Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Shikimi fiksues

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shikimi fiksues Empty Shikimi fiksues Tue Feb 28, 2012 9:49 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Shikimin specifik, që në mënyrë të pavetëdijshme e bëjnë shumë individë të suksesshëm në jetë për ta tërhequr vëmendjen e të tjerëve; vështrimi joshës emocional nga larg i dy të dashuruarve marrëzisht me njëri-tjetrin; atë që në mënyrë të vetëdijshme e praktikojnë fakirët, hipnotizuesit dhe agjentët e ushtruar mirë të marketingut, dhe atë këshillë mirëdashëse në formë të vërejtjes, që patjetër e ka dëgjuar çdonjëri prej nesh - "ruaju nga mësyshi dhe syri i keq, biro!", është mu ajo metodë mistike që okultizmi dhe urtësitë e tjera të lashta, me xhelozi e kanë kultivuar, ushtruar, praktikuar dhe emërtuar si "shikim fascinuese".






▪ Syri është një shqisë e rëndësishme, përmes së cilës shpirti në trupin tonë kontakton dhe e njeh botën e jashtme materiale.


Mjekësia bashkëkohore e shpjegon në detaje fiziologjinë dhe anatominë e këtij organi të rëndësishëm të njeriut. Andaj, në këtë rast, me as që e kemi për qëllim të bëjmë këtë.


Bebëzat e syrit, përveç se reagojnë në sinjalet e dritës, ato janë pasqyruese edhe të gjendjes emocionale të njeriut. Kështu, përmes syve mund të regjistrohen edhe emocionet momentale të njeriut.


"Fytyra ka mundësi të gënjejë, por sytë kurrë", thotë një fjalë e urtë popullore. Ashtu edhe është! Nëse kemi ndonjë përjetim të fortë emocional, atëherë bebëzat e syve zgjerohen shumë më tepër se normalisht.


Këtë dukuri e njeh mirë mjekësia bashkëkohore, por para saj e kanë njohur edhe shumë tregtarë të urtë, të cilët me vështrimin e syve të blerësit, kanë konstatuar se a e ka pëlqyer ai mallin që e shiste apo jo, andaj edhe në bazë të këtij vlerësimi e kanë përcaktuar çmimin e ofertës. Këtë reagim të bebëzave të syrit nuk e kanë ditur vetëm tregtarët shitës, por edhe ata që blinin, prandaj në situatat e vendosjes gjatë shit-blerjes, këta të fundit, qëllimisht mbanin syze me thjerrëza të errësuara, ashtu që nga bebëzat e syve shitësi, të mos ketë mundësi ta regjistrojë gjendjen momentale të tyre.


Se bebëzat e syrit zgjerohen dhe ngushtohen me reagimin e dritës dhe të gjendjes emocionale të njeriut, tanimë nuk është kurrfarë zbulimi sensacional. Por, në rastin tonë, fjala është tek dukuria tjetër: ajo të cilën shkenca nuk dëshiron ta pranojë se është e mundshme, ndërsa, praktikantët e shkollave shpirtërore e njohin dhe e kanë të ushtruar. Këtu kemi të bëjmë me zgjerimin e vetëdijshëm të bebëzave të syrit pa ndikimin e të dy rrethanave të cekura si më lart. Kjo shkathtësi mbështetet në zgjerimin e bebëzave të syrit sipas vullneti dhe dëshirës në momentin e nevojshëm dhe quhet "shikimi fascinuese".


Si mund të realizohet "shikimi fascinuese"? A është ky vetëm talenti i disave apo shkathtësi që mund të ushtrohet nga çdo praktikant?


Nuk mund të thuhet se është talent. Edhe pse shumica në situata të ndryshme, përmes mënyrave të caktuara, këtë lloj të shikimit e praktikojnë pa vetëdije, pa ditur fare se, pikërisht, vetë fuqia e këtij shikimi ka ndikuar që në rastin konkret të shkaktojë fascinimin e dikujt. Prandaj, nuk mund të thuhet se është një shkathtësi e lindur. Ajo lehtë mund të mësohet dhe ushtrohet nga çdokush.


Mjafton të uleni në një vend të qetë të dhomës suaj dhe, së pari, filloni të shikoni diçka të afërt. Do të vëreni se bebëzat e syrit janë më të mbyllura. Më pas, menjëherë vështrimin përqendrojeni në një objekt të largët. Do të vëreni se bebëzat e syrit zgjerohen. Tani, pasi e dini veprimin e këtij principi të natyrshëm të syrit, vazhdoni më tej. Ashtu të ulur, në një largësi prej 30 cm., filloni ta vështroni gishtin tregues përballë syve. Vrojtojeni atë qartë para vetes dhe për momentin drejtojeni shikimin kah një objekt paralel, por shumë më larg gishtit tuaj. E shikon se si gishti që e keni para vetes turbullohet, kurse objekti tjetër paralel, larg përtej gishtit, duket më i qartë. Këtu, pra, është fshehtësia-të shikosh në mënyrë të fiksuar në sytë e dikujt afër, por shikimin ta qartësosh shumë më larg.


Sikur e vëreni edhe vetë, me këtë ushtrim, qëllimi është që ju të mësoni se si me vullnet të shkaktoni hapjen e bebëzave të syrit. Kur në momentin e caktuar qëllimisht hapen ato, atëherë kryhet qarkullimi më i madh dhe më i lirshëm i energjisë së mendimeve në formë të valëve elektromagnetike. Logjika funksionale e kësaj shkathtësie është e thjeshtë: sytë kanë mbarime shumë të shprehura dhe të ndjeshme nervore, andaj, ata jo vetëm se i regjistrojnë vizuelisht objektin me konturat e tij, por me bashkëbiseduesin ose bashkëbiseduesit tjerë, bëjnë shkëmbimin e mendimeve që janë forma elektromagnetike.


Shikimi fascinues, zakonisht, aplikohet gjatë bisedës me një person si dhe kur u drejtoheni masave të gjera, me qëllim të imponimit të mendimeve tuaja dhe kontrollimit të veprimeve tek të tjerët. Nuk mjafton vetëm të shikoni depërtueshëm në sytë e dikujt dhe ta arrini qëllimin. Përveç teknikës së shikimit të syve, duhet të dini në atë çast se çka bëni me mendimet tuaja. Pasi i fiksoni sytë e tu në sytë e bashkëbiseduesit ose me këtë shikim i drejtohesh masës së gjerë përballë, përveç fjalëve mbresëlënëse, duhet që mendimet e juaja t'i parafytyroni qartë dhe tek atëherë t'i bartni tek bashkëbiseduesi përmes fjalëve dhe shikimit fascinues. Mendimin e thënë verbalisht, së pari duhet formuar qartë në mendjen tonë, si parafytyrim ose vizuelizim i asaj që kërkohet dhe thuhet. Vetëm kështu, si mendim i parafytyruar qartë, bëhet valë e fortë elektromagnetike depërtuese.

ç'është mësyshi?
Mënyra e njëjtë e ndikimit te të tjerët përmes syve bëhet edhe te fenomeni tejet i popullarizuar në popull si mësysh. Edhe këtu veprohet, pikërisht, përmes shikimit fascinues. Fëmija i shëndoshë dhe çdo gjë e bukur shikohet me emocion dhe ajo gjendje emocionale përmes bebëzave të hapura të syrit, bartet lehtë dhe shpejt tek bashëbisedusi.


Mësyshi vepron dhe është fenomen shumë i shprehur në jetë. Pleqtë tanë, edhe pse nuk e kanë njohur shpjegimin e vërtetë të këtij lloji të ndikimit psikik, ata gjithnjë i janë frikësuar atij shikimi. Veçanërisht ndikimi i tij ka qenë i shprehur tek fëmijët dhe është përgatitur ruajtja e tyre nga veprimi i tij, pastaj tek martesat, te ndërtimi i shtëpisë së re... etj. Edhe mësyshi është, në njëfarë dore, formë e ndikimit psikik tek të tjerët, por dallon nga magjia rituale, sepse këtu veprimi kryhet në mënyrë të pavetëdijshme prej një personi të caktuar tek personi tjetër.


Te mësyshi nuk ka parapërgatitje dhe veprime rituale, por vetë energjia e madhe e akumuluar në formë të xhelozisë, urrejtjes, manisë etj., nga një person, në kontakt të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte, përcillet tek personi i caktuar. Kur kemi të bëjmë me kontaktin e drejtpërdrejtë, ai gjithnjë bartet përmes syve dhe këtë mënyrë të "bartjes" e quajnë "shikim fascinues".


Guralecët me ngjyrë të kaltër...
Të gjithëve na është njohur se për mbrotje nga mësyshi, në popull preferohet që me vete të barten guralecë të ndryshëm me ngjyrë të kaltër, hudhra ose gjësende të tjera. Edhe pse këto veprime të pleqve tanë nga gjeneratat tona të reja konsideron si bastarde dhe besëtytni të kota, është plotësisht e saktë se ato, vërtet, kanë efekt mbrojtës nga mësyshi, sepse e tërheqin shikimin e parë fascinues të bashkëbiseduesit, që si emocion negativ nga befasia e momentit, në fillim është i fortë. Thjesht, qëllimi duhet të jetë që emocioni keqbërës përmes shikimit të parë, të mos orientohet kah personi që mbrohet, por vëmendjen e tij duhet ta tërheqë ngjyra, era ose pamja e sendit që ai person e bart me vete si të dukshme. Edhe pse, praktikisht, fare nuk është me rëndësi se çfarë sendi mbrojtës bartet me vete, më e preferueshme do të ishte gjithnjë të përzgjidhen mu ato simbole që në popull, apo në rrethin e caktuar, njihen dhe janë të popullarizuara si mbrojtje kundër mësyshit. Në to, brez pas brezi, me shekuj, është koncentruar energjia e madhe e besimit, prandaj, edhe supozohet në efikasitetin më të madh mbrojtës që kanë.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi