Riti e magjia
Mbijetojat e besimeve të lashta, me rrënjë nga kohët e paganizmit, që janë të shumta në popullin tonë, janë ruajtur kryesisht në rite e nëpërmjet riteve, në skenarë mitiko-ritualë, praktikuar në ditë të caktuara të vitit, në festa, në ngjarje të shënuara të jetës së njeriut, sipas rastit, me qëllime shërimi e parandalimi të sëmundjes, të së keqes, për mbarësi në familje, në ekonomi e më tej.
Si i vërejmë nga shqyrtimi i brendësisë së tyre, ato janë ruajtëse e përforcuese të kodeve të të besuarit e përjetimit të tyre, të fshehtësive të pakuptueshme (mistereve), në ndjenja e në mendime të njerëzve.
Në shqyrtimet e mëposhtme në këtë monografi ritet e skenarëve mitiko-ritualë do të zënë një vend të gjerë, ndaj edhe sqarimi paraprak i disa prej këtyre dukurive dhe praktikave me natyrë religjioze u quajt i nevojshëm për t'i bërë gjërat edhe më të qarta.
Rite, ceremoni, doke, zakone, tradita: të tëra janë terma, emërtime a kategori që shënojnë veprime, ide, sinteza e rregulla me natyrë sociale, praktikuar në familje, në bashkësitë fshatare a urbane, në qytete ose në bashkësitë mbi baza pune, zejesh e mjeshtërish të caktuara.
Është krejt e natyrshme që çdo rit të emërtohet me termat përkatës, të afërme me të, por jo çdo ceremoni, doke, zakon a traditë është rit; ta zëmë, një ceremoni tepër e gjerë e dasmës ose e vdekjes mund të ketë vetëm elementë të veçantë që hyjnë në përmbajtjen e ritit, të tjerat janë thjeshtë doke, zakone, tradita e aspak rite.
Këngët, vallet, lojnat, skenat humoristike, bisedat pyetje-përgjigje me natyrë arsyetuese, në përgjithësi nuk janë rite, po veprime për t'u argëtuar, si pjesë të ceremonive të dasmës.
Zakonet për të larë fytyrën çdo mëngjes ose për të larë duart në çdo rast para ngrënies, nuk janë aspak rite, por vetëm zakone me natyrë higjienike.
Janë rite vetëm ato veprime, në thelbin e të cilave qëndron besimin në të mbinatyrshmen, në hyjnoren, ose të paktën, në rrënjët e tyre të origjinës, kanë lidhje me kuptimin e
përmendur më sipër.
Kanë natyrë riti veprime të tilla: Në rrugë brenda fshatit të dhëndrrit kalon nusja me krushqit e dy gra shkojnë duke kërcyer, duke vallëzuar pas krushqve që ecin me nusen, e me kërcim prishin gjurmët e kalit me synim që të mos mund të bëjnë magji dashakeqët.
Pasi zbret nusja nga kali në oborr të shtëpisë, një burrë i fuqishëm, kalorës i zoti, i hypën kalit e i jep atij me trok (me shpejtësi) andej e këtej për disa minuta; edhe kjo bëhet kundër magjive që mund të jenë bërë për të dëmtuar çiftin që martohet. Ka ndodhur që në natën e parë të fjetjes së dhëndrrit me nusen, nga kontakti seksual nusja të ketë pasur shumë hemoragji e të jetë sëmurë, madje, sidomos kur nusja ishte në moshë tepër të re, edhe të ketë vdekur, pra për shkaqe veprimesh thjeshtë fiziologjike të rënduara.
Në raste të tjera, burri për disa ditë ose dhe dy a tre muaj, nuk ka bërë dot veprim seksual me nusen, ndoshta për arsye emocionesh, për shkak papjekurie seksuale ose nga difekte të tjera fiziologjike, thjeshtë të natyrshme; ka ngjarë dhe kështu, pas martesës është sëmurë burri ose kanë ndodhur fatkeqësi të ndryshme në familje, në jetën bashkëshortore, çka është krejt e natyrshme të ndodhin këto gjëra të dhimbshme në raste të veçanta. Ka ndodhur që gruaja për vite të tëra nuk ka lindur fëmijë, aq të kërkuar në jetën patriarkore.
Të tëra fatkeqësitë e këtij lloji janë shpjeguar, sipas besimeve popullore, me magjitë e bëra nga dashakëqinjtë, nga njerëz që janë të prirur t'ju sjellin brenga, sëmundje, dhimbje të tjerëve.
Kundër këtyre fatkeqësive veprohet me rite, magji mbrojtëse e shëruese, me magji të bardha më të cilat besohet se mund të bëhen jo vepruese magjitë dëmtuese, magjitë e zeza.
Janë rite dasme për mbarësi, për pllenim në lindje fëmijësh, veprimet që kryhen me kulaçin e nuses ku hanë nga pak të gjithë prej tij; posa zbret nusja nga kali, marrin një djalë të vogël (5-8 vjeç) dhe e sjellin për nën bark të kalit e mbi shpinë të tij, pra në formim rrethi, tre herë me radhë; kjo quhet të kapërcyerit e kalit; ato që bëhen posa zbret nusja nga kali: duke e lënë në këmbë pranë portës së shtëpisë e sipër kokës së saj venë disa kësula burrash, njëra mbi tjetrën, mundësisht e para duhej të ishte e dhëndrit.
Me rite lidhen edhe veprimet që kryhen pasi e fusin nusen në vatër dhe e vendosin në karrige, i venë mbi gjunjë djalin që ka kërcyer kalin, mandej ai zbret nga gjunjët e i zbath opingat nuses e aty gjen një monedhë; zakonisht një a dy lekë. Rit është dhe "të lëshuarit e nuses më ujë", pra: të çuarit e nuses te burimi a te përroi: nusja, e shoqëruar nga krushqit e dasmorët shkon e mbushën ujët që e pinë nga pakë të gjithë duke bërë urime.
Para se të flenë bashkë çifti i posamartuar, të afërmit e dhëndrrit bëjnë të rrokulliset një djalë në krevatin e tyre. Në krevat të nuses së re venë një armë ose mjete të tjera që mbajnë burrat, po kurrë gjëra të grave. Të tëra këto rite e të tjera si këto bëhen për mbarësi në jetën e çiftit të ri e sidomos me synim që nusja të lindë fëmijë, veçanërisht djem e jo vajza.
Me anë të ritit përforcohet ndjenja e besimit, lidhja shpirtërore me hyjnoren; ripërtërihet kujtesa për domosdoshmërinë e zbatimit të kodit të besimit me një fisnikëri e përkushtim të veçantë.
Në rite, në skenarë mitiko-ritualë, shprehen simbolikisht e, si ide më të përgjithshme, kërkesa ndaj hyjnores për mbrojtje nga fatkeqësitë, për mbarësi, për begati në ekonomi e mirëqënie në jetën familjare.
Pra me rite veprohet praktikioht e kërkohet të përmbushen synime të caktuara, të thuash konkrete.
Riti në jo pak raste, ashtu si na paraqitet në shek. XIX-XX, në përgjithësi e ka humbur funksionin e dukshëm të zanafillës e të kohëve të herëshme dhe praktikohet vetëm si një normë, si një doke e trashëguar ndër shekuj e që ruhet me arsyen se "kështu na e kanë lënë të parët". Po edhe në këto raste ekziston doemos një ndjenjë e dukshme, edhe pse e mjegulluar, mbarësi-prurëse, mbrojtëse, përtë mënjanuar rrezikun nga e keqja.
Ritet përgjithësisht kanë natyrë magjike. Ato janë veprime që bëhen për të plotësuar dëshirat përmes rrugëve jo të natyrshme: me mjete misterioze (të pakuptueshme), pasqyrë e një mendësietepërfëminore, me anë të përgjasimit (mimetikë), me anë të shoqërimit (asocizrai), me anë të fjalëve (lutje, urime, mallkime ose formula të ndryshme magjike pa kuptim), me anë veprimesh frikësuese ("me pre lungën"): bëhen veprime magjike sikur gjoja po e prët atë, për ta bërë që nga frika ajo të zhduket e i sëmuri të shërohet.
Në popull magjistaret e magjistarët quhen me emrat: magjistare, mgjicë, mgjitare, shtrigë e tjerë, dhe vetëm ato që bëjnë veprime për t'u bërë keq njerëzve.
Në Kosovë, në Rrafsh të Dukagjinit, Lugu i Drinit, besohet se "Natën e këshëndellave, kush i hyp shkopit kaluer e merr dhë (dheun) prej bashtinet të huej, e e qet në të vetën e thotë:"Këtu ngarko, këtu shkarko"e kjo dihet se bie bereqetin në arën e tij tue e tërhequn nga ara e tjetri t(M. Prelaj, Kosova...,f. 186).
Ka dhe veprime rituale magjike të kësaj natyre, me të njëjtat synime, po me strukturë pak ndryshe.
Kështu, në viset Dibër, Mat, Mirditë, në ditët e Shën Gjergjit një grua e zhveshur lakuriq shkon me një kosh para duarsh, në mesnatë në errësirë e qëndron në kufi të arës së saj dhe të asaj të fqinjit. Drejton grykën e koshit nga ana e arës së fqinjit e thotë: "Ngarko! Ngarko! Ngarko!" e pastaj e kthen nga ara e saj e thotë: "Shkarko! Shkarko! Shkarko!" me besimin se ara e saj do të thithë dhe bereqetin e arës së fqinjit, kështu do të bëjë drithë shumë për familjen. Ajo nuk arsyeton se për të prodhuar më shumë duhet që toka të ketë strukturë të përshtatshme për ato lloje bimësh që mbillen aty, duhet mandej puna e bujkut, plehu e ujitja aq sa e ka të nevojshme rritja e bimëve.
Ka dhe plaka që bëjnë veprime magjike me penj, me qime, me jashtëqitje mini, maceje, qeni a njeriu, për t'u bërë keq armiqve të shtëpisë, të lagjes a të fshatit të saj. Kanë ekzistuar ndër Shqiptarë gjithfarë skenarësh magjiko-ritualë keqbërës.
Po sjellim dy gjedhe:"Njeni po pat inad kundra shoqit e këtij don me i marrë shëndetin, do të ketë me doemos një fije folkut t'anmikut të vet, qi do ta ven mbi nji vorr, ase nën kryet të ndo'i të dekunit. Me të shpejtë njeri i atij folkut ka me u thithë emeu zverdhë në ftyrë, si i dekuni, mandej ka me mbetë ashtu e me lëngue përgjithmonë'.(Z. Harapi,Mënijt,Folklorë I, Shkodër, "Sht.Z.P", 1940, f.79)
"Për të mbyllur fatin e një goce ose të një djali (që të mos gjejnë burrë a nuse), marrin një pë dhe matin një gomar nga kryeja e ne bishti, pastaj dhe nga kurrizi, ijë më ijë; këtë pë e venë në nji hok (kuti), duke thënë tri herë: "Mbyll fatin e akcilit ose akcilës!" (Përmendin emrin përkatës). Kutinë e mbajnë të mbyllur, dhe ditën e Shën Gjergjit e hedhin nëgropë të nevojtores".(I. Dalliu, Magjitë..., "Dituria", 1928, nr.4,f. 149).
Në disa raste e, këta jo të paktë, magjitë e magjistarët keqbërës ekzistojnë vetëm në besimet popullore, në fantazi, po jo në të vërtetë si veprime rituale-magjike.
Kështu, dikur, për fatkeqësi të ndryshme që ndodhnin në fshat, si vdekje fëmijësh, vdekje grash në lindje e sipër, natyrisht për arsye kushtesh të një niveli të ultë në jetesë, ose ngordhje të bagëtive, ta zëmë: e kaut të lavrës, sëmundje e epidemi që preknin njerin e tjetrin a grupe të tjera njerëzish, thuhej se këto fatkeqësi i kanë shkaktuar mgjitoret ose shtrigat.
Ndërsa shtrigat, ashtu si na paraqitën në besimet popullore, kanë disa funksione tërësisht të veçanta në krahasim me magjistarët.
Në jo pak raste i vërejmë me funksione të përziera, funksione të njëjta, pra këtu kemi një fuzionim figurash të ndryshme të mitologjisë popullore, si mbijetoja të një kohe të lashtë.
Në raste të këtij lloji, si më sipër, çdo fatkeqësi mundoheshin ta shpjegonin me veprime magjish, me syrin e keq. Në disa raste mund të përcaktohen magjistricat, natyrisht në përfytyrimet popullore e jo në të vërtetë.
Ka raste që në fshat të ketë një a dy plaka të shkreta, pa burra e pa djem, të varfëra e të mbyllura në punët e tyre, që nuk i bëjnë njeriut asnjë të keqe, nuk bëjnë asnjëfarë lloji magjie. Edhe pse të tilla, krejt të pafajshme, për çdo fatkeqësi që ndodhte në fshat, fajësonin si shkaktare të ashtuquajturat magji që qënkan bërë nga këto plaka.
Në raste të veçanta, me të njëjtat arsye, për fatkeqësi në persona, kafshë a gjëra të veçanta fajsojnë njerëz të veçantë, burra a gra, që paskan syrin e keq e që me anë të të shikuarit shplakuakan, sëmurkan qenësa të veçantë, prandaj dhe ruheshin prej tyre ose bënin kundërmagji me synim që syri i keq i këtyre njerëzve të caktuar të mos mundet të shplakojë fatkeqët.
Kështu, për këtë u varnin fëmijëve në trup hudhra, ose dhëmbë ujku, guacka deti a ndonjë send tjetërqë konsiderohej prishës i magjisë.
Në disa raste përdorej bloza e thëngjijt përtë ruajturfëmijët, kryesisht nga magjitë, nga syri i keq, në disa raste të tjera atyre u nxihej në disa vende fytyra me thëngjij.
Gratë apo burrat e veçantë, "të specializuar" si magjibërës, në magji shëruese, në prishje magjish "të bëra nga mgjicat''a shtrigat, e këta natyrisht ishin më të rrallë, quheshin: dies a diese, distara distare, shefcë, shtjeskë e me emra të tjerë, por kurrë midis besimtarëve nuk thuhej e as nuk besohej se edhe këta bënin veprime me natyrë magjike të keqe.
Këta njerëz profesionistë, distarë, mëtojnë se me veprimet e tyre (që doemos janë magjike): me fjalë e formula të fshehta që i pëshpërisin, me disa lëngje e përgatitje të ndryshme, me prekje të trupit të të sëmurit, me nxirje të fytyrës së fatkeqit, me lëvizje a veprime të ndryshme të tyre, shërojnë njerëzit; gratë që nuk lindin fëmijë i bëjnë të lindin; këta a këto prishin magjitë keqbërëse dhe të shplakuarit nga syri i keq: Dikush ka lëshuar grindje në një familje e ata me veprimet e tyre rituale-magjike "prishin magjitë" e, si rrjedhojë, grindja në familje pushon.
Zakonisht, ritet që mund t'i kryejë çdo njeri, siç janë ato për Ditë Vere, për Nevruz, përShën Gjergj, përShën Gjon, në pelegrinazhet në msle, në Një Shtator, Kolendarët e Nata e Buzmit, rite të lindjes, të martesës, të vdekjes, rite në sëmundje a në inicime, quhen thjeshtë rite, ndonëse në brendinë e tyre kanë natyrë magjike.
Shpesh herë edhe studjuesit i trajtojnë si rite, duke përmendur tepër rrallë fjalën magjike.
Ndër mitologë ka mendime të ndryshme për përcaktimet rit dhe magji.
Disa thonë se jo çdo rit është magji. Kështu ritet, lutje të animizuara që lidhen thjeshtë me shpirtra të shenjtë e me shenjtorë, sipas tyre, nuk janë magji. Disa studiues mendojnë se nuk janë rite me natyrë magjike ato që bëhen për mirë.
Të tjerë mendojnë se ritet, lutjet që u përkasin feve monoteiste nuk kanë të bëjnë aspak me dukuri magjie, se këto lidhen me perëndinë supreme të gjithëpushtetëshme, të gjithëfuqishme, që sipas tyre, është një realitet i qartë, i dukshëm.
Nëse disa rite të monoteizmit në jetën familjare duket se përfshijnë brenda edhe elementë magjikë, kjo, sipas tyre, ndodh sepse këtu kemi një sinkretizëm në mes të riteve pagane që në përgjithësi kanë dhe natyrë magjike dhe riteve të fesë monoteiste që nuk janë tjetër veçse lutje përfalje mëkatesh, lutje perëndisë supreme që t'u sjellë mbarësi e mirëqenie.
Në të vërtetë, si e mendojmë ne, problemi është mjaft i ngatërruar, po të nisemi nga synimet që duan të arrijnë besimtarët me anë të këtyre riteve e këtyre lutjeve.
Disa specialistë të mitologjisë janë të mendimit se edhe pse magjia i ka rrënjët shumë të lashta në periudha para religjoze, para animiste,
Ajo jeton në shoqërim me tërë religjionet, qofshin ato pagane, qofshin dhe ato monoteiste; ata theksojnë se në fetë monoteiste ritet magjike janë më të pastruara nga elementë primitivë, më të fisnikëruara e të lidhura me ide të jetës shpirtërore e morale.
Monoteizmi, magjitë e egra e primitive siç janë: sakrifica njerëzore, shëmtim, damkosje e deformim i trupit, rite torturuse të njerëzve e tjerë, i ka luftuar e i ka fshirë me kohë nga jeta e shoqërisë, për ku ka mbizotëruar ndikimi i tij.
VAZHDON....