Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Zoterit e rrufeve!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Zoterit e rrufeve! Empty Zoterit e rrufeve! Tue Feb 28, 2012 10:09 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Para rreth 2500 vjetesh sipas mitologjise antike greke, nje Titan i quajtur Promete i vjedh zjarrin e diturise Zeusit per t’ia dhene ate njerezve, ne menyre qe keta te fundit te mos ishin teresisht te varur prej perendive por te mund te zhvilloheshin vecas fale diturise se fituar.

25 shekuj me vone, ky grup “inferior” qeniesh ka arritur jo vetem te zoteroje zjarrin por edhe te rivalizoje me arme te njejta vete Zeusin, zotin e rrufeve.

Kete e ka mundesuar nje grup kerkuesish europiane te cilet kane arritur ta clirojne aktivitetin elektrik te permbajtur ne rete, duke i “aktivizuar” keto te fundit fale nje rrezeje lazer me fuqi te larte.

Eksperimenti i drejtuar nga Jerome Kasparian (Zherom Kasparian) dhe koleget e tij te Universitetit te Lionit eshte publikuar ne “Optics Express” dhe eshte zhvilluar ne New Mexico.

Per te kryer eksperimentin ne fjale kerkuesve u eshte dashur te shkojne ne majen e South Baldy Peak nderkohe qe kalonte nje turbullim i larte atmosferik, prej nga kane derguar drejt reve nje seri impulsesh me energji te larte te cilat kane eksituar akoma me shume ngarkesat e perqendruara ne to, duke formuar filamente plazme (lende ne gjendje teper te eksituar, e perbere nga nje numer i madh elektronesh te dale nga orbitat) qe kane cliruar nje aktivitet elektrik mjaft te fuqishem.

Dhe per kerkuesit kjo ishte vetem pjesa e pare e eksperimentit, pasi per shkak te energjise se larte, jeta e filamenteve te plazmes ka qene teper e shkurter, dhe shkarkesat elektrike nuk kane mundur te arrijne ne toke.

Pasi te riprogramojne lazerat dhe te bejne te mundur perdorimin e frekuencave te impulseve me komplekse, do te tentojne te krijojne filamente me jetegjate, ne menyre qe te mundesojne shkarkimin e rrufeve ne toke.

Mundesia per te provokuar rrufe ka rendesi qofte per kerkimet shkencore, qofte per te studiuar impaktet praktike, si p.sh studimi i ndjeshmerise se avioneve ndaj rrufeve ose studimi i reagimit se infrastrukturave me te komplikuara si linjat elektrike te nje qyteti ndaj fenomeneve natyrore si stuhite.

Idea e perdorimit te impulseve lazer per te cliruar rrufe, eshte shfaqur qysh para rreth 30 vitesh, por deri me sot askush nuk kishte arritur ta vinte ne perdorim, edhe per shkak te fuqises se pamjaftueshme te lazerave.

Lazerat e rinj te perdorur ne eksperimentin ne fjale, kane arritur ta realizojne me se miri qellimin e tyre, edhe pse mbetet akoma pune per tu bere, ne menyre qe rrufete te zoterohen ne maksimumin e mundshem.

Kasparian dhe koleget e tij marrin pjese edhe ne projektin Teramobile, nje program i financuar nga Qendra kombetare e kerkimeve (CNRS) franceze dhe nga Deutsche Forschungsgemeinschaft (DFG) qe ka si qellim krijimin e nje lazeri te levizshem, ne gjendje te krijoje filamente plazme duke perdorur impulse sa me te shkurter.

Me sa duket, frika qe e beri Zeusin te denoje me lidhje ne malin Kaukaz Prometeun per te sherbyer si shembull per rebeluesit e tjere, ka qene me se e justifikuar!

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi