur, plot gjallëri. Veti e tyre e padiskutueshme është se janë vështirë të definueshëm, pasi që aty është MERKURI - zot i tregtarëve dhe hajdutëve - i cili i shkakton të gjitha këto. Kështu edhe shpjegohet dualiteti i kësaj shenje.

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë krijesa të një inteligjence të lartë, edhe pse jo gjithaq ambiciozë. Janë spirituozë dhe të pajisur me dhantinë për gjykime logjike. Dinë të gjenden dhe janë tejet spirituozë.

Inteligjenca e tyre është gjithnjë mbi mesataren, edhe pse shpeshherë janë vetëm punëtorë të mirë, më tepër sesa krijues kreativë imagjinativë. Janë njerëz tepër praktikë, me shpirt tregtari.

Janë të prirur edhe për diplomaci. Janë të shkathtë në vlerësimin e situatave, dhe dijnë përherë kur duhet tërhequr potezin.

BINJAKËT dëshirojnë të ndihmojnë, por i pengon fakti se dinë të jenë llogaritarë të mëdhenj. Anojnë kah artet. Janë si era. Të kthjellët, por sipërfaqësor.

Komunikativë dhe absolutisht pa komplekse. Kritikë. Pa iluzione. Sugjestibilë. Lehtë qajnë (por ndjenjat i kanë sipërfaqësore). Suksesojnë lehtë, shkaku i logjikës. Merkur-istë. Janë tepër të aftë, diplomatë të zhdërvjelltë. Të talentuar për shumëçka, sidomos për tregti dhe art.

E urrejnë vetminë, heshtjen, rreptësinë. Janë të shumëllojshëm dhe interesantë. Në dashuri shpeshherë "përjargëça". Për ta shpesh dashuria di të jetë "bisedë e mirë". Më tepër e "luajnë" dashurinë, sesa e përjetojnë atë.

MESHKUJT BINJAKË: janë diplomatë të mëdhenj dhe të aftë që nga çdo situatë të nxjerrin përfitime. Synimi i tyre jetësor është real. Lehtë kyçen në çdo ambient. Iu përshtaten mentaliteteve të huaja, por nuk iu bën dhe gjithaq për mendimet e të tjerëve.

Spontanisht zënë shumë Miqte, falë komunikimit të lehtë; por, për kohë të shkurtër humbin interesimin për personin tjetër, si në dashuri, ashtu edhe në Miqteësi.

Pak a shumë janë egoista, edhe pse në shikim të parë duken shpirtgjerë; kurse me dinakërinë e vet dhe truqet, çdo situatë e kthejnë në dobi të veten.

Edhe binjakët meshkuj, edhe femra, nuk mund ta jetojnë jetën e qetë dhe monotone. Aty iu duket se po ngulfaten. Sepse i duan ndërrimet, flertet, gjithnjë duke kërkuar "të vërtetën".

KOMBINOHEN: Deri në 30 vjet partnerët më të mirë për ta janë PESHORET dhe UJORËT; pas 30 vjetësh: DASHI dhe LUANI; pas 42 vjetësh: SHIGJETARI.

Pra, kombinohen kënaqshëm me PESHORET dhe UJORËT (shenja ajri), por edhe me shenjat e zjarrit: LUANIN, DASHIN, SHIGJETARIN. (Shenjat e ujit dhe të tokës me ta janë disharmonike).

Nëse binjaku do të dëshironte të qetësohej, LUANI do të ishte partneri i tij më i mirë.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Sartri, Xh. London, Kenedi, H. Fonda, Lorenc Olivie, Merlin Monro, Zherar Filipi etj.

PROFESIONET e përshtatshme për binjakët: moderatorë, reporterë, gazetarë, agjetë tregtarë, ciceronë, profesorë, avokatë...

PIKAT E DOBËTA SHËNDETËSORE: rrugët e frymëmarrjes, prirja për t'u ftohur lehtë, bronkiti, dhembjet në shpatulla, veshkët..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Gaforrja

(22 qershor - 22 korrik)

Element: UJI

Planeti dominues: HËNA

Nënshenjë: PESHORJA

Metali: ARGJENDI

Guri i çmueshëm: MARGARITARI

Bima: ANEMONA

Numri i fatshëm: 26

Ditët me fat: E HËNË, E MËRKURË

Ngjyra astrologjike: E BARDHA - simbol i pastërtisë dhe gëzimit bën ndikim pozitiv në gaforret.

Sepse, meqë ata për nga ntayra janë të shqetësuar e nervozë, gjejnë paqe e devotshmëri në qetësinë e kësaj ngjyre.

E KALTRA E SHNDRITSHME, po ashtu, përmban ndikim qetësues. Kjo madje iu rekomandohet posaçërisht GAFORREVE, të cilët përjetojnë neuroza.

GAFORRJA Është shenjë artistike e UJIT, mbi të cilën sundon HËNA. Ndodhet në luftë të përhershme në mes të intelektit, që e udhëzon në arsye, dhe fuqisë së hënës, e cila e nxit të reagojë ekskluzivisht me emocione.

Hëna ndikon emocionalisht në shpirtin e tyre. GAFORRET pazakonshëm kanë nevojë për BUTËSI dhe MIQËSI. Janë tejet të ndijshëm. Të hapur për të gjitha emocionet që lëvizin nga gëzimet më të pastra e gjer tek melankolia më e thellë.

Mund ta teprojnë në të mirë e në të keq. Dhe, meqë janë shumë të ndijshëm, hipërsensitiv, ata kanë nevojë për mbështetje në dikë. Në vetvete fshehin shumë melankoli, pesimizëm, nervozë. Kanë lidhshmëri të madhe me familjen.

Kanë shumë nevojë për dashuri, qetësi dhe art. Shpesh janë të prekur nga kompleksi i inferioritetit. Idealistë të mëdhenj, me shpirt të paqetë. Tepër lehtë iu ndërron disponimi, meqë janë fëmijë të HËNËS, disponimi i tyre ndërron siç ndërron edhe HËNA..

Nuk ka për ta jetë pa dashuri e ushqim shpirtëror. Janë gurmanë dhe i donë ushqimet e zgjedhura. Gjatë e ruajnë dukjen rinore, deri në mesojetë. Iu besojnë njerëzve, kjo shpesh mund t'i bëjë të palumur.

Intelektin e kanë intuitiv. Karakterin të komplikuar, më tepër kontradiktor, si të gjitha shenjat artisitke. Plot frymëzim e parandjenja. Ndryshimet jetësore në vitin 28 apo 36 të jetës. Pjesa e dytë e jetës më e mirë.

TË METAT: turpi, frika, hiperndjeshmëria. Janë sugjestibilë, impulsivë, neurotikë, alogjik. Rëndom s'janë në gjendje që jetës së vet t'ia japin drejtimin e duhur. S'kanë guxim të mjaftueshëm dhe janë të çuditshëm - ose janë tepër të shoqërueshëm, ose tepër të tërhequr.

Edhe kur duken të qeshur (e rëndom vetëm duken), në vete fshehin doza të thella melankolie. Janë shumë të lidhur për familjen. Frikacakë, pak luftarakë, por bëjnë rezistencë pasive. Idealista të mëdhenj. Lehtë iu ndërrohet disponimi.

(Muzika tek ta është fuqia e dytë ndikuese, pas HËNËS).

Nëse ju duken krenarë, sigurisht ua shihni vetëm gëzhojën. Gaforrja është pikërisht si veja: jashtë i fortë, përbrenda tejet i butë, lëng. Vetëm "çileni" pak dhe do të shihni sesi bie mekanizmi: në esencë janë aq të përzemërt, të dashur dhe Miqteësorë.

Ndër të metat e tyre më të mëdha mund të jenë edhe hipohondria, egocentrizmi, ndjeshmëria tej mase (ndonjëherë madje janë edhe më të ndijshëm se fëmijët), si dhe mungesa e guximit, që ndonjëherë i bën të mos i argumentojnë madje as qëndrimet e veta dhe lejojnë që të tjerët t'ia japin kahjen rrugëtimit të tyre jetësor.

Kah suksesi shkojnë në stilin e gaforres: "dy hapa para, një mbrapa", por kur janë afër qëllimit - rrufeshëm e rrëmbejnë!

Kanë natyrë tejet komplekse dhe karakter tejet të komplikuar (si të gjitha shenjat e ujit, shenjat artistike). Janë të përshkuar nga kontradiksionet, të cilat bëjnë që në një moment të jetë tepër i interesuar për një gjë, sakaq në momentin tjetër plotësisht indiferent.

Suksesi në pjesën e dytë të jetës. Edhe pse i nevojitet shumë dashuria, qetësia dhe lumturia familjare, GAFORRJA MASHKULL është "gjagadur" që gruas, megjithatë, i hipën në kokë...

Shkurtimisht, ja fotografia e sublimuar e GAFORRES: mendimtar, ëndërrimtar, frikacak, hipohondër, i dehur nga bukuria dhe ëndrrat, në atmosferë të vdekjes, në kërkim të të fshehtave më të mëdha të jetës - të vërtetave të saj, duke e shikuar guximshëm universin; spiritualistë, intuitivë, të prirur artistikisht, deduktivista....

GAFORRJA është tip romantik. Dëshiron grua energjike, që të mund ta udhëheqë dhe komandojë. Rëndom e dashuron gruan më të vjetër se veten.

Në dashuri GAFORRJA pajtohet me AKREPËT dhe PESHQIT (shenja romantike, të ujit), pastaj me tokësorët: DEMAT, VIRGJËRESHAT, CJEPTË (me akrepët kombinohen mirë më tepër si dashnorë, gabojnë kur lëshohen në bashkëshortësi).

Për martesë - DEMAT janë idealë. Edhe PESHQIT janë partnerë diealë për të dy llojet e gaforreve, meshkuj e femra.

VIRTYTET: idealistë të mëdhenj. Poetikisht të prirur. I tërheq çdo gjë enigmatike dhe pamjaftueshmërisht e hulumtuar.

E META E TYRE MË E MADHE: drejt qëllimeve në jetë shkojnë në stilin e gaforreve: "dy hapa para, një prapa".

PUNA: studimet filozofike, filologjike dhe artet. Prej tyre ka shumë muzikantë, poetë, piktorë, gazetarë.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Jul Çesari, Bajroni, Kolumbo, Rusoi, H. Hese, F. Kafka, Rembranti, Shuberti, Hemingueji, Fransua Sagan, P. Neruda, Vitoria de Sika, Xhina Lolobrixhita, Lui Amstrong etj.

PIKA TË DOBËTA SHËNDETËSORE: mushkëritë, barku, nervat. I shtrohen gastritisit. Janë pak a shumë anemikë..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Luani

(23 korrik - 22 gusht)

Element: ZJARRI

Planeti dominues: DIELLI

Nënshenjë: PESHORJA

Ngjyra: E PORTOKALLTA dhe E VERDHA E ARTË

LUANI është shenjë intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton magnetizëm.

Përherë i sigurt në vete. S'është frikacak dhe s'bie nën ndikim. Ka dëshirë të flasë mirë për veten dhe ta lavdërojnë të tjerët.

E do organizimin, sundimin. Logjika tek ta është mbi zemrën.

Në esencë janë optimistë dhe shpirtmëdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikë. Nuk kanë aftësi të urrejtjes, madje as armikun. Janë të prirur t'i hyjnë rrezikut, vështirësive.

Nuk e durojnë dot monotoninë.

Dëshira për t'u imponuar i bën madje edhe tiranë.

I donë ceremonitë, gazmendet, ku ata imponojnë aftësitë e veta.
Shpesh narcisoidë: Kanë dëshirë që "bota të sillet rreth tyre".

Duan zhurmë, bujë: "Le të dihet se kush jam unë"! (Siç thoshte dikur Luigji XIV: "Shteti, jam unë"!) Është tip spektakular, dëshiron t'i duartrokitet.

Si shenjë fikse që është, rrugën kah suksesi e ka të garantuar.
Por, LUANI, si mbret që është, di të jetë ngandonjëherë edhe i pakëndshëm: superior dhe arrogant!

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XIV, Napoleon Bonaparta, Musolini, Garibaldi, Jungu, Aleksandër Duma (ati dhe biri), B. Sho, S. Alende, F. Kastro, A. Hiçkok, D. Aligeri etj.

KOMBINOHEN: me DESHTË (të cilët iu përgjigjen për nga intensiteti i pasionit) mund të kombinohen përkohësisht.

Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare donë t'i provojnë të gjitha, së paku njëherë; prandaj, meshkujt LUANË i donë shumë).

Shenja më harmonike me LUANIN janë BINJAKËT për të dyja polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri në 30 vjet - shenjat që element kanë zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshës 30 vjeçare - shenjat që element kanë ajrin: BINJAKËT, PESHORET).

PIKA E DOBËT SHËNDETËSORE E LUANIT: është zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut..
jemi icik delikat nga zemra ne luanet ahahhaha

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Virgjëresha

(22 gusht - 22 shtator)

Element: TOKA

Planeti dominues: MERKURI

Nënshenja: Akrepi

VIRGJËRESHAT janë tipa realistë, me shikim të qartë në jetë, racionalista dhe mendjemprehtë në të vërejtur, veti këto që ua fal Merkuri.

Janë tipa analitikë, praktikë, me shpirt komercial. Por, planeti i tyre dominues, MERKURI, në bashkësi me SATURNIN, ndonjëherë lind edhe gjeni.

Domethënë, këta janë persona të cilët e duan precizitetin, me memorie të fortë dhe logjikë të pabesueshme; me aftësi për të depërtuar në esencën e gjërave.

Të gjindshëm në çdo situatë.

Me aftësi të mirë oratorike dhe me kuptim.

Rëndom kanë shtat mesatar dhe ndërtim proporcional.

Derisa MERKURI tek BINJAKËT është tejet i paparashikueshëm, meqë kjo është shenjë ajrore, te VIRGJËRESHA është krejtësisht rast tjetër. Tek kjo shenjë ai është më stabil dhe praktik.

VIRGJËRESHAT janë analitikë të mëdhenj, inteligjentë, të cilët posedojnë kartotekën e çdo gjëje me të cilën kanë pasur të bëjnë ndonjëherë.
PUNA është PERËNDIA e tyre.

Veti kryesore e tyre është: logjika, rendi, puna, analiza, rutina. Apo, karakterizimi i tyre vetëm me një fjalë, do të mund të ishte: PRAKTICISTA.

Për ta asgjë s'është e pamundur, por as "imtësirat" nuk janë pa domethënie.

Ndonjëherë mbesin robë të punës dhe detyrimeve. Dhe, duke u ngjitur kah majat e ambicieve të veta, shpeshherë e shkatërrojnë mundësinë e përjetimit në kënaqësitë e përditshme.

Dhe, edhe po qe se mund të kaplohen nga gjendjet e këqija, pasi që ata përherë e kanë fasadën e jashtme të kontrolluar, askush s'arrinë t'iu vijë në ndihmë, meqë askush nuk di se ç'po ndodh me ta.

Nuk kanë reputacion aq të mirë astrologjik, sepse merren si persona tepër me sy kritikë, gjagadurë e cikërrimtarë, dhe shpeshherë i mjaftojnë vetvetes, duke qenë racionalistë të mëdhenj.

Zemra e tyre e gjakon DASHURINË, s'është e ftohtë, por punë ka aq shumë, që duhet të kryhen, prandaj s'mbetet kohë për dashuri e argëtim. Këtë shpesh e paguajnë në jetë: mbesin pa shokun e jetës!

Deviza e tyre është: "Mendoj, prandaj ekzistoj". Përndryshe, kanë sharm të ftohtë diplomatik, pak a shumë melankolik, plot instikte dhe manire të bukura.

MESHKUJT-VIRGJËRESHA thjesht janë të paaftë për të përvetësuar femër. Ai tregon tregime, s'është i interesuar për femrat që duan kënaqësi e aventura. Nën këtë shenjë s'ka donë zhuanë, por planerë, inzhinierë, ekonomistë, rrallëherë edhe artistë.

Partneri më i mirë për virgjëreshën (mashkull apo femër) është po ashtu VIRGJËRESHA; shkaku se janë të njëjtë.

Atyre s'u ka mbetur shumë tek pasionet, romantika. Ata martesën e marrin si punë ortakësh, tregti.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XVI, Gëte, Shatobrian, Tolstoj, A. Kristi, Hegeli, Onazisi, Greta Garbo, Sofia Loren, Ingrid Bergman, R. Velç etj.

ASTROMEDICINA: si persona me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, virgjëreshat janë shumë të kujdesshëm: pak një simptomë, dhe i rrahin tëra kumbonat.

Paksa janë të prirur edhe kah hipohondria. Sakaq, pika më të dobëta të tyre janë organet e tretjes, shpnetka, mëlçia, idhëza.

KOMBINIMI: deri në 30 vjet astrologjikisht pajtohen me DEMIN dhe BRICJAPIN.

Pas 30 vjetësh edhe me tri shenjat e ujit: GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Peshorja

(23 shtator - 21 tetor)

Element: AJRI

Planeti dominues: VENERA

Nënshenja: SHIGJETARI

PESHORET janë bukuri, dashuri, harmoni, drejtësi, gëzim jete, anim kah çdo gjë e bukur. Jetojnë në harmoni me veten dhe të tjerët.

Nuk kanë shumë fat, por lehtë përshtaten në çdo situatë. Shquhen për bukuri. Jetojnë në të tashmen, pa u preokupuar shumë me të kaluarën dhe pa u brengosur shumë për të ardhmen.

Kanë karakter të dashur e të sinqertë, posedojnë inteligjencë të shkëlqyeshme dhe shpirt fisnik me ndjenja fisnike.

Problemin më të madh, pothuajse absurd, e kanë në kërkimin e përsosmërisë (vetë janë të përsosur, e këtë e kërkojnë edhe tek të tjerët).

MESHKUJT-PESHORE janë sharmerë të mëdhenj.

FEMRAT-PESHORE rëndom janë bukuroshe të vërteta. Zakonisht elegante. Sytë i kanë shprehës dhe hundën rëndom e kanë krrute, si sqepi i zogjve. Është e prirur për dashuri të shpejta, për të cilat është e gatshme edhe të flijohet.

Por, shpesh i ndërron "objektivat" e flijimit! Edhe pse janë relativisht të shoqërueshëm, PESHORET kanë pak Miqte (ata miqtë i filtërojnë në filterë të posaçëm subtilë).

Janë, siç thamë edhe më lart, tejet inteligjentë, por ajrorë (shenja që element kanë ajrin), prandaj pa ndonjë përgjegjësi të madhe. Interesat personale i vënë mbi interesat e të tjerëve. Dinë të bëhen edhe viktima të kënaqësive të shkurtëra.

Tek kjo shenjë vërehet dukshëm ndikimi i VENERËS, prandaj, përpos bukurisë, tek këta persona - përfaqësues të kësaj shenje - hasim edhe komplekse të ndryshme, si kompleksi i turpit, kompleksi i devijimeve morale (kurtizane) etj.

Krejt e donë paranë, paraja më së tepërmi i do PESHORET dhe DEMAT. Rëndom mbesin të pamartuar përjetësisht. Edhe pse shenjë artistike joambicioze, megjithatë, peshorja jep shumë artistë të mëdhenj: muzukantë, poetë, këngëtarë, aktorë.

Domethënë, mashkulli-peshore; lehtë e krijon besimin, lehtë harxhon pas dashnoreve, luan me të holla, huazon, gabon, pastaj i përmirëson e kështu me radhë.

Femra-peshore: e rafinuar, e bukur, tërheqëse, nuk është e gatshme ta refuzojë koketimin; nuk i do të fuqishmit, më tepër i do don zhuanët.

Di të këshillojë edhe nëse është e shfrenuar; flerton edhe nëse është motër nderi.

Të lindur në këtë shenjë: D. Didëro, A. Rembo, O. Vajld, Lermontov, Niçe, Iv Montan, Rita Hejvord, Xh. Lenoni, Gandi etj

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Akrepi

(22 tetor - 21 nëntor)

Element: UJI

Planeta dominuese: MARSI

Nënshenja: BRICJAPI

Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone të mbyllta) dhe E GJELBËRA e mbyllët, e cila iu shërbem për qetësim nervash; (kjo e fundit iu konvenon posaçërisht akrepëve).

Metali: ARI I KUQ

Guri i çmueshëm: RUBINI

Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra të gjalla)

Numri i fatshëm: 100

Veti të përgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionariteti. Janë ngushtë të lidhur me çdo gjë që është e errët.

AKREPËT për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i donë netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.
Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.

Janë krenarë, dhe, edhe pse shenja uji, dëshirojnë të dominojnë.
Janë shenja artistike. Shpesh janë gjenialë.

Janë më të rrezikshëm nga të gjithë ujtarët. Dinë të jenë kryeneç, por edhe të ashpër; prandaj, vështirë është për t'i kuptuar. Janë enigmatikë. Të padefinueshëm. Kompleks.

Planet e kanë MARSIN e natës. Janë misteriozë. Me shkahtësi fshehin anët e tyre të dobëta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellë.

Edhe pse të preokupuar shumë me vdekjen, dhe pesimistë në esencë, megjithatë janë plot jetë e dinamikë jetësore.

Tej mase të ndjeshëm në simpati dhe antipati. Kurrë s'e harrojnë padrejtësinë që iu bëhet. S'i hiqen luftës, e as që e pranojnë disfatën.
Të qëndrueshëm në vendime, të qëndrueshëm në aksione. Janë në gjendje që tërë energjinë ta koncentrojnë për qëllimin që ia kanë caktuar vetvetes.

Mendjemprehtë, të hapur për koncepte të reja, me inteligjencë të fortë dhe me mendime të zjarrta. Janë tipa të guximshëm, luftarakë. Por, janë më efikas në mbrojtje sesa në sulm.

Fizikisht, rëndom, janë joproporcionalë, disharmonikisht të projektuar, por në të shumtën e rasteve - çuditërisht - kanë një "bukuri djallëzore": shikim të mprehtë dhe sharm të papërballueshëm.

Zërin e kanë tepër shqetësues, shqetësim i këndshëem.

Kanë forcë të kontrollohen. Të pasionuar. Nuk bëjnë asgjë gjysmake, qoftë ajo mirë apo keq. Me energji të madhe, shpesh seksualistë të tepëruar. Shpeshherë të ndarë në mes të: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.

Plot ndjenja të thella, intensive, shqetësimplote. Ofendimet nuk i fal lehtë. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin befasisht, papritmas. Kanë më tepër sukses në pjesën e dytë të jetës.

Akrepët dinë të jenë edhe destruktivë dhe autodestruktivë. Kjo përmasë madhore e shpirtit të tyre - prirja për tejkalimin e çdo gjëje, madje edhe të vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bën sadista të mëdhenj, sidomos në dashuri. Ata ndiejnë nevojë të flertojnë me vdekjen, dhe ky aspekt iu vërehet në zërin e tyre, që ka ngjyrë erotizmi.

Edhe pse shenja uji, janë "zjarr që rrjedh", me shikim pabesueshmërisht depërtues dhe me gjakim kah përsosmëria.

Duken rëndom të qetë, frikacakë. Kjo është vetëm sipërfaqësore.
E njohin mirë vetveten. S'kanë kohë për të tjerët. E dinë se janë absolutistë të papërmirësueshëm.

Nënçmojnë krejt çfarë është e zakonshme, e pavërtetë, mediokre, duke qenë të vetëdijshëm se rreth tyre çdo gjë është shkëlqim i rrejshëm, maskë, aktrim.

Nëse dëshironi MIQËSI, do ta gjeni tek AKREPI. Përndryshe, akrepët paraqesin elitën në horoskop dhe në kategoritë e njerëzve.

Si tip luftarak që është, për qëllime të vetat lufton "me duar e me këmbë".
Janë shenja më seksuale e Zodiakut. Tërheqin si magnet në seksualitetin e tyre superior, që iu buron nga sytë.

Kryesisht tipa të natës: fantazues, magjikë, shohin gjëra që të tjerët nuk i shohin. Objekt kanë: shpirtin, seksin,misterin.

Kjo shenjë jep krijues të mëdhenj në fushën e krijimtarisë shpirtërore.
Ekzistojnë tipat e ulët dhe tipat e lartë të akrepit. Tipat e lartë: posedojnë gjakimin faustian për të njohur jetën dhe vdekjen; posedojnë vetëdisiplinë, vetëkontroll, shpirt të koncentruar; janë dinjitozë, krijimtarë, të guximshëm, simpatikë, magjikë.

MASHKULLI AKREP: është prepotent, xheloz, hakmarrës, tiran, absolutist (madje, edhe në dashur e Miqteësi). Edhe pse gjenialë, me këta meshkuj është shumë vështirë të jetohet, sepse janë tiranë dhe despotë të lindur. Martesa me ta rëndom është tragjike, ai e maltreton gruan në të gjitha mënyrat e mundshme.

Mashkujt-shkorpionë, kur barten në krahët e epsheve, sillen si sadistë, e mundojnë partnerin.

FEMRA-AKREP është plot pasion, e padefinuar, shpeshherë e çuditshme, mistike, ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depërtuese; gruaja-shkorpion rëndom paraqet enigmë, madje edhe për atë që e njeh kaherë.

Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si "grua fatale". Të fascinon më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa me bukuri.

Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që ofron aventurë fatale. Dëshiron të koketojë e të përvetësojë; thjesht të ta vërë "lakun". Suksein në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e dëshiron. Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan.

Shkorpioni-femër kënaqet në përvetësim dhe koketim, në diskrecion dhe misteriozitet të caktuar, shpesh duke i munduar partnerët. I nevojitet partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur.

Oreksi i saj seksual është greminë, që duhet përmbushur.

FEMRA-AKREP është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e së mirës dhe të së keqes. I mbetet besnike qëllimit të vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten.

Është e pajisur me plot kërkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakënaqur, shpesh i ndërron krevatët (është e prirur); lojërat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndërrimin e partnerëve. Ajo është dashnore që dëshiron të koketojë, pastaj me lehtësi e hedh partnerin. Vështirë e gjen partnerin e vërtetë.

Përkundër tërheqshmërisë magjike që posedojnë, ato dijnë të jenë shpeshherë tejet të errëta, e mbajnë shumë mend të keqen, me predisponim për shumë bashkëshortësi. MARSI, planeti sundues i shkorpionëve, iu jep energji të madhe, pasione, gjakim, andaj edhe shkorpionët janë shenjat më seksuale të Zodiakut.

Erotizmi është arma e saj më e mirë dhe më e ligë. Planeti që sundon mbi këtë shenjë, përpos MARSIT - Zot i luftës dhe katasttrofës, që shkorpionin e mbush zjarr e pasion, është edhe PLUTONI - princ i mjegullës dhe zot i të vdeK***ve, i cili sundon në mbretërinë e ferrit, dhe ky i bën ato agresive, të ashpra, posesive dhe në këtë periudhë ato janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.

Kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.

Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.

Ndodhet në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo është herë më e zezë se djalli, herë më e bardhë se engjëlli.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.

KOMBINOHEN: partnerët e tyre më të mirë mund të jenë PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnë "tokësorët": DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJEPTË. Disharmonikë me ta janë shenjat "e ajrit" dhe 'të zjarrit".

PESHQIT janë partnerët më të mirë për SHKORPIONËT. Ata për gratë-shkorpionë janë burra dhe dashnorë të mirë. GAFORRET janë të ngjashëm me peshqit, por pak më të rrezikshëm.

Edhe GAFORRET i nënshtrohen "zotërisë" së vet, por... Për gratë-shkorpionë GAFORRET mund të jenë dashnorë të mirë, por s'iu preferohen si bashkëshortë (s'janë të qëlluar), sepse shpeshherë edhe ata vetë janë vetiakë, të pasigurt, ndonjëherë edhe agresivë.

Për lidhje të shkurtëra dashurie vijnë në konsiderim edhe "tokësorët": DEMAT, BRICJEPTË dhe - optimistët e të kthjelltit e fisnikët e Jupiterit: SHIGJETARËT; edhe ata mund të jenë dashnorë të mëdhenj për femrën-shkorpion.

Shumë nga shkoprionët (femra), për shkak të energjisë së madhe dhe pasionit - kërkojnë partnerë edhe tek shenja e DASHIT dhe LUANIT.

Thjesht: ata mund të kombinohen me GAFORREN; me PESHKUN - kombinim i mirë dhe i dobishëm; me BRICJAPIN - të krijuar për njëri-tjetrin; me DEMIN - jashtëzakonisht të lumtu; me ScKORPIONIN - bën; me të tjerët nuk janë harmonikë.

Apo: deri në moshën 30 vjeçare - partnerët më të mirë janë gaforret dhe peshqit (sehnja të ujit), sepse këta i durojnë dhe i kuptojnë; kurse pas kësaj periudhe, të përshtatshëm janë bricjeptë - filozofë dhe deri diku të qetë; dhe virgjëreshat - të ftohta dhe racionale (shenja të tokës)..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Bricjapi

(23 dhjetor - 21 janar)

Element: TOKA

Planeti dominues: SATURNI (MARSI i ndihmon)

Nënshenjë: UJORI Bima: Vjollca, zymbyli

Karakteristika të përgjithshme: karrierë, sukses, fitime materiale, kurorëzim përpjekjesh.

Posedon veti të jashtëzakonshme fizike dhe morale: precizitet, metodologji, seriozitet dhe disiplinë të jashtëzakonshme të brendshme. Që në rini i krijon idetë e veta për veten dhe kërkesat e veta.

Ka karakter të pathyeshëm, shpeshherë i kapluar nga vetmia. Vështirë e ka t'i shprehë idetë e veta dhe të hyjë në raporte të kthjellta me të tjerët, shkaku se është tepër i rreptë dhe i vetëdijshëm.

Në rrethet me disponim armiqsor - tërhiqet në vetvete, por mjafton vetëm pak vullnet i mirë e respekt dhe ai ndodhet në element të vetin. Posa kupton se është i kuptuar, bëhet i dashur dhe shok i mirë, në të cilin maksimalisht mund të gjeni mbështetje.

Në këtë shenjë toke dominon SATURNI, deridiku edhe MARSI i rrezikshëm. Karakteristikat e kësaj shenje janë: ambicioziteti, qëndrueshmëria, shpirti serioz.

Shquhet për aftësitë e të jetuarit tash. Ndonjëherë tregon mungesë diplomacie. Shpesh i ftohtë si guri. Sakaq, me qëndrimin e tij të ftohtë, filozofik, shpesh e fascinon masën dhe imponohet.

Vullnetin e ka të fortë, depërtues, konstruktiv, nuk ikën prej asgjëje, fatalist, fanatik, intelekt dogmatik, i gjindshëm, serioz, ndonjëherë i pashoqërueshëm. Rëndom - i heshtur.

Të tjerëve iu hapet, por pa disponim, duke iu ikur këshillave të të tjerëve. Gjithsesi vetmitar, i i guximshëm, kokëfort. Prakticist i lindur, si në punë ashtu edhe në dashuri.

Rëndom është dembel, i errët dhe i çuditshëm. I rezervuar. Shpesh i frymëzuar me mendime të errëta, si akrepët ujorë. Por, sido që të jetë: ai përherë është plot pesimizëm, nga i cili nuk mund të lirohet lehtë.

Bricjapi është shenjë themelore, prandaj ka fuqi dhe aftësi të jashtëzakonshme. Si përfaqësues i tokës është tejet praktik dhe racional.

VETI TË KËQIJA I KA: prirjen për vetmi dhe izolimin. Janë realistë të përsosur, por edhe materialistët më të mëdhenj të Zodiakut. I hidhëron joserioziteti i të tjerëve.

Qëllimi i tyre i vetëm është maja e çdo gjëje. Janë të vetëdijshëm për vlerat e veta. Shumë i duan të hollat dhe pranojnë çfarëdo pune, që iu sjell fitime. Kjo nuk do të thotë se edhe i harxhojnë me mençuri.

Në martesë janë tejet stabilë dhe seriozë. endojnë se i mjaftojnë vetvetes. Dorështrënguar ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Rëndom kanë mendim të lartë për vetveten. Janë të rezervuar dhe të ftohtë. Pesimizmin e kanë veti të lindur.

Rëndom vishen sipas modës së vjetër, i dëshirojnë ngjyrat e mbyllta. Martohen arsyeshëm, shpesh nga "llogaria". Pjesa e dytë e jetës më e suksesshme. Nuk brengosen t'iu pëlqejnë të tjerëve shkau i seriozitetit të tyre.

Sa mës humë kalojnë vitet, kanë më pak vështirësi. Dhe, derisa të tjerët fitojnë rrudha, ata ndihen gjithnjë e më mirë. SATURNI, si epror i madh i gjithësisë, bën që përfaqësuesit e kësaj shenje të luftojnë tërë jetën me idetë e errëta, depresionet dhe negativitetet; por jo hapurazi dhe në sytë e botës.

TEMPERAMENTI: melankolik, nostalgjik, flegmatik. Tip epik. Tip shkëmbor-kodrinor. Për nga natyra: tepër serioz dhe kokëfortë, por të drejtë.

Shpesh i ftohtë dhe vetiak. Si mik është njeri mbi të cilin mund të mbështetesh. Dinë ta ruajnë sekretin. Ndjenja e detyrimit tek ta është e lartë. Përndryshe, është njeri familjar, por thellësisht i vetmuar. Gruas s'ia lë duart e lira.

Edhe pse ka mjaft para në shtëpi, ajo s'guxon t'i harxhojë vetë. Ai përshkruan sesi duhet harxhuar të hollat. Është tejet konzervativ, shpeshherë me disponim diktatorial. Ndonjëherë edhe tiran.

TIPI I LARTË I BRICJAPIT: është i matur, taktizer, dinak, i prirur për tituj të lartë, diplomat, organizator. Tipi i ulët: ortodoksist, mizantrop; "para dite urren veten, pas dite tërë botën".

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Ticiani, Njutni, Bokaço, Kepleri, Pasteri, Kiplingu, Molieri, H. Mileri, E.A.Po, Rubinshtajni, Marlen Dritërih, E. Prisli, Ava Gardner, Hemfri Bogart, Naseri, Niksoni, Stalini, Mao Ce Duni, Al Kapone etj.

ASTROMEDICINA: është i fortë dhe i qëndrueshëm. Sëmuret kur është nervoz dhe jotolerant, sepse atëherë është frikacak dhe i errët, pret më të keqen. Por të gjitha dhembjet i duron stoikisht.

Duhet të kenë kujdes për mëlçinë, si dhe t'i ruhen tendosjes, nervozës, depresionit. Atyre iu duhet shumë më tepër gjumë sesa shenjave tjera. Shpesh i godet reuma dhe artritisi.

NË JETËN SEKSUALE është konvencional: do seks klasik, pa fantazi, pa kombinim pozicionesh. Është vetiak (në seks), pothuajse kurrë pa u përpjekur ta kënaqë partnerin.

BRICJEPTË nuk janë magnetikë si SHKORPIONËT, as dinamikë si BINJAKËT, as të butë e të këndshëm si DEMAT.

Por ata ia dinë vlerën çdo gjëje dhe kanë para. Përmes të hollave, këta materialistë të pashembullt, arrijnë çdo gjë, madje edhe femrat.

Kombinohen: BRICJAP - GAFORRE: të krijuar për njëri-tjetrinm (sidomos për dashnorë). BRICJAP - PESHK: të krijuar për njëri-tjetrin (edhe për grua edhe për dashnor). BRICJAP - AKREP: të lumtur së bashku. BRICJAP - DEM: kombinim i mirë..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Ujori

(22 janar - 20 shkurt)

Element: AJRI

Planeti dominues: URANI

? Inteligjentë, intuitivë, të lëvizshëm, deri diku idealistë, jokonformistë, të dashuruar në rrezikun dhe në çdo gjë që është e re dhe e guximshme. S'e donë vetminë. Intuitivë dhe kreativë, por tejet racionalë, origjinalë; rrallë i çmojnë mendimin e huaja.

Shpesh me mendime origjinale shkojnë para kohe. E kanë të metë të madhe se e tërë bota duhet t'iu përshtatet atyre, e jo ata botës.

Rëndom altruista, edhe pse shpesh individualistë dhe racionalistë të mëdhenj. Domethënë, shpesh "hesapxhinj" të mëdhenj. Por, megjithatë janë të këndshëm, të shoqërueshëm, spiriyuozë.

Dinamikë e modernë, i vret monotonia. Çdo ditë duhet t'iu sjellë diçka të re.
Janë epshorë dhe shpesh prepotentë. Dashurisë i japin kuptim të veçantë.
Kanë intelekt të veçantë. Origjinalë. Skeptikë.

Me imagjinatë të pasur (si GAFORRET dhe PESHQIT, por jo të errët si GAFORRET dhe SHKORPIONËT). Nën shenjën e ujorit kanë lindur shumë gjeni.

Temperamentin e kanë të ftohtë - qetësi para fortune. Të pafrikë. Por, të pakuptueshëm për rrethin - këtë e kanë fat.

Vetmia për ta është dënimi më i madh. Dëshirojnë ta ndërrojnë tërë botën. Kanë dëshirë të apostrofohen. Janë përplot befasi e reaksione të papritura.

Neve mund të na duken UJORËT si të krisur, por koha e tyre mu tani po shkëlqen. Tek ta ka shkallë të ndryshme: që nga të krisurit e gjer tek gjenitë. Mentalisht janë tepër të fortë, si të gjithë "ajrorët".

Janë oratorë të lindur, kudo qofshin. Por, ekscentrikë, e megjithatë origjinalë. Tejet emotivë, e megjithatë tejet të përshtatshëm në çdo mes. Shpesh: individualistë të mëdhenj, gjë që bën që lehtë kalojnë në egoizëm.

Por, edhe përkundër faktit se mund të jenë individualistë dhe egoistë të mëdhenj, edhe dinakë, megjithatë: humanizmi dhe altruizmi janë vija të karakterit të tyre. Sipas Nostradamusitit epoka e ujorëve pikërisht ka filluar (sjellja e lirë, e shfrenuar e rinisë, droga, veshja e krisur, seksi grupor).

NË DASHURI: japin shumë prej vetes, pa pritur se do t'iu kthehet. Nuk pritojnë të zdishen edhe 4 herë në ditë (e të bëjnë dashuri).

MASHKULLI-UJOR: bën pjesë në grupin e burrave më të shqetësuar që ka qejf t'i ndërrojë partnerët. Janë dashnorë të zjarrtë, që në krahasim me ta DESHTË dhe LUANËT dalin shegertë të zakonshëm.

Përndryshe, janë me manire të bukura, të dashur, të shoqërueshëm. Ka dëshirë të prekë sa më shumë trupa partnerësh të vet, ku secili paraqet mister në vete.

Për ta, dashuria dhe seksi janë komponente shumë të rëndësishme, si edhe liria. Edhe në dashuri: imagjinativë dhe origjinalë. Madje, femrave frigjide iu preferohet që "në shërim" të shkojnë tek meshkujt-ujorë.

Për shumicën e ujorëve martesa është mu si tatimi apo vdekja: një e keqe e domosdoshme, e pashmangshme, që duhet pranuar kurdoqoftë. Duan seks të lirë, forma të reja. Në mesin e tyre ka më së shumti konsumues të drogës.

Meshkujt, po edhe femrat-ujorë janë me horizont të gjerë, me disponim eksperimental, të shpërthekuar kur është në pyetje dashuria.

KOMBINIMI: partnerët më të përshtatshëm për ta janë ajrorët: BINJAKËT dhe PESHORET.

Por, edhe zjarrtarët: DESHTË, LUANËT dhe SHIGJETARËT.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Bajroni, Darvini, Dikensi, Mocarti, Ruzvelti, Mendeljevi, Pasternaku, Xh. Dini, K. Gebëll, Travolta etj..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Peshku

(22 shkurt - 20 mars)

Element: UJI

Planeti dominues: JUPITERI

Nënsheknjë: BINJAKËT

bima: VJOLLCA

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë: origjinalë, ekstravagantë, por mund të jenë edhe ekscentrikë. Janë artistë të lindur, të cilët askush kurrë nuk ika kuptuar në kohën e duhur.
Simbol i PESHKUT është flijimi dhe altruizmi.

Kjo shenjë është nën ndikimin e JUPITERIT fisnik dhe të NEPTUNIT kreativ, të cilët tek këta përfaqësues mxisin konflikte e shqetësime, inspiracione të mistershme dhe ndjeshmëri akute emotive.

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndijshëm, të butë, të këndshëm, të sinqertë, fisnikë, por tejemotivë.

Jetojnë në botën e tyre romantike, të ndërtuar me elementet më poetike, por ngandonjëherë plotësisht jorelale.

Pothuajse janë të predisponuar për ART, dhe me vetë këtë edhe për vuajtje e tragjikë. Ata aq humbasin në fantazinë e tyre të madhe, saqë shpesh e humbasin ndjenjën me realitetin.

Janë të prirur për melankoli e pesimizëm, edhe pse dinë t'i tejkalojnë vështirësitë jetësore, duke iu falënderuar fuqisë së shpirtit të vet dhe prirjes për humor, këtij "izmi" të fatkëqinjve të mëdhenj. Plot imagjinatë, shpeshherë ëndërrojnë syhapur.

Lehtë iu përshtaten situatave, si uji që ndërron formën, edhe pse intimisht përherë i mbesin besnik vetvetes, idealeve të veta të mirësisë, madje edhe në shakullimat më mizore.

Vështirë i sjellin vendimet, duke iu frikësuar përgjegjësisë për nisjativë. Kanë karakter të pasigurt. Por, kur njëherë e gjejnë rrugën, dinë të jenë ambiciozë, madje edhe të pathyeshëm.

I udhëheq shqisa e gjashtë: Intuicioni, instikti, parandjenjat. Natyra e tyre dualiste i çon në dy kahje: t'i përshtaten botës dhe t'i kënaqin të tjerët; dhe në anën tjetër: t'i mbesin besnik zërit të brendshëm.

PESHQIT janë idealistë e fatalistë, vështirë të kuptueshëm nga rrethi. Jeta e tyre është plot ngritje e rënie. Ndonjëherë duken artisitikisht egocentrikë, narcisoidë, të imponueshëm.

Të gjithëve mund t'iu ndihmojnë, për vete duke ruajtur të drejtën të vuajnë, duke deklaruar se janë të pafat.

Arma e tyre përvetësuese janë sytë e lëngësht, shikimit të të cilëve është vështirë t'i iket. I kanë të shprehur sytë, tenin.

Intelektin ua mbulojnë emocionet, pa shumë logjikë e vetëmohim. Shpesh kaotikë, difuzë, krejt në vizione, ngjyra.

PESHQIT janë poetë të lindur e ëndërrimtarë, të shqetësuar e imagjinativë.

Mbi të gjitha janë fisnikë e simpatikë, të mëshirshëm. NEPTUNI iu fal aftësi për përceptime të brendshme, shqisën e gjashtë.

Peshqit udhëheqin me botën e fshehtësive dhe mistereve... dhe iluzioneve.

Nuk mendojnë shumë, lehtë i sjellin vendimet, pastaj rëndom qahen.
Duhet kontrolluar botën e tyre mistike, sepse plagët e tyre emocionale vështirë shërohen.

Po u armatosën me doza më të mëdha të realizmit, disiplinës dhe prakticitetit, do ta kenë më lehtë e më bukur. Ata dëshirojnë të jenë të mundur dhe viktima, edhe pse dinë edhe të protestojnë.

Peshqit janë rëndom të tërhequr, dëshirojnë të vuajnë e të brengosen. Temperamenti i tyre është si flaka e qiririt: në çast brilant, i hareshëm, spirituozë; shpejt pastaj melankolik dhe letargjik.

Por, nuk duhet frikësuar kësaj: të këtillë janë të gjithë njerëzit e mëdhenj. Por, për të pasur sukses, duhet të jenë më të qetë, më të organizuar, më "për vete", andaj edhe më depërtues, duke mos u shërbyer me devizën: "Çdo gjë - të gjithëve"!

Karakterin e kanë plot kundërthënie; për shumicën e njerëzve të pakuptueshëm, të çuditshëm, si të mbuluar me një lloj mjegulle. Fjala e rëndë peshqve iu shkakton dhembje të rëndë.

FEMRAT-PESHK: është perëndeshë e butë nate në mëndafsh.
Sëmuret nga fjala e rëndë. E tejndijshme. Plot vizione, ide të fshehta. Dehet me romantikë.

Ajo vendosmërisht e kërkon idealen. Dëshiron të shkruajë poezi dhe letra miqve. Di të gëzohet, të shqetësohet; të qajë dhe çdo gjë ta përjetojë thellësisht.

Di të vuajë dhe të falë. Kënaqet e jeton në dëgjimin e muzikës dhe në shkrimin e letrave të gjata. Rëndom është shumë e bukur, sharmante, origjinale. Shikimi i saj çuditërisht i butë - fascinon.

Sytë që janë pasqyrëza të shpirtit i ka nga ngjyra e liqenit. Zërin e ka vibrues që depërton në zemër. Ato janë poeteshat e Zodiakut. Nuk ka ëndërrimtare dhe dashnore më të mëdha se ato.

MASHKULLI-PESHK: rëndom dëshiron të ëndërrojë dhe aty rëndom e humb kohën e çmueshme: jeta dhe vlerat rrjedhin përskaj tij, por ai në hutimin e tij - s'i vëren.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Krishti, Mojsiu, Nostradamusi, Mikelangjelo, Leonardo da Vinçi, Vivaldi, Bahu, Shopeni, Shopenhaueri, E. Kue, Renoari, Bunjueli, Ajnshtajni, D.Kish etj.

KOMBINOHEN: Pajtohen shumë me GAFORREN, edhe me SHKORPIONIN. Por, mund t'iu rekomandohen edhe "tokësorët": DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJAPI (deri në 30 vjet-ujorët, pas 30 vjetëve - tokësorët).

ASTROMEDICINA: Mund të kenë probleme me këmbë, shputat e rrafshta, depresionet; është i prirur të helmohet. Terapia më e mirë për ta është Muzikoterapia, si dhe aktivitetet tjera artistike, shoqëria e hareshme, lëvizjet, gjumi i mirë..

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi