Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Gjaku dhe domethënia simbolike e saj

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Gjaku dhe domethënia simbolike e saj Empty Gjaku dhe domethënia simbolike e saj Tue Feb 28, 2012 9:53 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Gjatë gjithë historisë njerëzore, tek shumë popuj të civilizimeve të lashta, e posaçërisht në Greqinë Antike, është besuar se me derdhjen e gjakut nga organizmi i të sëmurit, do të largohen toksiket e dëmshme nga trupi, dhe së bashku me to, do të eliminohen edhe të gjitha të këqijat që e kanë pruar të sëmurin gjer tek kjo gjendje e çrregulluar.






▪ Atëbotë, me shkaktimin e rrjedhjes së e gjakut, si dhe me futjen e saj orale në organizëm, është konsideruar se mund të shërohen 386 sëmundje, andaj, jo rastësisht, marrja e gjakut të freskët të njeriut, aplikohej me të madhe si ilaç efikas tek mjekimi i shumë sëmundjet, e veçanërisht të epilepsisë.


Duke u nisur mu nga ky besim, është krijuar bindja se pirja e gjakut të njeriut fizikisht dhe shpirtërisht forconte organizmin. Me këtë besëtytni është shkuar aq larg, saqë, mendohej se, përmes ritualit me gjak, mund t'ju bëhet shërbim jo vetëm të gjallëve por edhe të vdekurve: në mitologjinë greke, besohej se duke stërpikur me gjak varrin e të vdekurit mund të shkaktohet paraqitja e hijes së atij që ka vdekur dhe të komunikohet me të.
Po ashtu, këta popuj të lashtë, kanë besuar se gjaku i njeriut si ilaç, i qetëson "demonët" që konsideroheshin si shkaktar të çrregullimeve të ndryshme organike, sikurse janë: shtrëngim muskujsh, anemia (pagjakësia) dhe dobësim të organizmit në përgjithësi, andaj, jo rastësisht, në kohën e inkuizicionit famëkeq, xhelatëve që i ekzekutonin dënimet me vdekje, si privilegje e veçantë, ju ishte lejuar që të tregtojnë me gjakun e njeriut.


Romakët e vjetër, luftëtarëve të dalluar me trimëri nëpër beteja, para daljes së shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar kështu, se me këtë akt, ata në vete do ta fusin afshin e fuqisë trimërore të luftëtarit që veç po vdiste.


Në bazë të mësimeve islame gjaku konsiderohej si para - ekzistencë. Ndërsa, në mitologjinë biblike, gjaku paraqitet si thelb i forcës jetësore ku është i koncentruar shpirti. Në një pasus të saj thuhet: kur Kaini e vrau të vëllain Abelin, Zoti i tha: "çfarë bëre kështu?!…Zëri i gjakut të vëllait tënd më thërret!"
Në testamentin e vjetër gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: "Jeta e trupit tuaj është në gjakun tuaj, andaj, me qëllim që shpirtrat e juaj të jenë të pajtuara, unë atë jua dhashë në oltar!" Për krishterët gjaku paraqet ndërmjetësuesin e në bashkimi të ngushtë që krijohet në mes Zotit dhe njerëzve. Në një shkrim biblik thuhet:. "... kur të tretet vera në bukë, ajo shndërrohet në trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me këtë bashkim besimtari lidhet me Zotin".
Më shumë mistike se sa medicinale kanë qenë të njohura eksperimentet me gjak të alkimistëve në shekullin 16 dhe 17. Ata kanë tentuar që përmes zjarrit dhe distilimit të gjakut, të zbulojnë të gjitha të fshehtat që kjo tretje ngërthen në vete. Vetë mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar për dy bashkëkohësit e vetë, të cilët kanë distiluar gjakun e njeriut sepse, atë e kanë trajtuar si materie adekuate nga e cila mund të separohet "eliksiri i urtësisë filozofike të krijimit"
Në anën tjetër, shumë ritualet e çmendura të shoqatave dhe vëllazërive të ndryshme të fshehta magji zeze, si njërën prej principeve të traditës karakteristike të veprimit të tyre, praktikonin derdhjen e gjakut të freskët, e veçanërisht gjakun e fëmijëve dhe femrave virgjëre që i flijonin si viktima.
Do të ishte e paevitueshme të theksohet se, gjaku, si në kuptim fizik, ashtu edhe metaforik, në të gjitha kohërat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezës së përkatësisë rasore, sikur bie fjala, gjaku i pastër fisnik, gjaku i pastër mbretëror, gjaku aristokrat...
Po ashtu, me ritualin e përzierjes së gjakrave që bëhej në lëng të ujit apo verës, e cila më pas pihej, është besuar se arrihej vëllazërimi dhe binjakëzimi. Kështu, vëllezërit sipas gjakut betoheshin në besnikëri deri në vdekje.
Jashtë këtij artikulli, sigurisht që me një kaptinë të veçantë duhet trajtuar simbolikën dhe domethënien e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptarët. P.sh., në disa troje shqiptare, posa të vritej një i afërm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej në një vend të caktuar ku pritej deri në momentin e vlimit të saj. Kur ky gjak fillonte të vlonte nga ena, atëherë kjo merrej si shenjë për kryerjen e hakmarrjes.
Edhe pse për simbolikën dhe domethënien metaforike dhe substanciale të gjakut, mund të thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar përgjithësisht, gjatë tërë historisë njerëzore, gjaku është konsideruar si simbol i forcës, ripërtëritjes, jetës, fuqisë, ngritjes hyjnore…. Pa marrë parasysh a ka të bëj si eliksir i ripërtëritjes jetësore, apo, si simbol i së keqes dhe vdekjes, historia e njerëzimit është përplot me dëshmi paradoksale që kanë të bëjnë me gjakun. Në to shihet qartë se, disa popuj, në ritet e tyre, atë e kremtojnë dhe madhështojnë, ndërsa, disa të tjerë, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.
Sido që të jetë, vlerat e vërteta të gjakut, një kohë të gjatë kanë mbet të panjohura, por, njerëzit, shumë vonë kanë kuptuar një realitet të pamohueshme se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht nëpër organizëm, në realitet aty ekziston edhe jeta.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi