Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Amuletet, talismanet dhe hajmalit Tue Feb 28, 2012 9:47 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Amuletet, talismanet dhe hajmalit


Me një prejardhje të lashtë të besimit të fortë të ndikimit të tyre magjik tek poseduesi i tij, sot, bartja me vete e talismanëve, amuleteve dhe hajmalive si dhe vendosja e tyre në vendet ku qëndrohet më së shumti, sikur është rikthyer në vetëdijen e të njeriut bashkëkohor.






▪ Prandaj, nuk janë të pakta imazhet e personave autoritar nga jeta artistike, shoqërore dhe politike të botës, që me vete, si relikte të çmuara, stolisen haptazi me këto simbole nga lashtësia duke pasur besim të fortë në fuqinë e tyre mbrojtëse.







çka janë amuletet, talismanët dhe hajmalitë?

Për domethënien e amuleteve, talismanëve dhe hajmalive ekzistojnë shumë definicione, për të cilat vështirë se mund ta përzgjedhim njërën prej tyre si më të saktë. Po ashtu, do ta kishim vështirë të përgjigjemi saktë edhe në pyetjen se kur së pari në historinë e njerëzimit është aplikuar talismani, hajmalia ose amuleti. Në Bibël, bie fjala, flitej për një person nga kohërat e lashta, i cili quhej GIGANTE, dhe i cili, së pari në botë ka zbuluar fuqinë e ndikimit magjik të amuleteve dhe talismanëve.


Po në Bibël, hasim në disa legjenda se, njëri prej bijve të NOAS (h.z. Nuhi), ZAROSTERI, konstruktori i barkës shpëtimtare gjatë përmbytjes së madhe, ka qenë formuluesi i parë i talismanëve dhe amuleteve. Edhe vetë emri i tij në përkthim të lirë ka kuptimtë metaforik dhe do të thotë: "Kleriku i yjeve" ose "Adhurues i yjeve". Në anën tjetër, shkrimet e lashta Arabe tregojnë se burimii fshehtësisë së përpilimit të talismanëve dhe amuleteve vjen nga breti i parë i Egjiptit NAKRAUSA. Edhe pse kemi shumë laramani kuptimesh, sipas mendimit tim, ndoshta tek në shekullin XVIII është dhënë definicioni më pragmatik i amuleteve: "Amulet është çdo send që njeriu mban të varur rreth qafe ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Amulete mund të jenë edhe simbole të ndryshme, të cilat me pasion i mbajmë si stoli në fustane dhe veshjet tjera, ose një send që ruhet në një vend të caktuar, me besimin e fortë se ai largon shpirtrat e lig, demonët e ndryshëm, shëron sëmundjet dhe mbron nga ndikimi i magjisë së zezë".


Edhe për prejardhjen etimologjike të nocionit AMULET, nuk ka qëndrim të prerë. Disa e marrin si të saktë burimin e tij nga gjuha arabe që do të thotë: "zinxhiri nga gurët". Vërtetë tek arabët ky zinxhir është bartur rreth qafe dhe është quajtur "hamalet". Linguistë tjerë Evropian, nocionin "amulet" e ndërlidhin me domethënien e foljes latine "amolire" - largim, përzënie, gjë që, edhe logjikisht mund të jetë e pranueshme. Po ashtu, ka mundësi që nocioni "talisman", të ketë prejardhje nga gjuha turke: talis, talism, tilism, me kuptim "imazh i çuditshëm" "pamje e çuditshme". Po ashtu, edhe tek popujt e civilizimeve tjera të lashta mund të ketë baza linguistike të prejardhjes së saj. Në Persi, quhej "tsilmenaja", Grekët e lashtë e emërtonin si "telesmata", ndërsa arabët në arabishte e quajnë "talisman". Sido që të jetë, për ne është e rëndësishme se talismanët dhe amuletet janë karakteristikë e të gjitha civilizimeve të lashta dhe besimeve të tyre të përhapura në fuqinë magjike që ato kanë.
Sipas shënimeve të vjetra, njëri ndër personalitetet dhe burrështetasit më të çmuara të historisë njerëzore, i cili ka pasur aftësi mbinatyrore të komunikimit me shtresat e larta shpirtërore, ka qenë Solomoni (h.z. Sylejmani), biri i mbretit tjetër të madh të Izraelit. Davidit (h.z. Dauti). Përveç në Bibël dhe Kuran, për mrekullitë e tij, ka mjaft dëshmi materiale edhe në veprat e ndryshme të bashkëkohësve të vet. Mes tjerash, për të thuhej se ishte njohës i mirë i gjuhës së shenjave magjike dhe me anën e këtyre simboleve, komunikonte me forca të ndryshme energjetike-jomateriale (demonët, Xhinët etj), të cilët i kishte nën kontroll të plotë. Vepra e famshme e kësaj natyre, që mendohet se është shkruar nga vetë Solomoni, titullohet: "çelësi i Solomonit" ("Clavicula Solomonis"). Kjo vepër, në historiografinë e magjisë, konsiderohet si doracak kapital i simbolikës dhe shkathtësisë okuliste mbarëbotërore. Edhe pse përmbajtja e saj është e publikuar, mendohet se shumë shkrime nga origjinali, nga klerikët ebrej dhe sekte të ndryshme ezoterike, me xhelozi ruhen si një fshehtësi e madhe.


Ndër simbolet më të përgjithshme dhe më të fuqishme që ende përdoren në traditën e magjisë botërore, pa dyshim se është Ylli i Davidit dhe Pentakli i Solomonit (Pentagrami). Edhe pse këto simbole, sot na janë të njohura publikisht, aktivizimi i forcës së tyre magjike kërkon kombinime dhe rituale të caktuara. Këto rituale mbeten të fshehta për masat e gjera.


Shumë shtete, veçanërisht Izraeli dhe Judaizmi, Yllin gjashtërremësh të Davidit, e kanë përvetësuar si simbol nacional dhe shtetëror. Realisht, Ylli i Davidit, nuk është simbol autentik i izraelitëve, por ka një prejardhje edhe më të vjetër pagane. Në veçanti nga Solomoni, u është përshtatur dhe konstatuar fuqia e tyre e veçantë. Përmes disa modifikimeve nga shumë shtete dhe popuj në botë, edhe Pentakli i Solomonit është përvetësuar si simbol i fortë identifikues. Në këtë kontest, besoj se nuk ka nevojë t'i numërojmë ideologjitë, shtetet dhe institucionet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që në emblemat e tyre nuk e kanë PENTAGRAMIN E SOLOMONIT.


Sektet magjizeza nëpër botë, Pentagramin e përdorin si çelës për hapjen e horizonteve të ndërlidhjes me forcat e errëta (djajtë dhe demonët), por tek këta të fundit, ylli pesëcepësh është i shënuar mbrapsht: me tehun e cepit të sipërm kthyer poshtë.

Dallimi në mes talismanit, amuletit dhe hajmalisë

Edhe pse shumica i besojnë fuqisë magjike që këto kanë, një pjesë e madhe e përdoruesve të tyre, ende nuk e dinë dallimin qenësor në mes talismanit, amuletit dhe hajmalisë.
Talismanët, zakonisht, janë simbole të forta tërheqëse. Pra, përmes bartjes së tyre me vete, ose vendosjes në ndonjë hapësirë të caktuar, bëhet tërheqja e energjive pozitive. Atyre energjive pozitive nga universi, që besohet se sjellin dashuri, lumturi, harmoni, shërim shëndet etj. Një karakteristikë tjetër e talismanëve është se ato mbahen me vete, por jo në vende të dukshme. Më së shpeshti në çantë, xhep etj.


Amuletet, në të kundërtën, largojnë ndikimet negative, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë nga magjia e zezë. Ato gjithnjë mbahen në vende të dukshme: në unazë, qafore, bylyzyk, etj.
Dhe, së fundi, hajmalitë janë kombinimi i kuptimit të talismanëve dhe amuleteve dhe kanë qëllimin e njëjtë: t'i tërheqin ndikimet pozitive dhe t'i largojnë ato negative.


Derisa talismanët dhe amuletet, gravurohen në qeramikë, metal dhe legurat e tjera (shpesh përzierja e legurës ruhet si fshehtësi), hajmalitë zakonisht shkruhen në letër, pergamenë dhe lëkurë. Po ashtu, përveç dallimit përmbajtjesor, ato ndryshojnë edhe nga prejardhja burimore e tyre. Hajmalitë, rrjedhin nga kultura orientale e popujve me besim islam, andaj më të popullarizuar janë në regjionet ku jeton popullsia me përkatësi myslimane. Edhe pse dedikimi është i njëjtë, talismanët ose amuletet kanë shumë pak popullaritet në mes sqiptarëve. Edhe tek ne në Kosovë, si forma më e shprehur e simbolit mbrojtës është hajmalia, dhe besimi në fuqinë e tyre mrekulluese është e rrënjosur thellë në vetëdijen e shumicës prej nesh. Edhe pse shpesh në praktikë hasim në deklarime publike se kemi të bëjmë me një besëtytni të kotë, në momente të një gjendjeje të çrregulluar psikike, edhe nga këta "materialist të linjës së fortë", si "ilaçi" i fundit provohet hajmalia. Këtë fakt e kanë dëshmuar shumë mjekë, me të cilët kam biseduar. Ata tregonin se gjatë kontrollit të pacientëve, te gati 70 për qind e tyre, rreth qafe dhe pjesëve tjera të trupit vërenin hajmali.


Aspak nuk do të ishte interesante kjo dukuri, sikur në mesin e këtyre pacientëve, një numër i madh i tyre, të mos ishin intelektualë të profileve të ndryshme.


Me pretekst se ju sjellin fat në karrierë, kohën e fundit, kudo në botë, është bërë trend i vërtetë bartja dhe ekspozimi i simboleve të lashta magjike në formë të talismanëve dhe amuleteve. Kjo dukuri, veçanërisht është shprehur tek personat e popullarizuara të jetës kulturore dhe politike. Duke i sajuar në veprat e veta, shumë dizajnues, piktorë dhe stilistë, inspirohen nga dukja e këtyre simboleve.


Edhe pse njihen si shenja dhe formula autentike mistike, pak kush e di se talismanëve ose amuleteve, para përdorimit të tyre, fillimisht, me ritual të caktuar, duhet t'ju bhet edhe bekimi adekuat. Pa këtë bekim, amuleti ose talismani, nuk e ka forcën e ndikimit.


Bekimi i amuleteve, kryhet nga personat e caktuar dhe me aplikimin e ritualit tradicional. Rëndësi të veçantë ka edhe koha e bërjes së ritualit, që zakonisht i përshtatet pozitës së planetëve, e posaçërisht të Hënës.

Shenja dhe simbole mbrojtëse kolektive

Shikuar historikisht, përveç qëllimeve individuale, amuletet, talismanët dhe hajmalitë, kanë pasur një ndikim të gjerë edhe si mbrojtje kolektive të një populli, vëllazërie apo fisi të caktuar. Zakonisht, ato ishin shenja të forta kozmike, me një prejardhje dhe domethënie të caktuar magjike. Në kohërat e lashta, fillimisht, këto emblema i mbanin mbretërit, burrështetasit dhe udhëheqësit e sekteve dhe grupeve të caktuara me karakter religjioz. Më pas, me një praktikë të trashëguar nga popujt e lashtë, simbolet e ndryshme janë bërë identifikime zyrtare të shteteve të pranuara ndërkombëtarisht.


Dihet se çdo shtet i sotëm e ka stemën dhe flamurin vet identifikues. Këto simbole kombëtare, përveç se përmbushin nevojat konstituive dhe kushtetuese të shtetësisë, ato flakërojnë me një rrezatim të fortë të energjisë së akumuluar kolektive. Në to shkrihen emocionet e zjarrta të ithtarëve të shumtë që i përkasin atij kolektivi, andaj për mbrojtjen dhe nën valimin e tyre, shumica e njerëzve kanë dhënë edhe jetën. Sa për ilustrim, mund ta merrni shembullin e flamurit tonë kombëtar të Skënderbeut, atë të ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë. Se sa gjak është derdhur gjatë historisë për këtë flamur, besoj se nuk ka nevojë për koment më të gjerë.

Sa është e vërtetë fuqia mbrojtëse e këtyre simboleve?

Amuletet, talismanët dhe hajmalitë, nuk janë vetëm shkrime dhe shkarravitje të pakuptimta, sikur mendojnë skeptikët. Në to, me kohë, nga ana e shumë gjeneratave, është derdhur energjia e madhe e besimit, gjë që shkakton efekte psikologjike në psiken e atyre që ju besojnë dhe i mbajnë. Përveç hajmalive, që zakonisht janë të shkruara arabisht me citate të ajeteve dhe sureve të përzgjedhura nga Kurani, amuletet dhe talismanët në vete përbëjnë simbole të ndryshme të planetëve, formula matematikore dhe shenja të ndryshme mistike në të cilat, formuluesit e tyre kanë ardhur në një gjendje psikike të transit (dimensionet shpirtëror mental). Andaj, besohet se ato kanë forcë hyjnore dhe janë çelës që hapin lidhjen me shtresat më të larta psikike.


Për fund, pa dashur të thellohemi në efektet e vërteta të këtyre simboleve, mjafton të dimë se, pikërisht ky besim i madh i njerëzve në efektin e tyre, aktivizon shumë mekanizma latente (mistike) psiko-imunobiologjike që veç ekzistojnë në brendinë e qenies sonë. Andaj, unë jam më se i bindur se dëshmitë e shumta të rezultateve pozitive shëruese të talismanëve, amuleteve ose hajmalive, duhet shpjeguar në vetë besimin e madh të njerëzve që kanë në fuqinë e tyre ndikuese.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi